Opinione

Tirana ka mbledhur shefat e shtabeve të shteteve anëtare të NATO-së. Kryeministri Edi Rama, e shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje Aleancës që ta fus në gjirin e saj edhe Kosovën, bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që tashmë kanë mbetur jashtë organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.

[sgmb id=”1″]

Tirana ka mbledhur shefat e shtabeve të shteteve anëtare të NATO-së. Kryeministri Edi Rama, e shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje Aleancës që ta fus në gjirin e saj edhe Kosovën, bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që tashmë kanë mbetur jashtë organizatës më të fuqishme ushtarake në botë. Read More »

Basha: Rama të mos u japë mend anëtarëve të NATO-s

[sgmb id=”1″]

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar me tone kritike ndaj deklaratës së kryeministrit Rama në Samitin e NATO-s që po mbahet në Tiranë.

“Përpara se t’u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë dhe në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria”, ka deklaruar Basha.

Në reagimin e tij, Basha vlerëson se përmbushja e detyrimeve nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit, shkruan Top Channel.

“Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit”, ka vijuar Basha.

Për kreun e partisë më të madhe të opozitës, është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

Basha: Rama të mos u japë mend anëtarëve të NATO-s Read More »

Si e komenton Kadare mbulimin e Skënderbeut?

[sgmb id=”1″]

Shkrimtari Ismail Kadare komentoi debatin e fundit të plasur në media rreth figurës së Skënderbeut. Debat ky që mori shkas nga falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, ku u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë para monumentit ishin vendosur disa ekrane.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Kadare ka thënë se e ka ndjekur këtë debat, që e quan shqetësues, Kadare e cilësoi korrekt shpjegimin e myftiut të Tiranës. Ai tha se disa shkencëtarë të rinj e historinë që e quajnë veten më të zgjuar se sa realisht janë kanë krijuar këtë debat artificial.

INTERVISTA

Qëndrojmë pak tek identiteti europian i shqiptarëve, që është në fakt një temë për të cilën juve keni qenë gjithnjë i gatshëm të ndërhyni dhe të thoni tuajën. Po ta ndërlidh këtë me një debat të fundit të hapur rreth figurës së Skënderbeut. Merr shkas nga një ngjarje e aktualitetit që ishte falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë para monumentit praktikisht ishin vendosur disa ekrane. E keni ndjekur këtë debat?

Po, e kam ndjekur.

Ju ka shqetësuar?

Është shqetësues, po. Por jo në atë shkallë sa të jetë katastrofë. Kam dëgjuar deklaratat e drejtuese të Komunitetit Mysliman, kanë qenë korrekte. Për shembull, myftiu i Tiranës përjashtoi çdo fyerje të myslimanëve nga figura kinse e ‘krishterë’ e Gjergj Kastriotit. Tha është i joni është i të krishterëve. Domethënë është korrekt shpjegimi i saj zyrtar. Duhet shteti jonë të bëjë të mundur që harmonia fetare të gjejë edhe mjediset ku të zhvillohet normalisht. Duhet të marrë masa.

Si e shihni këtë debat, është artificë?

Po, është artificial. Është një keqkuptim i historianëve e shkencëtarëve të rinj shqiptarë, djemve e vajzave “moderne”, që kujtojnë se janë më të zgjuar se ç’duhet kur flasin për figura të tilla, si Skënderbeu, ose koncepte të tilla si kombi. Për fatkeqësinë e tyre, se nuk i dinë mirë gjërat, kujtojnë se kanë ardhur në një epokë kur këto gjëra, janë rivlerësuar e rivlerësohen vazhdimisht dhe sipas mendjes së tyre nuk ka më kombe, ose tani ka kombe po para 200 vjetësh, nuk ka pasur. Nuk është e vërtetë. Ky koncepti fillestar, arkeo-koncepti i kombit ka ekzistuar në forma të ndryshme. Format e tilla universale të njerëzimit ndërrohen herë pas here, rinovohen, por nuk është e vërtetë se edhe atdheu nuk është shpikur tani. Fjalën atdhe ka shumë gjuhë që e kanë të re, nuk është shpikur vonë, por quhej ndryshe përpara. Edhe fjala patriotizëm është quajtur ndryshe përpara.

Sot, dalin të mençur e thonë që në kohën e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë fare. Hapin katalogët e historisë, kërkojnë dhe nuk gjejnë fjalën shqiptar. Shumica e shteteve të Europës, nuk kanë fjalën e sotme, për kombin e tyre e vendin e tyre. Edhe Gjermania nuk quhej Gjermani para 330- 440 vjetësh. Grekët e dimë të gjithë që quhen helenë. Mirëpo, këta i mësojnë vonë këto gjëra. Truri i tyre nuk i adapton dot me atë zhvillim të natyrshëm që kanë dijet njerëzore dhe bëjnë gabime shumë të rënda.

