Opinione

Kuvend, miratohet struktura dhe funksionimi i organeve të Vettingut

[sgmb id=”1″]

Në një seancë maratonë, e cila  përfundoi pas orës 2 të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro miratimit të ligjit për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe për klasifikimin e pagave të Komisionerit Publik, të gjitha sipas variantit të propozuar nga komisioni i ligjeve.

Kuvendi hodhi poshtë amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për strukturën dhe organikën e këtyre organeve.

Gjithashtu u pranua edhe dekreti i presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Deputetët e opozitës votuan pro pranimit të këtij dekreti të Presidentit, ndërsa ata të Partisë Socialiste abstenuan.

Kuvendi votoi me 73 vota pro edhe aktin normativ të qeverisë, për ndryshimet në buxhetin e vitit 2017, akt për të cilin kërkohej shumicë e thjeshtë votash.

Gjithashtu, u votuan me 127 vota pro edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit, me shtete si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia.

Kuvend, miratohet struktura dhe funksionimi i organeve të Vettingut Read More »

Avokati shqiptar trondit shtetin: ‘Të burgosurit dalin natën nga burgu dhe vrasin njerëz me pagesë

[sgmb id=”1″]

Romeo Karaj i njohur nga publiku si përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar ka tronditur opinionin me një status në profilin e tij në Facebook.
Ai deklaron se shumë të dënuar për vrasje dalin natën nga qelitë, vrasin me pagesë dhe rikthehen në të gdhirë.

Statusi i plotë i Romeo Karaj:

Para dy ditësh, një miku im, që jeton jashtë, tepër i shqetësuar më vuri në dijeni se: kriminelë të dënuar me burgim të përjetshëm, dalin natën nga burgu, bëjnë vrasje me pagese, dhe gdhihen përsëri të qete në burg, nën mbrojtjen e shtetit. Po dje mora një rikonfirmim të këtij fakti. Bëhet fjalë, pikërisht për burgun 302 në Tirane, ku rri pjesa me llum e krimit, që kanë marre peng këtë vend. Të dalësh nga burgu natën, të besh biznes duke vrarë me pagese, sipas porosive nga lart, dhe te kthehesh ne mëngjes, do të thotë se, alibia është e plotë, e besueshme dhe e pakundërshtueshme. Kështu shpjegohen vrasjet pa autor dhe pa shprese për t’u zbardhur. Kjo gjë ka ndodhur, sipas asaj qe me është thëne, kryesisht nën administrimin e burgjeve nga bandat PD dhe LSI. Kështu shpjegohet pasurimi i pabesueshëm i drejtorëve të burgjeve, të cilët sot po zhgërryhen në luksin e krijuar nga pagesat e killerave. Disa nga këta fundërrinat e burgjeve, kanë dalë të paguar për të realizuar edhe vrasjen time, por që nuk ia kanë arritur dot. Këto fundërrina, si dhe urdhëruesit e paguesit e tyre të çdo lloji e rangu, do te me kenë përballë dhe ju bëj me dije se, kundërpërgjigja ime ndaj tyre, do të jetë direkte, frontale dhe e pamëshirshme. Ne përgjigje të çdo agresioni ndaj meje, do t’i godas këto fundërrina në çdo pikë të tyre, të pasurisë së tyre, të familjes së tyre dhe shoqërisë mbështetëse së tyre, derisa emri te mos ju dëgjohet. Sali, Ilir, Ismailaj dhe jevgjit killera mbas jush, unë po ju pres. Në luftën time ndaj jush, i jam mbështetur Zotit, dhe nuk ma ndjen nëse e gjithë karakatina e qelbur që quhet shtet, është kundra meje. Unë ju sfidoj ta çoni deri ne fund te që keni nisur. Deri tani jam marrë me korrupsionin, por si duket ka ardh dita te merrem edhe me fundërrinat e krimit.

Avokati shqiptar trondit shtetin: ‘Të burgosurit dalin natën nga burgu dhe vrasin njerëz me pagesë Read More »

Tronditëse/Gazetarët e njohur paralajmërojnë guximshëm vrasjen e kryebashkiakut të Elbasanit

[sgmb id=”1″]

Shokues ky shkrim i publikuar nga portali “Lapsi.al” që drejtohet nga analistët Andi Bushati e Armand Shkullaku.

