Opinione

Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryen në luks, Berisha nxjerr mesazhet

[sgmb id=”1″]

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy mesazhe qe sipas tij denocnojne situaten skandaloze ne ate qe ai e quan shteti i Norieges.

Berisha ka postuar ne faqen e tij ne FB, mesazhin e një mjeku nga Dibra dhe një punonjësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të cilët ankohen se nuk kanë marrë pagat.

Postimi i Berishes

Punonjesit pa rroga, ministrat zhgerryhen ne luks! Ky eshte shteti i Norieges!

Lexoni mesazhet e punonjesve dixhital! sb

“Pershendetje Doktor Berisha.Jam nje mjek nga qarku i Dibres.FSDKSH (drejtoria e Fondit te sigurimeve shendetsore) Diber ka rreth dy jave pa drejtor dhe pa nendrejtor dhe nuk eshte komanduar askush sepse Beqja i koncensioneve nuk ka mbaruar akoma pazaret e emerimeve.Jemi rreth 600 vete personel infermier dhe mjek te sherbimit paresor qe nuk mund te marrim rrogat.Jane dhe shume subjekte farmaceutike te pa likujduara.Ju lutem publikojeni ju kete shqetesim sepse ndryshe nuk ndergjegjsohen ata qe na kane paralajmeruar me kohe qe nuk kemi pare gje akoma.Jane infermier qe presin ate rroge per te mbajtur familjet e tyre dhe 10 dite vonese (e cila mund te shkoje dhe nji muaj me keto te papergjegjshem) eshte e pallogjikshme.Shume faleminderit!”

– Nenpunesi dixhital +100 punonjesit e Ministrise se Turizmit e Mjedisit pa paga

“I nderuar Dr. Berisha, Me shpresen qe ju do ta beni publik shqetesimin tone, ju bej me dije se mbi 100 punonjes se Ministrise se Turizmit e Mjedisit me VETO te Ministrit Klosi nuk kane marre pagat e Muajit Shtator. Deri ne keto momente asnje procedure nuk ka nisur ende Aktualisht shume punonjes te Sherbimeve Mbeshtetese(Shofere, pastruese, roje, mirembajtes) kete rroge e kane jetike dhe shume te tjere e kane te pamundur te paguajne kredite e marra , detyrimet e shkolles per femijet e tyre ,si dhe nevojat jetike ne keto kushte qe sic e dini cdo gje eshte shtrenjtuar. Ju lutem beheni publik kete mesazh me besimin se Ministri Klosi mund te vere doren ne zemer e na jep pagen!

Punonjësit pa rroga, ministrat zhgërryen në luks, Berisha nxjerr mesazhet Read More »

Thaçi rikujton bashkimin e Gjermanisë

[sgmb id=”1″]

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar ribashkimin e Gjermanisë.

Me këtë rast Thaçi ka theksuar se në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi.

Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.

Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri.

Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë.

Thaçi rikujton bashkimin e Gjermanisë Read More »

Panucci kërkon rezultat pozitiv kundër Spanjës dhe Italisë

[sgmb id=”1″]

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci në konferencë për shtyp përpara ndeshjeve ndaj Spanjës dhe Italisë, deklaroi se një rezultat pozitiv në këto ndeshje do i bënte mirë imazhit të vendit tonë.

“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci.

Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, “por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë”.

“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanjë do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi Panucci.

Panucci kërkon rezultat pozitiv kundër Spanjës dhe Italisë Read More »

Facebook: Sot dorëzohen reklamat ruse në Senat

[sgmb id=”1″]

Facebook ka thënë se do t’i sigurojë Kongresit të SHBA-së kopjet e 3000 reklamave që rrjeti social ka thënë se ishin blerë nga rusët para dhe pas fushatës presidenciale në SHBA.

Rrjeti më i madh social në botë ka thënë se sot do të dorëzoj infornacionet në Kongres, duke përfshirë edhe të dhëna lidhur me atë se kush ishte shënjestruar dhe sa ka kushtuar secila reklamë.

