Opinione

Shullazi përplaset edhe me ish- drejtorin e policisë: Mbi ç’prova jam shoqëruar? Hodaj: Kam zbatuar ligjin

[sgmb id=”1″]

Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen e Emiljano Shullazit dhe kërcënimin ndaj rektorit Mynyr Koni.

Në gjykatë kanë dëshmuar disa nga personazhet vip. Gjatë dëshmisë nga ish drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pasur reagime dhe përplasje nga ana e Emiliano Shullazit.

Shullazi kërkoi informacion nga Hodaj se mbi çfarë provash është shoqëruar dhe kush ja ka dhënë emrin e tij, por Hodaj tha se ka zbatuar ligjin.

“Më jep shpjegim mbi cprova jam shoqëruar dhe kush ta ka dhëne emrin tim, ta kanë dhënë profesorët. Pse kushdo që mund të akuzojë dikë mund të shkojë në burg?”- tha Shullazi. Por nga ana e tij Hodaj tha se ka zbatuar rregullat dhe ligjin.

Hodaj tha se është telefonuar nga Haki Cako dhe aty ka gjetur rektorin e kohës, Dhori Kule. Më është ngarkuar të shkoj tek Mynyr Koni për të marrë kontakt. Kur shkova ai ishte i tronditur. E shoqërova me makinën time në gardën e republikës. Më pas Koni është shoqëruar në komisariat ku ka bërë edhe kallëzimin për kërcënimin”- tha Hodaj.

Ndërkohë profesori Dhori Kule tha se ishte me disa miqtë e tij kur 3 persona i janë afruar dhe njeriu prej tyre ka ulur xhamin duke i kërkuar të mos pengojë dorëheqjen e Mynyr Konit.

“Dhori Kule tha se isha bashkë me dy miqtë e mi, kur 3 makina vijnë me shpejtësi të madhe dhe njëri prej tyre uli xhamin dhe më të mos pengoja dorëheqjen e Mynyr Konit. Nuk arrita t’i identifikoj. I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me Berishën, Kule mohoi të ketë pasur komunikim me Berishën. I pyetur nga Shullazi nëse i ngjante me personin që e ka kërcënuar, Kule tha se nuk e identifikonte dot”- tha Kule.

Shullazi përplaset edhe me ish- drejtorin e policisë: Mbi ç’prova jam shoqëruar? Hodaj: Kam zbatuar ligjin Read More »

Goditja e klanit të Habilajve. Priten arrestime “peshqish të mëdhenj”

[sgmb id=”1″]

Arrestimi bombastik i Moisi Habilajt në Itali ka ngjallur një mori spekulimesh në Tiranë. Një nga krerët e klanit vlonjat të trafikut është anatemuar shpesh nga opozita vendase dhe mediat si një njeri me lidhje të forta politike dhe sidomos në radhët e policisë. Ish shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, i pari që foli publikisht për ta tha dy vite më parë së ata ishin nën mbrojtjen direkte të kushëririt të tyre Saimir Tahiri.

Të gjitha këto hipoteza që shoqërojnë prej mëse dy vjetësh këtë klan të trafikut sot po marrin rrjedha të tjera. Duke u nisur nga lidhjet e tyre me kupolën ë lartë të policise thuhen se priten arresmime edhe në gjirin e drejtuesve të uniformave blu. Mbrëmë gazetarja e kronikës Klodiana Lala citoi burime nga prokuroria që thoshin se në Itali po hetohen edhe krerë të lartë të policisë. Për arrestime ka folur edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai i ka kërkuar sot Edi Ramës arrestimin e Saimir Tahirit. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti se Basha tha që kryeministri i ka mbi tryezë dokumentat e partnerëve perendimorë që dëshmojnë për lidhjet e ish ministrit të brendëshem me drogën.

Kjo deklaratë mund të mos merrej seriozisht dhe mund të shihej si një provokim opozitar. Por ka gjasa të mos jetë kështu. Disa ditë më parë Basha e paralajmëroi Ramën në kuvend se ai do goditej ashpër nga diplomatët perendimore. Nuk vonoi shumë dhe Donald Lu bëri deklaratat e forta për katër klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri.
Dyshimet janë se ambasadorët po e furnizojnë me material opozitën për të realizuar qëllimet e tyre në goditjen e krimit. A janë edhe deklaratat e Bashës se Rama e ka mbi tryezë dosjen e perendimorëve për Tahirin?
Kjo do të shihet.

