Opinione

Lista e zezë: “Mos e nxit më tallavanë”, Rama i kthehet keq avokatit.

[sgmb id=”1″]

Pasi ka sqaruar pas mesnate synimin e publikimit të emrave që denoncohen si abuzues me detyrën dhe pasi ka garantuar se jo vetëm nuk ndalet me kaq, por abuzuesit nuk kane njohur ende ferrin qe i pret, Kryeministri Rama ka replikuar edhe me nje avokat të ri që i ka komentuar në postimin e tij në Fb.

Avokati: Nuk do komentoja kurre te nje status joti, nuk e kam bere edhe kur ti padrejtesisht me ke mbajtur ne goje ne Parlament por sinqerisht je gabim. Mos nxit kete loje se eshte tallava qe nuk ka fund. Pertej cdo gjeje ky vend ka nevoje per me shume pune dhe pak llafe. Puno, leri llafet.
p.s eshte komenti im i pare dhe i fundit te faqja juaj, por si profesionist i ri e qe ndoshta mendoj ndryshe nga ty po qe e dua mbase dhe me shume se ty Shqiperine Europiane nuk dua ta besoj qe vendi im te kthehet ne nje fushe te madhe tallavaje.

Rama: Adriatik e para une nuk te njoh dhe s’te kam mbajtur ndonjehere ne goje sic thua ti, sepse eshte hera e pare qe degjoj per ty permes ketij komenti qe ke bere ketu! E dyta tallavane shko gjeje aty ku luhet kjo lloj muzike, nderkohe qe mund te te ndihmonte te lexoje shpjegimin qe kam bere ne kete postim, per te kuptuar se nese te ka dale emri, as ta kam nxjerre une dhe as dalja e emrit ka ndonje qellim cfaredo ndaj teje e kujtdo tjeter qe i ka dale emri, jo prej meje, po prej komentuesve te postimit Eksperienca Juaj Negative! E treta, fjalia jote “Puno leri llafet”, eshte shprehje e nje brutaliteti qe tregon ne rastin me te mire padije, por kjo eshte ceshtja jote jo imja! E katerta, se sa e do ti Shqiperine une nuk e di dhe nuk kam asnje tager as ta mas e as ta perdor si njesi matese, por me ane tjeter ti nuk ke asnje lloj shansi te vleresosh se sa e dua une Shqiperine! Dhe e fundit, Adriatik, meqe i thua vetes profesionist i ri, nje cilesim qe une nuk e di cfare do te thote tamam ne fakt, beji hyzmetin profesionit ne radhe te pare duke mesuar te lexosh pa paragjykime dhe te gjykosh pa paramendime! Shendet e gjithe te mirat, per fushen e tallavase mos ki asnje merak se do ta shohesh shpejt qe ne fakt kjo eshte nje fushe e re ne sherbim te vendit, e cila me tallavane s’ka asnje lidhje tjeter pervecse kur gabimisht e komentojne si te tille individe te keqkuptuar si puna jote

Lista e zezë: “Mos e nxit më tallavanë”, Rama i kthehet keq avokatit. Read More »

Kandidatja e PS reagon ashpër, i rendit Ramës disa fakte.

[sgmb id=”1″]

Lindita Tako, zyrtarja e lartë e Drejtorisë së Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Tiranë, njëheresh kandidate për deputete e PS-së në Dibër ka reaguar pas përfshirjes së emrit të saj në “listën e zezë” të kryeministrit Rama, me 100 nëpunësit e dyshuar si abuzues në administratën shtetërore dhe te denoncuar nga qyetetaret.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tako ka sqaruar pozicionin e saj, shprehet e hapur per hetime dhe thekson se Rama e ka perbaltur publikisht pa asnje te drejte.

KOMENTI I LINDITA TAKOS NË “FACEBOOK”

Mirembrema Z. Kryeminister !

Jam Lindita Tako ish-kanditatja per deputete e PS ne Qarkun e Dibres. Me kenaqesi pranova kandidimin ne zonen e Klosit jo per ndonje benefit personal, pasi isha Nr.6 ne renditjen e listes, por per te bere ndryshimin e madh per zonen e cila prej shume dekadash ishte peng e politikes dhunuese te PD. Ne kohen kur une po gezoja fitoren e PS per Bashkine Klos, çuditerisht njihem nga nje postim elektronik te publikuar sot per personat e koruptuar ne rang vendi ku perfshihesha dhe une.

