Opinione

Tensionet SHBA-Kore e Veriut, vazhdon retorika mbi luftën

[sgmb id=”1″]

“Këtë ngatërresë do ta zgjidh unë”. Donald Trump paralajmëron veprime ushtarake shkatërrimtare ndaj Koresë së Veriut, që ka nisur të vërë në lëvizje nga ana e saj avionët e vet bombardues. Bashkë me këto të fundit, Peniani urdhëroi edhe dërgimin e disa çisternave të jashtme me karburant dhe sistemeve raketore ajër-ajër në një bazë të bregut lindor të vendit.

Lëvizjet janë diktuar nga satelitët amerikanë që fotografuan stacionimin e avionëve “MiG29” në zonë. Në këtë mënyrë forcohet gatishmëria koreano-veriore në sektorin lindor, ndërsa avionët fitojnë aftësinë për të fluturuar më larg sesa rrezja e përcaktuar e 1.450 km.

Dy ditë më parë, shefi i diplomacisë së Koresë së Veriut, Ri Yong-ho deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë vendit të tij dhe se Peniani do të kundërveprojë, nëse kërcënohet, duke përfshirë edhe rrëzimin e avionëve luftarakë amerikanë në rajon.

Ministri e lidhi kërcënimin drejtpërsëdrejti me komentet e presidentit të Amerikës, Donald Trump, të shtunën në “Twitter”, ku thoshte se “njeriu raketë” dhe ata që e ndjekin nga pas nuk do ta kenë të gjatë.

Në vazhdën e përshkallëzimit të retorikave, zëdhënësi i Pentagonit Robert Manning deklaroi se nisja e bombarduesve amerikanë “B-1B” nga Guami, nën shoqërimin e avionëve luftarakë “F-16” këtë fundjavë, ishte një demonstrim force që synonte të vinte në dukje disa nga opsionet ushtarake në dispozicion të presidentit Trump, përfshirë skajin më verior të zonës së çmilitarizuar, ku nuk ka fluturuar ndonjëherë ndonjë bombardues amerikan jashtë brigjeve të Koresë së Veriut, në shekullin e XXI. /Top Channel/

Tensionet SHBA-Kore e Veriut, vazhdon retorika mbi luftën Read More »

Gramoz Ruçi mbledh konferencën e kryetarëve, PD paraqitet me 3 kërkesa

[sgmb id=”1″]

Ka nisur konferenca e kryetarëve e mbledhur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.

PD gjithashtu do të kërkojë të shqyrtohet kërkesa për mbajtjen e referendumit për ligjin e mbetejeve.

Një tjetër kërkesë e demokratëve është edhe futja në rend dite e amendamenteve për organet e Vetting-ut.

“Kuvendi të pranojë kërkesat për burime njerëzore të organeve të Vetting-ut,” – kërkon PD.

Gramoz Ruçi mbledh konferencën e kryetarëve, PD paraqitet me 3 kërkesa Read More »

Gazetari maqedonas fyen shqiptarët: Fis agresiv, shërbëtorë të amerikanëve

[sgmb id=”1″]

Gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski ka vazhduar me fyerjen e shqiptarëve. Në një intervistë për një radio serbe ka theksuar se shqiptarët janë fis agresiv që janë rob të amerikanëve.

Sipas tij, shqiptarët nuk janë faktor në Ballkan, por do të jenë faktor deri sa në këtë rajon janë amerikanët. Nedelkovski ka drejtuar edhe akuza të rënda të tjera ndaj shqiptarëve, duke fyer dhe nënvlerësuar në çdo aspekt, përfshirë edhe përfaqësuesit politik.

Sipas tij, shqiptarët janë ciganë, sepse nuk janë të lidhur me vendlindjet e tyre sikur maqedonasit dhe se ata sic thotë më shumë duan të jetojnë në Frankfurt apo Gjenevë, sesa në qytetin apo fshatin e tyre në Maqedoni. Ina

Gazetari maqedonas fyen shqiptarët: Fis agresiv, shërbëtorë të amerikanëve Read More »

Mbledhja e PS, Rama tërhiqet nga ligji për riciklimin e mbetjeve

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama përpos firmosjes së marrëveshjes tri-palëshe në PS ka folur edhe për cështje të tjera. Rama është shprehur se PS ashtu sikur e ka bërë publike, tërhiqet nga projekti për importin e mbetjeve duke lënë të kuptohet votimin pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin që u miratua vjet në mënyrë që t’i hapet rruga ligjit të ri.