Por tani për tani mendohet se goditja e klanit të Habilajve nuk do të përfundojë këtu. Nuk do të jetë çudi që goditja e tij të shkojë edhe më lart, në kupolën drejtuese të policisë dhe tek politikanët e lartë.

Goditja e klanit të Habilajve. Priten arrestime “peshqish të mëdhenj” Read More »

Dështon takimi Llalla- Tahiri. Zbulohet arsyeja e fortë pse kryeprokurori nuk e priti

[sgmb id=”1″]

Takimi i lajmëruar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk është realizuar mesditën e sotme.

Rreth orës 12 gazetarët u njoftuan se Tahiri do të shkonte në Prokurori ku kishte kërkuar një takim me kryeprokurorin, pas arrestimit një ditë më parë të një të afërmi të tij me drogë në Itali.

Por edhe pse kanë qëndruar për rreth 60 minuta para Prokurorisë, gazetarët nuk e kanë parë të hyjë Sajmir Tahirin.

Rreth orës 13.20 u njoftua se Tahiri do të japë një konferencë për shtyp në orën 16:00.

Por, një burim zyrtar në Prokurori i tha Panorama Online se arsyeja pse Llalla nuk e ka pritur Tahirin është fakti se ai konsiderohet person ‘I dyshuar’ sa i përket çështjes që po hetojnë italianët për trafikun e drogës.

Gjatë paradites së sotme mediat italiane nxorrën një përgjim të Moisi Habilajt, i afërm i ministrit, i cili teksa flet në telefon thotë “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

Dështon takimi Llalla- Tahiri. Zbulohet arsyeja e fortë pse kryeprokurori nuk e priti Read More »

Flet për herë të parë Fatos Nano: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë…

[sgmb id=”1″]

“Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi”. Fatos Nano, ish kryeministri i Shqipërisë, dhe lider historik i së majtës, pritet të dalë sot në një intervistë për Klan Plus, dhënë gazetarit Vladimir Lame.

Vetë gazetari paralajmëron intervistën me Nanon ditën e sotme, ndërkohë që thotë se e ka pyetur ish kryeministrin për qeverisjen, nëse shqiptarët kanë një qeverisje të mirë; për politikën shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian nëse po pengohet nga gjendja e kriminalitetit, raporton newsbomb.al. 

I pyetur nga newsbomb.al, për intervistën, Lame thotë se kur e ka pyetur për Timonierin e qeverisjes, pra kryeministrin aktual Edi Rama, Fatos Nano i është përgjigjur: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më, një prerogativë e një personi.  Kemi një Shqipëri ndryshe, me shumë kontraste, me më shumë pabarazi, gjë që nxjerr në pah sa larg jemi nga bota e qytetëruar ku duam të shkojmë” thotë Nano në intervistën e tij për KlanPlus.

Por për më shumë, të gjithë do të ndjekin intervistën e Nanos mbrëmjen e sotme, një intervistë që ka zgjatur 10 minuta.

Flet për herë të parë Fatos Nano: Drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë… Read More »

Policët e liruar kërkojnë kokën e Saimir Tahirit

[sgmb id=”1″]

Shoqata e punonjësve të policisë në lirim-2013” reagoi për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali dhe publikim e përgjimeve ku përmendej Saimir Tahiri.
“Padrino i krimit të organizuar Saimir Tahiri sot ra edhe de fakto!”, thuhet në njoftimin e punonjësve të policisë në lirim.

Policët kujtojnë shpërfilljen e fakteve që implikojnë Saimir Tahirin ne trafikun e drogën përgjatë viteve kur ai ishte Ministër i Brendshëm. Sipas policëve në lirim skandalet për Tahirin lidhen me kanabizimin e gjithë territorit të vendit, instalimin e laboratorit të kokainës në Elbasan,

fshehjen e dokumenteve të INTERPOL-it në zyrën e tij, djegien e provave në laboratorin e Policisë Shkencore dhe të dhënat e sistemit TIMS për përdorimin e makinës personale të Ministrit të Brendshëm nga Habilajt

Policët e liruar kërkojnë kokën e Saimir Tahirit Read More »

Rama ‘heq’ dorë nga Tahiri: ‘E neveritshme, shteti ta…’

[sgmb id=”1″]

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Rama ‘heq’ dorë nga Tahiri: ‘E neveritshme, shteti ta…’ Read More »

Zbardhet takimi/ Rama në Shkup, çfarë bisedoi me Zoran Zaev

[sgmb id=”1″]

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev priti mbreme në kabinetin e tij kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili qëndron në Shkup në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore.