“Krimi në Elbasan/ Fijet që çojnë tek Qazim Sejdini”, titullohet artikulli që në fund të çon drejt një mbylljeje fatale: paralajmëron vrasjen e kryebashkiakut të Elbasanit. “Ai e di se vetëm prej tyre mund t’i ndërpritet kariera politike dhe jo vetëm”, shkruan portali i drejtuar nga Bushati e Shkullaku në një shkrim të paprecedentë në historinë e medias shqiptare.

Qazim Sejdini është vënë sërish në qendër të sulmeve për shkak të përplasjes së hershme të dy bandave të Elbasanit, historisë 20 vjeçare të hasmërisë mes fiseve Mema dhe Çapaj që vazhdon të shkaktojë viktima.

Përballë gjithë kësaj historie, kryebashkiaku i Elbasanit, ndonëse ka pushtetin lokal në duart e tij, ka mbetur i vetëm dhe pa mbështetje. Zyrtarë të PD akuzojnë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrrin e Sejdinit, si pjesë të bandës që goditi makinën e policisë natën e 13 shtatorit.

Sakaq, mbrëmë gazetari Artan Hoxha në emisionin “Studio e Hapur” aludoi se kryetari i Bashkisë së Elbasanit është marrë nën mbrojtje speciale nga forcat e policisë për shkak të situatës së krijuar në qytetin e drejtuar nga Sejdini, ku me ç’duket, bandat nuk po “lajnë dot hesapet” deri në fund.

Drejtori i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit Idajet Faskaj as nuk e pohoi por as nuk e mohoi marrjen nën mbrojtje por në një kohë kur gjithçka është nën hetim, një portal duket se i ka mbyllur të gjitha “hetimet” dhe merr guximin të thotë para lexuesve që Qazim Sejdinit rrezikon t’i pritet jeta.

Lala nuk i trembet, as sulmeve të PD-së. Demokratët i ka mundur në katër gara me radhë (edhe njëherë si deputet) ndaj nuk i frikësohet deklaratave të Bashës dhe Berishës që e akuzojnë si trafikant droge të lidhur me bandat më të rrezikshme të qytetit.

E vetmja gjë së cilës ai i druhet realisht janë ata prej të cilëve u pajis me eskortë. Sepse ai e di se vetëm prej tyre mund t’i ndërpritet kariera politike dhe jo vetëm”, shkruan Lapsi.al duke paralajmëruar kështu vrasjen e kryebashkiakut e duke i “mbyllur rrugët” policisë e Prokurorisë.

Rasti tipik kur media harron rolin dhe funksionin e saj duke marrë përsipër të bëjë vetë gjykatësin dhe prokurorin… e në këtë rast edhe ekzekutorin.

Tronditëse/Gazetarët e njohur paralajmërojnë guximshëm vrasjen e kryebashkiakut të Elbasanit Read More »

OIAC: Shkatërrimi i armëve kimike ruse, një etapë e rëndësishme

[sgmb id=”1″]

Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OIAC) përshëndeti sot shkatërrimin e armëve të fundit kimike ruse, trashëguar nga Lufta e Ftohtë dhe përshëndeti Rusinë.

“Përfundimi i programit për shkatërrimin e verifikuar të armëve kimike nga Rusia është një etapë shumë e rëndësishme në kuadër të arritjes së objektivave të Konventës për Armët Kimike”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OIAC, Ahmet Uzumcu në një komunikatë duke përmendur rreth 40 000 tonë armatime kimike.

”Rusia do të shkatërrojë sot rezervat e saj të fundit të armëve kimike trashëguar nga epoka e Luftës së Ftohtë”, njoftoi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Rezervat e fundit të armëve kimike të arsenalit rus do të shkatërrohen sot”, deklaroi ai, sipas imazheve të televizionit rus duke e cilësuar si një ngjarje historike, por duke nënvizuar se SHBA-ja fatkeqësisht nuk po përmbush detyrimet e saj përsa i përket kësaj çështjeje.