E ndjej per detyre jo vetem institucionale por edhe qytetare t’ju sqaroj se une kam sherbyer per rreth dy vjet ne postin e Drejtores se KVVTP-se, nje funksion i deleguar prane Prefektit Tirane. Funksionimi i ketij komisioni eshte verifikimi i titujve te pronesise te ndare sipas ligjit 7501 per tokat bujqesore. Ne kete detyre kam ardhur ne fund te vitit 2015 dhe vetem te nje pune mjaft te madhe arritem qe ky komision te vihet ne eficence per zbatimin e ligjit.

Vetem ne vitin 2016 jane 372 vendime shfuqizuese te Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi duke kontrollur 674 akte te tilla dhe duke i kthyer shtetit 363.5 Ha toke bujqesore te grabitur padrejtesisht dhe duke i detyruar abuzuesit te kthejne ne shtet edhe 194,12 million leke te reja.

Te gjitha vendimet e marra ne periudhen e drejtimit nga ana e ime kane qene vetem vendime shfuqizimi dhe asnje vendim lenie ne fuqi te akteve (d.m.th ne favor te subjekteve private), qe do te thote se asnje subjekt nuk ka marr vendim favorizues prej nesh. Kjo tregon mospasjen e mundesise abusive ne kete pozicion.

E njejta pasqyre eshte edhe per vitin 2017 ku deri ne momentin e mbajtjes se kesaj detyre, perseri kaemi marre 67 vendime shfuqizimi dhe asnje lenie ne fuqi. Cdo vendim i marre nga ky komision eshte akt konstatues pasi kalojne ne Gjykaten Administrative per tu gjykuar.

Ne keto kushte, kur marrja e vendimeve tona kane qene te gjitha ne favor te shtetit dhe jo te individit, e favorizon ankesen dhe e ben mjaft te lehte perbaltjen time personale dhe te stafit qe une kam drejtuar.

Kjo eshte nje kosto profesionale qe persa i perket anes administrative e mbaj me deshire, pasi kam qene zbatuese e perpikte e ligjit, por ne aspektin personal nuk me takon nje perbaltje e tille, ne kushtet e nje presioni te jashtezakonshem, pasi askush nuk ia kthen me deshire shtetit token e grabitur. Jam ne dispozicion tuaj per investigimin e situates.

Kandidatja e PS reagon ashpër, i rendit Ramës disa fakte. Read More »

Kryemadhi sulmon Ramën: Je adoleshent i vonuar.

[sgmb id=”1″]

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me listën e 100 emrave të publikuar sot nga Rama, ku sipas tij kanë abuzuar me postin e tyre. Kryemadhi me anë të një statusi në ‘Facebook”, është shprehur se kjo është një listë false, dhe se sot ka filluar degjenerimi i parë nga brenda PS-së.

Kryemadhi e cilëson këtë si një gjueti shtrigash e spiunllëqe, ndërsa e akuzon kryeministrin Rama si vjedhësin dhe shkatërruesin e votës së lirë të shqiptarëve.

Për më tepër nuk mungojnë as cilësimet ‘adoleshent i vonuar’, ‘arrogant’ dhe ‘dembel’, nga Kryemadhi për Ramën. Ajo e paralajmëron kryeministrin se do të japë llogari për vjedhjen e votave.

Statusi i plotë

Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë.

Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.

Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës.

Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë.

Kryemadhi sulmon Ramën: Je adoleshent i vonuar. Read More »

Rama: Do kemi koalicion të gjërë, ja me kë…

[sgmb id=”1″]

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka treguar sërish qytetarëve platformën e qeverisë së tij të re.

Duke u ndalur në koalcionet, Rama tha se në qeverinë e re të tij do të ketë, por kësaj herë do të jetë me qytetarët dhe jo me ndonjë parti politike.

“Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara. Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes. Kjo për shkak të të shkuarës, por edhe pse është e re, tingëllon si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe kaq.

Por nuk është kaq, sepse unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit masiv të internetit, të krijomë bashkëqeverisje reale ku cdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë”- tha Rama.

Rama: Do kemi koalicion të gjërë, ja me kë… Read More »

Kardiologu letër të hapur Ramës:As diploma nga “La Sapienza” nuk më mjaftoi të bëhem mjek fshati në Korçë.

[sgmb id=”1″]

Një kardiolog i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Rama pasi ky i fundit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë eksperiencat e tyre negative me administratën. Mjeku tregon se është diplomuar në “La Sapienza” por sërish nuk ia arriti të punësohej në Korçë.

LETRA E HAPUR E KARDIOLOGUT

Eksperienca negative?
Kërkoj ndjesë që në fillim për një parantezë të shkurtër që do bëj.
Jam diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në universitetin “La Sapienza”, me note maksimale.

