Opinione

Vjedhja e votave të PDIU-së, Mesila Doda publikon videon: Ky është vetëm akti i parë .

[sgmb id=”1″]

Deputetja aktuale e PDIU-së, Mesila Doda me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një material video ku shikohet se si i marrin votat e kësaj force politike dhe ia kalojnë një partie tjetër.

“Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…

Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”

Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…

Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…

Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…”, shkruan Doda.

Vjedhja e votave të PDIU-së, Mesila Doda publikon videon: Ky është vetëm akti i parë . Read More »

Rama me “qetësi dhe dashuri”, “kërcënon” Ilir Metën, ja çfarë i thotë.

[sgmb id=”1″]

I ftuar mbrëmjen e sotme në një intervistë në emisionin “Top Story”, kryeministri Edi Rama qartësoi se kërkesa e tij për Ilir Metën është që mënjanojë gjuhën dhe tonet e ashpra.

I pyetur nga Sokol Balla nëse kjo ishte kërkesë ishte kërcënim apo lutje, Rama u shpreh se ishte lutje padyshim.

Situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë. Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj. Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte nëj rol që besoj se ishte i nevojshëm. Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë. Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme,-u shpreh Rama.

Rama me “qetësi dhe dashuri”, “kërcënon” Ilir Metën, ja çfarë i thotë. Read More »

Matura shtetërore, dalin notat e provimeve me zgjedhje.

[sgmb id=”1″]

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar rezultatet e provimeve me zgjedhje.

40 mijë maturantë do të mund të njihen me rezultatet që kanë arritur nëpërmjet kodit unik që ka secili maturant.

Të gjithë maturantët mund të mësojnë për rezultatet duke klikuar këtu.

https://drive.google.com/file/d/0B085RvgK6151Q2NoRWdQbmpsa28/view

Matura shtetërore, dalin notat e provimeve me zgjedhje. Read More »

Ju kanë gënjyer! Eni Çobani tregon gjithë të vërtetat.

[sgmb id=”1″]

Ndërmjetësimi ishte një praktikë e panjohur në Shqipëri, derisa Eni Çobani së bashku me Ardit Gjebrean e sollën si një rubrikë të veçantë në “E diela shqiptare”.

Juristja e njohur prej pesë sezonesh shfaqet në TV Klan, ndërsa gjatë ditëve të fundit përflitet se ajo do të largohet për t’iu përkushtuar një karriere të re, në politikë.

Por sa ka të vërtetë në të gjithë këtë histori? Eni Çobani është rrëfyer në një intervistë për “GSH”, ku është shprehur se “Misioni vazhdon”.

“Sa e befasuar jeni ju, jam edhe unë nga këto deklarata. Dhe më vjen habi që këto deklarata vihen në gojën e një njeriu si unë, që e njoh mirë se ç’është media, se ç’është rëndësia e një fjale kur hidhet në publik, dhe që normalisht janë totalisht të pavërteta. Unë kam thënë vetëm opinionin tim se çfarë po ndodh në Shqipëri, të drejtë që e ka çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë, dhe nuk kam aluduar për asnjë moment fakte për të cilat janë hedhur së fundmi në publik. Shpreh keqardhjen time të thellë për sa u përket fjalëve të cilat dikush mund t’i mendojë dhe i vë në gojën e Eni Çobanit. Eni u përgjigjet vetë të gjitha pyetjeve që mund të ketë dikush dhe mund t’ia bëjë dhe drejtpërdrejt”, ka thënë Eni Çobani.

Më tej, juristja e njohur ka treguar se nuk ka në plan të largohet nga ekrani dhe puna e saj si ndërmjetëse.

“Misioni vazhdon! Javë pas jave do të jemi atje me zotin Gjebrea, të vazhdojmë këtë mision të madh jo vetëm tonin, por është misioni i shqiptarëve që duan drejtësi. Dhe Eni Çobani e ka zgjedhur prej pesë vitesh edhe vendin e saj, është motivi im, dhe do të vazhdojë në ndihmë të shqiptarëve”, tregoi ajo.

Sipas Eni Çobanit, “Njerëzit, nga dëshira për të pasur njerëz të rinj në politikë, dëshirojnë që të marrin edhe njerëz nga shoqëria civile dhe t’i implementojnë brenda politikës, pa kuptuar që këto janë zgjedhje individuale, personale, dhe jo të formuara nga dëshirat e njerëzve. Pra Eni Çobani nëse këto zgjedhje do t’i kish bërë, do t’i bënte me kohë dhe do t’ia kishte vënë publikut përballë zgjedhjet e saj, por ju më keni parë që unë e kam bërë zgjedhjen time; unë jam pjesë e sistemit të drejtësisë, jam e nderuar dhe e privilegjuar nga një bashkëpunim siç është ai me zotin Gjebrea dhe me televizionin “Klan”, dhe që nuk e kam menduar për asnjë moment largimin apo ndarjen e këtij misioni timin shpirtëror, tanimë dhe profesional, nga fusha e ndërmjetësimit”.

