Opinione

Ndjekësit Ramës: Po pasurinë e Berishës dhe Metës kur do e sekuestrosh?

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim të fortë sot gjatë mbledhjes së sotme për rezultatet e luftës ndaj lëndëve narkotike.

Sipas tij, pritet që qeveria të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare dhe makinat luksoze të “të fortëve” duke mos lejuar kështu vënien e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë kanë qenë të shumtë komentuesit që i kërkojnë Ramës që fillimisht të “merret” me pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës duke i rikujtuar premtimet e vitit 2013 kur erdhi në pushtet.

“Po me Ilirin si i ke punet? Do ja sekuestrosh pasuritë dhe Sales apo do godasesh ata pa bukë si ja bëre me dritat? Po pate b** godit prokurorët, gjykatësit, kryetarët që kanë qënë kryetar bashkie dhe që janë se kanë nga 300 veta dhe i paguajnë pa punuar dhe pesë skllevër punojnë në bashki, por jo ti do godasesh ata pabuksat”.,- shkruan një ndjekës, ndërsa të tjerë thonë se kjo do t’i ngjajë aksioneve për energjinë elektrike apo gjobat e makinave ku e pësuan vetëm ata që nuk kishin “krahë”.

Ndjekësit Ramës: Po pasurinë e Berishës dhe Metës kur do e sekuestrosh? Read More »

“Mirëmëngjes” nga Gjirokastra/ Qytetari: O Kryeministër, na u bëre si plaku!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’iu urojë “mirëmngjes” të gjithëve shqiptarëve me anë të një fotoje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë shkruan Rama.

Edhe te ky postim i sotëm nuk kanë munguar komentet e qytetarëve, të cilët shprehen jo pak të revoltuar me qeverisjen e Ramës.

Një prej tyre i shkruan se është bërë si plaku duke reklamuar rrugët e fasadat, por për planin ekonomik nuk flitet asnjë fjalë.

“Mirëmëngjes” nga Gjirokastra/ Qytetari: O Kryeministër, na u bëre si plaku! Read More »

Sali Berisha, sherr me të birin për Arminën: Mblidhe ose shporru me gjithë dashnoren tënde. Na nxore bojën..!

[sgmb id=”1″]

Nuk ka paqe në familjen Berisha, e cila po pushon tashmë në vilën e tyre në Lalz. Largimi i nipit të Haklajve, Spartakut drejt Gjermanisë, pasi përfundoi pushimet, bëri që dhe Sali Berisha të dalë nga “ngujimi” në Tiranë dhe të shkojë në Lalz.Ndërkohë që dhe i biri, Shkëlzen Berisha bashkë me bashkëjetuesen e tij Armina Mevlani të rikthehej në Shqipëri dhe të bënte dhe ndonjë vizitë tek babai Sali. Pavarësisht se ka qënë tërë kohën prezent në rrjetet sociale, bashkë me Arminën, përmes fotove që rezononin dukshëm me denoncimet e ish kryeministrit në rrjetet sociale kundër qeverisë së Ramës dhe shpenzimeve të kësaj të fundit. Por duket se Berisha nuk është ndjerë mirë nga prezenca e djalit të tij Shkelzenit dhe e bashkëjetueses së tij të re, Armina Mevlani në rrjetet sociale, përmes fotove në resortet më luksoze të botës, më të shtrenjtat mund të theksojmë, dhe për më tepër gjithnjë e zhveshur. Kjo ka sjellë irritimin e tij, teksa me ton urdhëror i ka kërkuar Shkelzenit që të mbledhë të dashurën e tij, pasi po ia nxjerr bojën familjes Berisha. Burime të sigurta bëjnë me dije se ish kryeministri është shprehur se po e bllokon dhe në jetën politike, pasi sa herë denoncon një shpenzim të kësaj qeverie, menjëherë i nxjerrin fotot e Arminës dhe të djalit që pushojnë gjatë gjithë vitit në resortet më luksoze të Paqësorit dhe të botës. Madje i bëjnë dhe pyetjen se ku i gjen këto para. Berisha ka kërkuar nga Shkelzeni që ta mbledhë të dashurën e tij dhe të heqin dorë nga mania për të hedhur në rrjetin social fotot e lëvizjeve të tyre në vendet më të shtrenjta të botës.