OIAC: Shkatërrimi i armëve kimike ruse, një etapë e rëndësishme Read More »

Letra e mjekut zbulon “sëmundjen e rrezikshme mendore” të princeshës Diana

[sgmb id=”1″]

Tre mjekë të familjes mbretërore i dhanë një dozë antidepresantësh princeshës Diana

Ndoshta bulimia dhe depresioni, tek Lady D nuk ishin thjesht efekt i një martese jo të lumtur dhe një situate të pasigurt familjare.

Sipas një letre të mjekut Sir John Batten, mjeku i familjes mbretërore angleze ai kishte diagnostikuar tek “princesha e trishtuar” një sëmundje gjenetike mendore, që mund të kishte krijuar një “katastrofë për familjen mbretërore”.

Mjeku i gjykatës ka pasur mundësinë të vizitojë gruan e Charles, gjatë viteve të para të martesës, kur marrëdhënia midis tij dhe Dianës kishte nisur të shfaqte dyshimet e para dhe fantazma e Kamilës lundronte brenda jetës së tyre.

Në veçanti, në raportin mjekësor, – të gjetur nga Daily Mail, thuhet se “gjendja e rrezikshme” e Spencerit ishte gjenetike dhe mund të ishte transmetuar tek të dy fëmijët (sapo të lindnin). Por nuk ishte vetëm Batten që u mor me shëndetin e Lady D, por u diagnoza u shqyrtua edhe nga tre mjekë besnikë të mbretërisë. Së fundi, një dokument mjekësor që daton në shkurt 1983 dhe i nënshkruar nga psikoanalisti Alan Mc Glashan – një mjek i besuar i princeshës, tashmë të zhvendosur nga familja mbretërore, u kundërshtua nga kolegët.

McGlashan shkroi në raport se Sir John dhe mjekë të tjerë në Buckingam Palace, ishin shumë të frikësuar nga simptomat e paraqitura nga Lady D dhe “frikësoheshin për një mundësi të një katastrofe për familjen mbrëtërore”. Diana i rrëfeu psikoanalistit se të tre mjekët e gjykatës i dhanë asaj ilaçe kundër depresionit dhe i bënë një terapi sjelljeje, për shkak se princesha ëndërronte përbindësha detarë gjatë natës. Megjithatë, asnjë terapi nuk ka funksionuar.

Përveç anktheve, ajo që i shqetësonte mjekët e Dianës ishin bulimia, ankthi i vazhdueshëm, depresioni, dhe vetëvlerësimi shumë i ulët, megjithëse specialistët ia njihnin një aftësi të madhe për t’u dukur në publik.

Doktor McGlashan, përkundrazi, kishte një mendim të ndryshëm për shqetësimet që goditën nënën e Williamit dhe Harryt: “Ajo është një grua shumë normale, me çrregullime emocionale, jo patologjike”. Më vonë, edhe princi Carlo, u kurua nga psikoanalistët e besuar të gruas së tij të parë, duke qëndruar për 14 vjet nën kujdes.

A e kanë ekzagjeruar qëllimisht mjekët e gjykatës diagnozën e problemeve psikofizike të Dianës për ta mbajtur larg familjes mbretërore? Të gjitha hipotezat janë të hapura, por kjo sëmundje mendore gjenetike e Dianës, është ende një mister i fatit për një nga princeshat më të dashura të historisë.

Letra e mjekut zbulon “sëmundjen e rrezikshme mendore” të princeshës Diana Read More »

Procesi i vettingut? Kryemadhi letër Lu dhe Vlahutin: Ministria e Drejtësisë…

[sgmb id=”1″]

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është drejtuar me një Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Në letrën e saj Kryemadhi u shkruan se procesi i vettingut është i rrezikuar.

“Vettingu shumë i rrezikuar. Qeveria kërkon të kapë vettingun. Maxhoranca po dhunon pavarësinë e vettingut. Qeveria presion përmes shkurtimit të financimit. Me VKM për administrimin synohet kontrolli. Synohet kontrolli përmes Ministrisë së Drejtësisë. Fillim tepër negativ i reformës në drejtësi. Po tronditet besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi”, citohet në letrën e Kryemadhit drejtuar ambasadorëve.