Për Skënderbeun, kam dëgjuar për shembull që thonë se nuk ishte shqiptar fare. Si nuk ishte shqiptar Skënderbeu? Po kush ishte shqiptar? Po nuk kishte shqiptarë. Po as italianë nuk kishte në atë kohë. Quheshin venedikas, quheshin romakë, napolitanë. Francezët quheshin galë, gjermanët quheshin gotë.

Po, a është Skënderbeu në këndvështrimin tuaj princi i krishterimit që bëri luftë për mospërhapjen e islamit në Shqipëri, siç cilësohet tani?

Ai para së gjithash bëri luftë për ta çliruar Shqipërinë nga Turqia, për shtet të pavarur. Kur Skënderbeu doli në skenë, Shqipëria ishte krahinë osmane. Nuk e bëri ai për të hequr myslimanizmin, e bëri për të hequr tërë Shqipërinë nga bota osmane.

Pra, nuk ka patur një karakter fetar rezistenca e tij?

Vetvetiu ka pasur nëse di donte ta nxirrte Shqipërinë nga Perandoria Osmane dhe ta rivendoste në Perandorinë Europiane. Vetvetiu kjo e përfshin këtë gjë, e kjo nuk na turpëron as ne e as atë, përkundrazi na nderon të gjithëve.

Është e njohur tashmë ideja e harmonisë fetare në Shqipëri, respektimi i tjetrit. A janë këto përplasje për Skënderbeun, që vijnë dhe rivijnë, apo çështje të tjera, shenja se diçka po lëviz në drejtim të kundërt?

Ka një gjë shqetësuese. Nuk duhej të ishte. Ka një gjë që Shqipëria duhej ta kishte sqaruar pak më përpara. Nuk duhet harruar që rendi komunist ishte i panatyrshëm dhe pengoi edhe gjëra themelore në historinë e kombit, i pengoi të sqaroheshin.

Kështu që, ndoshta është kjo.

Ju keni një botim të dedikuar identitetit europian të shqiptarëve. Sot në 2017-ën, mendoni se ky identitet është i cënuar apo ka rrezik të cenohet disi?

Unë kam një mendim të prerë. Shqipëria është një vend europian, nuk është artificialisht europian si pjellë e një propagande, ose një rrymë kulturore emancipuese, por është europian i mirëfilltë. Europian me tokë, me histori, me gjuhë, me zakone. Ne nuk dimë ca gjëra themelore për Shqipërinë dhe tamam këtë gjë nuk e dimë mirë, sa evropiane është Shqipëria në gadishullin ballkanik në krahasim me vendet e tjera? Nuk e marrim faljen evropiane për t’u mburrur, është një realitet objektiv. Shqipëria kur them unë evropiane- në shek.15 kur erdhi Skënderbeu pak vende të Ballkanit ishin përcaktuar si europiane, mezi po fillonin. Të tjera vende ishin nën ndikimin rus, sllav, Serbia, Bullgaria etj; prandaj Shqipëria është vend evropian natyrshëm. Evropianizmi, për fat të keq do them një gjë që duket ekstravagante, ka filluar me luftë. Lufta e republikës së ashpër dhe mizore që ishte Roma, që i kalli datën tërë shteteve evropiane në atë kohë, ishte ajo që farkëtoi Europën.

Si është e mundur që një republikë që presupozohet që të jetë shteti më i përparuar e më liberal, të jetë ajo që nxit kontinentin më përparimtar në botë që u krijua, sepse Europa është kontinenti. Mirëpo ardhja e komunizmit, e ngatërroi krejt këtë punë. Komunizmi deshi ta kthente Europën të prapambetur, që është më e keqja nga të gjitha. Historia botërore nuk ka guximin sot ta korrigjojë këtë mendim marksist e të gabuar në themel, që nuk është Perëndimi perëndim i botës. Nuk është Rusia sllave shpresë e botës, jo, Europa mbetet prapë. Ne duhet ta respektojmë këtë gjë. Shqipëria sot mund të jetë vetëm evropiane. Nuk ka Shqipëri-Shqipëri, ka Shqipëri Europiane. Duhet të na mbushet mendja që është kështu. Nuk është as narcizëm europianist, as nuk është për të përçmuar vendet e tjera, përkundrazi shqiptarët shumë shpejt do bëhen fakt europian, nis në Ballkan, i klasit të parë. Shto edhe serbët për të marrë vesh ngaqë konflikti shqiptaro-serb është shumë i fortë. Për shembull Greqia prej kohësh nuk e ka këtë epitet sepse Greqia ka mbajtur trashëgiminë bizantine, është lidhur peng pas saj.

