Opinione

Atentati i ndodhur sot mund të ketë lidhje me masakrën e ‘Çoles’

[sgmb id=”1″]

Të tjera detaje janë bërë të ditura për atentatin me 3 të plagosur sot paradite në qytetin e Vlorë. Personi që ishte në drejtim të mjetit dhe u plagos rëndë është Ferdinant Llanaj 39 vjeç. Po kështu
mbeti i plagosur dhe personi që udhëtonte me të Dritan Bega 52 vjeç dhe djali i tij vetëm 8-vjeç që ishte me të në makinë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi i plagosuri është vëllai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë. Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinant dhe Aleksandër Llanajt.
Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u
dënuan me nga 35 vjet burg.

Ferdinand Llanaj është njëri prej dy të plagosurve në atentatin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektiv.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet
kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Atentati i ndodhur sot mund të ketë lidhje me masakrën e ‘Çoles’ Read More »

Basha: Sot kërcënohet liria e zgjedhjes

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se sot na kërcënohet liria, në veçanti ajo e zgjedhjes.

Pas vizitës në ekspozitën e hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i opozitës deklaroi se mesazhi i tij ka qenë se ia vlen çdo sakrificë për liri.

“Jeta e At Zef Pllumit është kushtrim për lirinë. Vepra e tij “Rrno për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si dëshmi autentike e Ferrit komunist dhe si kushtrim për njerëzit e lirë se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet”, tha Basha.

Basha: Sot kërcënohet liria e zgjedhjes Read More »

The Sun: FIFA mund të dënojë Spanjën, shanse për Shqipërinë në Botëror!

[sgmb id=”1″]

Duket një skenar që ekziston vetëm në mendjet e shqiptarëve, por përderisa prestigjozja “The Sun” e analizon një mundësi të tillë, gjithçka mund të ndodhë.

Dhe nëse ndodh, Kombëtarja shqiptare ka shanse të mëdha që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet. Po, kuqezinjtë mund të marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018” dhe kjo me “ndihmën” e FIFA-s.

Tensionet rreth referendumit të ardhshëm për pavarësinë e Katalonjës kanë shkaktuar kaos në Spanjë pas paralajmërimit se La Liga mund të mbetet pa Barcelona-n, shkruan Telesport.

“The Sun” shkruan se, nëse Barcelona përjashtohet nga La Liga, atëherë FIFA do të detyrohet të marrë masa të rrepta për kombëtaren spanjolle dhe ta përjashtojë për Botërorin “Rusi 2018”, edhe pse është në vend të parë në grup.

Ky do të ishte një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, që gjendet në grup me Spanjën në eliminatoret e këtij Botërori. Kuqezinjtë do të merrin pjesë në “play-off” dhe shanset për të zënë një vend në Botëror do ishin të mëdha. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë dhe vështirë ta lëshojnë këtë vend. Italia mund të kualifikohej direkt, ndërsa kuqezinjtë do të shkonin në “play-off”.

The Sun: FIFA mund të dënojë Spanjën, shanse për Shqipërinë në Botëror! Read More »

Nisë “politika” me vajzën që përloti Parlamentin e Shqipërisë

[sgmb id=”1″]

Sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u mbajt Parlamenti Rural një e re nga Rubiku bëri që të përloteshin jo vetëm të pranishmit, por edhe shumë të tjerë. Video me fjalimin e saj u përhap gjerësisht në portalet online.

Por pas kësaj një denoncim ka ardhur në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku thuhet se kjo vajzë është e angazhuar me pare me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tani po perdoret nga Rama.

Postimi i plotë në “facebook”:

Pa koment:

“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”

Nisë “politika” me vajzën që përloti Parlamentin e Shqipërisë Read More »

Myftiu i Tiranës: Qarqe të caktuara nuk e pranojnë Skënderbeun

[sgmb id=”1″]

Ekstremizmi i dhunshëm është një ndër sfidat e reja që janë shfaqur edhe në Ballkan gjatë viteve të fundit dhe ai përbën kërcënim për sigurinë e vetë rajonit. Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” në Uashington, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se edhe Shqipëria rrezikohet nga ky fenomen.

