Opinione

Flet bashkëshorti e Hajrie Rondos: Të gjithë e harruan, ja amanetet e saj

[sgmb id=”1″]

“Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ndahej nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Rondo, u shua në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.

I prekur dhe i dobët, ai tha për “GSH” se “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”.

Aktorja prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.

“Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”, tha Kiço Rondo për “GSH”, mes trishtimit dhe pafuqisë.

Kanë jetuar një jetë së bashku. Ai ka qenë pranë saj në ditët më të suksesshme të bashkëshortes, kur imazhi në skenë e ekran ngrihej bashkë me rolet ku shkëlqente, duke sjellë dritë në jetën e spektatorëve dhe shikuesve. Ishin bashkë deri në çastin e mbramë, kur frymëmarrjet e Hajries, u ndalësuan

Flet bashkëshorti e Hajrie Rondos: Të gjithë e harruan, ja amanetet e saj Read More »

Thaçi, Rama dhe Pacolli bashkë!

[sgmb id=”1″]

20-vjetori i emisionit “Opinion” është zhvendosur në Sheshin “Nënë Tereza” dhe pikërisht në hollin e Korpusit Univeristar ku edhe po zhvillohet një pritje me 600 të ftuar.

Ndër të ftuarit që në mbrëmje  i janë bashkuar festës në një atmosferë tjetër në shesh kanë qenë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, të cilët si rrallë ndonjëherë janë parë të fotografuar së bashku.

Ndërsa përmes fotografive më posht mund të shikoni se si janë veshur të ftuarit tjerë gjatë mbrëmjes së sotme.

Thaçi, Rama dhe Pacolli bashkë! Read More »

Intervista e Fatos Nano pas kaq vitesh mungesë, ja ç’thotë për ish-gruan.

[sgmb id=”1″]

Fatos Nano një nga figurat kryesore politike të viteve të demokracisë është rikthyer mesditën e sotme në ekranin e televizionit.

Nano në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu me rastin e 20 vjetorit të Opinion në tv Klan, ka kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive. I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Fevziu? Atehere, si e more vendimin per te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe cfare mund te thuash tani?

Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkeshorten Rexhina dhe që për fat të mirë I kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por qe komunikojme.

Fevziu: Je penduar që je marrë me politike?

Ca mund të bëja tjetër…
Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, por me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

Intervista e Fatos Nano pas kaq vitesh mungesë, ja ç’thotë për ish-gruan. Read More »

Mavraj: Maqedonasit aktorë, gjyqtari nervozë.

[sgmb id=”1″]

Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes dhe ka akuzuar si futbollistët e Maqedonisë, ashtu edhe arbitrin Eriksen: “Kishim ardhur këtu për të fituar, por në pjesën  e parë na mungoi guximi dhe nuk i krijuam vështirësi kundërshtarit. Luajtëm jashtë dhe është pak e vështirë. Golin e parë që shënuam e realizuam më mirë. Duhet të kemi vetëbesim dhe të mbroheshim më mirë. Mundësitë që ke duhet të shfrytëzosh.

Nuk e shfrytëzuam dhe arbitri dha penallti, nga presioni i tifozëve ndikoi. Nuk e dimë pse e caktojnë një arbitër që ishte me nerva dhe emocione, kur fliste me ne. Nuk janë arbitrat e duhur për këtë situatë. Ata (maqedonasit) ishin qesharakë, duke aktruar, duhet të shkojnë në Hollivud me skenat që bënë.  Nuk ishte vetëm arbitri që kishte emocione dhe frikë, por disa lojtarë. Nuk iu përmbajtën dot presionit që kishin. Na duhej vetëbesim. Por arbitri ndikon shumë”.

Sa i përket ndeshjes, ai vijoi: “Dëshira ime ishte të fitoja, por shanset minimale që kemi pasur besoj se u shuan. Por, luajtëm edhe për tifozët dhe i falënderoj nga zemra në emër të ekipit, që na përkrahën sot. Fantastikë. Na u bë zemra mal që i dëgjuam”.

