Opinione

Trump në luftë me botën e sportit në SHBA, i quan “bij bushtrash” lojtarët

[sgmb id=”1″]

Presidenti Donald Trump e ka ripërtërirë zënkën me botën e sportit në SHBA, pasi sot u ka bërë thirrje pronarëve të Ligës Kombëtare të Futbollit t’i shkarkojnë lojtarët të cilët protestojnë gjatë këndimit të himnit kombëtar amerikan.

Në një status sot në mëngjes në Twitter, Trump sugjeroi se fansat mund t’i bojkotojnë ndeshjet e NFL-së, në mënyrë që t’u bëjnë presion ekipeve për t’i disiplinuar lojtarët të cilët protestojnë ndaj himnit, transmeton Express.

“Nëse fansat e NFL-së refuzojnë të shkojmë për t’i parë ndeshjet derisa lojtarët ta ndalin mos respektin ndaj flamurit dhe vendit tonë, do ta shihni se do të ketë ndryshime shumë shpejt”, shkroi Trump duke shtuar “Shkarkojeni ose suspendojeni”.

Trump është duke e kaluar fundjavën në klubin e vet të golfit në Bedminster, New Jeresy.

Dje, komisionari i NFL-së, Roger Goodell, tha se deklarata e parë e Trumpit për këtë çështje, e cila u bë gjatë një fushate politike të premten në Alabama, tregojnë për mungesë të respektit për NFL-në dhe lojtarët e saj.

Gjatë atij tubimi, Trump sugjeroi se një lojtar i futbollit amerikan që proteston gjatë këndimit të himnit kombëtar është bir bushtre dhe duhet ta humbë punën.

Trump në luftë me botën e sportit në SHBA, i quan “bij bushtrash” lojtarët Read More »

​Lavrov: SHBA e di se Koreja Veriore posedon bombën atomike

[sgmb id=”1″]

SHBA-ja nuk do të sulmojë Korenë Veriore, pasi është në dijeni se Pjong-jangu ka bombën atomike, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Amerikanët nuk do të sulmojnë Korenë Veriore, pasi jo vetëm që nuk dyshojnë, por edhe janë të sigurt se ata posedojnë bombën nukleare”, ka thënë Lavrov për televizionin rus NTV.

​Lavrov: SHBA e di se Koreja Veriore posedon bombën atomike Read More »

Berisha publikon SMS-në: Si u tentua të manipulohej vrasja në Dibër

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e nje qytetari qe thotë se është polic dhe ka treguar se si nga blutë e Dibrës u tentua te fshihej ngjarja dhe autori i vrasjes së të riut në Peshkopi një ditë më parë.

“Cunat e krimit ne Diber deshen te fshehin vrasesin! Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb”, shkruan Berisha duke publikuar këtë SMS: “Prsh Dr. Berisha. U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijn nga vendi i punës këta”

Berisha publikon SMS-në: Si u tentua të manipulohej vrasja në Dibër Read More »

Plas në Kryesinë e PD, Jemin Gjana tenton të godasë Valbona Mezinin

[sgmb id=”1″]

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që ka nisur sot rreth orës 18:00 e po vijon ende me dyer të mbyllura në selinë blu, është shoqëruar me një incident të pakëndshëm këtë të enjte.

Jemin Gjana në debat e sipër, është çuar të godasë Valbona Mezinin, teksa diskutohej për analizën e zgjedhjeve, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetari i partisë.

Burimet brenda PD thanë për “panorama” se acarimi nisi fill pasi sekretarja për organizatat partnere në PD ka akuzuar Jemin Gjanën për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti.

Ky i fundit ka tentuar ta godasë Valbona Mezinin, por është penguar nga deputetët e tjerë që ishin pranë.

Plas në Kryesinë e PD, Jemin Gjana tenton të godasë Valbona Mezinin Read More »

Berisha: Vjedhje shtetërore, pasojat për ekonominë

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka denocuar për një vjedhje që sipas tij po bëhet me uzinën e Ballshit dhe Armos.

“Nje megavjedhje shteterore e paimagjinueshme, me pasoja katastrofale per ekonomine!”, komenton Berisha mesazhin e qytetarit.

Ky denoncim vjen dy ditë pas letrës së hapur të naftëtarëve të kompanisë Armo, të cilët ankohen se nuk u janë hedhur pagat, ndërkohë që punojnë në kushte të vështira pune.

MESAZHI DËRGUAR BERISHËS

Lexoni mesazhin e zyrtarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor! Uroj të jesh mire! Nje punonjes i Tatimeve me informon se: Nje vjedhje e paimagjinueshme shteterore po bahet me skemen qe funksionon me uzinen e Ballshit dhe Armon. Edhe pse i jane vjedhe me keto skema 580 milion € gjithe sistemit (tatime, dogana, banka), evazioni vazhdon ne te njejten menyre.

Besniku i partise ka sjell nje kompani nga parajsat fiskale, “investitor i huaj”, mund të quhet nga rilindja, apo edhe Diplomaci Ekonomike, ka paraqit dhe nje te huaj dy tre here ne medja sikur eshte investitor i madh dhe ka marr me qera uzinen.