“Komuniteti Musliman i Shqipërisë përmes 35 myftinive në të gjithë vendin po përpiqet, duke marrë parasysh edhe vetë tranzicionin që po kalojmë si shoqëri, që të ketë në mirëmenaxhim, në administrim dhe në përcjelljen e mesazhit hyjnor të paqes nëpër të gjithë këto objekte kulti, xhami në fshatra dhe në qytete. Po punojmë të ketë një mirëmenaxhim që synon uljen me këmbë në tokë në përcjelljen e këtij mesazhi në raport me vetë myslimanët dhe në raport me gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke marrë parasysh kornizën ligjore, kornizën fetare dhe kornizën shoqërore” – tha Murra.

Gurra pranoi se ka rryma që nuk e pranojnë figurën e Skënderbeut.

“Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe” – tha Gurra.

Myftiu i Tiranës: Qarqe të caktuara nuk e pranojnë Skënderbeun Read More »

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

[sgmb id=”1″]

“Ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye”, keshtu eshte shprehu Jozefina Topalli per mungesen e saj ne parlament.

Ajo shprehet se ky ka qene nje vendim i familjes Basha dhe per kete arsye nuk ndjen keqardhje.

“Eshte nje vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgje keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh.

Ajo foli edhe per kohen qe ka qene ne qeveri dhe opozite me Lulzim Bashen dhe se cfare nuk i pelqente te ai. “Gjate bashkejeteses me Bashen nuk me pelqente te ai papergjegjshmeria qe ai kishte ne ushtrimin e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme. Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, – u shpreh ajo.

Ish-deputetja dekalron se nuk e ka besuar asnjehere qe Lulzim Basha do ta conte PD –ne ne nivelin tjeter, pasi e la Berisha. Ajo qe ndodhi sipas saj eshte shume e rende sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do te thote te jesh ne qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli e ftuar ne “Oktapod”.

Sipas saj Basha ka marre peng siglen e Partise Demokratike.

“Po te donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.

Topalli foli edhe sesa e ka zevendesuar Basha liderin Berisha ne krye te PD-se!  “Nuk ishte e thjeshte qe pas ikjes se Berishes, dikush te zinte karrigen. Problemi eshte se te jesh kryetar i PD-se, se pari duhet te kesh autoritet moral, duhet te jesh i vertete, duhet te jesh frymezues, duhet te besh beteja te forta, nuk mendoj se ndonjeren prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri ne 2017, jane 12 vite ne politike, ka pasur te gjitha shanset per te na bindur se ai mund te ishte nje kryetar, por nuk e beri. Ne shkodranet kemi nje shprehje “nuk eshte me te bleme, asht me te leme”.

Nese ka nje fjale qe e pershkruan Lulzim Bashen eshte se: ai eshte i rreme ne fushate, i rreme kur flet”, – deklaroi ajo.

Topalli foli edhe per marrveshjen e 18 majit, dhe per zgjedhjet e fituara nga socialistet, duke u ndalur ne togfjaleshin: “Rama ia hodhi Bashes”

Turi: Pas Berishes del qe Rama del me i zgjuari si lider?

Jozefina: Varet se ke ke perballe pastaj!

Ish-deputetja e PD-se, shprehu rezerva edhe per menyren e komunikimit qe Basha kishte ne cadren e lirise. “Basha ne 5 jave ne cader, ka sulmuar me shume perendimin se Ramiz Alia ne 5 vite”, – perfundon ajo.

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë Read More »

Pesë lojtarët e Bayernit që ia bënë kurthën Ancelottit

[sgmb id=”1″]

Carlo Ancelotti tashmë i përket të kaluarës te Bayerni. Por, dilema ka lindur se kush ishte më meritori për largimin e tij. Mediat gjermane po i përmendin pesë emra që ndikuan indirekt në largimin e tij.

