Opinione

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka

[sgmb id=”1″]

Tifozat e Kombëtares së Shqipërisë “Kuq e Zi” nuk do të jenë të pranishëm sonte në stadiumin “Elbasan Arena” për përballjen e fundit kundër Italisë.

Sonte ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana do ta ketë ceremoninë ndarëse nga Kombëtarja e Shqipërisë, por tifozët që e përcollën kudoqoftë kapitenin, nuk do të jenë aty.

Megjithatë ata përmes rrjeteve sociale kanë falënderuar Canën për kontributin e madh të dhënë për Shqipërinë.

“Faleminderit Kapiten. Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan. Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti”, shkruhet në statusin e tifozëve kushtuar Canës.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet sonte nga ora 20 e 45, e fundit për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Tifozat Kuq e Zi mesazh Canës: Na fal, por na detyruan – faleminderit për gjithçka Read More »

Rama mbron Ruçin dhe thumbon BE: Procesi i zgjerimit, jo i ndershëm

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ne nje interviste dhene për gazetën e njohur austriake, “Der Standard”,  e quan qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.

Sipas Ramës, vendet si Serbia apo Mali i Zi, nuk janë pjesë e NATO-s dhe janë në proces tratativash për t’u anëtarësuar në BE. Kryeministri u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Adelheid VVölfl, i cili ka kërkuar të dijë nëse PS ka bërë hetime për Gramoz Ruçin, pasi sipas tij, ai konsiderohet si simbol i komunizmit.

Në Shqipëri, këto ditë, komisionet e verifikimit fillojnë të gjejnë ata gjykatës dhe prokurorë, që janë të korruptuar ose që kanë shpërdoruar detyrën e tyre. Çfarë prisni ju nga ky proces?

Këto verifikime janë vendimtare për një arkitekturë të re të sistemit, të cilin e kemi ndryshuar me anë të reformave të thella. Ne kemi një pallat të ri drejtësie. Dhe këto verifikime do të sigurojnë që banorët e këtij pallati të skanohen, disa nuk do të mund të futen brenda. Do të varet edhe nga akuzat, që do të bëjnë (paraqesin) një formë të re drejtësie. Së shpejti, do të shohim rezultate konkrete.

Por edhe rezistencë kundërshtuese apo?

Rezistenca kundërshtuese ishte e pranishme që në ditën e parë. Por tani, procesi e ka kaluar pikën kritike dhe reformat nuk u ndrydhën.

Sa thellë ka zënë vend korrupsioni në sistemin e Drejtësisë shqiptare?

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, me siguri, do të pushohet. Procesi i tanishëm nuk lejon hapësirë që ata t’i shpëtojnë apo të depërtojnë në sistem. Reforma e Drejtësisë është e lidhur edhe me fillimin e tratativave për anëtarësim në BE-në.

Kur do të mund të fillojnë ato?

Kjo nuk dihet kurrë me BEnë, sepse tek ajo ndryshojnë vazhdimisht pozicionet dhe kushtet. Ne na u tha që tratativat fillojnë kur të bëhet Reforma Kushtetuese në kapitullin e drejtësisë. Kështu, ne e ndryshuam Kushtetutën, por bisedimet për anëtarësim nuk filluan. Pastaj na u tha, që për të filluar tratativat, është i rëndësishëm ligji për komisionet e verifikimit. Pastaj na u tha që janë të rëndësishme zgjedhjet, që të mund të fillojmë. Tani, ne i kemi kryer të gjitha dhe do të shohim. Mund të bëhet vitin e ardhshëm, në qoftë se Këshilli i BE shpreh një mendim pozitiv për këtë, por edhe mund të jetë, që mos të bëhet vitin e ardhshëm. Nuk është fjala për Shqipërinë. Procesi i zgjerimit është bërë gjithnjë e më shumë jo-”fair”, dhe për shtetet, më pak i parashikueshëm. Kjo ka të bëjë me vetë Europën.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, në fjalën e tij ,”State of the Union”, ka folur për perspektivën e zgjerimit, por në letrën e tij drejtuar Presidentit të Këshillit, ai ka përmendur veçmas vetëm Serbinë dhe Malin e Zi në vitin 2025, dhe Shqipërinë nuk e ka përmendur …

Unë nuk mendoj se kjo duhet lexuar kështu. Ai nuk i ka përjashtuar të tjerët, ai ka përmendur vetëm Serbinë dhe Malin e Zi veçmas, sepse ato janë tashmë në tratativa.

