Opinione

“Bomba” e gazetarit: Nëse prokuroria hesht, hakmarrja e mafies mund të jetë tek …

[sgmb id=”1″]

Gazetari Artan Hoxha i ka bere apel Prokurorise të nxjerrë para drejtësisë politikanë dhe elementë të grupeve kriminale, pasi në të kundërt ata do të hakmerren ndaj gazetararëve.

“Nëse nuk shkon njeri në burg, atëherë radha shumë shpejt do të na vijë ne gazetarëve. Me të drejtë mafia do thotë që ne nuk na prek shteti dhe prokuroria, ndërsa na prekin gazetarët” – u shpreh Hoxha.

 Hoxha, deklaroi se është “skeptik me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet”.

“Bëhet fjalë për një furtunë më tepër në aspektin mediatik dhe politik, por ende nuk kemi parë veprime konkrete nga organet e hetimit në Shqipëri. Sa kohë që Prokuroria e Përgjithshme apo ajo e Krimeve të Rënda nuk kanë nisur hetimet…”, tha Hoxha, i ftuar në Top Story.

“Bomba” e gazetarit: Nëse prokuroria hesht, hakmarrja e mafies mund të jetë tek … Read More »

Rrëfehet Fevziu: Më vunë valixhen me para në tavolinë për të më hequr nga Klani

[sgmb id=”1″]

Blendi Fevziu ka ndërruar dy televizione në jetën e tij; në RTSH dhe në Klan. Para kësaj, ka punuar prej vitesh në të njëjtën gazetë. Jo s’e nuk i kishin ofruar poste më të mira tjetërkund, jo se s’i kishin ofruar paga më të larta. Madje pagat e larta ia kishin ofruar në mënyrën më të papritur të mundshme.

I ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, Blendi foli për udhëtimin e tij në media. Arsyeja pse i qëndroi besnik televizionit të tij ishte “lidhja shpirtërore. Mendoj se personi identifikohet me vendin ku punon.”

Sigurisht, është tunduar si ç’do njeri-tjetër:

“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur.”

Por Blendi nuk punon për para, jo se s’i nevojiten, por sepse puna i jep kënaqësi. Nëse do ta pyesnin ç’punë do të doje të bëje, Fevziu do t’i përgjigjej me “këtë që po bëj tani”.

Rrëfehet Fevziu: Më vunë valixhen me para në tavolinë për të më hequr nga Klani Read More »

“S’i kemi punët mirë me ata të shtetit, s’na sinjalizojnë më”, deklarata tronditëse nga trafikantët Habilaj

[sgmb id=”1″]

Në zbardhjen e përgjimit nga autoritetet italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seiti dhe Meridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri.

Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre.

Pjesë e përgjimit:

Makina është në lëvizje dhe në bord janë Meridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Meridian Sulaj: ..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë…

Nezar Seiti: Jo s’mund të vish..e ke harruar..?

Meridian Sulaj: Jo dreqin, s’mund të vij…

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën…
Meridian Sulaj: ..e di e di..

Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..

Meridian Sulaj: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë…të kanë thënë..

Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..

Meridian Sulaj: jo..

Nezar Seiti: ..”nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefonon në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit”.

“S’i kemi punët mirë me ata të shtetit, s’na sinjalizojnë më”, deklarata tronditëse nga trafikantët Habilaj Read More »

“Në krye të krimit je ti Rama, mos u lodh ta fshehësh kot”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetares

[sgmb id=”1″]

Padyshim që tema më e nxehtë e ditëve të fundit ka qenë implikomi i ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në dosjen e kushërinjve të tij “Habilaj”.

E gjithë vëmendja e opinionit publik dhe mediave është e përqendruar tek çështja në fjalë. Por, shumë qytetarë duke pasur dëshirën për të reaguar kanë komentuar në një status të kryeministri Edi Rama i cili ka reaguar një dite më pare me anë të një statusi në “Facebook”, ku shkruante:

“DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”.
Por qytetarët e kanë sulmuar duke I thënë se koka e krimit është vetë kryeminstri. Ndërsa nga ana tjetër vetë Rama, nuk ka nguruar pa u kthyer përgjigje.

Qytetarja: Pa dyshim,ne krye te krimit je ti z.Rama,mos u lodh ta fshehesh me kot,se nuk jemi budallenj ne

Rama: Elona Kurti jo jo je ne vete, ti je e zgjuar, aq e zgjuar sa i thua vetes NE😂😂😂 Elona Kurti na na’re, ne 😂😂😂

“Në krye të krimit je ti Rama, mos u lodh ta fshehësh kot”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetares Read More »

‘Për Saimirin e di gjithë Vlora, ou bisha. Drejtësia do kokën e tij’. Përgjigjet Rama “flak për flak” komentuesve

[sgmb id=”1″]

Ne kulmin e akuzuave dhe teksa doli ne drite dosja e bujshme e Habilajve ne Itali dhe pergjimet qe implikojne ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri, qytetaret kane vershuar me komente dhe reagime nga me te ndryshmet ne faqen e kryeministrit Rama ne Facebook.