Arien Robben e Frank Ribery janë dy lojtarët kryesorë që kanë prishur atmosferën te Bayerni. Se Robben nuk e deshti Ancelottin tregoi edhe deklarata e tij pas shkarkimit të tij.

“Nëse të gjithë e mbështetën atë, unë nuk do të përgjigjem për këtë” ka thënë Robben.

Ribery në disa raste i kishte reaguar Ancelottit duke bërë gjeste pasi ai e zëvëndësonte. Minutazha e Thomas Muller ka bërë që edhe gjermani vazhdimisht të jetë kundër trajnerit italian.

Ai nuk arrinte të fshihte pakënaqësinë në fushë dhe në bankën rezervë.

Boateng nuk u ftua fare për ndeshjen ndaj PSG-së dhe për këtë mbrojtësi me pasaportë gjermane i ishte bashkuar rebelëve të Bayernit.

Lewandowski po përmendet poashtu si ylli i pakënaqur pasi doli në fillim të sezonit me një deklaratë ku shfaqi pakënaqësinë.

Pesë lojtarët e Bayernit që ia bënë kurthën Ancelottit Read More »

Divorcet, Shqipëria po hyn ndër vendet me normë të lartë

[sgmb id=”1″]

Divorci është një proces i gjatë, i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shpeshherë me pasoja të rënda shoqërore. Por, gjithnjë e më shumë martesa po shkojnë drejt divorcit në Shqipëri duke bërë që Shqipëria të hyjë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë të lartë të tyre, sipas një harte globale, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në 100 martesa në Shqipëri 31 shkonin në ndarje, me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ky tregues ishte rreth 22. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe, në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martesa.

Në të njëjtin nivel me ne, për sa i përket divorceve janë Italia, Greqia dhe Turqia. Vendet e rajonit janë pjesë e grupit të vendeve me normë më të ulët të divorceve për 100 martesa.

Vendet me më shumë divorce

Sipas hartës së publikuar nga Wikipedia, rekord për numrin më të lartë të divorceve me mbi 60 divorce për 100 martesa e mban Spanja dhe Portugalia dhe vendet e Beneluksit.

Të lartë numrin e divorceve e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Zvicra, si dhe Rusia, ku norma e divorceve varion nga 50-59 divorce në 100 martesa.

Ndër arsyet kryesore për rritjen e divorceve në Spanjë, ishte kriza ekonomike. Rritja shumë e madhe e divorceve bëri që qeveria spanjolle të shkurtonte në kohë procedurën për divorce, ku një vit, kohëzgjatja e procedurës u shkurtua brenda ditës.

Vendet me më pak divorce

Pjesë e grupit të vendeve me normë të ulët divorcesh, sipas të dhënave në hartë, me normë 0-9 divorce, janë Kili dhe Kolumbia, disa vende të Afrikës dhe Azisë.

Po pse po rriten divorcet në Shqipëri?

Arsyet kryesore, që japin ekspertët ligjorë dhe ata të fushës psikologjike, lidhen fort me shoqërinë shqiptare ndër vite: dhuna, varfëria, emigracioni, mblesëritë. Por, duket se të tjera arsye po bëhen të dukshme, si rritja e pozicionit të femrës në shoqëri, diferencat në arsim dhe në prioritet, apo edhe bixhozi etj. Divorci është një proces i gjatë, i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shpeshherë me pasoja të rënda shoqërore.

Psikologët vlerësojnë se divorci është një proces i cili ka një ndikim afatgjatë në jetën e ish-partnerëve, duke i cenuar ekonomikisht. Kjo shkakton rënie të standardit të jetesës së mëparshme dhe në rastin e individëve në karrierë, ndikim në produktivitet. Stresi është ndër pasojat e divorcit, që shpeshherë është i gjatë dhe financiarisht i vështirë. Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës tregojnë se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës. Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Divorcet, Shqipëria po hyn ndër vendet me normë të lartë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com