Me sa duket ish kryeministrit Berisha i ka ardhur në majë të hundës jeta luksoze e të birit, jo përsa i përket shpenzimeve, por për shkak se po i sjell shumë probleme në jetën politike. Njëherësh i ka dhënë ultimatum, që nëse nuk heq dorë nga këto publikime dhe manira për të nxjerrë në publik jetën luksoze që bëjnë, të shporren njëherë e mirë nga jeta e tij. Dhe ka treguar se e mban fjalën. Pasi dhe kur Shkelzeni, ndonëse ishte strehuar të kushuriri në Suedi për të shpëtuar nga ndonjë revoltë e mundshme pas vitit 1997, ra në dashuri me kushurirën e tij dhe u kthyer me gruan më të madhe në moshë në Shqipëri. Asokohe Berisha nuk e pranoi as djalin dhe as nusen e tij kushurirë në shtëpi, dhe për shumë vite kanë qëndruar në Durrës. Vetëm Liria i vizitonte. Por duket se Armina dhe shpenzimet e saj, që dhe bëhen publike në rrjetet sociale, është një kosto e fortë politike jo vetëm për Berishën por dhe për PD. Ndaj dhe Berisha ka vendosur të ndërhyjë në mënyrë drastike.

Sali Berisha, sherr me të birin për Arminën: Mblidhe ose shporru me gjithë dashnoren tënde. Na nxore bojën..! Read More »

Rama ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeverisjes: 1 javë kohë për të aplikuar!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka njoftuar të gjithë ata që janë të interesuar që të jenë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes se kanë ngelur edhe një javë kohë nga afati i mbylljes së aplikimeve.

Teksa shprehu falënderime për aplikimet e deritanishme, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe disa elemente me rëndësi që duhet të kenë parasysh të interesuarit.

MESAZHI I RAMES
ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES 
Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret e
Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.Faleminderit.Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes

Rama ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeverisjes: 1 javë kohë për të aplikuar! Read More »

Çmimet e kripura në Sarandë, shpërthen aktori: Punoj 1 vit e i prish për 10 ditë!

[sgmb id=”1″]

Të gjithë jemi krenarë për bregdetin tone në jug të Shqipërisë por ama të gjithë jemi të vetëdijshëm edhe për çmimet super të kripura me të cilat përballemi në ato pak ditë pushime që bëjnë. 

Ky fenomen, gjithmonë duke pasur parasysh gjendjen ekonomike shqiptare, ka shkaktuar reagime të forta negative nga njerëz të thjesht dhe publik, ama asgjë ska ndryshuar.

Së fundmi, është aktori i njohur i humorit në Portokalli, Marin Orhanasi, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve dhe shërbimit në bregdet, konkretisht, në atë të Kalasë së Likurëzit. 
Ai ka shpërndarë në Facebook një status ku shkruan: “Nga Kalaja e Likurëzit mbrëmë. Çe do që pamja me çmimet nuk shkon fare!”.

Më pas, ai vazhdon: “Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, i thashë, kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë!”. 

Çmimet e kripura në Sarandë, shpërthen aktori: Punoj 1 vit e i prish për 10 ditë! Read More »

GAZETARI LETËR RAMËS: “JA SKANDALI QË FSHIHET PAS ZJARREVE NË SHQIPËRI”…

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme, gazetari Fatos Mahmutaj i ka dërguar kryeministrit Rama një letër​ në lidhje me zjarrin që ka përfshirë fshatin e tij të lindjes, Metoh, në Mallakastrës, që prej dy ditësh.

Gazetari Mahmutaj i cili jeton në Bruksel, e cilësoi zjarrin të qëllimshëm.

Sipas tij, janë kultivuesit e kanabisit në këtë fshat, të cilët duan të fshehin gjurmët.

Ja çfarë thotë gazetari Mahmutaj:

“Zjarri ka rënë në kodrën jugore të këtij fshati, dhe ishin kultivuesit e hashashit, të cilët pasi volën hashashin, për të zhdukur provat, dogjën sipërfaqen rreth e rrotull.

I favorozuar nga era zjarri doli jashtë kontrollit, dhe pasi i dha fund pjesës që i përket fshatit Nishovë të Beratit, erat e shtynë drejt nesh, dhe deri tani ka arritur deri në 5 kilometër katrorë pyll pishe që është djegur shkatërruar dhe ka arritur në kufi të banesave në njërën nga lagjet e fshatit tim”.