Mark Zuckerber, kishte paralajmëruar një gjë të tillë muajin e kaluar, ai tha se do t’i jepte informatat hetuesve në Kongres, megjithatë nuk pati specifikuar se kur do të ndodhë kjo gjë.

Informatat do t’i dorëzohen Komisioni të Senatit, Dhomës së Informacionit dhe Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan.

Facebook: Sot dorëzohen reklamat ruse në Senat Read More »

Pavarësia e Katalonjës, 90 për qind e banorëve votojnë pro, qindra të plagosur

[sgmb id=”1″]

Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.

Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.

Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.

Zëvendëskryeministrja spanjolle Soraya Saenz de Santamaria tha të djelën në Madrid, se “nuk është mbajtur referendum apo diçka që i ngjason një referendumi”. Ajo tha se heqja e lidhjeve të internetit të zyrës rajonale të regjistrimit nga policia ka neutralizuar çdo aftësi për të formuluar rezultatet e votimit.

Por zëdhënësit e qeverisë rajonale katalanase që kërkuan mbajtjen e votimit, thonë se 73 për qind e vendvotimeve janë të hapura dhe teknikët e tyre po përpiqen të rregullojnë linjat e prera të internetit.

Personi, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, thotë se votat do të numërohen fizikisht dhe rezultatet do të njoftohen nga një bord i posaçëm zgjedhor të formuar nga “ekspertë dhe akademikë”.

Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido thotë se përpjekjet për të legjitimuar votimin e së dielës janë një “parodi”.

Dhuna shpërtheu herët të djelën kur policia e pengoi presidentin e qeverisë rajonale katalane, Carles Puigdemont, që të votonte në distriktin e tij të Geronës. Puigdemont u filmua më pas duke votuar në një vendvotim tjetër. Autoritetet katalanase u kërkuan votuesve të hedhin votat në çdo vendvotim të hapur që ata mund të gjejnë. Në disa raste njerëzit kanë hedhur vota në kutitë e votimit të vendosura në rrugë.

“Shteti spanjoll ka penguar katalanasit që të ushtrojnë të drejtat e tyre, duke i dhënë një imazh të tmerrshëm Spanjës” u tha Puigdemont gazetarëve.

Zyrtarët e policisë spanjolle thonë se janë të zhgënjyer nga forcat policore rajonale të Katalanasve, të cilët i kishin siguruar ata se nuk do të lejonin hapjen e qendrave të votimit.

Nga mesi i mbasdites, duket se situata po normalizohej në disa vende kryesore votimi. Partia kryesore opozitare, PSOE e cila në fillim mbështeti politikën e ashpër të qeverisë konservatore ndaj shkëputjes katalane, i bëri thirrje kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy dhe Puigdemont të jepnin dorëheqjen dhe të organizonin zgjedhje të reja. Në shenjë proteste kundër përpjekjeve të qeverisë qendrore për të ndërprerë referendumin, skuadra e futbollit të Barcelonës anuloi një ndeshje me një ekip tjetër spanjoll, sepse ekipi tjetër njoftoi se do të luante me ngjyrat e Spanjës qepur në fanellat e futbollistëve. Nën kërcënimin e sanksioneve nga shoqata spanjolle e futbollit, ekipi i Barcelonës më në fund ra dakord të luante një ndeshje me dyer të mbyllura me ekipin nga Ishujt Kanare, ku mbështetja për qeverinë qendrore është e fortë.

Pavarësia e Katalonjës, 90 për qind e banorëve votojnë pro, qindra të plagosur Read More »

“Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur”

[sgmb id=”1″]

Një vajzë me origjinë nga Peshkopia na ka shkruar një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare. Historia e saj nisi në muajt vendimtarë të maturës, kur fisi i saj, jo ajo, vendosi se çfarë dege duhej të zgjidhte për shkollën e lartë.

Ja si e nis ajo mesazhin:

Babai dhe nëna nuk më pyesnin mua. U ishte fiksuar ideja se, meqë isha nxënëse e shkëlqyer, duhej të bëhesha mjeke. U mblodh gjithë fisi dhe vendosën për mua. Më thanë se nuk kisha rrugë tjetër. Kështu bëra, me gjithë presionin, edhe pse doja tjetër degë, dhe njerëzit e mi organizuan festë. U mblodhëm nja 100 vetë”.

