Opinione

Hetimi 1-vjeçar, prokuroria shmangu policinë. Si u kapën 10 tonë drogë te miku i Habilajve

[sgmb id=”1″]

Një sasi prej 10 tonësh kanabis është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në një vilë në fshatin Babicë të Vlorës.

Operacioni është drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që po hetonte prej një viti në lidhje me trafikun e mundshëm të narkotikeve. Hetimet janë zhvilluar nga prokurorët e Krimeve të Rënda, pa përfshirjen e policisë lokale.

Mbrëmjen e djeshme, pas urdhrit për të ndërhyrë, prokurorët që drejtonin hetimet kanë kërkuar që të nisen shërbimet e Policisë së Vlorës drejt adresës që ata kishin nën hetim. Aty janë gjetur thasët me tonelata drogë, që sipas burimeve konfidenciale u përkasin vëllezërve Habilaj.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi një video të operacionit, që sipas tij ishte zhvilluar në shtëpinë e shtetasit Armand Koçerri, mik i Habilajve. “Në Babicë kapen 10 tonë drogë të klanit Rama – Tahiri! Qytetari dixhital denoncon: ‘Mirëmbrëma doktor. Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 tonë drogë në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve. Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie’”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

OPERACIONI

Mbrëmjen e së martës, kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët kishin në dorë një hetim 1-vjeçar që lidhej me trafikun e lëndëve narkotike nga Vlora në drejtim të Italisë.

Burimet thanë se Llalla ka kërkuar që të veprohej në finalizimin e këtyre hetimeve, nisur edhe nga arrestimet e fundit të kryera në Sicili të Moisi Habilajt e dy shqiptarëve të tjerë. Një ditë pas këtij takimi, u zhvillua edhe operacioni në Vlorë, ku u sekuestruan 10 tonë kanabis.

Policia e Shtetit konfirmoi arrestimin, duke deklaruar se hetimet dhe veprimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ndërsa në vendin ku u gjet sasia e drogës vijojnë veprimet procedurale, si dhe peshimi i sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet aty. Paraprakisht dyshohet të jetë 10 tonë, por ende nuk është përcaktuar pesha e saktë./

Hetimi 1-vjeçar, prokuroria shmangu policinë. Si u kapën 10 tonë drogë te miku i Habilajve Read More »

Letra që do iu bëjë të përloteni e djalit që i vranë mamanë, gazetaren e cila luftoi ndaj kriminelëve në qeveri

[sgmb id=”1″]

Kjo letër e rëndë dhe akuzuese është shkruar nga Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares dhe blogeres malteze, Daphne Caruana Galizia, e cila u vra të hënën pasdite, për shkak të detyrës. Galizia, i cili është gjithashtu një gazetar investigativ, ishte i pari që pa makinën teksa shpërthente, ndërsa nëna e tij ndodhej brenda. Sot, për herë të parë, ai ka shkruar këtë letër të gjatë, ku akuzon drejtuesit e shtetit dhe ku e quan Maltën, ishullin e mafies, shkruan Dritare.net

Makina e djegur, ku u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia
“Nëna ime u vra për shkak se qëndroi midis sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelin atë, pra ashtu siç bëjnë shumë gazetarë të zotë. Por ajo ishte gjithashtu në shënjestër, sepse ishte i vetmi person, që punonte në këtë mënyrë. Kjo është ajo çfarë ndodh, kur institucionet e shtetit janë të paafta dhe personi i fundit që shpëton, është shpesh gazetari. Kjo bëri që nëna ime, të ishte personi i parë që mbeti i vrarë.

Nuk do ta harroj kurrë vrapin që kam bërë drejt atij ferri në fushë, duke gjetur mënyrën për të hapur atë derë, ndërkohë që boria e makinës ende binte. I ulërija dy policëve, të cilët u shfaqën duke mbajtur në dorë një nga ato bombolat, që shuajnë zjarrin. Më vështruan dhe njëri prej tyre më tha: “Na vjen keq, tashmë nuk mund të bëjmë asgjë”. Ula kokën dhe pashë pjesët e trupit të nënës sime, përreth meje. Kuptova se kishin të drejtë, se nuk kishte më shpresë. Ata më pyetën: “Kush ndodhet në makinë?”. “Nëna ime”, iu përgjigja, “dhe ajo vdiq, për shkak të paaftësisë suaj.”