Pas reagimit te pare te Rames, nuk kane munguar akuzat e forta te komenuesve, jo vetem ndaj Tahirit, por edhe vete Rames, aq sa i kerkojne te jape doreheqjen.

Endrit Endri: Qe per kte saimirin tone po flitej e di gjith vlora uo bisha!! Pertej shakave, nqs ky del i pafajshem nga gjithe kjo mesele do beje mire ta jepje vet doteheqjen z. Kryemimister! Keni detyrim ndaj popullit dhe populli dhe drejtesia po kerkojne koken e Saimir Tahirit! Po do te ruash Sajmon jep doreheqjen!

Rama: Detyrimet ndaj popullit s’mi tregon dot mua ti qe shkruan me uo uo uo, sikur je ne kasollen e langoit te shtepise, por meqe te kam mik ketu ne rrjet po te mesoj se ne kete sistem qe kemi zgjedhur pergjegjesine ligjore nuk e percakton as ti as une, prandaj mos u uo-uo-uo ketu e mos me meso mua c’duhet te bej po mesoji vetes gjerat qe te duhen ne jete!

Anisa Tirane: o zoti kryeminister po e pam te zezen mbi te bardhe. e kishin shkruar gjithe mediat Italiane dhe per kete do te genjeni
mos i thoni kriminela se ata than te verteten se keshtu i ndanin leket
mos mbroni asnje se pastaj do pendojeni

Rama:  Pe te zeze mbi te bardhe ate qe pashe edhe une, biseden e dy krimineleve dhe atyre kriminele nuk u them une nga vetja, po u thote policia, prokuroria, gjykata italiane, keshtu qe mos vrapo ti mbrosh si zedhenes te se vertetes se eshte turp! Nderkohe une as mbrojta kend, as thashe qe ata genjejne sepse kete duhet ta provojne organet ligjzbatuese, prandaj Anisa, ti vazhdo kije inat qeverine se te njoh nga rrjeti ketu dhe me ki inat edhe mua sa te duash, po kujdesu qe mos behesh qesharake, sepse inati e ben qesharak njeriun

Elio Di Stefano: Çudi, juve kryeministër kërkoni te vërtetën… Ju duhet të dini gjithçka, siç e dinë te gjithë shqiptaret. Prandaj zoti kryeministër ka ardhur koha ti tregosh Shqipërisë e shqiptarëve që je me kriminelet, me të korruptuarit apo je për Shqipërinë e per shqiptaret. Në burg Tahirin e të gjithë bukë shkelurit si puna Tahirit. Mundësisht dyfishin e dënimit.. Ka ardhur momenti të tregosh në çfarë krahu je

Rama: Elio, une nuk di cfare di ti qe flet ne emer te te gjithe shqiptareve, po di qe ne burg shkon kush shkel ligjin dhe e çon prokuroria e gjykata jo qeveria! Sa per krahun tim, nese s’e ke marre vesh ende zor se ke per ta marre vesh, po qe ta dish nga une, jam ne krahun ku me kane mesuar te jem prinderit e mi, ku kam qene gjithe jeten dhe ku se fundmi ma ka caktuar te jem shumica derrmuese e shqiptareve.

E ndërsa një tjetër komentuesi që i ka kërkuar të japër dorëheqjen Rama i përgjigjet:

Rama: Miri Mets, haha te jap doreheqjen pse ma kerkon nje mendje e vobekte si jotja qe bertet se akoma po e komandojne komunistat Shqiperine? Jo Miri i Mets, s’ta plotesoj dot kete kerkese, po ti mos u merzit, merru me ndonje pune me te hajrit se sa te japesh mend kur nuk ke as per vete.

Akuza të forta i ka drejtuar edhe ky komentues duke e quajtur ‘koka e krimit’, ku përgjigja e kryeminsitrit është injoruese.

Taulant Dybeli: Per c’fare te vertete flet, ti je vete koka e krimit, jo vetem saja ka by… me gje , pa dijenine tende, por askush nuk mundet ne qeverine tende, te beje qofte diçka ne me te vogel…

Rama: Te keqen e kokes qe e paske plot mend, dukesh qe ne pamje dhe uli ato dy gishta se i turperon👎

‘Për Saimirin e di gjithë Vlora, ou bisha. Drejtësia do kokën e tij’. Përgjigjet Rama “flak për flak” komentuesve Read More »

Zyrtari rus i tërheq vërejtjen BE-së: Mos lejoni formimin e Ushtrisë së Kosovës, do tua shohim sherrin

[sgmb id=”1″]

Leonid Ivashov Grigorievich, gjeo-politikan i njohur dhe profesor në Institutin e Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, tha se Evropa Perëndimore duhet të ketë kujdes të mos të lejojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës ndryshe do të kemi një rajon të destabilizuar.