Fjalët e saj marrin ritëm tjetër, sepse historia ndryshon rrjedhë.

Vitin e parë e mbylla me sukses, sepse sinqerisht që isha e mirë me librat. Problemi ishte se unë nuk e doja mjekësinë. Gjithmonë kisha ëndërruar psikologjinë. Mjekët i kam urryer gjithmonë dhe e kisha të vështirë të hyja në spitale. Edhe sot, madje. Kështu, vendosa ta lë shkollën. Nga fundi i qershorit njoha një grua, e cila jetonte në Itali. Ajo më mori më vete dhe rezultoi shpëtimtarja ime. Një vit e kalova pushim, por pastaj hyra në universitet për psikologji. Ajo më paguan gjithçka. Sot jam në vitin e fundit dhe po ia dal pa problem. Kam marrë që tani oferta pune, madje shkruaj në një gazetë për problemet e fëmijëve”.

Po prindërit e saj, ç’mendojnë? Ja ç’shkruan ajo:

Nuk shkoj dot në shtëpi. Ata kujtojnë se jam me ndonjë mashkull. Nuk më besojnë. Askush nuk më beson. Fisi im mendon se jam çmendur, sepse të lësh mjekësinë për psikologjinë dhe të braktisësh familjen sipas tyre është gjest prej prostitutash. Nuk kthehem dot në Shqipëri”.

Në fund, vajza na premton se do të na shkruajë sërish, por vetëm kur të futet në punë, që të japë mesazhin e vet.

“Ju premtoj se do t’ju nis foto nga puna ime e re, që do të jetë super. Dua t’u them të gjithë të rinjve, që të guxojnë. Shkolla nuk duhet për lekë, por për t’i dhënë kuptim jetës. Unë po e bëj”.

“Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur” Read More »

Alarmon avkati: Rrezikohet lirimi i personave të rrezikshëm, sepse s’ka gjyqtarë në Shqipëri

[sgmb id=”1″]

Mijëra dosje qëndrojnë të pashqyrtuara që nga viti 2015 në Gjykatën e Lartë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep alarmin se kjo situatë çon në lirimin e personave të rrezikshëm dhe në dhënien me vonesë të drejtësisë.

Sajmir Vishaj: “Mungesa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë apo Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ai të vazhdojë të endet dhe të humbasë afatet e paraburgimit pasi një çështje kur shkon në gjykim ka afate të caktuar në bazë të masave të dënimit nga 6 muaj 9 muaj deri një vit brenda këtij afati kjo çështje duhet të gjykohet, nëse nuk gjykohet ai fiton lirinë”. Për avokatin Vishaj, Reforma në drejtësi duhet të niste së pari nga burimet njerëzore që të mos krijohej ky ngërç.

Sajmir Vishaj: “Nuk mund të rimbushen vendet vakante pasi me ndryshimet e ligjit dhe me reformën në drejtësi të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë do kalojnë sipas vendeve nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mungesa e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor bën që ende të kemi këtë vakum dhe kaos në Gjykatën e Lartë edhe në gjykatat e tjera ku kemi një numër të munguar gjykatësish”.

Por cfarë duhet bërë në këto kushte dhe a ka një zgjidhje?

Sajmir Vishaj: “Duhet urgjentisht Ministria e Drejtësisë, komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë të shikojë rritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve para se të nisë reforma. Mungesa e gjyqtarëve do të sjellë amulli dhe kjo ka nisur”. Mungesa e gjyqtarëve është problem edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit, gjë që ka vënë në vështirësi funksionimin e drejtësisë. Sipas Vishaj drejtësia duhet të jepet në kohën e duhur pasi çon në kufizim të lirive të njeriut.