Po, ishte paaftësia dhe neglizhenca e tyre, që dështuan dhe nuk parandaluan këtë që ndodhi.

Më vjen keq që po e tregoj me kaq hollësi ngjarjen, por lufta këtë fytyrë ka. Dhe ju të gjithë duhet ta shihni. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, nuk ishte vrasje tragjike. Tragjike është kur të shtyp autobusi. Kur ka gjak dhe shkëmbim zjarri rreth teje, atëherë është luftë. Ne jemi një popull në luftë, kundër shtetit dhe krimit të organizuar, të cilat janë bërë të padallueshme.

Disa orë më pas, ndërsa kryeministri palaço bënte thirrje nga parlamenti për të gjetur autorët e vrasjes së gazetares, për të cilën kishte harxhuar një dekadë duke e sulmuar që ta shkatërronte, një nga oficerët e policisë, Ramon Mifsud, i cili duhet të hetohet për vrasjen e saj, poston në Facebook këtë mesazh: “Gjithkush merr atë që meriton, plehun e lopës! Ndjehem i lumtur :)”.

Po, ky është vendi ku jetojmë, një shtet mafioz, ku tashmë mund të ndryshosh gjininë, në kartën tënde të identitetit, falë Zotit, por gjithashtu vendi ku të bëjnë copash duke të të hedhur në erë, vetëm pse ke ushtruar lirinë tënde themelore. Njerëzit që supozohet të të mbrojnë, në këtë vend festojnë vdekjen tënde. Si kemi ardhur deri këtu xhanëm?

Qeveria e Maltës ka lejuar të lulëzojë një kulturë e mosndëshkimit. Është fare pak ngushëlluese, kur dëgjon kryeministrin e këtij vendi të thotë se nuk do të reshtë derisa të gjenden autorët e krimit, ndërkohë që ai vetë drejton një qeveri, që inkurajon mosndëshkimin. Si fillim i mbushi zyrat me kriminelë, më pas policinë me kriminelë dhe budallenj dhe në fund, i mbushi gjykatat me kriminelë dhe të paaftë. Nëse institucionet do të ishin duke punuar siç duhet, nuk do të kishte vrasje për t’u hetuar dhe unë e vëllezërit e mi do të kishim ende një nënë.

Joseph Muscat, Keith Schembri, Chris Cardona, Konrad Mizzi, Prokurori i Përgjithshëm dhe shumë nga ju drejtues të tjerë të policisë, që nuk morët asnjë masë, ju jeni bashkëpunëtorë. Ju jeni përgjegjës për këtë.” – përfundon akuzën e rëndë, djali i gazetares së njohur malteze, të vrarë pak ditë më parë./Përshtati Donatela Guri/dritare.net

Letra që do iu bëjë të përloteni e djalit që i vranë mamanë, gazetaren e cila luftoi ndaj kriminelëve në qeveri Read More »

“Kush janë 4 VIP-at që do të arrestohen, qelitë e burgut janë gati”

[sgmb id=”1″]

Arrestimi më i fundit i Moisi Habilajt në Itali për trafik droge, ka ndezur politikën shqiptaren dhe opinion publik.

Çështja ‘Habilaj’ ka marrë përmasa të mëdha, pasi në përgjimet e autoriteteve italiane ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Të ftuar në emisionin ‘Byro’ në ABCNews, gazetarët e kronikës kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të ketë arrestime të personave ‘VIP’.

“Nuk dua ta teproj për atë që po them por qelitë janë bërë gati janë bosh për 4 VIP-a. Këta janë persona që konsiderohen prurje të reja të çështjeve të fundit” tha gazetari Basir Çollaku.

Por, i një mendimi tjetër është gazetari Ferdinand Dervishi, i cili sqaron se nuk mund të arrestosh nëse nuk ke prova, ndërsa shton se nuk dihet më se çfarë po ndodh në vendin tonë.