Përfundimisht, juristja tregon se do të vazhdojë ndërmjetësimin me shqiptarët, për t’iu thënë edhe politikës, edhe opinionit, që pa vënë drejtësi në këtë vend nuk do të ketë kurrë qetësi.

Ju kanë gënjyer! Eni Çobani tregon gjithë të vërtetat. Read More »

Rama sqaron më në fund shqiptarët për keqkuptimin e madh që la para të gjithëve.

[sgmb id=”1″]

Një ftesë publike që kryeministri Edi Rama bëri gjatë ditës së djeshme është keqkuptuar nga shumica e shqiptarëve, të cilët i janë drejtuar adresës elektronike “[email protected] duke kërkuar vende pune.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur një reagim të sotëm me një falenderim për 800 të interesuarit e parë vetëm në 24 orë, por ai thotë se ndjen nevojën për të bërë edhe një sqarim. Sipas Ramës ftesa që ai i ka bërë shqiptarëve, ishte për të gjetur persona të suksesshëm brenda dhe jashtë vendin që mund të japin kontributin dhe idetë e tyre në fusha specifike, për të përmirësuar kështu katër vitet e ardhme të qeverisjes, në rrugën që Rama e quan, Shqipëria që duam.

Për rastet e kërkesave për punë, shefi i mazhorancës sqaron se ato trajtohen nga institucionet përkatëse.

Rama sqaron më në fund shqiptarët për keqkuptimin e madh që la para të gjithëve. Read More »

Manjani plas “bombën”: Shpëtim Idrizit ia vodhën mandatin. Ju flas për provat…

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani, është shprehur se i është vjedhurmandati Shpëtim Idrizit në zgjedhjet e 25 Qershorit. Po ashtu ai shkruan se ekzistojnë dhe pamje të regjistruar në video që e vërtetojnë një gjë të tillë.

Statusi i plote

Mandat i vjedhur.
—–
Shpëtim Idrizin e ka votuar Tirana për të qenë deputet! Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë!

Falë regjistrimit video të numërimit të votave, cilido mund të bindet lehtësisht janë më shumë se 37 vota që i janë vjedhur PDIU për të arritur pragun ligjor.

Janë pamje e prova evidente që ato vota janë vjedhur nga duar të instruktuara qartë nga mendje të sëmura! Besoj se PDIU do ti ekspozojnë këto pamje, si prove e fortë në KQZ.

Shpetim Idrizi nuk është miku im politik! Qartësisht kemi qenë në koncepte e pozicione jo të njëjta politike. Por Ai është votuar nga zgjedhësit e qarkut Tiranë për të qenë deputet.

E drejta e do që Ai të shkojë në Kuvend në respekt të votës së dhënë! Na pëlpen apo jo pozicioni politik i Tij dhe i Partisë që drejton!

Pamjet filmike dhe prova te forta tregojnë se mandati i 18 i Rilindjes është i vjedhur! U vodhën vota në tavolinat e numërimit, aty ku PDIU nuk kishte numërues! Aspak çudi! Edhe në mes të Tiranës vidhet vota!

Ai mandat është i PDIU. Pavarësisht pozicionit të kësaj partie me PS e me pushtetin, mandati është i saj. Nuk kam asnjë dyshim.

Mbetet që KQZ të zbatojë ligjin dhe të vlerësojë këto prova, ti ballafaqojë ato edhe me të dhënat zyrtare që kanë kutitë dhe ti japë mandatin atij që i takon!

Këtë duhet ta bëjë për drejtësi e jo për favor! Shpresoj shumë që KQZ do ta bëjë transparencën e këtij maskarallëku! E përsëris, jo për Shpëtimin por për drejtësinë e zgjedhjeve! Në respekt të zgjedhësve që shkuan në mes të vapës për të zgjedhë atë që deshën.

Sa i takon idesë së zgjedhjeve “të lira” e “të ndershme”, shihni e shkruani!

Shkruani që ti mbani mend mirë se si vidhet vota!

Manjani plas “bombën”: Shpëtim Idrizit ia vodhën mandatin. Ju flas për provat… Read More »

Zyrtari Amerikan: Ja përse Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE as për 30 vjet.

[sgmb id=”1″]

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet.

“Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin.

Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.

Yee tha se një prej faktorëve më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në, sepse kudo që është vepruar së bashku “ka pasur përparim”.