Pra figura e Skënderbeut, është një figurë që na afron me Perëndimin?

Jo na afron por e mishëron natyrshëm perëndimin figura e Skënderbeut. Nuk është kot, që Perëndimi nuk pati ndonjë llogari që fitoi nga Skënderbeu. Se ne mendojmë që në Venedik e në Vatikan u bënë ca hesape që ç’merr Perëndimi. Asgjë. Asgjë nuk mori perëndimi nga Shqipëria, veç të frenohej e të tronditej Perandoria Osmane. Asgjë tjetër, se do ta kishte barrë mbi veten, më vonë edhe e pati.

Përveç debatit në fillim të shtatorit, diku nga mesi i korrikut në mos gaboj ka patur prapë një debat për Skënderbeun. Ka qenë Mustafa Nano i cili ka dalë me tezën se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeut ideja se e ëma ishte serbe?

Fare, fare hiç. Se harrojmë ne shqiptarët e historianët tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra-tjetrën. Pra, princeshat e mbretëreshat, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s’e kuptoj dot. Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëreshave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër.

Kjo është e vërtetë, por në atë kohë martesat mes etnive siç thoni ju ishin të zakonshme, por jo ndoshta mes feve të ndryshme. Të paktën kështu thotë edhe Mustafa Nano. Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?

Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Herë e parë që ndahet sot.

Si e komenton Kadare mbulimin e Skënderbeut? Read More »

Denoncimi i Berishës për Ramën

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot me serinë e denoncimeve të tij në facenook. Ai ka publikuar denoncimin e një banori të Vermoshit që deklaron se shteti po prish kullën e Prek Calit, anti-komunistit të veriut të vendit. Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama ndërsa e quan një akt hakmarrjeje primitive.

STATUSI I BERISHËS:

Qytetari dixhital denoncon: Edvin Kristaq Ramën, që në një akt hakmarrjeje primitive atërore po rrafshon me fadroma Kullën e heroit legjendar të rezistencës anti-komuniste të veriut të Shqipërisë, Prek Cali! Sb

Përshëndetje z. Berisha ju shkruaj për një shqetësim kombëtar, sot fadromat e Bashkisë Malësi e Madhe shembën muret e shtëpisë së heroit, prijësit dhe atdhetarit tonë Prek Cali. Shtëpia e tij ka qenë e amortizuar 80% dhe populli i Vermoshit që jeton në Amerikë mblodhi fondet për rindërtimin e saj. Punimet filluan para një muaji sot ishte në përfundim kati i I por fadromat e kuqe të komunizmit e rrëzuan për të dytën herë heroin tonë. Gjithë komuniteti është i shqetësuar dhe i revoltuar. Të lutem publikoje, me respekt nga Vermoshi”.

Denoncimi i Berishës për Ramën Read More »

Rama: Të heqim kontrollet në kufirin me Kosovën!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama e quajti të papranueshme situatën në kufirin mes dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai tha se duhet të marrë fund tortura e radhëve dhe si për këtë dha edhe një datë.

“Duam që më 1 janar kufiri i Shqipërisë me Kosovën të mos jetë më torturë për bashkëatdhetarët tanë, por të jetë një kufi siç është mes Italisë dhe Francës. Unë kam folur sot me zv.Kryeministrin e Parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe besoj se do ta realizojmë. Deti ynë është deti i tyre dhe më 27 nëntor do të jemi në Korçë në mbledhjen e përbashkët të qeverive, ndërsa më 28 Nëntor nis në Vlorë Viti i Skënderbeut”, deklaroi ai.

Rama: Të heqim kontrollet në kufirin me Kosovën! Read More »

Rama: Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Gramoz Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i cili realisht i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull, ku mund të flitet për njerëzit dhe jo vetëm për njëri-tjetrin. Dua të nënvizoj edhe një detaj të rëndësishëm: fillimi për herë të parë i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojmë për 4 vite”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi më tej: “Ne do të shkojmë në sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm, për të respektuar rendin e ditës dhe për të mbajtur të shtrirë dorën ndaj opozitës, pavarësisht nga refuzimi i tyre”.