Mavraj: Maqedonasit aktorë, gjyqtari nervozë. Read More »

Akademiku Fuga i shkruan sërish Ramës: Pa transformim të ASH, t’i ndërpriten fondet!

[sgmb id=”1″]

Akademiku Artan Fuga i shkruan sërish letër kryeministrit Rama. Pas zgjedhjes së kryetarit e zv/kryetarit të Akadamisë së Shkëncave ditën e djeshme Fuga i është drejtuar Ramës me një letër të hapur përmes rrjetit social facebook në lidhje me reformimin dhe zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Fuga thotë se pa transformimin e Akademisë të Shkencave, asaj duhet t’i ndërpriten fondet publike.

Postimi i Artan Fugës në Facebook:

Letër e dytë publike kryeministrit Edi Rama, —————- Uroj që zoti kryeministër, Edi Rama të mos të ketë frikë : Pa transformimin e Akademisë të Shkencave, asaj t’i ndërpriten fondet publike! ————— Zoti kryeministër, jam përsëri unë kritiku Juaj që po Ju shkruaj! Sa herë që ka një debat thelbësor, është rregull i ndërtimit të opinionit publik që sapo sqarohet një pozicion, turbullira vazhdon në drejtime të tjera. Deri në zgjidhjen e problemit! Duke e njohur thellë këtë qenie të gjallë që është opinioni publik, nuk më bën përshtypje, përkundrazi e pres me haré vazhdimin e debatit! Unë personalisht ende nuk i kam shpalosur në publik atë që imagjinoj sesi duhet të jetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Kam dashur t’u jap rradhë gjërave në publik, ndonëse e kam paraqitur para dy vjetësh idenë time, gjerësisht para këshillit Ekzekutiv të Akademisë, Ministres të Arësimit, dhe jam censuruar atje! Por, në publik, për etikë deritani jam përmbajtur të shpalos idetë e mia. Do i vijë koha. Më është dukur e rëndësishme që fillimisht të tregoj se Akademia e Shkencave është e kalbur, për faj e përgjegjësi të kryesisë të saj, që dje mori ri-ri-ciklimin nën vështrimin kritik të mediave, profesorëve, përfaqësuesve të politikës! Askush nuk i doli dot në mbrojtje Akademisë të Shkencave. Madje as kryetari i rizgjedhur i saj, me të cilin nuk kam asnjë gjë personale, nuk e mbrojti dot dhe për herë të parë, por pa vlerë tani sepse është vonë të jetë i besueshëm, u shpreh se Akademia duhet të reformohet!!! Cfarë ka pritur që nuk e ka transformuar deri tani! Kryesia e re – e vjetër- nuk e bën dot këtë sepse sikurse thashë është ajo që e ka kalbëzuar! Në gjykimin tim, sikurse publiku e di, unë mbetet rrënjësisht kritik i reformës të arësimit të lartë, i ligjit të arësimit të lartë, si edhe i gjendjes të kërkimit shkencor, i mënyrës si administrohet shkenca në institutet e saj. Paraja publik derdhet lumë a pika-pika si rubinet i bllokuar, produkti shkencor nga ana tjetër as matet dhe as ka impakt real! Gabimet e rënda të qeverisjes Tuaj të kaluar zoti Edi Rama, në këtë fushë janë dy kryesoret: 1. U Bllokua reformimi i universiteteve dhe agjencive publike të kërkimit shkencor, duke i ngurosur e murosur ato. 2. U ndërtua një model i universitetesh private, i cili, përmblidhet në mungesë efikasiteti në realizimin e kërkimit shkencor dhe në formimin e rinisë universitare kur ai lejohet të orientohet në mënyrë të gabuar sikurse ndodh në rastet flagrante që do të kem rast t’i analizoj më pas. Pa rishikuar hapur, me sy autokritik, sinqerisht, me transparencë këto dy kancere të dijes dhe edukimit universitar shqiptar, ne si popull do të bëhemi shkencërisht të leshtë, mënçuria kolektive e shqiptarëve do të shkojë keq e më keq dhe ne do të mbetemi sikurse jemi fatkeqësisht kombi më i paditur i Europës. Të jetë i sigurt opinioni publik që unë kurrë nuk do të ndalem derisa rinia studentore shqiptare, pedagogët dhe kërkuesit shkencorë shqiptarë të dalin në pista zhvillimi që kanë kombet e përparuara dhe të mos vuajnë parazitizmin e agjencive publike të kalçifikuara, të mos jenë nën thundrrën e disa pronarëve injorantë, kur është fjala, të mos jenë skllevër pa të drejta, që paraja e studentëve dhe e prindërve të