Përsa i përket cështjes së dekreteve, ne do të mbajmë një qëndrim sikur e kemi shprehur, respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti në këtë fazë, pasi besojmë jo se ata që e kundërshtojnë projektin kanë të drejtë, jo që Presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të informuar për këtë projekt, ai i riciklimit të mbetjeve, që nuk ka të bëjë asgjëkundi me gjithë manipulimet për axhenda politike” – deklaroi Rama.

Pritet që sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese të votojë pro dekretin e Nishanit për të rrëzuar ligjin, për të hartuar dhe miratuar më pas ligjin e ri për importin e mbetjeve.

Mbledhja e PS, Rama tërhiqet nga ligji për riciklimin e mbetjeve Read More »

Rama e la jashtë qeverisë, Tahiri s’përmbahet në mbledhjen e grupit

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar gjatë të cilës ka pasur debate të nxehta edhe mes socialistëve.

Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama është përplasur me ish-ministrin Tahiri në lidhje me organet dhe punonjësit e Vettingut.

Rama: Më vjen keq që është hapur një debat për Vettingun, ky debat lidh vettingun me numrin e punonjësve.

Ne e dimë shumë mirë se nuk është çështje numri punonjësish, por është çështje ristrukturimi, ne nuk do të kursejmë asnjë burim që qeveria ka, por do bëjmë gjithçka që është e nevojshme, ama asnjë tejkalim i kotë dhe abuziv nuk mund të pranohet.

Të enjten jemi të gatshëm të japim të gjitha përgjigjet e nevojshme, ia vlen t’i paralajmërojmë kolegët tanë sepse rrezikojnë të dalin qesharakë përballë argumenteve që do përballen ditën e enjte.

Asnjë institucion të mos bjerë në formën e tepsisë për të akomoduar njerëz, nuk them se ky është rasti, por në rastin konkret është respektuar principi i reformës dhe të gjithë duhet ta dinë që pagat në këtë institucion janë ekstra”, ka thënë kryeministri Rama.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate ka ndërhyrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është shprehur kundër, duke kërkuar që numri i punonjësve të mos reduktohet në mënyrë që më pas të mos ketë justifikime nëse nuk kryhet detyra e ngarkuar ashtu siç duhet lidhur me çështjen e Vettingut.

Tahiri: Neve nuk na shërben qasja e kontabilisti dhe as nuk duhet parë për çështjen e Vettingut. Kemi marrë një zotim dhe duhet ta çojmë deri në fund. E them këtë sepse dy institucionet aty thanë që ne nuk bëjmë dot detyrën me këtë buxhet.

Po nesër ça do na thonë? Mbase duhet parë me pak fleksibilitet, ne duhet t’i heqim çdo justifikim atyre njerëzve që do na thonë s’e bëmë detyrën sepse ju nuk na dhatë lekët. Të paktën nga ana e mbështetjes buxhetore të kemi mundësi të kërkojmë llogari për atë që bëjmë.

Rama e la jashtë qeverisë, Tahiri s’përmbahet në mbledhjen e grupit Read More »

Vetting, dhjetëra dëshmitarë kundër gjyqtarëve për raste korrupsioni

[sgmb id=”1″]

Dhjetëra qytetarë kanë mësyrë në dyert e organeve të Vetingut, për të dëshmuar rreth praktikave korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ndër vite.

Ndonëse ende nuk ka startuar procesi i kontrollit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale, prej disa muajsh, në dyert e institucioneve të Vetingut kanë trokitur një numër i madh njerëzisht, për të denoncuar me emra konkretë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilat u kanë marrë para në këmbim të dhënies së drejtësisë apo në këmbim të vendimeve në favor të tyre.

Interesi i pazakontë për të dëshmuar dhe për t’u bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë është konfirmuar dje nga kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua organika dhe pagat e organeve të Vetingut.

Zonja Mulaj u shpreh se që gjatë muajve të verës, në zyrat e Kolegjit të Apelimit kanë ardhur një numër i madh qytetarësh, për të denoncuar abuzimet në drejtësi, bazuar në ligjin e Vetingut, i cili parashikon mbrojtje të posaçme për dëshmitarët kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe marrjen mbrapsht të shumave që kanë paguar në këmbim të vendimeve.