Në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u vendos që Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Erion Braçe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ermonela Felaj kryetare e Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Eduard Shalsi kryetar i Veprimtarisë Prodhuese. Ndërkohë, Milva Ekonomi do të jetë nënkryetare e Komisionit të Arsimit, Elisa Spiropali do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Blendi Çuçi, nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Rama: Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit. Read More »

Basha: Qeveria, si fasadë ekskursionesh.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se detyra kryesore e opozitës është mobilizimi i të gjitha forcave të opozitës kundër kësaj ‘fasade eskursionesh’.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, gjërat do shkojnë keq e më keq sa kohë që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë që është bërë si agjenci eskursionesh e prapa kësaj fasade do të vazhdojë vjedhja e shqiptarëve. Detyra kryesore e opozitës është të mobilizojmë të gjitha forcat tona brenda dhe jashtë asaj salle, jo vetëm me demokratë po me të gjithë shqiptarët. Kjo është sfida e ditës. Të tjerat janë çështje që na takojnë si PD, i diskutojmë brenda PD po në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e thënë pirjen e gjakut si metaforë. PD nuk ka rrugë pas po vetëm rrugë përpara për tu bashkuar me qytetarët dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve”, deklaroi Basha.

Basha: Qeveria, si fasadë ekskursionesh. Read More »

Rrëfen Sali Berisha: Sokol Olldashi bëri një gabim!

[sgmb id=”1″]

Peka: Z. Berisha, gjatë këtyre muajve a jeni penduar që keni dhënë dorëheqjen në 2013 dhe ka shumë zëra dhe akuza brenda PD-së që keni mbështetur Bashën në 2013?

Berisha: Dy momente. Nuk jam penduar qoftë edhe për një të qindin e milisekondës, nuk pendohem. Gjatë jetës më ka takuar të marr vendime të rëndësishme, por unë kurrë nuk kam marrë vendime pa i marrë mirë dhe qartë. Kurrë nuk jam penduar për vendimet e mia. Për asnjë nga vendimet e mia të mëdha nuk jam penduar. E dyta për garën. Është e rëndomtë kjo që njerëzit besojnë gënjeshtrat e veta. Cila është e vërteta.. Në mënyrë absolute, as Lulzim Basha dhe as i ndjeri Sokol Olldashi nuk janë thirrur nga Sali Berisha për të kandiduar. Jo. Që të dy kanë ardhur vetë tek Sali Berisha. U kam thënë të njëjtën fjali që të dyve: Ky është vendim i juaji, unë nuk kam asgjë kundër. Ua kam bërë të qartë që asnjëri prej tyre të mos thotë se jam kandidat i Sali Berishës. Ishin kandiduar siç duhet. Djem të zotë që të dy. Fushata ishte e para e kësaj natyre.

Peka: A është e vërtetë që Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi ju kanë ardhur në zyrë dhe ju kanë propozuar se fituesi do të ishte kryetari dhe humbësi nënkryetari

Berisha: Absolutisht kurrë nuk kanë ardhur. Po të kishin ardhur nuk do e pranoja, sepse ajo nuk do të ishte garë. Do ishte fiktivitet, ajo nuk do ishte garë në konceptim tim. Sokol Olldashi ka qenë një nga njerëzit më të zgjuar në drejtimin e PD. I ndjeri bëri një gabim të madh që më çuditi. Unë kam strukturat tha, ky (Basha) tha unë kam anëtarësinë. Mirëpo i ndjeri Sokol nuk e realizoi që strukturat drejtuese të partisë nuk ishin më ato që i donte anëtarësia, sepse në humbje anëtarë dhe militantët e thjeshtë të parin që akuzojnë janë drejtuesit lokal dhe me radhë. Ky ishte faktori përcaktues i asaj gare. Edhe unë u çudita, pse e bëri këtë zgjidhje, e bëri vetë. Ai i njihte strukturat në mënyrë të shkëlqyer, Sokoli, por nuk ishin ato që të bënin kryetar. Ato ishin ato të cilat anëtarësia i akuzonte si përgjegjëse për humbjen. Aq më tepër kur unë dhashë dorëheqjen. Në kushtet e dorëheqjes time, anëtari më i thjeshtë thoshte kur ky (Berisha) dha dorëheqjen, ky duhet të ikë një minutë e më parë.

Peka: Gjatë kësaj kohe që kishim një garë brenda PD-së, a keni qenë i gatshëm që ta mbështesni Jozefina Topallin nëse hynte në garë përballë Lulzim Bashës?

Berisha: Asnjë njeri nuk mbështesja dhe asnjë njeriu nuk do ti përzihesha në garë. Më ka ardhur Eduard Selami e i kam thënë se unë nuk mbështes njeri. E kam pritur Astrit Patozin, i kam pritur me radhë. Nuk mund të përzihem unë. Përzierja ime në PD ka marrë fund në çështjen e garave në PD.

Rrëfen Sali Berisha: Sokol Olldashi bëri një gabim! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com