tyre të bëhet transparente dhe të mos ushqejë xhepat pa fund të dallkaukëve në privat a në publik ! Do të kisha dashur zoti kryeministër Edi Rama të ishtit shprehur më parë sesa dje në mëngjes, in extremis, në minutat e fundit para farsës të zgjedhjeve në Akademinë që disa e quajnë Mamuth i kalbur, por unë nuk e bëj, ta kishit konsideruar gjerërisht dhe në publik se Akademia e Shkencave kishte nevojë të reformohej dhe se poqese nuk reformohej do të rishikonte alokumin e buxheteve publike ndaj saj! E dini përse? Sepse kryesia e akademisë deri tani na ka mbajtur nën presion duke na servirur se mosveprimi i saj vinte nga konsultimi me agjenci qeveritare, komisione ministeriale, etj! Kritikat ndaj saj për rrjedhojë Ju preknin edhe Ju! Do të doja gjithashtu të fliste ministria e arësimit zonja Lindita Nikolla, e cila duhet gjithashtu të ketë pendesën për gjendjen që e la kërkimin shkencor dhe arësimin e lartë në fund të mandatit të saj. Uroj ta nisi mbarë dhe pa ndikime nga teveqela këtë mandat të ri dhe të presi pa frikë urat e influencës që kanë mbi të lobi që e vendosën në konflikt me interesat e rinisë, dijes kombêtare dhe me detyrat e saj. Por, kjo është në dorën e saj. Ndërkaq sado kritik jam dhe do të jem kur duhet me politikat në shkencë dhe në arësim (miku im Andi Bushati të mos ketë dyshime për këtë) madje edhe në kulturë e arte, në turizëm dhe teknologji po se po, nuk mund të jem i squllët, dogmatik dhe leshko e të mos deklaroj hapur: Jam i kënaqur që Ju kreu i ekzekutivit shqiptar deklaruat dje se kërkoni reformimin e Akademisë të Shkencave, se zgjedhjet e djeshme ishin një farsë, se ekzekutivi nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, do t’i rialokojë fondet që i adresohen asaj në universitete, publike, amà. Ata që shqetësohen për këtë qendrim Tuajin, mos bëhen qesharakë, e të aludojnë një lidhje të fshehtë Tuajën me mua dhe timen me Ju, sikurse u bënë qesharakë ata që kur thosha se falenderoj dr. Berishën që denoncoi kërcënimet e paradisa ditëve ndaj meje, shihnin te falenderimi im, detyrim etik ndaj Tij, një shkelje syri nga ana ime ndaj zotit Sali Berisha dhe një lidhje time komplotiste me Të! Qesharake si në rastin e parë, si në të dytin. Po, unë mendoj se nëse Ju zoti Rama nuk ndërprisni fondet që vijnë nga buxheti publik, duke përfhsirë edhe rrogën time, (sa keq më vjen për të!) sipas rregullave normative të një shteti të së drejtës, nëse Akademia vazhdon mban në krye të saj një kryesi fajtore për mosreformimin e saj, një Akademi që nuk jep asnjë produkt të dobishëm për kërkimin shkencor, që pret me gojë hapur ta ushqejë shteti pa i dhënë agjencive publike dhe private produktin e premtuar, duke i ushqyer me rrena ato, vetë Ju zoti kryeministër do të mbani përgjegjësi. Unë do ta akuzoj hapur dhe drejtpërdrejtë politikën tuaj në atë rast fatkeq se po bën një keqmenaxhim të parasë të shqiptarëve duke e keqpërdorur dhe shpërdoruar atë! Po paguan rrena, në shkëmbi të trafikut të influencave, në kuptimin e shpërblimit të një produkti fallco dhe pa cilësi! Nuk ka këtu as diktaturë, as autoritarizëm, as gjë pe gjëje nëse kryesia e Akademisë të Shkencave do t’Ju detyrojë ta bëni këtë. Parimi i parë i kontratës është : ja paratë publike kundrejt shërbimit publik! Ndërprerja e ofrimit të shërbimit dhe produktit, ose skarciteti i tyre, shoqërohet automatikisht me ndërprerjen e parasë publike! Këtu nuk ka vend për gargarizma politike! Unë riftoj Lindita Nikollën,k sapo t’a marri detyrën e saj, sikurse kam bërë publikisht para dy vjetësh, të auditojë financiarisht Akademinë e Shkencave sepse atje do të shohi se çfarë ndodh me paranë që u merret shqiptarëve dhe i jepet një agjencie të pareformuar. Shqiptarët do të shohin se çfarë bëhet me paratë e tyre pikërisht nga fakti se nënpunës të leshtë nuk shohin interesin publik, por rehatinë e tyre si edhe interesat e atyre që