Zonja tha se fluksi i denoncimeve është i paimagjinueshëm. “Po ju them diçka. Populli i ka sytë tek ne. Ka katër muaj që ne të gjithë gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit po rrimë në një zyrë tek Pallati i Kongreseve. Gjatë gjithë verës zyra jonë ka qenë e hapur. Ka aq fluks denoncimesh sa ju nuk e imagjinoni dot. Jam detyruar që të nxjerr gardën, kam kërkuar që të vendos roje tek dera pasi nuk e përballoja dot fluksin.

Ne, me këtë proces, jemi futur në një rrugë, duke luftuar një sëmundje të rëndë të shtetit shqiptar, që është korrupsioni”, tha zonja Mulaj, duke konfirmuar pritshmërinë e madhe të shqiptarëve në këtë proces. Nxitja e denoncimeve konkrete të publikut kundër njerëzve të drejtësisë është stimuluar nga ndërkombëtarët, të cilët këmbëngulën për të parashikuar një bazë ligjore në ligjin e Vetingut.

Bashkëpunëtori
Ligji për Vetingun ka një nen për bashkëpunëtorin e drejtësisë, zbatimi i të cilit mund të ‘djegë’ shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë përfshirë në veprimtari korruptive.

Neni 54 parashikon mbrojtje të veçantë dhe amnisti për çdo qytetar, i cili ka marrë pjesë në vepër penale me një gjyqtar apo prokuror, por që shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me organet e Vetingut, duke dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

Bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit.

Sipas ligjit, bashkëpunëtori i drejtësisë, në këtë rast nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë.

Ndërkaq, gjyqtari apo prokurori që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka
humbur gjatë kalimit të kohës.

Kontrolli i pasurive, kushti kryesor
Verifikimi i ligjshmërisë së pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kryefjala, deviza dhe objekti kryesor i ligjit të Vetingut. Ligji përmban parashikime të qarta dhe shteruese sa i përket fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë pasuritë e deklaruara me dokumentacion ligjor, kanë fshehur pasuri, kanë bërë deklarata të rreme, kanë pastruar para apo kanë falsifikuar dokumente. Neni 61 i ligjit të Vetingut parashikon që Komisioni i Rivlerësimit (organ i Vetingut) vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin apo prokurorin, kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Vendimin e Komisionit të Vlerësimit, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që ta ankimojë në Kolegjin e Apelimit, organit më të lartë të Vetingut, i cili do të thotë fjalën e fundit për dosjen e subjektit të rivlerësimit. Në këtë rast, subjekti i rivlerësimit nuk ka të drejtë të shqyrtojë dhe të gjykojë çështje. Ai është i detyruar të ofrojë një adresë elektronike alternative për vazhdimin e komunikimit me institucionet e rivlerësimit, gjatë gjithë procesit.

Bashkëpunëtori i drejtësisë
1. Personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e
rivlerësimit, ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit, sipas legjislacionit penal.

2. Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh
vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit.

3. Personi ka të drejtë përfaqësohet nga mbrojtësi i tij ligjor.

4. Nëse arrihet marrëveshja e bashkëpunimit, bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë
informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Dëshmia e dhënë me shkrim nga bashkëpunëtori i drejtësisë përpara prokurorit, përbën një provë thelbësore për procesin e rivlerësimit dhe procese të tjera ligjore.

5. Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrupsionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Një kopje e dëshmisë dhe e
marrëveshjes së bashkëpunimit i jepet bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe institucioneve të
rivlerësimit.

6. Marrëveshja e bashkëpunimit mund të revokohet në rast se bashkëpunëtori i drejtësisë
nuk dorëzon provat pranë institucioneve të rivlerësimit ose jep dëshmi të rreme, për të cilën mban përgjegjësi penale, sipas legjislacionit penal.

7. Subjekti i rivlerësimit që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin.

Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimohet të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës.

Kthimi i shumës mund t’u kërkohet drejtpërdrejt dhe çdo personi të lidhur me subjektin e rivlerësimit, nëse vërtetohet se atij i ka kaluar një vlerë më e madhe se 100 000 lekë pa shkak të ligjshëm, që nga 1.1.2006. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur kanë të drejtë të paraqesin në gjykatë padi regresi ndaj personave të tretë që mund të kenë përfituar shumën përkatëse.