Më quani idealist, por edhe budalla nëse dëshironi, por pas diplomimit edhe abilitimit në Itali vendosa të kthehesha në kapërcyell të zgjedhjeve të vitit 2009, atëherë kur PD me LSI do keqqeverisnin vendin për katër vite. Pas njohjes së diplomës dhe rregjistrimit tek urdhëri i mjekut aplikova për vendet e lira të punës, asokohe në fshatrat e Korçës, që më thënë të drejtën edhe për të marë vesh se ku kishte vende të lira ishte andrallë më vete pasi drejtuesit lokalë të shëndetit publik vetëm më sorrollasnin.

Pavarësisht diplomës sime, me nota të shkëlqyera për më tepër, as punë në fshat në arrita dot të marr. Të njëjtit drejtues lokalë ma bënë të qartë me gjuhën e tyre të drunjtë se duhet të drejtohesha tek zyra e punës në selinë e PD-së lokale, ku duhet të dorëzoja aty kurrikulumin bashkë me një kërkesë punësimi. Nuk kaloi shumë e në janar 2010 largohem përsëri, drejt Veronës kësaj rradhë, ku pas një konkursi fitoj të drejtën e specializimit për kardiologji, që e përfundoj me rezultate maksimale në qershor 2015. Kthehem përsëri në atdhe. Duhet të them se kësaj rradhe njohja e diplomës mori më shumë kohë, duke u shoqëruar e me një shije të hidhur kur mora në dorë një fletë format A4 të thjeshtë (kur në kohën e Saliut të paktën lëshonin një karton të lëmuar), me një njollë gjalpi në njërin cep, të shoqëruar me udhëzimin që t’a mbaja me kujdes se “nuk lëshojmë duplikat” (absurd më vete ky).

Gjithësesi dëshira ime ishte të punoja në Korçë. I nxitur edhe nga bonusin që kishte vendosur ministria për pozicionin e Kardiologun në Korçë vendos të bëj aplikimin e posaçëm, në fund janari fillim shkurti 2016. Kaloi një muaj dhe nuk marr asnjë përgjigje. Atëherë mendoj të kontaktoj drejtorin e atëhershëm të spitalit të Korçës, me shpresën se mbase do mund të nxiste ministrinë të përshpejtonte procedurat duke qenë se dhe spitali kishte nevojë për kardiolog. Përgjigja që mora më tronditi “sa të jem unë këtu ti nuk vjen të punosh me bonus këtu”. I zoti e jep, tellalli s’e shet. Sot ky zotëri është prefekt i Korçës. Vendos t’i drejtohem përsëri ministrisë personalisht, me anë të disa miqve të mi, arrij të takoj një funksionar të kësaj ministrie duke i shpjeguar situatën. Përsëri takimi më la pa fjalë. Nga mohimi dhe shprehja e padijes që ministria nuk merrej me çështjen e bonusit, kur e vërteta ishte e kundërt, deri tek “ty nuk të takon” apo “pse nuk shkon të kontribuosh për qytetin tënd pa bonus”. Përsëri e njëjta sjellje, i zoti e jep tellalli s’e shet. Me të dalë nga ky takim kam nisur vetëm një email një shefi kardiologjie për të kërkuar informacion nëse kishin nevojë për kardiolog, përgjigja erdhi vetëm në një javë, pas një muaji u nisa në Itali sërish dhe nisa punë, ku jam edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë që në Shqipëri harxhova kot 9 muaj të jetës sime në pritje të lëvizjes së qerres së shteti, që me sa duket nuk lëviz po nuk ja vajise ingranazhet me verdhushka. I vetmi person që është treguar i gatshëm, përtej pritshmërive të mia ishte zoti Niko Peleshi të cilin e kontaktova për tjetër arsye, por që i bëri shumë përshtypje se si kishte mundësi që më kishin sorrollatur pa më dhënë zgjidhje.
Nuk e di sa i ndjeshëm jeni ju z.Rama ndaj faktit që Shqipëria po pëson një hemorragji të pandalshme të mjekëve që largohen njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Ndoqa vizitën tuaj në urgjencën e Spitalit Shefshqet Ndroqi, edhe fjalët tuaja se do vijnë mjekë italiane të punojnë në spitalet tona, falë pagave të majme që do jepni. Dua vetem t’ju them se punën nuk e bën vetëm paga por mbi të gjitha kushtet e punës.
Gjithë të mirat! – perfundon letra e kardilogut Mano.