GAZETARI LETËR RAMËS: “JA SKANDALI QË FSHIHET PAS ZJARREVE NË SHQIPËRI”… Read More »

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë.

[sgmb id=”1″]

Asamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës i vrau bashkëshortin në moshë të re. Galip Hatibi u rrëmbye në mënyrë të fshehtë në vitin 1946 (kur ishte i sapomartuar me Asamblenë) kur ishte para godinës së sotme të Universitetit të Tiranës me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nesti Kerenxhi, sigurisht duke përçuar një dëshirë të Enver Hoxhës.

Hatibi u mbajt i izoluar për një kohë të gjatë në bodrumin e Seksionit të Sigurimit të Shtetit (te Selvia), derisa u ekzekutua diku afër zonës së Kinostudios kur ishte kthyer në një kufomë, kockë e lëkurë. Galip Hatibi nuk u mor u pyetje asnjëherë.

Ai u la në errësirë dhe vetëm sa mbahej gjallë me ndonjë krodhe bukë. Galipi ishte njohje apo më shumë se kaq e Nexhmje Hoxhës gjatë luftës. Ai u burgos në vitin 1942 dhe ishte pjesë e grupit antifashist që u lirua nga amerikanët në Bari të Italisë. Megjithëse vrasje kriminale e Hatibit doli shumë herë gjatë procesit të Koçi Xoxes, regjimi asnjëherë nuk e rehabilitoi Galip Hatibin. Bashkëshortja e Galipit, Asambleja, njihte shumë mirë jetën e Enver dhe Nexhmije Hoxhës.Asambleja (mbante këtë emër sepse u lind në vitin 1924 kur u hap asambleja kushtetuese), mbaroi Institutin Femëror në Tiranë.

Gjatë luftës u burgos si antifashiste. Në vitet 1944-1949 punoi në organizatën e Bashkimit të Grave, në vitet 1949-1956 në Ministrinë e Bujqësisë, më 1956-1974 në institutin Bujqësor të Kamzës si laborante; më 1974-1978 në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Asambleja u arrestua më 10.10.1978 dhe u lirua nga burgu më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme të këtij viti.

Goditja e ashpër e Asamblesë u bë pikërisht për shkak të emetimit prej saj të fakteve mbi jetën e diktatorit. Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11.9.1978, për Asamble Hatibin bëhet një analizë e fjalëve të saj duke ndarë agjitacionin në çështje politike dhe ekonomike.Raporte nënvizonte: “Nga burimet rezulton se Asamble Hatibi është femër e zgjuar, me kulturë, di dy gjuhë të huaja (frëngjisht e italisht, por një të dhënë tjetër thuhej se di 4 gjuhë-shënim).

Është e pasionuar pas muzikës dhe letërsisë perëndimore, ka rreth të gjerë shoqëror, të cilët i ka ofruar në sajë të aftësive të saj për të tërhequr njerëzit duke u gjetur pikat e dobëta. Një pjesë janë me qëndrim të mirë politik”. Citoheshin fjalët e saj, ndër të tjera, të mëposhtmet:-Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.-Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.

-Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil. Enver Hoxha është pederast. Unë e di këtë gjë. Për këtë punë ai ka vrarë edhe atë, Kokalarin…si dhe gjellëbërësin e tij të cilin e kish mbajtur vetë për marrëdhëniet e mësipërme.

-Po pse, sa do të rojë ky? Ka për të vdekur një ditë dhe atëherë do të kemi liri të plotë. Sot pyetet për gjithçka Enver Hoxha, zëvendësi i tij nuk dëgjohet fare. Gruaja e këtij të fundit e ka tepruar me elegancën e saj…ajo është frikacake, por ka përfituar nga dinakëria e atij labit.

-Enver Hoxhës i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodh me kapitullin e qëndrimit të tij në Moskë në romanin “Dimri i madh” ku autori paraqet tërë mizerjen e jetës sonë. Vaniteti (kotësia) e Enver Hoxhës arrin deri aty sa të mos i bëjë përshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori (ismail Kadare-shënim) është i madh se e bën armën e Sigurimit zhele.-Hë pra, jeto në komunizëm, mbaje dhe radhën për kastraveca, të mos ketë prodhon kastraveci vendi ynë? I thonë 34 vjet! Marksist-leninist qe edhe Bashkimi Sovjetik, por e kuptoi që nuk ecet.