Pervec mos pagimit te ujit, dritave dhe sigurimeve etj, deri sot nga Janari i ketij viti, jane shmangur nga pagimi i taxes se qarkullimit dhe karbonit afro 50 miljon €.

Kjo vjedhje eshte realizuar nepermes gjoja magazines fiskale, jashte gjithe kushteve ligjore dhene nga ish ministri Ahmetaj. Pa fol ketu qe solar, verxhin dhe squfur jashte cdo standarti i jepet tregut dhe mushkrive te qytetareve dhe askush nuk guxon te flase, pasi shuma te medha nga ky evazjon jane hedhur ne fushate ne Fier e Vlore per pushtetin.

Tani qe ka filluar te ziej ky problem, qeramarresi fiktiv, (pasi i verteti fshihet), po behet gati te shpalle falimentin dhe te zhduket dhe thjesht armos i rritet borxhi nga 580 ne 630 milion €, skemë kjo qe ka 3 vjet qe vazhdon!! Të uroj jete të gjate dhe mbaresi!”

Berisha: Vjedhje shtetërore, pasojat për ekonominë Read More »

Ja si reagon përfaqësuesi i Koresë Veriore ndaj fjalimit të Trumpit në OKB

[sgmb id=”1″]

Koreja e Veriut ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit amerikan Donald Trump në OKB i cili ka kërcënuar me eliminim Korenë e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.

Ky reagim i ministrit të Jashtëm veri-korean erdh pas deklaratës së Trump ku thotë se: “SHBA-të nuk kanë alternativë tjetër përpos eliminimit plotësisht të Koresë së Veriut në rast se është e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj”.

“Trump po përpiqet të na frikësojë me zhurmën e një ‘qeni që leh'”, tha Ri Yong.

Presidenti amerikan Trump në fjalimin e tij në AP të OKB-së tha se janë të gatshëm të hedhin të gjitha hapat e nevojshëm kundër Koresë së Veriut në rast se ajo vazhdon programin e saj bërthamor.

“Lideri i Koresë së Veriut, njeriu raketë është në misionin vetëvrasës si për veten ashtu edhe për regjimin e tij. SHBA nuk ka alternativë tjetër përpos eliminimin e tërësishëm të Koresë së Veriut në rast do të jetë e detyruar të mbrojë veten dhe aleatët e saj. SHBA është e gatshme dhe në gjendje të bëjë këtë por shpresoj që kjo të mos jetë e nevojshme”, ka thënë Trump në fjalimin e tij.

Ja si reagon përfaqësuesi i Koresë Veriore ndaj fjalimit të Trumpit në OKB Read More »

Importi i plehrave në kurthin e diskutimeve me popullin

[sgmb id=”1″]

Edi Ramës iu desh të përdorte pa vonesë kryetarin e ri të grupit të PS për planin e tij për të lejuar me çdo kusht importin e plehrave.

Kur publiku nisi të ndizej nga lajmi se mazhoranca e re, tërësisht socialiste, e kishte futur ligjin në javët e para të kalendarit të punimeve të Kuvendit, Taulant Balla doli për ta mohuar dhe njëkohësisht për të lajmëruar një strategji të re.

“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar”, shkruante Balla në FB.

Ajo që njofton kryetari i ri i grupit të PS, i zellshëm disa herë më shumë se paraardhësi Gramoz Ruçi për t’i ardhur valles së kryeministrit, është një kurth tipik që po i ngrihet jo vetëm kundështarëve të ligjit, por të gjithë publikut.

Është një dredhi për të hequr përgjegjësinë nga vetja për miratimin e një ligji që vetë Edi Rama kur ishte në opozitë e lidhte me interesa mafioze dhe antikombëtare.

Edi Rama ka qenë i bindur për ta lejuar ardhjen e plehrave të huaja kur në mesin e mandatit të parë hartoi ligjin me iniciatorët Shalsi e Bare. Mbi këtë bindje ai do t’i drejtohet publikut, me qëllimin për ta bindur dhe jo për ta dëgjuar.

Ai ka bërë fushatë për këtë tezë. Ka takuar importuesit në kryeministri dhe ka folur hapur në mbrojtje të ligjit.

Ka parë disa herë protestues para zyrës së tij dhe i ka injoruar zërat e tyre.

Ishte gati të rrëzonte dekretin e presidentit që e refuzoi ligjin, por nuk i dilnin llogaritë me votat. Ka takuar disa herë Ilir Metën për ta bindur që ta votojë edhe partia e tij që doli hapur kundër pas dekretit presidencial. Dhe në fund ishin vetëm votat e LSI që e detyruan të tërhiqej në heshtje.