“Që të arrestosh dika duhet të kesh dhe prova. Unë kështu mendoj. Këto përgjimet italiane vërtetojnë një gjë shumë të madhe, sepse është e kapur nga politika. Shërbimi sekret është jashtë loje, sepse shumica në shërbimin sekret janë të paftë. Jemi në një moment që nuk e di se çfarë po ndodh në këtë vend.”, -sqaron ai.

Gazetari tjetër Artan Hoxha, thotë se këto organizata e kanë nisur aktivitetin e tyre kohë më parë.

“Ne po ecim në rrugë të shkelura më parë. Këta nuk janë organizata që u nisën dje”., u shpreh ai. 

“Kush janë 4 VIP-at që do të arrestohen, qelitë e burgut janë gati” Read More »

Fevziu zbulon takimin Rama-Tahiri: I kërkoi të largohej nga partia, Tahiri debatoi rëndë

[sgmb id=”1″]

Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar mbrëmjen e sotme një takim mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Takimi mes tyre, sipas Fevziut ka qenë shumë i acaruar.

Besohet se Edi Rama i ka kërkuar Saimir Tahirit që të largohet nga grupi parlament i PS-së në mënyrë vullnetare. Por kjo kërkesë dhe fakti se askush nuk i ka dalë në mbrojtje e ka acaruar Tahirin, duke pasur edhe një përplasje me Ramën.

Nuk dihet vendi ku është zhvilluar takimi mes Ramës e Tahirit, ndërsa Fevziu u shpreh në ‘Opinion’ se nuk e ka konfirmuar plotësisht takimin mes këtyre të dyve, pasi asnjëri prej protagonistëve nuk ka folur.

Fevziu zbulon takimin Rama-Tahiri: I kërkoi të largohej nga partia, Tahiri debatoi rëndë Read More »

“Kapen 10 tonë drogë në Vlorë, ishin të klanit Rama-Tahiri”

[sgmb id=”1″]

Ish-kryemisnistri Sali Berisha ka publikur nje material video ne “Facebook”, ku shkruan:

Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb

qytetari dixhital denoncon!

“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”

“Kapen 10 tonë drogë në Vlorë, ishin të klanit Rama-Tahiri” Read More »

A e dini pse mbulohemi kur flemë gjumë? Do habiteni kur ta mësoni

[sgmb id=”1″]

Asnjë nga ne nuk fle pa u mbuluar me batanije ose jorgan. Megjithëse gjatë historisë shtrati ishte një luks i rezervuar për të pasurit dhe të fuqishmit, si mbretërit dhe tregtarët, batanija dhe jorgani ishin gjë universale dhe përdoreshin nga të gjithë pa dallim.

Por shkenca jep arsyet e saj se pse gjithmonë mbulohemi kur flemë?

Sipas shkencëtarëve, kur flemë thelbësore është temperatura e trupit dhe batanija ose jorgani na nevojiten për të ndaluar dridhjet e trupit.

Jorgani ruan temperaturën e trupit dhe mbron atë nga ftohja.

“Shanset janë që ne jemi rritur duke fjetur të mbuluar me batanije”, tha drejtor i klinikës së pagjumësisë në Qendrën e Disorderit të Gjumit të Unitetit në Rochester të Nju Jorkut, Alice Hoagland.

Ai shton se gjumi mbuluar me batanije dhe jorgan i ndihmon shumë pacientët që vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është se batanijet dhe jorgani e bëjnë pacientët që të ndihen më të sigurt dhe rrisin nivelin e serotinës së trurit.

A e dini pse mbulohemi kur flemë gjumë? Do habiteni kur ta mësoni Read More »

Saimir Tahiri “delja e zezë” e Partisë, zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve

[sgmb id=”1″]

Sa më shumë përgjime zbardhen në media nga Moisi Habilaj, aq më shumë forcohen lidhjet e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës dhe aq më shumë dobësohen marrëdhëniet me deputetët e PS, duke i dhënë Tahirit çdo ditë e më shumë pamjen e deles së zezë të Partisë.