Kryemadhi thekson në letër se qeveria i bën presion ligjit të vettingut përmes shkurtimit të financimit dhe kërkon ta kontrollojë përmes Ministrisë së Drejtësisë

Procesi i vettingut? Kryemadhi letër Lu dhe Vlahutin: Ministria e Drejtësisë… Read More »

Veliaj: Turizmi është e ardhmja e Tiranës

[sgmb id=”1″]

Në ditën ndërkombëtare të Turizmit, Bashkia e Tiranës çeli një qendër të re informacioni për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë kryeqytetin, duke ofruar të dhëna rreth transportit publik, operatorëve turistikë, guidave, si dhe aktiviteteve të shumta kulturore dhe sportive.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri në dukje rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po merr turizmi për zhvillimin ekonomik të Tiranës. “Jam shumë i lumtur sot që në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit hapim një Info-Point, një qendër informacioni të fokusuar tek turistët për qytetin e Tiranës, këtu në kilometrin zero, në sheshin “Skënderbej”. Besojmë gjithnjë e më shumë se turizmi do të jetë një mënyrë se si do të funksionojë ekonomia e Tiranës. Tirana, përveç se është epiqendra e artit, kulturës, ekonomisë, financës, arsimit dhe universiteteve, është pa dyshim edhe destinacioni primar turistik, përpara se turistët të shkojnë e të eksplorojnë pjesë të tjera të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se turizmi në kryeqytet është rritur me 2.5 herë, duke sjellë një impakt tepër pozitiv edhe në ekonomi. Duke e cilësuar turizmin si të ardhmen e qytetit, Veliaj theksoi se ky sektor po kthehet në një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Tiranë. “Jemi në rrugë të mbarë. Besoj që në kilometrin zero, pasja e kësaj qendre informacioni do të jetë edhe stacioni i parë për të gjithë turistët që vijnë në Tiranë, si një mënyrë për ta parë turizmin, jo vetëm si instrument për të shfaqur dhe për t’u ndierë krenarë me atë që ofron Tirana, por edhe si mënyrë për të bërë para për ekonominë lokale. Sot, njerëzit që janë punësuar nga rritja 2 herë e gjysmë e turizmit numërohen duke filluar nga sektori i kuzhinës, i shërbimeve, tek hoteleria, guidat turistike etj. Po kthehet në një nga punëdhënësit më të mëdhenj në qytet dhe besoj se kjo është e ardhmja e Tiranës, pastaj edhe e gjithë Shqipërisë”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se falë investimeve të realizuara në këto dy vite, kryeqyteti u garanton turistëve atraksione të shumta, ku ndërthuret mjaft bukur e shkuara dhe vizioni modern i Tiranës së të ardhmes. “Këtu, në kilometrin zero, kemi një dendësi të jashtëzakonshme të aktiviteteve që ndodhin në Tiranë, duke filluar nga turizmi religjioz, mes kishave e xhamive, turizmi i kulturës, midis Operas dhe Teatrit, duke filluar nga turistët që kanë kuriozitet për të kaluarën tonë komuniste, si Shtëpia e Gjetheve dhe Bunk’Arti. Besoj se vetëm oferta përreth sheshit “Skënderbej” është mjaftueshëm për të kaluar një, dy apo tre ditë shumë të bukura në Tiranë, le më tepër pastaj distancat e tjera të afërta, duke filluar nga Pazari i Ri apo parku i liqenit”, deklaroi ai.

Krahas sheshit “Skënderbej”, që është pikënisja e të gjithë itinerareve brenda qytetit të Tiranës, zyra e re Info-Point do të japë informacione të bollshme edhe për aktivitetet e shumta dhe pasuritë natyrore që ofrojnë zonat rurale, të cilat tashmë i janë bashkëngjitur territorit që administron Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se transformimi që po ndodh në këto zona, i ka dhënë më shumë jetë dhe ka përmirësuar ekonomitë e këtyre komuniteteve. “Kemi zbuluar e përshtatur shumë destinacione që më parë kanë qenë të paarritshme për qytetarët, duke filluar nga Shpella e Pëllumbasit, që sapo u modernizua e gjithë infrastruktura, u trajnua stafi, fshati është gjithashtu më i hapur për turistët që duan të kalojnë një mbrëmje apo të vizitojnë shpellën, ndërkohë që shumë zona të tjera rurale, duke filluar nga Shën Gjergji, Petrela, Dajti dhe zona të tjera bujqësore, kanë marrë më shumë jetë”, nënvizoi Veliaj.