Sajmir Vishaj: “Drejtesia duhet të jepet në kohën e duhur, sidomos ajo penale ka më vlerë. E njëjta situatë kaotike po ndodh në Gjykatën e Lartë, ku ka me mijëra dosje të pashqyrtuara, ndërkohë kemi të bëjmë edhe me 150 dosje të masave të sigurimit që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive të njeriut. Nëse mungojnë kapacitetet, nuk arrihet dhënia e drejtësisë pasi vet trupa gjykuese nuk formohet dhe kemi gjykata që jane me 2 gjyqtarë që nuk mund të gjykojnë qindra çështje që janë për gjykim”. Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj jep edhe shembuj. Sajmir Vishaj: “Kavajë, Përmet kemi 2 gjyqtarë. Një bën masën e sigurimit, një hetimet paraprake, kush e gjykon çështjen në themel”?

Alarmon avkati: Rrezikohet lirimi i personave të rrezikshëm, sepse s’ka gjyqtarë në Shqipëri Read More »

Si ndikoi bota e krijues të ‘Playboy’ në shkuarjen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

[sgmb id=”1″]

Hugh Hefner, i cili vdiq në moshën 91 vjeçare, e konsideronte veten njeriun më fatligj në planet.

Dhe me pizhame me lepur e me avionë privatë, ai arriti një ndikim mjaft të madh në botën moderne.

Si themelues i revistës ‘Playboy’ ai revolucionoi imazhet e heteroseksualitetit në kulturën popullore, duke ndryshuar  zakonet e gjumit dhe zakonet e njerëzve gjatë proceseve. Ai madje mund të ketë ndikuar në rrugën e politikës moderne amerikane.

Hefner filloi ‘Playboy’ në fillim të viteve 1950, kur norma e kulturës popullore amerikane u përshkua nga imazhet e familjeve të shëndetshme në shtëpi, si nga ilustratori Norman Rockëell. Ishte një periudhë kur shoqëria amerikane po përjetonte valë paniku të moralit mbi ndikimin korruptues të librave komikë mbi të rinjtë.

Përderisa Disney po prodhonte ‘The Mickey Bouse’ në televizion, Hefner po merrte vajzat e reja dhe botonte fotografi në revistën e tij.

Me ‘Playboy’ Hefner legjitimonte llojin e paraqitjes fotografike të lakuriqësisë femërore, e cila më parë kishte qenë përgjegjësi e kartolinave të shikuara privatisht në dhomat e dolpae të meshkujve.

Të gjitha papritur, shumë konservatore socialë dhe kritikë kulturorë ishin lakuq në një revistë kryesore, shkruan The Indepedent, transmeton Indeksonline.

Hefney fuqizoi burrat për të hedhur mënjanë mullinjtë e të qenit një i rritur dhe silleshin si djemtë në trupat që po rriteshin.

Hefner dhe revista e tij krijuan aspirata për burrat amerikanë të ciëlt përfshin një kalim radikal nga zakonet e mëparshme shoqërorë të shoqërimit të kryer ose të vazhdueshëm.

Ata përqafuan një kulturë të burrave që takoheshin lirisht dhe jo vetëm. Ai po shiste stilin e jetës së James Bond, tek burrat e klasës së mesme.

Playboy, përshkroi gratë vetëm si lodra seksuale për burrat apo si gërmuesit e arit-të zënë me vendosjen e kurthit martesor që duhet të shmanget nga burat e vetëm me çdo kusht.

Sipas The Indepdent, Hefner mudn të ketë promovuar edhe llojin e personave që ndihmuan në hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1983, rivali i pronarit të revistës ‘Playboy’, Larry Flynt, i cili vrapoi për president si një kandidat liberian. Ai nuk ishte një kandidat i madh por mashkulli alfa, është bërë tipar i njohur i zyrës politike.

Këta votues meshkuj mund të jenë ndier të “shtypur” nga korrektësia politike aq sa dishepujt e Hefnerit të shkelur nga domosdoshmëria për t’u martuar. Marku i Trump, mund të jetë edhe më i derdhur se Playbou-por ka shumë nga Hefner-ët në të.

Si ndikoi bota e krijues të ‘Playboy’ në shkuarjen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com