i intimidojnë. Sigurisht kjo ndërprerje fondesh nëse farsa vazhdon nuk mund të bëhet që nga tëitteri, as nga fcb, as nga fletushka periferike që “kakarisin”, nga fundi i oborrit kur në godinë ka rënë flaka dhe ato duan të kalojnë me këtë rast interesin e tyre egoist, modelin lekaxhi, por në fund nëse nuk ka reflektim duhet të bëhet! Zoti Kryeministër një kritik juaji si unë ju thotë : Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademie me këtë kryesi të ri-ri-cikluar dhe përgjegjëse e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparencë, pa bërë transparencën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformuar, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitetesh si dje, ndërpritini fondet! Përndryshe do t’u akuzoj Juve si shpërdoruesi i fondeve publike! Ndërmerrni reformën që duhet të kërkimit shkencor sepse sikurse Ju kam shkruar në letrën time publike, Akademia e Shkencave nuk është shkaku por simptoma e një sistemi të kalbur dhe të degraduar që nëpunësit Tuaj gjatë mandatit të parë dështuan rëndë ta shërojnë, por e sëmurën shumë më keq seç ishte! Mos harroni se bëmat që po ndodhin tregojnë se sistemi Ju ka dalë jashtë dore! QSA kthehet papritur, pa marrë vendimin e qeverisë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, nga një qendër kërkimore, në një qendër të arësimit të lartë!!! Pa plotësuar asnjë normë ligjore dhe asnjë parametër reformues shkencor. Ministra teknike zonja Karabina, përfitoi nga rrëmuja dhe implikoi edhe Presidentin e Republikës z. Ilir Meta, i cili duke certifikuar një rektor, pa qëllim të keq, pavarësisht se ky Rektori është në sytë e mi njeri i mirë, ai për faj edhe të tijin është në krye të një institucioni publik të paligjshëm. Zonja ministre teknike i futi ujë nën rrogoz, duke e implikuar zotin President në një procedurë antiligjore, madje në kundërshtim edhe me vetë ligjin që zoti President ka firmosur më parë si Kryetar i Kuvendit. Të tilla bëma keni plot në hauret e qeverisjes Tuaj zoti Rama, dhe unë nuk do të mungoj së nxjerri në pah katrahurën që ka bërë ligji për arësimin e lartë pikërisht se Juve dhe ministrja Juaj fatkeqësisht u ndikuan nga lobi egoiste dhe në konflikt interesi me të mirën publike! Eshtë koha për reflektim, korrigjim, sepse askush në politikë nuk është i pafajshëm. Të gjithë bëjmë gabime, aq më shumë kur administrohet një fushë ku gjithë bota shpesh ka arritje, por edhe thyen turinjtë! Madje as opozita nuk është jashtë kësaj përgjegjësie, të cilës i kërkoj si qytetar që paguaj për të, të paraqesi alternativat e saj dhe jo të bëjë cicërima personale dhe pa peshë nga penxhere facebooku dhe tëitteri. Dje, ndersa debatohej reformimi i Akademisë së Shkencave, ndonjë opozitar me konflikt interesi vazhdonte t’a shmangëte temën, të bënte “hijacking” duke u mjaftuar vetëm me refrenin”fajin e ka Rama”. Dikur : “fajin e ka Saliu”, sot : “fajin e ka Rama”, a thua se me këto formula idiote, mediokre dhe banale do të zëvendësohet paraqitja e alternativave që fatkeqësisht as opozita nuk i ka. Ndjesë për këtë parantezë, sepse ju vetëm pjesërisht jeni pêrgjegjës për qendrimin e ndonjë opozitari! Duke e mbyllur, më lejoni t’ju them zoti Kryeministër, se unë ndruaj shumë se Ju do të keni frikë ta çoni deri në fund premtimin tuaj të djeshëm, unë uroj të mos ta keni frikën se do t’Ju akuzonin për prishës të Akademisë të Shkencave. Atë po e prish kryesia e ri-ri-ricikluar e saj. Ju duhet të ushtroni ndikimin Tuaj, t’ua shpjegoni anëtarëve të kryesisë rrugën pa krye ku janë futur, dhe të administroni si duhet paratë e shqiptarëve, dhe në rastin eksterm fatkeq t’i coni financimet te kërkuesit shkencorë që punojnë e jo atje ku për faj të drejtimit nuk ka as produkt e as shërbime! Në të kundërt, përgjegjsia do të vazhdojë të bjerë mbi Ju, Me dashamirësi e urime për sukses, Artan Fuga Anëtar i Akademisë të Shkencave.