Kardiologu letër të hapur Ramës:As diploma nga “La Sapienza” nuk më mjaftoi të bëhem mjek fshati në Korçë. Read More »

“Nuk qeveriset nga facebooku, përndrshe vetqeverisim”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit .

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama, ka një komunikim të vazhdueshëm më ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, ku së fundmi ai u ka kërkuar atyre të flasin lidhur me problemet  që i shqetësojnë.

Një qytetar i shkruan duke i thënë që si kryeministër qe është, duhet ti dije vetë problemet e popullit. Ai thekson se çdo qytetar që i shkruan ka halle dhe probleme të ndryshme dhe është e pamundur për ti zgjidhur.

Por nga ana e tij, Rama nuk ka përtuar të komentojë duke i thënë se është në dijeni të këtij fakti, por të gjithë bashke do ia dalin.

Qytetari:  O zotni i nderuar ti duhet di dish vet peoblemet e shqiptarve, e jo ti thon ato ty se ndryshe vetqeverisim ne,ne shqiperi ka 3 miljon e kusur njerz Dhe kemi 6 miljon e kusur halle……..mos u merr me sugjerime se secili ka halle te ndryshme? Te pershendes #zoti_kryeministër

Rama: Miq, ideja eshte e thjeshte: Pse qeveria, ministrat, duhet te pyesin apo degjojne vetem vartesit dhe mos pyesin e degjojne edhe njerezit e zakonshem?! Une mendoj se teknologjia e re, permes kesaj platforme, na jep nje mundesi fantastike qe te bashkeqeverisim realisht, konkretisht, dhe njerezit e zakonshem mos jene viktima pa goje perballe padrejtesive qe u behen ne zyrat e shtetit, po te mund te komunikojne direkt me qeverine e tyre, me ministrin perkates! Jo vetem kaq, po edhe per nismat e tyre ne komunitet, te mund te gjejne vemendje e mbeshtetje, si edhe te ndajne ne kete platforme opinionet e tyre per ligje, vendime, nisma qeverie😊 E di qe eshte e lehte ta thuash, e veshtire ta besh, por duhet ta bejme dhe do ta bejme se bashku, per nje koalicion kuqezi, me njerezit e Shqiperise jo me politikanet e me partite e tepsise.

“Nuk qeveriset nga facebooku, përndrshe vetqeverisim”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit . Read More »

Mjeku i shkruan Ramës: Ja sa para më kërkoi shefi i kabinetit të ministrit, për t’u punësuar.

[sgmb id=”1″]

Një mjek i cili emigruar në Britaninë e Madhe pasi nuk gjeti dot punë në Tiranë, ka bërë një denoncim në faqen e tij në facebook, ku tregon raste dhe emra konkretë të korrupsionit në shëndetësi.

Diamant Kuka ka përfunduar shkollën në Universitetin e Prishtinës, siç thuhet edhe në faqen e tij në rrjetin social. Por që të punësohej në QSUT, ish shefi i kabinetit të Ilir Beqjes i kërkoi 15 mijë euro rryshfet.

Më pas Kuka i ka treguar kryeministrit Rama edhe raste të tjera, kur për tu punësuar, duhet të paguaje nga 5 deri në 15 mijë euro.

Statusi i Kukës

Z. Rama, kryeminister i Republikes se Shqiperise,

Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi.

Mua mu kerkua per nje vend pune ne QSUT 15 mije euro nga ish shefi i kabinetit (Artur Lama) te ministrit te shendetesise, se bashku me kryhajdutin I. Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet te PS, qe jane edhe sot te rizgjedhur, dhe nuk munden ti mbushin mendjen Ilir Beqaj se une isha mjek i mire (kish rastis tu sherbeja familjareve te ketyre deputeteve), por Beqaj donte eurot vella. Nuk pagova, ika emigrova dhe tash punoj ne UK.

Nje kusherires time i kerkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mije euro po nga i njejti person (A. Lama) per te filluar pune si mjeke specialiste ne nje poliklinike ne Tirane. Sot vazhdon punen, akoma si ka bere leket qe ka paguar.

Nje shoku im, beri nderyrje sic e di edhe ti si behen, dhe e uli cminin ne 10 mije euro, po te i njejti person, A. Lama, dhe sot eshte ne pune ne nje poliklinike afer Brrylit. As ky nuk besoj se i ka bere akoma leket qe ka paguar.

Nje mjekje tjeter iu kerkuan 25 mije euro per tu punesuar ne nje maternitet ne Tirane, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakort ata me njeri tjetrin. Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjeke nga shteti ne privat sepse eshte rrenuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty po tu japesh lek e jo tu kerkosh, dhe nja 4-5 mjeke po nga ai maternitet mezi po presin te ikin, jane ne proces te mbrojtjes se gjuhes, ose tentativa me rregulluar nje page te mire ne sp. private.