Në mandatin e dytë nuk i duhen votat e LSI. Ai mund ta votojë vetëm ligjin për të cilin duhet shumicë e thjeshtë. Por sërish nuk e bën. E di ç’përgjegjësi është dhe s’mund ta mbajë asnjëherë i vetëm. Nuk e ka as LSI –në apo ndonjë aleat tjetër që ta akuzojë si fajtore, siç bëri gjatë fushatës a thua se vetë ka qenë për 4 vjet në opozitë.

E di që do t’i mbetet faji për gjatë dhe ai s’pranon asnjëherë se është fajtor për ndonjë gjë.

Gjithnjë përgjëgjës janë të tjerët, si Tahiri për kanabisin, Beqja për koncesionet në shëndetësi, Brisi për tatimet, Shalsi për plehrat, apo Gonxhe për betonizimin e Tiranës apo hapjen e digës së liqenit.

Dhe kësaj here fajin kërkon t’ia lërë popullit.

Me shumë gjasë diskutimi që lajmëron Balla do të jetë i njëjtë me dëgjesat që kryeministri bëri para se të godiste drejtuesit e Hipotekave apo drejtorët e Spitaleve Publike.

A keni dëgjuar ndonjëherë në të tilla dëgjesa që të kritikohet vetë Rama si përgjegjës kryesor që nëpër hipoteka e spitale vendosi militantë dhe jo profesionistë? Ai u soll sikur e mësoi vetëm në fund ta mandatit që 4 vjet me radhë në këto zyra ka gëluar korrupsioni. Për ta kuptuar më mirë, mund ta shohim në dy perspektiva këtë qasje të tij: ose kryeministri është i rrethuar nga grupe njerëzish që nuk i japin informacionin e duhur se çfarë ndodh realisht me shtetin që drejton ose bën qëllimisht të vebrin dhe shurdhin për atë çfarë ka parë dhe dëgjuar për 4 vjet me radhë në këtë vend.

Me siguri edhe në këto diskutime ai do të bëjë sikur s’i ka dëgjuar problemet për të cilat i flasin ambientalistë, ekspertë e kritikë. Dhe do ta zhvendosë debatin gjetkë.

Dhe pa asnjë dyshim diskutimet do t’i ketë me militantë të PS. Është larg mendsh që të diskutojë me ata të PD e LSI. Kështu që të gjithë do t’i mbajnë iso ose do t’i bëjnë pyetje “kontruktive” me qëllimin për t’u informuar më mirë rreth të mirave që ka importi i mijëra e mijëra tonelatave me plehra; dikush se ka djalin, vajzën, gruan, bashkëshortin apo nipër e mbesa në punë e dikush me shpresën se i gjithë mileti i tij mund të punësohet.

Diskutimi i kryeministrit dhe të zgjedhurve të tij me popullin, pasi Rama e vendosur me të tijën se do t’i importojë plehrat, pa dashur të dëgjojë shoqërinë civile apo kritikët është kryekëput një kurth për të përdorur popullin (atë socialist në këtë rast) për të mbytur zërat kundër dhe për të arritur qëllimin e tij dhe për të dalë i palagur nga përgjegjësitë.

Importi i plehrave në kurthin e diskutimeve me popullin Read More »

Denoncimi i nënës Shefi i krimeve në Policinë e Durrësit mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim.

[sgmb id=”1″]

“Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për të fshirë zonën nga policat në vendin ku më vdiq djali”. Kështu deklaroi Entela Çaushaj, nëna e Endrit Caushajt, i cili u vra dy vite më parë në Durrës.

E ftuar në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24”, Entela, motra e Renit, 35-vjeçarit të vrarë në Lungomare në muajin korrik, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa tregonte lidhur me ditën kur i vdiq djali.

Ajo është rikthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar detaje nga dita kur vëllai dhe i biri ishin në një lokal në Durrës, ku mbeti i vrarë ky i fundit.

Entela tregoi se si njihej Reni, vëllai i saj, me Ervin Kodrën, shënjestra e atentatit në Durrës, ku vdiq gabimisht dhe djali i saj.

“Vëllai dhe djali hapën një lokal në Tiranë, pro nuk u eci. Dhe pastaj vëllai e merr djalin dhe e çon në Durrës. Shkojnë në një lokal. Aty vjen shoku i vëllait që e kishte njohur para 4 muajsh. Pasi qëndrojnë për disa minuta në lokal, Ervini e merr djalin që të shkonin të blinin një paketë cigare.

Sa kishin dalë nga lokali, i kanë qëlluar. Kur ka shkuar vëllai im jashtë lokalit, ka parë që njerëzit ishin shtrirë dhe djalin që kishte vdekur. Vëllai më tha se prej 40 minuta nuk erdhi asnjë polic

në vendin e ngjarjes.

Askush nuk erdhi për ndihmë, asnjë polic rendi. Vëllai më tha se shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për të fshirë zonën nga policat. E kanë treguar njerëzit këtë fakt.

Djali pati vdekje të menjëhershme nga plumbi. Opinioni vlonjat tha se djalin e vrau daja. Ai u vra nga opinioni”, tha Entela Çaushaj.

Denoncimi i nënës Shefi i krimeve në Policinë e Durrësit mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com