Akademiku Fuga i shkruan sërish Ramës: Pa transformim të ASH, t’i ndërpriten fondet! Read More »

Ja çfarë thanë politikanët shqiptarë për mbulimin e Skënderbeut.

[sgmb id=”1″]

Edi Rama: Më ka gjetur belaja me shqiptarët! Dal unë lakuriq, thonë s’ke turp pse dole? Veshin Skënderbeun, thonë pse e le ta vishnin?

Ilir Meta: Edhe këtë e kanë bërë o flori? Po nuk e dinë ata që me protokoll jam unë Skënderbeu? Do ta marrin vesh shumë shpejt se kush e ka shpatën e kush ka shalën.

Sali Berisha: Ky është një hap i ndërmarrë nga bandat e drogës që të heqin monumentin e heroit tonë dhe të vendosin atë të babait të tyre shpirtëror, Noriegës shqiptar. Nuk kanë faj këta por unë që nuk vura monumentin tim aty dhe le ta mbulonin pastaj po t’ua mbante.

Gramoz Ruçi: Sa kam parë unë që ju thotë mendja për Skënderbe aq të mira qofshin. Po në fund ai i sheshit ka mbetur.

Niko Peleshi: Ç’më pyesni mua, unë bujqësinë kam. Kalin e kishin mbuluar? Jo? Atëhere me lini rehat.

Erion Veliaj: Ka ardhur koha që shqiptarët të mësohen pa Skënderbe dhe pastaj të vendosim bustin e trashëgimtarit të tij.

Elisa Spiropali: Pse ju prishet gjaku që kanë mbuluar monumentin e Skënderbeut? Për nja 40 vjet e më shumë do ta kemi të gjallë në Bulevard. Më vonë të shohin e të bëjnë.