Ka një shqetësim të dytë, që shtetet e Ballkanit të përafrohen në BE, jo më në bazë të arritjeve të tyre, pra, parimi i regatave, por si një rajon.

…Unë nuk dëshiroj që të hiqet dorë nga parimi i varë- sisë nga arritjet dhe unë nuk besoj se BE-ja do ta bëjë këtë. Sepse kjo ka rëndësi, që shtetet të përmirësohen faktikisht. Nëpërmjet integrimit në BE, ne mund të modernizojmë vendet tona dhe të ngremë institucione. Por BE-ja duhet të reformohet. Unë kam besim se aksi i rivendosur midis Berlinit dhe Parisit do ta çojë përpara këtë. Unë jam dakord edhe me Presidentin francez, Emanuel Macron, se duhet të ketë shpejtësi të ndryshme. Sepse, nëse dëshirohet që në fund të kihet një BE fleksibël dhe funksionuese, atëherë duhet shkuar përpara dhe jo çdo gjë të ndërtohet me vendime me konsensus.

A prisni ju një ndryshim kursi në strategjinë e zgjerimit?

Këtë nuk e pres. Dhe problemi nuk është se çfarë thotë Europa, por çfarë bën ajo. Ata kanë thënë që nuk bëjnë zgjerim, por çështja në të vërtetë, është se sa zgjerim bëjnë. Në rastin tonë është tërësisht jo- ”fair”, sepse ne jemi një shtet i NATO-s, Mali i Zi ka aderuar në NATO shumë më vonë. Përveç kësaj, te kapitujt vendimtarë të drejtësisë, ne jemi shumë më përpara se Mali i Zi. Edhe Serbia duhet t’i bëjë akoma këto reforma. Ne këtë e kemi bërë tashmë. Është fantastike që ata janë në tratativa! Është thjesht jo-”fair” që ne nuk jemi në tratativa! Unë nuk e kuptoj edhe këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë, kur ata vazhdimisht lidhin fillimin e tratativave për anëtarësim, me zgjedhjet (në vendet) e tyre, ose me mosdashjen e opinionit publik. Kjo është çmenduri! Do të ishte e kuptueshme po të ishte puna për vetë anëtarësimin, por këtu bëhet fjalë për tratativa. Pra, për këta politikanë do të ishte shumë e thjeshtë të thonë: Ne nuk do të pranojmë kurrë shtete të reja në BE, në qoftë se ato nuk plotësojnë kriteret. Por tratativat, sidoqoftë, janë vetëm diç- ka, që neve na ndihmon të ecim më shpejt përpara dhe atyre asnjëherë nuk mund t’i shkaktojë dëm.

Mendoni se shtetet e BEsë duan ta ngadalësojnë procesin e zgjerimit?

Nuk është fjala se çfarë mendoj unë, kjo është e ndjeshme, e dukshme dhe e qartë. Ndonjëherë pyes veten, nëse udhëheqësit europianë kanë menduar apo jo për këtë. Ose ndoshta është puna se kjo çështje është shumë poshtë në axhendën e tyre dhe prandaj ata dëgjojnë vetëm administratat apo këshilltarët e tyre. Këtu çështja politikisht është plotësisht e qartë. Ata mund të thoshin: Ne bëjmë tratativa me të gjashtë shtetet në Ballkan dhe ne do të jemi plotësisht të rreptë dhe nuk do të ketë asnjë aderim (anëtarësim) për sa kohë që ju nuk do të jeni të gatshëm. Por është absurde të thuhet: Ju jeni një kandidat për anëtarësimin, por ne nuk bëjmë bisedime me ju. Kjo është njësoj si të thuash: Ne duam të martohemi, por nuk flasim për dasmën.