Nje mjeke specialiste te spitali ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje cmimi. E njoh mire se e rekomandova une, se me thane na duhet dhe eshte moment me hy ne pune pa lek, e kisha gabim, i dha leket si ceco, para te ndara nga drejtoria e spitalit me mininistrine e shendetesise.

Nje mjek tjeter qe do shkonte te punonte ne rrethe per mungese mjekesh specialiste, iu kerkua , nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 miljon te vjetra bruto ose diku te 80000 neto qe ti nxorre me VKM), dhe nuk iku fare sa te bente parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.

Nje infermiere per tu punuesuar ne QSUT iu kerkua 5 mije euro, e nuk mundi te paguaje dhe sot punon ne nje spital privat.

Ka edhe shume e shume raste te tjera, qe ju zoti Kryeminister i dini sepse ju eshte derguar informacion nga te tere rruget e komunikimit deri me sms ne celularet tuaj personal.

Nese ne shendetesi do vazhdoje rekrutimi i personelit me lek e euro, nese lyerja e fasadave do kushtoje me shume se infrastruktura, paisje, mjete, e kushte pune…nese pagesat e personelit te mjekesise do jene ne kete nivel, packa qe pesoi nje rritje modeste, por qe nuk ka asnje vlere me inflacionin dhe cmimet e tregut, mjekesia ka vdekur fare, dhe do e kesh te shtrire ne shtatin e vdekjes dhe per 4 vite te ardhshme, megjithe perkushtimin e mundshem human e profesional te bluzave te bardha qe nuk mund te bejne me shume se kaq.

Nese shendetesia nuk drejtohet nga bluza te bardha nga qendra ne periferi, askujt tjeter nuk i dhimset shendetesia dhe kushdo qe te vije ne drejtim do e kete mendjen vetem te vjedhe ndonje gje. Aman vetem Petrelen e Rakacollin mos i vij se ikem te tere ne Gjermani.

Koncesionet ke mundesi ti besh edhe dy te shpejta, laboratori qe po finalizohet dhe imazheria qe e ke pas ne mendje.

Urgjencen prape leshoje me koncesion se edhe me kete model te atij Bratit e Beqes vdes te gjallet e ngjall te vdekurit.

Suksese ne jete kryetimonier…dhe kujdes kur te zbresesh nga pushteti se te ne do vish prape si pacient!!!!

Timonier mos kujto se bej shaka, se te flas me ne detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje te nivelit te larte…deri te njerez shume shume afer teje. Por po e le me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij per 3 ore ne Podgoric, e pastaj marr taksi, se ne Rinas eshte bileta 3 fish.

Mjeku i shkruan Ramës: Ja sa para më kërkoi shefi i kabinetit të ministrit, për t’u punësuar. Read More »

Bomba e historianit: “Athina ka hedhur mijëra euro që Idrizi të mbetet jashtë Kuvendit” .

[sgmb id=”1″]

Historiani Arben Llalla shkruan sot se Athina ka hedhur mijëra euro që Shpëtim Idrizi të mbetet jashtë Kuvendit.

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook një shkrim të mediave greke, sipas të cilave KQZ do ta rrëzojë sot kërkesën e PDIU-së për ti përfshirë në tabelat përfundimtare rreth 50 vota, të cilat janë të mjaftueshme që Idrizi të marrë mandatin e deputetit.

“Dikush e kishte merak nëse e kam gazetën greke PROINOSLOGOS të printuar ku shkruhet se kjo gazetë ka informacion të sigurtë se KQZ do votojë për rrëzimin e mandatit të deputetit Shpëtim Idrizit. Duhet ta kenë parasysh të gjithë se unë parapëlqejë ti kemë origjinalet në sirtar para se ti botojë në fcb apo media. Faqja origjinale e gazetës greke. (Mediet e sotme greke shkruajë se KQZ në Shqipëri do votoj kundër Shpëtim Idrizin. Ajo që është shqetësuese është se nga e dinë mediet greke se çfarë vendimi do marri sot ora 10.00 KQZ? E kemi thënë që Greqia ka hedhur mijëra euro që Shpëtim Idrizi të mbesë jashtë Kuvendit të Shqipërisë dhe PDIU të zhduket si parti.)”, shkruan Llalla.

Bomba e historianit: “Athina ka hedhur mijëra euro që Idrizi të mbetet jashtë Kuvendit” . Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com