Kreshnik Spahiu: Nga Belgjika e largët ju paralajmëroj se po u kruajtët edhe një herë me Skënderbeun, do kthehem sic u kthye ai në Krujë dhe mos prisni falje.

Ja çfarë thanë politikanët shqiptarë për mbulimin e Skënderbeut. Read More »

Letra prekëse e një djali që babai i vrau të ëmën: Të lutem teta Fildez i thuaj mamit që…

[sgmb id=”1″]

Vrasja tronditëse e gjyqtares ka prekur opinionin publik. Dikush ka risjellë në kujtesë edhe dramën e kaluar vetë, thuajse të njëjtë.

Para shokëve nuk doja ta jepja veten sepse të gjithë po flisnin për ty. Juliani ishte i pari, meqë rri tërë kohës në Facebook dhe Instagram, më tregoi për lajmin.

“Tmerr në Tiranë. Burri vret gruan në mes të rrugës” Gjithandej i njëjti titull. Nuk e hapa, nuk e lexova lajmin sepse mu kujtua mami. Dhe bashkë me të edhe pyetja që më mundon prej ditësh, javësh mbase edhe muaj: Çfarë më shqetëson më shumë nga shoqëria ku bëj pjesë?

Nuk e di, mbase telefoni i fundit që nuk kam? Apo pse Juliani ka të dashur ndërsa mua më ka lënë Elsa?
“Ueeee, ca nuk dëgjon. Burri vret ish-gruan tek Xhomlliku” thotë Juliani si një ‘tirons’, që për herë të parë nuk po më tregon ‘pjeshkën’ e radhës me të cilën po chaton.

“Julo po iki se duhet të shkoj në shtëpi të bëhem gati për punë” i them shkurt dhe pasi ai më aprovon me kokë, lë 100 lekëshin e kafesë në tavolinë dhe largohem.

Nuk doja të qëndroja më aty. Jo se Juliani nuk është djalë i mirë, por në këto momente dua të rri vetëm. Hapa celularin dhe nis të lexoj për ty teta Fildes. A mund të të quaj ‘teta’ se kështu më kishte mësuar mami?

Në çdo germë të çdo lajmi shoh të njëjtën gjë: Tmerr, tragjedi, postimi i fundit, nënë e dy fëmijëve, gjyqtare, me urdhër-mbrojtje, tentativë vrasje, xhelozi, krim në familje. Me këto mendime hipi në urban kur më vjen fatorino.

“Po ja një sekondë sa të nxjerr lekët. Ore e dëgjove për këtë gruan që vranë tek Xhomlliku?” e pyes pa u menduar më shumë për të fituar kohë sa të nxjerr lekët.

“O djali, të lutem pak shpejt lekët pa varja këtyre se jena mësu me këto gjona” më thotë fatorino duke më lënë të kuptoj se vrasja jote teta Fildes ishte një ngjarje që pritej.

Paguaj biletën, zë një cep dhe nxjerr telefonin për të të njohur më tepër. Rifreskoj faqen në Facebook dhe shoh që të gjithë kanë nga një status për ty teta Fildes. Nuk kanë humbur kohë. Të gjithë tashmë të njohin dhe duan të flasin për ty. Të gjithë teta Fildes!

“E vramë, e vratë, faji im, faji yt, vettingu, drejtësia, amnistia”. Gjeta profilin tënd teta Fildes dhe shoh që edhe Facebook e paska kuptuar që ti nuk jeton më mes nesh.