A do të merrni të njëjtat masa për lehtësimin e kufirit me Malin e Zi dhe Greqinë?

Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me çdokënd. Por në rastin e Kosovës duhet ta bëjmë këtë, sepse shumica e njerëzve kalojnë në këtë kufi.

D.m.th është për trafikun e pasagjerëve?

Jo, është e lidhur me transportin e mallrave në të gjithë rajonin, çka është pjesë e një plani veprimi që kemi adoptuar me komisionerin Hahn.

Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë, vitet e fundit. Tani shumë plantacione janë shkatërruar, por policët janë përfshirë shu-më në tregtinë e kanabisit. Çfarë do të bëni rreth kësaj?

Kjo është një çështje e mbyllur, nuk ka një problem real me këtë. Rezultatet e monitorimit do të tregojnë në fund të muajit se kanabisi është zhdukur nga toka e Shqipërisë. Ka vetëm disa pika të vogla, shumë më pak sesa kultivohet në vende të tjera të Europës. Është bërë e zakonshme të flitet për “krimin shqiptar”, por kjo është raciste.

Policë të përfshirë në trafikun e drogës nuk janë ndjekur penalisht. Autoritetet e hetimit ndërkombëtar kanë konfirmuar se ka një problem.

Unë kurrë nuk kam thënë se s’ka pasur problem. Ka të bëjë se mbi çfarë imagjinate krijohen opinionet. Kam lexuar një raport të BE mbi korrupsionin dhe kishte shuma që janë më të larta se Prodhimi Kombëtar Bruto. Prandaj le të flasim seriozisht. Kishte një problem para se ne të hynim në qeveri dhe ne kemi deklaruar luftë kundër drogës.

Pas shkatërrimit të plantacioneve në Lazarat, u përhapën më shumë plantacione kanabisi.

Kjo nuk është e vërtetë. Ju duhet të kuptoni diçka shumë të thjeshtë, deri në vitin 2015, të gjitha deklaratat e policisë ishin sekrete, pra, jo publike. Ne i kemi publikuar ato, më pas prandaj njerëzit kanë folur më shumë rreth kanabisit. Por në qoftë se shkon në arkivat e para vitit 2013, do të shikoni se ka pasur kanabis kudo. Në qoftë se do të vërtetën, unë të them të vërtetën. Në qoftë se doni të qëndroni me imagjinatën tuaj, qëndroni me imagjinatën tuaj.

Ka edhe një ligj, i cili është i diskutueshëm, është për importimin e plehrave. Kryetari i ri i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ishte ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur 4 veta u vranë në demonstratë në Shkodër. A po bëhen hetime brenda partisë suaj socialiste për atë kohë?

Kjo është hetuar dhe gjykuar në gjykatë dhe është liruar nga të gjitha akuzat e çmendura. Pse duhet që partia të hetojë tani për këtë? Unë jam për një kohë të gjatë lider i kësaj partie. Unë kam qenë edhe lider i lëvizjes antikomuniste. Kjo Parti Socialiste që unë drejtoj nuk ka asnjë lidhje me të kaluarën…

…megjithëse ai ka qenë ish-ministër i Brendshëm.

…i cili ishte ministër i Brendshëm në periudhën e tranzicionit, saktësisht pas revoltës. Ai ka vepruar në mënyrë të shkëlqyer, sepse ai organizoi zgjedhjet e para të lira dhe të drejta si ministër i Brendshëm dhe në këto zgjedhje, presidenti komunist humbi zgjedhjet. Pjesa tjetër janë thjesht broçkulla dhe nuk e kuptoj sesi mund të diskutohet në 2017, kur ne kemi miratuar ligjin që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga koha e komunizmit, kemi punuar për rreth 1 vit me Gjermaninë për këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe muzeun e bunkerit të komunizmit, në mënyrë që njerëzit të trajtojnë të kaluarën dhe ne u kemi paguar kompensim të gjithë ish-të përndjekurve politikë që janë gjallë. Dhe tani ju më thoni mua ish-ministër i Brendshëm?