-Ata bëjnë politikë, do të hajë populli, mjaft e ka mbajtur peshën në kurriz, i thonë 60 vjet…Ti nuk e di se ç’është punëtori (tregon për një djalë me babanë punëtor që lagja i dha një shtëpi të vjetër. Kështu është shteti punëtor, diktatura e proletariatit).

-Unë nuk i them shthurje atyre që mbajnë pantallona të gjera e flokë të gjata, ajo është gusto e njeriut. Pantallona të gjera i ka mbajtur vetë Enver Hoxha ku ishte i ri. Shthurje i them të spiunosh prindërit se shikojnë Italinë në televizor. Ç’është e vërteta rinia ka krijuar urrejtje. Çfarë i kanë dhënë rinisë këta, vetëm aksionin.

-Ne nuk mund të izolohemi nga bota, sot janë konditat e tilla. Shikon televizorin, po shkojnë në hënë e çfarë shthurje ka në këtë mes? Ata që janë në fuqi jetojnë gjithnjë mirë, ata kanë vila kudo, në Volerek të Pogradecit, në Shkodër, në Korçë, u rrinë gati shtëpitë dimër-verë. Por ama lërmë dhe mua të jetoj si njeri, pse më le kështu.

Dy vrasjet e Enver Hoxhës për të mbuluar vesin e tij të pederastisë. Read More »

Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap!

[sgmb id=”1″]

Si t’ja dalim ne nënat t’u mësojmë bijve tanë që në këtë vend të mallkuar nuk ka rëndësi sedra, por fjala? Që burrnia nuk është dhuna, por mençuria për të shuar koniktin? Që nuk ka rëndësi ç’të dikton shoqëria, por familja?

Si t’ja dalim ne nënat të rrisim bij të denjë dhe jo pjella fotokopje të kapadaillëkut mashkullor shqiptar? Si t’i mësojmë djemtë që kur hasen me djem të tjerë të etur për përplasje të mësojnë të tërhiqen e ndërrojnë rrugë, dhe jo të bëhen viktima të ngacmimit “hajde sqarohemi jashtë!”?

Po ça burrnie është t’i marrësh jetën një burri tjetër? Po ça burri do bëhesh ti një ditë, o djalë? Po çfarë burri do e mësosh tët bir të bëhet mor djale, kur të bëhesh vetë burrë?

Po ça burrash mban ky dheu ynë, qe nuk duan gratë e tyre që i besojnë inferiore, gratë e tyre që i shpullosin ‘se dajaku ka dalë prej xheneti’, vajzat e tyre që i lënë pa shkollë, e i martojnë që 15 vjeç, që motrat e tyre i ruajnë si xhandarë e me motrat e të tjerëve tallin menderen për t’i çuar një herë në krevat, e nëse, larg qoftë! nuk ja dalin s’lënë vend pa trumbetuar “kurvllëkun” e tyre të pafajshëm?

Po ça burrash mban ky dheu ynë që mirë që nuk duan grate, po që s’duan as burrat? Që burri me burrin ka armiqësi e jo vllazëri? Që burri me burrin ka sedër e jo miqësi? Që burri me burrin nxjerr thikën e jo shtrëngimet e duarve?

Po ça burri je o plak! O dak! O shok! O Njish! O Trap! O trap kaluar trapi! Që lë lesht në lloto, në bixhoz, në cigare! Që ju punojnë gratë me turne, që lajnë pjata, bythë plakash, rrugë me pështymet që ju nxirrni nga goja juaj që ça nuk nxjerr, kur ecni rrugëve e kruani hallatet për qejf të hallateve, edhe para vajzave e grave, vetem sepse mundeni, sepse jeni burra.

Po ça burri je ti që rreh vetëm sepse mundesh?! Po ça burri je ti që vret vetëm sepse mundesh?! Po kush trapin je ti, o burrë, që bën si Zot e si shkop e i merr jetën tjetrit? Po pse, meshkujt në Shqipëri janë aq mutërisht të pasigurt te vetja, saqë nga mëngjesi në darkë duhet të japin prova burrnie?

Te shpejtësia e makinës, te cigarja pa heq akoma cicën e mamit, te seksi pa bërë as dashuri, te leku pa i thënë punës një herë mirëmëngjes, te vrasja pa thënë një herë ‘më fal’!

Po ça problemi ke me veten o plak, o dak, o trap

Po ça burri je, o plak! O dak! O Njish! O Trap! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com