Më kujtohet mami teta Fildes. Edhe atë si ty e vrau babi 2 vite më parë. Titujt janë njësoj, teksti nuk e di. Por jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ti e kishe paralajmëruar këtë teta Fildes? Edhe mami im! Në atë moment nis të mendoj:

“Po mami?! Edhe ajo ashtu e la këtë botë. Një lumë me statuse që sado rifreskoja faqen sërish fytyra e saj më dilte para. A do e takosh? Të lutem?! Kam një mori gjërash që dua t’i thuash. Babi është në burg por më duket se po kërkon leje të dalë një javë për sjellje të mirë. Më ka shkruar në Facebook disa herë nga burgu. Më kërkon të takohem me të, por unë nuk i përgjigjem. Të lutem teta Fildes, thuaji mamit që më mungon!

Kam filluar punë, sa të mbaroj shkollën jam në Call Center. Më ndihmon të praktikoj gjuhën, edhe pse mërzitem shpesh herë se më vonohet rroga. Nejse kjo ka pak rëndësi sepse sapo të mbaroj shkollën dua të largohem nga ky vend. Nuk shtyhet më këtu!

E mban mend Oltin që më thoshe mos rri me të? Ka filluar punë o ma! Gazetar tek një portal! Ai vazhdon studimet për Juridik, por me mua nuk flet më sepse tashmë është gazetar!

Dua të ia filloj nga e para teta Fildes, të lutem shpjegoja pak mamit. Larg nga ky vend ku mezi presin të vdesësh që të merren me ty dhe kujtojnë se ti ekzistoje!

Larg nga ky vend, ku duhet të presim vdekjen e një nëne që të mos flitet më për pozicionet e seksit, foton e fundit të Klaudia Pepës, atletet e Edi Ramës, shkuma-party në Jalë, celularin e fundit, Instastory, elsërat që na lënë se jemi të detyruar të punojmë që të mitur dhe nuk mund t’u japim atyre kohë dhe atë çka duan!

Po të ardhmen time? Po qindra fëmijë që shohin si unë të dhunohet nëna nga babai përpara syve të tyre? Që nuk kanë kujt të ja thonë, jo sepse kanë frikë, por edhe ata e dinë se askush dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë!

E dinë edhe ata që kjo është një mashtrim! Që kjo monotoni e shoqërisë sonë, thyhet nga komentet e postimet në Facebook e Instagram, mes nesh, duke u përpjekur t’i tregojmë botës se jemi mirë!
Nuk po them asgjë të re, ne të gjithë e dimë pse e bëjmë këtë. Jo sepse statuset në rrjetet sociale na ngushëllojnë. Por sepse ne duam të ndihemi të qetë. Sikur gjërat po ndryshojnë dhe tashmë zëri im mund të dëgjohet! Por ty teta Fildes pse nuk të dëgjuan?!

Sepse është e dhimbshme të mos pretendosh sikur je i lumtur! Sepse ne jemi frikacakë! Thuaj mamit të lutem teta Fildes! Asgjë nuk ka ndryshuar! Ndaj dua të iki nga ky vend!”
“Stacioni i trenit ju lutem, kush ka për të zbritur të afrohet tek dera!” është zëri i fatorinos që më zgjon nga bashkëbisedimi që kishim.

Të lutem teta Fildes, më fal por më duhet të vrapoj për në punë. Shpresoj shumë të më dalë rroga këtë javë. Aty hap sërish telefonin dhe shoh që Elsa, ish-e dashura ime, edhe ajo ka bërë një status për ty! 

Letra prekëse e një djali që babai i vrau të ëmën: Të lutem teta Fildez i thuaj mamit që… Read More »

Juristja e njohur shqiptare reagon për vrasjes e gjyqtares: Për të burgu është pak.

[sgmb id=”1″]

Juristja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Eni Çobani ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e ndodhur dje në Tiranë, ku një gjyqtare u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Me anë të një postimi në Instagram, Çobani shkruan se ai është një “burrë i paburrë” dhe se burgu është shumë pak për krimin që ka bërë.

“Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.

Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi”,-shkruan Çobani.

Postimi në Instagram i Eni Çobanit

Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.

Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene,nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.

Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.

Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.

Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.

Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri.

Juristja e njohur shqiptare reagon për vrasjes e gjyqtares: Për të burgu është pak. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com