Pikërisht për “delen e zezë”, Taulant Balla mblodhi sot deputetët e PS në një mbledhje duke i porositur të reagojnë ftohtë ndaj provokimeve të opozitës për rastin e Tahirit. “Ju jeni juristë, ndaj përgjigjet duhet të jenë të matura” mësohet t’i ketë thënë Taulant Balla deputetëve, të cilët i këshilloi të reagojnë me besimin se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa asnjë ndikim për zbardhjen e të dhënave dhe dyshimeve.
Saimir Tahiri e ka ndjerë edhe vetë si po shndërrohej dita-ditës në “delen e zezë” të familjes së tij politike. Në konferencën për shtyp, ai tha se ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe se nuk priste ta mbronte askush, as partia, as deputetët dhe as vetë kryeministri.

Saimir Tahiri “delja e zezë” e Partisë, zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve Read More »

Na kishte shpëtuar të gjithëve! Ylli Baka në foton e famshme të Habilajve

[sgmb id=”1″]

Pas emrit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në dosjen e prokurorisë Italianë gjatë përgjimeve të bandës së Moisi Habilajt, këtë të mërkurë u shfaq edhe emri i një këngëtari të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Ylli Bakën, këngëtarin e muzikës popullore.

Emri i tij përmendej nga Moisi Habilaj, kushëri i largët me Saimir Tahirin, në dosjen voluminoze me mbi 400 faqe të hetimeve të kryera nga autoritetet italiane për bandën e drogës të kryesuar nga shqiptari Habilaj. Emri i Ylli Bakës përmendej nga Moisi Habilaj dhe anëtarët e tij të bandës së drogës, ku thuhej se edhe ai, pra Baka, është përdorues i lëndëve narkotike. Nga përgjimet dhe biseda mes tyre ata flasin për kokainë, pasi përmendin kartë, që shërben për të bërë gati kokainën para se të konsumohet.

Por ndërsa ky fakt ra surprizë për vetë këngëtarin i cili në një prononcim për mediat tha se i njeh Habilajt si fansa të tij dhe si persona që e kanë ftuar për të kënduar në gëzime familjare, një detaj në një foto të pbulikuar prej kohësh, i ka shpëtuar syrit të medias. Bëhet fjalë për foton e famshme që opozita shqiptare, Partia Demokratike, akuzonte kushëririn e Tahirit, Moisi Habilajn, të lidhur me drejtues të policisë. Fotoja në fjalë i përket një dreke, ku në tavolinë është Habilaj dhe Sokol Bode, në atë kohë shefi i Policisë Kufitare në Dhërbimi. Fotoja është publikuar nga e djathta për të treguar se si shteti ulej me krimin, por në fakt në tavolinë, ndodhet edhe vetë këngëtari Ylli Baka.

Ne rreth te kuq (katror) Ylli Baka
Sot gjatë ditës, Yll Baka, tha për Newsbomb se ka njohje me Habilajt, pasi ata janë adhurues të muzikës së tij dhe e kanë ftuar vazhdimisht për të kënduar nëpër gëzime të tyre familjare.

“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme. E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.

Në përgjimet ambientale që autoritetet kanë bërë në bordin e një makinë të drejtuar nga Maridian Sulaj dhe pasagjer shqiptarin tjetër Mariglen Alimucaj, përmendet edhe emri i Ylli Bakës. Përgjimet janë kryer në fillim janari të 2014-ës.

Nga përshkrimet që bëjnë autoritetet italiane, në një ndalesë që ka bërë makina, aty kalon Moisi Habilaj me Eltonin. “Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

Geni, një prej anëtarëve të bandës që është vënë në përgjim, thotë se të gjithë pinë, por zbulon se Moisiu pi rrallë.

“Maridian thotë se Moisiu e ka kërcënuar në rast se zbulohet që ai ka pirë (drogë). Menjëherë më pas, Geni pyet nëse dikush ka kartë për të bërë gati drogën. Të dy kërkojnë në kroskotin e makinës. Makina ndalon (të dy nisin të përgatisin lëndën narkotike)”, përshkruhet në përgjimin e dosjes italiane.

Ylli Baka është një këngëtar mjaft i njohur në Shqipëri, në rrymën e muzikës popullore, por që ka eksperimentuar edhe me bashkëpunime si ai me Bes Kallakun me këngën e kthyer në hit “Baftjari”.

Na kishte shpëtuar të gjithëve! Ylli Baka në foton e famshme të Habilajve Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com