Vetting, dhjetëra dëshmitarë kundër gjyqtarëve për raste korrupsioni Read More »

OKB: Rusia, përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime

[sgmb id=”1″]

Një raport i hartuar nga Kombet e Bashkuara akuzon Rusinë se po kryen “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” në Krime.

Agjencia për të drejtat e njeriut në OKB thotë më tej se ka dokumentuar të gjitha arrestimet arbitrare, torturat dhe të paktën një ekzekutim të jashtëligjshëm në rajon.

“Llogaridhënia është një nevojë urgjente”, thotë shefi i agjencisë së OKB-së, Zeid Ra’ad Al-Hussein. Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina, pas rrëzimit të presidentit ukrainas prorus në vitin 2014. Për raportin dhe akuzat që ngre ai, ende nuk ka asnjë reagim nga Moska zyrtare.

“Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, siç janë arrestimet arbitrare dhe paraburgimet, zhdukjet me forcë, torturat e njerëzve të sëmurë, e të paktën një ekzekutim i jashtëligjshëm ekstragjyqësor janë dokumentuar”, thuhet në raportin, ku shtohet më tej se në Krime ka pasur “bastisje të bezdisshme të forcave ligjzbatuese ndaj pronave private, që bien ndesh me të drejtën për privatësi”.

Raporti, i cili thekson se situata e të drejtave të njeriut është “përkeqësuar ndjeshëm” në rajon, nënvizon gjithashtu se qindra të burgosur janë transferuar në mënyrë të paligjshme nga Krimea në burgjet e Rusisë. Në të thuhet gjithashtu se nëpunësit civilë janë detyruar me forcë të heqin dorë nga shtetësia ukrainase, në të kundërt përballeshin me heqjen nga puna, ndërsa dënohet gjithashtu edhe vendimi i Moskës për të zëvendësuar ligjet ukrainase me ato ruse.

“Edukimi sipas sistemit ukrainas është zhdukur nga shkollat e Krimesë”, lexohet në raport. Raporti është bazuar në intervistat e zhvilluara nga Ukraina, pasi hetuesit e të drejtave të njeriut nuk janë lejuar të hyjnë në rajonin e aneksuar. Krimea, e cila ka një shumicë popullsie rusishtfolëse, votoi për t’iu bashkuar Federatës Ruse në një referendum që Ukraina dhe Perëndimi e konsideruan të paligjshëm. OKB-ja thotë gjithashtu se pakica tatare e Krimesë, që përbën 12 për qind të popullsisë, është vënë në shënjestrën e këtyre keqtrajtimeve.

Parlamenti tatar, “Mejlis”, bojkotoi referendumin për bashkimin me Rusinë. Moska thotë nga ana e saj se “Mejlis” është thjesht një organizatë ekstremiste dhe ndaloi ekzistencën e saj gjatë vitit të kaluar. “Ndërsa shkeljet dhe abuzimet me të drejtat e njeriut kanë prekur rezidentë krimeanë të etnive të ndryshme, tatarët e Krimesë janë shënjestruar veçanërisht, e sidomos ata me lidhje me Mejlisin”, thekson raporti i OKB-së. Ai shton më tej se ndalimi i “Mejlis” ka shkelur të drejtat civile, politike dhe kulturore të tatarëve të Krimesë. Hussein e akuzon Rusinë se ka dështuar të hetojë shkeljet mbi të drejtat e njeriut.

OKB: Rusia, përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime Read More »

Lavrov: SHBA nuk do ta sulmojë Korenë V.

[sgmb id=”1″]

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut, sepse e dinë se Phenjani posedon armë bërthamore.

“Amerikanët nuk do të kryejnë sulme mbi Korenë e Veriut, sepse jo që dyshojnë, por e dinë sigurt se ajo ka bomba bërthamore”, tha Lavrov në një intervistë për telelvizionin rus NTV.

Javëve të fundit, tensionet janë në rritje, për shkak të testeve bërthamore të Phenjanit.

Më 3 shtator, Phenjani ka testuar një bombë hidrogjeni, që besohet të ketë qenë 16 herë më e madhe se bomba që ka hedhur SHBA-ja në Hiroshimë, më 1945.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta “shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në apo aleatët.

Lavrov: SHBA nuk do ta sulmojë Korenë V. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com