“Përpiqemi që bashkë me partnerët tanë të arrijmë qëllimet e përbashkëta”, tha Yee, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, SHBA ka dëshmuar se dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen më të qëndrueshme, më të zhvilluara dhe më të sigurta.

Radio Europa e Lire

Zyrtari Amerikan: Ja përse Ballkani Perëndimor nuk hyn në BE as për 30 vjet. Read More »

Enver Hoxha homoseksual?! Dëshmia e përkthyesit të telegrameve të diktatorit.

[sgmb id=”1″]

30 vjet më parë, arratisja e një përkthyesi të ATSH-së tronditi sistemin komunist dhe kupolën e lartë të Partisë së Punës.

Ajo që bëri bujë nuk ishte arratisja e tij, pasi arratisje ndodhnin thuajse çdo vit e çdo muaj, në të katër anët e vendit, por më shumë bënë bujë deklaratat e të arratisurit, që mbushi shtypin grek fillimisht, dhe më pas atë italian, deklarata që kishin të bënin me jetën private të ish – diktatorit: “Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”

Shtypi grek u mbush me këto deklarata në fillim të muajit nëntor 1987.

Njëra pas tjetrës gazetat greke “Akropolis”, e datës 14 nëntor 1987, “Vradhini”, e 15 nëntorit 1987, etj. dhe më pas ato italiane “Il Mesaxhero”, “La Stampa”, “Corriere della sera”, “La Republika” etj. shqetësuan seriozisht Tiranën.

Ja si qëndronte ngjarja:

Ilir Bulka, punonjës në ATSH, përkthyes i telegrameve e agjencive të huaja, që i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhës, ishte arratisur nga Shqipëria më 26 shtator 1987, kur po shoqëronte ekipin e “Vllaznisë”, në rolin e përkthyesit.

Me 26 shtator ai po udhëtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana për në Maltë, ku do të zhvillohej ndeshja me ekipin vendas.

Në kthim, aeroplani u ul në Athinë dhe ekipi u vendos në hotel “Albatros”.

Mbasdite, përkthyesi 38-vjeçar që e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut në një taksi dhe u drejtua në polici ku kërkoi strehim politik.

Gjatë nëntorit 1987 Ilir Bulka, me një guxim të admirueshëm, do të zbërthente figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e konceptonte ai, në disa artikuj që janë botuar në Greqi dhe Itali.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Komiteti Qendror i PPSH-së kanë qenë të alarmuar nga informacionet që vinin nga përfaqësuesit e tyre.

Ngaqë nuk kishin çfarë t’i bënin Ilirit, u mendua të internonin familjen e Ilir Bulkës në Tiranë.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin.

Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie.

Ekonomia është në gjendje shumë të keqe. Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem.

Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris.

Është sikur të kemi dalë nga burgu.

Preferojmë më mirë të vrasim veten se sa të kthehemi mbrapsht. Ju lutemi të na jepni strehim politik në Greqi”, kishte deklaruar Bulka.

Pak e shumë ishin tënjëjtat deklarata që kishte bërë Bulka dhe që gazetat i kishin marrë e rimarrë.

Botimet italiane ju referoheshin atyre greke. Ja për çfarë e akuzonte Bulka diktatorin Hoxha. Për lexuesin paraqesim vetëm një pjesë nga shkrimi i gazetës  “Il Mesaxhero”,  e datës 11.11.1987.

Gazeta boton një artikull me titull: “Zbulimet/ Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës’” dhe me nëntitull: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: i vrau vetë ministrat – dashnorë të tij’”, pa emër autori.

Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksua1 që i fshihte prirjet e tij, dhe për këtë arsye u bë paranojak dhe vrasës; ai vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij.

Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota. Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte tranzit në aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit.

Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa te ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar. Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë. Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

Në intervistë, Bulka i bëri elozhe me pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985 në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar te Evropës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnorëve me huqe ose ishin krime ne bazë të të cilëve ishte pasioni”. Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij Mehmet Shehun, përfundoi Bulka.

***

Deklaratat se Nexhmija ishte në dijeni të homoseksualitetit të Enver Hoxhës dhe se ky ‘ves’ i këtij të fundit kishte ndikuar në të gjitha zhvillimet e vendit, u hodhën edhe më vonë, pas vitit 1991. Por askush nuk provoi apo solli ndonjë dëshmi. Nuk dihet se çfarë ndodhi me këtë emigrant, i cili, pas vitit 1991, kur ra sistemi komunist,  nuk u “bë i gjallë, as në media e as me ndonjë libër për të vërtetuar akuzat e tij. Thjesht kjo ka ngelur një ngjarje e largët, e 30 viteve më parë, por që tronditi seriozisht sistemin komunist.

Enver Hoxha homoseksual?! Dëshmia e përkthyesit të telegrameve të diktatorit. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com