“Ne tashmë e kemi parë kush janë shqiptarët nga Kosova ata janë të përfshirë në aktet e terrorizmit, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Nëse Evropa e bën një gjë të tillë, ky do të ishte gabimi i dytë kur ata e njohën pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshmërisht”, ka thënë Ivashov për mediat ruse, transmeton Indeksonline.

Ivasov ishte në Hagë si një dëshmitar në gjyqin e Millosheviçit.

Për rëndësinë e Hagës ai thekson se kjo gjykatë është një farsë e perëndimit.

“perëndimi përcaktuan serbët si fajtorët kryesorë, në konfliktin e zhvilluar në Kosovë. Aty e pashë qëndrimin dashamirës ndaj shqiptarëve. Ndër dëshmitë e vlefshme të dëshmitarëve, mes të cilëve ishin Jevgeni Primakov dhe unë, janë vënë menjëherë nën dyshim. Kur Primakov dëshmoi në këtë gjyq në bazë të informacionit të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, gjykata i pat injoruar ato fakte”, ka thënë Ivasov.

Zyrtari rus i tërheq vërejtjen BE-së: Mos lejoni formimin e Ushtrisë së Kosovës, do tua shohim sherrin Read More »

Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin

[sgmb id=”1″]

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat si rrallë më parë në orën 09:00. Ai tha se vendi është përpara një skandali. Edi Rama duhet ti dorëzojë drejtësisë Saimir Tahirin pasi faktet dhe provat i ka në tavolinë. Sipas Bashës, Saimir Tahiri është i lidhur me trafikun e drogës dhe i ka shërbyer bandës së Habiljave.

Deklarata për mediat e liderit demokrat

Kam thirrur këtë konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit pasi Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjeve të këtij krimi me qeveritarët e sotëm.

Dje, pas muajsh dhe vite pune, policia italiane arrestoi Moisi Habilajn, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.

Moisi Habilaj njihet po kështu si kushëriri i Saimir tahirit, për 4 vite Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
4 vite me radhë, Partia Demokratike ka denoncuar mbi 1 mijë e 400 herë lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve. Mbi 1 mijë e 400 herë Edi Rama e ka marrë në mbrotje Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarë hapat politikë dhe ligjorë, edhe atëhere kur lidhja e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve u provua, siç ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, i cili denoncoi se banda e Habilajve përdorte mes të tjerave automjetin personal të Saimir Tahirit, audin e famshëm, taksinë e drogës me imunitet ministror.

Prej 24 orësh, Edi Rama hesht.

Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.

Partnerët strategjikë prej vitesh e prej muajsh i kanë vënë Edi Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë jo vetëm lidhjen por rolin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Edi Rama ka refuzuar të ndërmarrë çdo lloj veprimi. Përkundrazi, e ka mbrojtur Ministrin e tij të Brendshëm dhe, në qeverisjen e tij të dytë, e ka graduar koordinator kombëtar për bashkëqeverisje me qytetartët.

Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrotjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës.

Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?

Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.

Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.

Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.

Sot, jo vetëm Shqipëria, apo Italia por Europa dhe gjithë bota kanë përpara “corpus delicti”, faktet e pakundërshtueshëm të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me botën e errët dhe narkobandave shqiptare.

Jemi përpara vendimeve të rëndësishme.

Shqiptarët kanë dy rrugë;

Të ulin kokën e të pranojnë realitetin malinj që iu imponohet çdo ditë në rrugët e sheshet e qyteteve tona nga bandat që përdorin kallashët dhe tritolët për të larë hesapet me njëri-tjetrit, pavarësisht prej numrit të viktimave të pafajshme, dhe të fëmijëve që ndodhen në këto rruge, në këto sheshe të qyteteve dhe fshatrave tona, të pranojnë se ekonomia shqiptare e bashkë me ta edhe shqiptarët si krah pune të shndërrohen skllevër dhe burime përfitimi për bandat e narkotrafikut dhe qeveritarët e lidhur me ta, ose, së bashku të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeministri i bërë njësh me ta.

Eshtë ora e vendimeve të mëdha.

Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.
Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim.

Lulzim Basha në deklaratë urgjente: Jemi para një skandali. Rama të dorëzojë Saimir Tahirin Read More »

Tahiri i përgjigjet Bashës: Ata që i quan kushërinjtë e mi, dënim maksimal

[sgmb id=”1″]

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës se ai ka lidhje me një prej personave të arrestuar në Itali për trafik droge.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri shkruan se akuzat e tij nuk i kanë bërë përshtypje atëherë dhe as sot. Ai thekson se për këta që i quan kushërinjtë e mi, drejtësi deri në fund e dënim maksimal.

Reagimi i Sajmir Tahirit

Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.
Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim.

Tahiri i përgjigjet Bashës: Ata që i quan kushërinjtë e mi, dënim maksimal Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com