Po, sepse ai është simboli i asaj kohe. A ka diskutime në partinë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkë- putur prej tyre kohë më parë dhe ai nuk është simbol i asnjë gjëje. Ai është vetëm objektivi i një opozite barbare, e cila kërkon vetëm të demonizojë njerëzit. Një numër i madh shqiptarësh e respektojnë atë shumë, sepse ai ka treguar integritet dhe ka reformuar partinë dhe unë jam i kënaqur që parlamenti tani punon si një parlament dhe jo si një klub të dehurish – pak muaj më parë.

Rama mbron Ruçin dhe thumbon BE: Procesi i zgjerimit, jo i ndershëm Read More »

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali

[sgmb id=”1″]

Gjatë rrjedhës së “La Domenica Sportiva”, Gianni De Biasi foli për sfidën midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe shanset që kishte për t’u bërë trajner i axurrëve.

Çfarë po pret Shqipëria nga kjo ndeshje?

Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv, të bëjë figurë të bukur kundër Italisë. Për të gjithë shqiptarët që brohorasin Italinë pas ekipit të tyre kombëtar, do të jetë një garë e shumëpritur. Nga pika emocionale, është ndeshja e duhur për t’i mbyllur këto kualifikime në mënyrën më të mirë.

A do të përfitojë Shqipëria nga periudha e vështirë e Italisë?

Edhe unë mendoj kështu. Ata panë ndeshjen kundër Maqedonisë dhe kanë fituar besim. Në pjesën e dytë kundër Spanjës ata kanë luajtur një lojë të madhe dhe besoj se ndaj Italisë do të jetë një lojë e hapur dhe mund t’i ketë brenda të gjitha rezultatet.

Pse u largove nga Shqipëria para fundit të fushatës eliminatore?

Mendoj se kisha mbaruar punën time. Me gjysmë zemre u largova, duke dashur t’i jap mundësinë një trajneri të ri për ta përgatitur ekipin për “Euro 2020″.

Ju ishit kandidat edhe për stolin e kaltër?

Unë isha kandidat, madje shpresoja të behësha trajneri i Italisë në një pikë. Fati i mirë ishte për Ventura. Tani shpresoj të shkojmë në Kupën e Botës.

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali Read More »

“Marrin 1100 euro shtesë duke fshehur shtëpitë në Tiranë. Hetim deputetëve”

[sgmb id=”1″]

Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Kuvendit të hetojë deputetët që abuzojnë me pagesat fiktive si edhe me deklarimet formale që më pas trajtohen si të pastrehë në Tiranë.

“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore” shkruan ISP.

“Marrin 1100 euro shtesë duke fshehur shtëpitë në Tiranë. Hetim deputetëve” Read More »

Buffon: Kam studiuar Shqipërinë, kjo shprehje më pëlqen shumë te ju

[sgmb id=”1″]

Gianluigi Buffon mbetet madhështor, në fushë ku vendos rekorde, por edhe jashtë saj me vëmendjen që i kushton detajeve. Një prej tyre është edhe përshtypja që i ka lënë Shqipëria pas më tepër se dy dekadave distancë, kur si një talent i së ardhmes erdhi të luante me Parmën në fushën e Teutës.

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italinë janë ndërthurur gjatë historisë”, tha Gianluigi Buffon.

Histori, të cilën kapiteni legjendar i Italisë e njeh deri në detaje mahnitëse. Ashtu si qëndrimin e rilindasit Vaso Pasha, shkruan TCH.

“E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme”, tha Gianluigi Buffon.

Lidhja e Shqipërisë me Italinë i ka kapërcyer të gjithë kufijtë, nga kultura te ekonomia, ndërsa Buffon përqendrohet në aspektin sportiv.