Sic informojnë nga kabineti qeveritarë Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, transmeton Zhurnal.mk

“Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqëror. Do bëjmë gjithcka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative”, ka thënë Zaev.

Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe cështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike.

“Qeveria do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me miqtë e rajonit për hapjen e rrugës drejt Natos dhe BE”, ka thënë Zaev.

Zbardhet takimi/ Rama në Shkup, çfarë bisedoi me Zoran Zaev Read More »

Shqiptarët të parët në rajon për të dhënë rryshfet ndaj tatimeve dhe doganave

[sgmb id=”1″]

Korrupsioni është një shkak i lartë për informalitet në pagesën e detyrimeve tatimore në Shqipëri.

Barometri i Ballkanit gjeti në një anketim të bërë me bizneset në rajon se kompanitë në Shqipëri bëjnë pagesa korruptive për mospagesën e taksave më shumë se vendet e tjera në rajon.

Rreth 55% e bizneseve raportuan për 2017-n se bënë pagesa korruptive gjithmonë, ndonjëherë, ose vazhdimisht. 25% i tyre i bënin këto pagesa në mënyrë periodikë dhe 5% e bizneseve kanë pohuar se gjithmonë u paguajnë tarifa korrupsioni inspektorëve të tatimeve dhe doganave dhe 28% paguajnë ndonjëherë.

Në vitin 2016, sipas Barometrit të Ballkanit, situata ka qenë edhe më alarmante, pasi 70% e bizneseve në Shqipëri kanë pohuar se bënë pagesa korruptive ndaj punonjësve të administratës fiskale, gjithmonë, shpesh ose ndonjëherë.

Nivel të lartë pagesash ka edhe Kosova, por pjesa më e madhe e bizneseve pohojnë se paguajnë ndonjëherë ryshfet.

Në vendet e tjera të rajonit, përqindja e bizneseve që japin ryshfet kundrejt mospagesës së taksave ka qenë më e ulët. Bosnja dhe Kroacia kishin renditjen më të mirë në këtë drejtim, ku mbi 85% e bizneseve në këto vende kanë pohuar se nuk kryejnë pagesa korruptive, kundrejt një pakicë biznesesh që japin shumë rrallë ryshfet për punonjësit e fiskut.

Renditjen më të mirë e kanë pasur edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, bizneset e të cilave kanë raportuar se bëjnë pagesa të rralla ryshfeti, kundrejt Serbisë ku një përqindje më e madhe e bizneseve raportojnë se bëjnë rregullisht pagesa korrupsioni për punonjësit e fiskut.

Edhe në anketime të tjera, biznesi ka pohuar se pagesat e korruptive janë një shqetësim në aktivitetin e tyre.

Këshilli i Investimeve, në një anketim mbi perceptimin e biznesit në lidhje me shkaqet që krijojnë qasje në informalitet vitin e kaluar, gjeti se, 43% e bizneseve kanë thënë se ndikimi politik dhe korrupsioni e krijojnë informalitetin, ndërsa 39% e tyre janë përgjigjur se evazioni është nxitur nga mungesa e kapaciteteve në administratën tatimore dhe atë doganore.

Një pjesë tjetër e madhe e bizneseve, rreth 26%, mendojnë se evazioni është rezultat i taksave të larta.

Më tej, bizneset mendojnë se faktorë të tillë si cilësia e dobët e legjislacionit, konkurrenca e pandershme dhe fragmentizimi i sistemit tatimor janë nxitës të informalitetit.

Siç shihet nga rezultatet e anketimit, sistemi tatimor përbën një nga shtyllat kryesore që lehtëson ose vështirëson formalizimin e ekonomisë, por edhe bën ose jo më atraktive klimën e biznesit.

Në këndvështrimin e sistemit tatimor nga biznesi janë identifikuar si shqetësime: barra tatimore, fragmentizimi i sistemit tatimor, administrata tatimore dhe procedurat tatimore.

Shqiptarët të parët në rajon për të dhënë rryshfet ndaj tatimeve dhe doganave Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com