Zyra e re e Info Point ofron informacione për Tiranën përmes broshurave, fletëpalosjeve, hartave të reja, si dhe informacionit të specialistëve të turizmit për këdo që do të kalojë disa ditë fantastike në kryeqytet dhe të shijojë jetën kulturore dhe artin e kulinarisë.

Veliaj: Turizmi është e ardhmja e Tiranës Read More »

Rama tregon qëndrimin e Tiranës zyrtare për dialogun Kosovë-Serbi dhe demarkacionin me Malin e Zi

[sgmb id=”1″]

Në konferencën për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se mbledhja e katërt e dy qeverive jemi dakorduar të fokusohemi në fushat ku ka proces.

“Në lehtësimin e procedurave administrative,  në lëvizjen e lirë në kufi. Intensifikimi i tregut tonë po ashtu duhet të shërbej si model, prandaj sot u pajtuam të përmbyllim procesin e përbashkët doganor në portin e Durrësit, i cili është port i shqiptarëve të Kosovës po ashtu, sepse është e padrejtë dhe e pandershme që sipërmarrjet shqiptare që qojnë mall në Kosovë përmes Durrësit të kontrollohen dy herë dhe të përballen me dy palë procedura e dy palë doganierë. Ky proces është vonuar pajustifikim”, theksoi Rama.

Ai tha se do të fillohet ti ipet fund harxhimit të buxhetit duke mbajtur konsullata të ndara shqiptare, duke nisur nga kryeqendrat e mëdha, raporton Indeksonline.

“Shqipëria e mbështet dialogun e Prishtinës me Beogradin, në funksion të gjetjes së një zgjidhje realiste dhe çlirimit të Serbisë nga mankthi, e që pengon njohjen përfundimtare të Kosovës. E shikojmë me shqetësim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi poashtu që është e domosdoshme që të gjindet një zgjidhje e që po krijon jo pak probleme me BE-në, që është garanti i Kosovës”, ka shtuar Rama.

………………………………………….

Rama e vlerëson si nderë për Shqipërinë vizitën e Haradinajt në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj tha se kjo vizitë është nder për shtetin shqiptar.

Ai theksoi se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm, të cilin do e duan të gjithë, viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, raporton Indeksonline.

Rama foli edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive në muajin nëntor, që do të zgjas dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor për nder të Ditës së Flamurit.

“Këtë vit do të përtërijmë lidhjet tona dhe do t’i çojmë në një nivel të ri. Për ditë, muaj e vite më të bashkuar në funksion të një të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët. Fal përpjekjes së dy presidentëve ku përfshihen autoritete të larta të Shqipërisë e Kosovës, në shenjë për heroin tonë ky vit do na shërbej si pakt i bashkuar për bashkimin e botës shqiptare”, potencoi Rama.

Kryeministri shqiptar shtoi se përpjekje këtë vit do të bëhet për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e që Kosova e ka nisur dhe është model për të tjerët.

“Ne duam  të angazhohemi për fëmijët e kombit tonë që arrijnë suksese në Evropë e Amerikë, që të gjejnë rrugë për dije dhe shërbim të kombit, të forcimit të lidhjeve që nuk duhet ta lëmë të tretet, e që është përgjegjësi e jona si vendimmarrës. Më 28 nëntor të 2018 do të mund të rendisim çka jetësuam si qeveri për shqiptarët jashtë vendit”, tha tutje Rama.

Sipas tij, duhet të mendohet që shtetet të ndahen nga historia sovjetike

Rama tregon qëndrimin e Tiranës zyrtare për dialogun Kosovë-Serbi dhe demarkacionin me Malin e Zi Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com