“Shumë lojtarë luajnë aktualisht në kampionatin tonë, të tjerë kanë luajtur ose janë rritur aty. Më vjen mirë që në këto vitet e fundit Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha me këta futbollistë dhe me trajnerët italianë. Në këtë këndvështrim besoj se ju kemi ndihmuar për tu rritur në futboll. Panuçi është ish-shoku im i skuadrës, besoj se do të vazhdoni të përmirësoheni, pasi ai ka aftësinë dhe eksperiencën për të punuar mirë drejt kësaj rruge të re me Shqipërinë”, tha Gianluigi Buffon.

Buffon: Kam studiuar Shqipërinë, kjo shprehje më pëlqen shumë te ju Read More »

Berisha ‘godet’ mediat për Elbasanin: Bëni garë me të vërtetën, jo me shpejtësinë

[sgmb id=”1″]

Arrestimi i Enea Bekteshit, i njohur si anëtari i bandës së Çelës në Elbasan, bëri bujë në media, pasi sipas raportimeve të policisë ishte ky personi  që ndodhej nën drejtimin e mjetit që goditi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar të gjitha mediat që të jenë më të mos bien pre e mashtrimit, pasi Bekteshi është zgjedhur për të qenë kokë turku, pasi autori i vërtetë i asaj ngjarjeje është vetë Suel Çela.

Ja postimi i Berishës:

Mediat në kurthin e narko-policisë!

Të dashur miq, prej dy ditësh mediat e shkruara dhe elektronike janë në një garë sesi të transmetojnë sa më shpejtë e sa më parë trillimet e policisë lidhur me anëtarin e bandës të Suel Çelës, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit që goditi zëvendësdrejtorin e policisë së Elbasanit.

E vërteta është se, banditi Bektashi është zgjedhur si kokë turku për kapobandën Çela. Policia, duke mos guxuar të akuzojë Suel Çelën, i cili do të dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë së krimit të Elbasanit me pushtetarë qeveritarët, ndërmori aksionin kundër Bektashit, arrestimin e tij me mirëkuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura në makinë, që faktonin në mënyrë të pakundërshtueshme se aty në timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht një ushtar i tij.

Iu bëj thirrje mediave të mos humbasin asnjëherë sensin skeptik ndaj njoftimeve të narko-policisë dhe të narko-shtetit të Noriegës!

Berisha ‘godet’ mediat për Elbasanin: Bëni garë me të vërtetën, jo me shpejtësinë Read More »

Në Shqipëri për pak gramë kanabisi dënohesh sa për kilogramë

[sgmb id=”1″]

Titujt mediatikë të një Shqipërie të mbushur me kanabis i kanë bërë shumë të huajt të besojnë se pak gramë mund të kalohen në kufi apo mbahen me vete, por mjaft prej tyre përfundojnë në qeli për muaj me rradhë, ndërsa rrezikojnë dënime deri në 5 vjet burg.

Miso V. u ndalua nga policia e Kakavijës në orën 6.30 të mëngjesit. Ai me 6 shokë po udhëtonin nga Podgorica në një festival tatuazhi në Greqi, por kur policia kufitare kontrolloi makinën në gomën rezervë u gjetën 34 gramë marijuanë.

Duke menduar me gjasë që sasia nuk ishte e madhe dhe se as dënimi nuk do ishte i tillë, Miso pranoi siç rezulton edhe në vendimin e gjykatës së 12 shtatorit para policisë dhe më pas në gjykatë se ishte ai që e kishte blerë kanabisin nga një shkodran për 20 euro dhe e kishte vendosur në gomën rezervë të makinës së marrë me qira. Por testet e tij të drogës dolën negative. Sipas të njëjtit vendim ai nuk ishte përdorues ose të paktën jo përdorues i rregullt dhe fati i tij ishte tërësisht në dorë të trupës gjykuese, e cila kishte hapësirë ligjore ta dënonte 30-vjeçarin minimalisht me pesë vjet burg.

Për fatin e mirë, punonjësi i kompanisë së sigurimeve në Podgoricë, nuk iu duk i rrezikshëm trupit gjykues. Ata e dënuan sidoqoftë me 5 vjet burg, sa është edhe minimumi, që u ul në tre vjet e katër muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe vendosën ta pezullonin dënimin për 2 vjet për shkak të parrezikshmërisë, me kusht që Miso të paraqitet herë pas here në policinë lokale.

Për ironi Miso dhe 6 të rinjtë u arrestuan në të njëjtën ditë kur sipas gazetës malazase “Vijesti” dy shqiptarë u arrestuan në Ulqin me 1.5 ton kanabis.  Me gjasë prania kaq e madhe e kanabisit në Shqipëri ka krijuar iluzionin se sasitë e vogla mund të mos jenë problem ligjor.  Por ligji shqiptar nuk bën diferencë të madhe mes atyre që kapen me disa dhjetra gramë dhe atyre që ndalohen me kilogramë, apo edhe me sasi më të mëdha. Madje shpesh policia dhe drejtësia shqiptare akuzohen se dënojnë më fort ata që kapen me sasi të vogla.

Vetëm tre ditë më parë ambasadori i SHBA Donald Lu përmendi gjatë një fjalimi të ashpër në shkollën e magjistraturës se ndonëse në vitin 2016 u bënë 1349 arrestime për krime të trafikimit të drogës, vetëm 100 nga këto raste u pasuan me dënime në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe mes tyre nuk gjendej asnjë personazh i ashtuquajtur si “peshk i madh”.

Ndërkohë si Miso, të paktën 15 persona shumica e të cilëve të huaj janë arrestuar gjatë këtij viti në Kakavijë për posedim të sasive nga 1 deri në disa dhjetra gramë. Një oficer i policisë i tha BIRN se në një rast një shtetas francez e kishte vetëdeklaruar 3.5 gramë kanabis, i painformuar me gjasë se përtej famës si vendi me kultivimin më të madh të narkotikut në Europë, Shqipëria ka dënime të ashpra penale edhe për poseduesit. Ndërkohë që sipas një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë edhe limiti i drogës me të cilin cilësohesh konsumatorë caktohet vetëm pasi ke qëndruar disa kohë në qeli në pritje të ekspertizës që të nxjerrë ose jo përdorues dhe që përcakton edhe se sa e fortë është droga.

Për Mison kjo zgjati 1 muaj, ndërsa derisa gjykata vendosi lirimin e tij të menjëhershëm në 12 shtator të këtij viti malazezi kishte bërë 5 muaj në qelitë e paraburgimit të burgut të sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës, bashkë me trafikantë të vërtetë të drogës.

Zëdhënësja e Policisë së Gjirokastrës Oltiana Nano tha se edhe rreth 15 raste të tjera në nivel qarku që janë evidentuar jo në kufi, por në grupe kryesisht të rinjsh në tre rrethet e Qarkut Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet. “Personat që janë kapur me 3 gramë apo 5 gramë marijuanë janë proceduar për mbajtje të lëndëve narkotike (posedim), ndërsa ka pasur raste kur persona me mbi 200 gramë janë proceduar për trafik narkotikësh”, tha zonja Nano.

Edhe në pikat e tjera kufitare shqiptare me vendet fqinje raportimet e policisë shqiptare flasin për raste të shumta të bllokimit të shtetasve, kryesisht të huaj, gjatë këtij viti me sasi të vogla narkotike. Sipas policisë së Korçës nga muaji maj deri në shtator janë arrestuar dhe proceduar  38 shtetas të huaj që kanë tentuar të nxjerrin jashtë Shqipërisë marijuanë, në sasi të ndryshme, nga të cilat 21 raste përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë.  Raportimet e Policisë së Korçës flasin se në 21 rastet e zbulimit në kufi në Qafë -Thanë, kanë qenë të përfshirë shtetas polakë, çekë, gjermanë dhe rumunë.

Ndërkohë Kodi Penal aktual shqiptar parashikon dënime të ashpra pavarësisht sasive të vogla të narkotikëve.  Nëse një person kapet me disa gramë marijuanë dënohet me pesë deri në dhjetë vjet burgim. Dhe kjo është si kur i gjenden disa gramë edhe kur kapet me 1 kg marijuanë apo me 1 ton marijuanë. “Ne kemi në Kodin penal vetëm një dispozitë, Nenin 283 që i përfshin këto vepra”, thotë Piro Boboli, një avokat në Gjirokastër, ndërkohë që sipas tij legjislacioni i vendeve të BE-së i ka të mirëspecifikuara dispozitat për drogën dhe vendi fqinj Greqia madje ka një ligj të posaçëm. Zoti Boboli thotë se Kodi Penal shqiptar nuk e përcakton sasinë  për përdorim vetjak të marijuanës ndryshe nga shumë vende të tjera.

“Problematika e caktimit të masës së dënimit për trafikimin e lëndëve narkotike në bazë të sasisë dhe llojit të lëndës së trafikuar është e njohur prej vitesh në Shqipëri”, thotë zoti Boboli. Zoti Boboli thotë se  “në mungesë të përcaktimit të ligjvënësit se çfarë konsiderohet dozë e vogël, Gjykata e Lartë me vendimin unifikues nr.1/2008 ka interpretuar këtë parashikim në kuptimin që në aspektin sasior lënda narkotike dhe psikotrope duhet të jetë në atë masë sa të konsiderohet realisht e vogël për përdorim vetjak nga ana e individit konkret.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka theksuar se përcaktimi i dozës së vogël duhet të bëhet me ndihmën e specialistëve të fushës dhe rast pas rasti. “Ka pasur reagime të shumta për këtë, por ende nuk janë bërë përmirësime në ligj”, thotë avokati.

Fakti që përveç të huajve një numër i konsiderueshëm i atyre që ndalohen me sasi të vogla janë të mitur që marrin dënime të ngjashme me trafikantët, ka bërë që Ministria e Drejtësisë të përgatisë një draft për përmirësimin e ligjit duke sugjeruar që kjo vepër penale të dënohet sipas gramaturës me të cilën kapet personi.

Loreta Mamani, pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës që ka asituar shumë të mitur në procese gjyqësore thotë se përfshirja e të miturve ishte mjaft e përhapur në këtë qark sidomos kur marijuana kultivohej masivisht në Lazarat. “Të mitur me sasi të vogla kapeshin nga policia apo denoncoheshin nga vetë prindërit e tyre duke rrezikuar nga pesë deri në 10 vite burgim”, thotë Mamani. Sipas saj tani numri i çështjeve ka rënë dhe fillimin e vitit që vjen pritet të ndryshojnë edhe politikat penale ndaj të miturve.

Kështu drafti i ri parashikon 23 masa dënimi, nga 7 që janë parashikuar në Kodin Penal në fuqi, duke diferencuar një sërë veprash nga prodhimi, shitja, mbajtja, ofrimin për shitje, dhënien ose marrjen në çdo formë, shpërndarjen, tregtimin, transportimin, dërgimin, dorëzimin e substancave narkotike, psikotrope, ose i farërave të bimëve narkotike.

Drafti i ri po ashtu e zbut dënimin për posedimin e sasive deri në 100 gramë me deri 5 vjet burg për kanabisin.

Në Shqipëri për pak gramë kanabisi dënohesh sa për kilogramë Read More »

Ish-ministri Tahiri ‘braktis’ hapur Ramën

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte platformën për koalicionin bashkëqeverisjes me qytetarët, është ‘shqetësuar’ për faktin se nuk e kishte parë në këtë takim ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilit aktualisht i është ngarkuar një detyrë e re, ajo e Koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen.

Nga podiumi, Rama tha se rolin e koordinatorit i ishte caktuar Tahirit, ndërsa nuk nguroi të thoshte se ai duhet të ishte diku aty.

“Kemi caktuar një koordinator Kombëtar, Tahirin. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku. Ai do vërë në dispozicion të procesit eksperiencën e tij organizative. Do bëjë pikërisht këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do angazhohemi ne si qeveri dhe deputetë e të gjithë anëtarët. Si do bëhet kjo? Në fazën e parë do bëhet me fjalë, më pas me vepra.”, tha Rama

Ish-ministri Tahiri ‘braktis’ hapur Ramën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com