Opinione

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’

Pas publikimit te listes me emra nga ish-kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij ne Facebook, te nje numri drejtuesish të lartë të Policisë së Shtetit që ishin me origjinë nga Tepelena, një prej tyre, Dritan Lena, ish-drejtues në Policinë e Lezhës, reagoi përmes një mesazhi në emisionin Opinio

Lena theksoi se ka qenë drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe ka një vit e gjysmë pa punë, por nuk deklaroi nëse është me origjinë nga Tepelena.

“Jam dritan lena dhe ka shkuar si drejtues i Policisë së Lezhës vetëm për 28 ditë dhe kam një vit e gjysmë pa punë. Shkaqet e shkarkimit tim mund t’i hetoni”,-mesazhi i ardhur në celularin e Blendi Fevziut

E përmendi Sali Berisha, ish- drejtori i Policisë Lezhë dërgon SMS ‘live’ Read More »

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur…

Nese do te ishte ne vend te Ina Rames, do kerkonte arrestimin e Sali Berishes. Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit te gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”.

“Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e  bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike.

Deklarata “bombë” e juristes: Do ta kisha arrestuar Sali Berishën kur… Read More »

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE

Deklaratë e fortë kjo e kryeministrit Edi Rama i pyetur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama tha se nëse akuzat ndaj Tahirit vërtetohen atëhere ai meriton vetëm fjalën vemie.

‘Nëse drejtesia do të provoje të kundërtën e atyre që unë e kam mbështetur Saimir Tahirin, atëherë nuk është ai që kam besuar unë, por një njëri që meriton vetëm fjalën vemie’,- u shpreh kryeministri në studion e Artur Zhejit.

Rama s’mban më: Nëse vërtetohen akuzat për Saimirin, meriton vetëm fjalën VEMIE Read More »

Bledi Mane: Gruaja Llallës ‘gangstere’, bën namin për t’i regjistruar makinën me inicialet e dashnorit

Kërkoi targë të porositur dhe ia arriti qëllimit. Por jo një makine dosido, jo një targë dosido.

Makina: Volkswagen Tiguan

Targa: AA 777 SU

Brenda kësaj targe gjenden inicialet e dashnorit. Adriatik, një hap para gruaja.

Shkruan Bledi Mane

EDHE GRUAJA E ADRIATIK LLALLËS BËN SI GANGSTERE!

Ka bërë namin, ka ulëritur, bërtitur, kërcënuar e intimiduar punonjësit dhe zyrtaret e dhënies së targave për automjete.

Askush nuk e njiht,e por kur e morën vesh, u stepen.

Djana Llalla, stomatologia nga fshatrat e Elbasanit, bashkëshortja e Adriatik Llalles nga Gramshi me dashnore nga Durresi, më në fund regjistroi targen e makinës së saj pa respektuar rendin progresiv.

Kerkoi targë të porositur dhe ia arriti qëllimit. Por jo një makine dosido, jo një targë dosido.

Makina: Volkswagen Tiguan

Targa: AA 777 SU

Brenda kësaj targe gjenden inicialet e dashnorit. Adriatik, nje hap para gruaja.

Po ti Rovena Gashi po më lexon?

Edhe 11 ditë të kanë mbetur oooo Adriatik!!!
#ikikAdriatik

Bledi Mane: Gruaja Llallës ‘gangstere’, bën namin për t’i regjistruar makinën me inicialet e dashnorit Read More »

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt…

Spartak Ngjela thote se “shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale”.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale ai shkruan:

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proces do drejtohet nga politika USA dhe BE, Askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt…

FBI do rrëzojë Ramën! Avokati: Rezultatet e hetimit do vijnë shpejt… Read More »

Saimir Tahiri:Flet për herë të parë: Jepini fund…

Saimir Tahiri, ish-ministri nën hetim që u largua të premten nga Shqipëria, u kthye pas mesnates se te dieles andej nga u nis. Avioni qe e solli ne Tirane zbriti ne Rinas nga aeroporti i Vjenës në Austri.

Per mikrofonin e Top Channel, qe e priti ne aeroport, Tahiri kur u pyet se cili ishte qellimi i vizites ne Mynih, u shpreh shkurt pa dhene detaje:

“Jepini fund kesaj estrade, eshte pa sens”.

Saimir Tahiri:Flet për herë të parë: Jepini fund… Read More »

Rrëfehet pronari i lokalit për vdekjen e Sokol Olldashit

Mes dëshmive për aksidentin tragjik që i mori jetën ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashit, vjen një dëshmi interesante, për të cilën flet gazetari i BBC-se, Ilir Kadia, në intervistën e dhënë sot për gazetën “Panorama”.

Kadia rrëfen për bisedën që ka bërë me Kiun, pronarin e kafenesë afër vendit të aksidentit.

Rrëfimi

Koli e njihte Kiun, se unë e kisha çuar disa herë kur inspektonim tunelin e Elbasanit. Sa herë kalonte andej, Koli ndalonte dhe pinte ndonjë kafe.

Kiu më tha: “Erdhi nga tuneli, ma bëri me drita të gjata, por nuk ndaloi kësaj radhe. Unë isha jashtë, sepse binte një shi i zi dhe frynte erë e po merresha me tendën. E ndoqa me shikim makinën që iku, madje e pashë makinën kur doli nga rruga”.

Unë e pyeta: “A shkove menjëherë te vendi i aksidentit?”.

“Jo, më tha Kiu, sepse kur kam shkuar në një rast të ngjashëm, më kanë mbajtur tri ditë në polici, sepse nuk duhet të kisha prekur gjë te vendi i ngjarjes. Kur pashë që ndaluan makinat që kalonin rrugës, atëherë shkova dhe unë te kthesa”.

Unë e pyeta se kush kishte shkuar i pari? Kiu më tha se i pari kishte shkuar Zyber Tarja, banor i zonës.

Rrëfehet pronari i lokalit për vdekjen e Sokol Olldashit Read More »

Top Channel zbulon të vërtetën:Tahiri nuk ishte në Mynih tek babai…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, deputeti Tahiri u nis nga Tirana të premten. Avioni la aeroportin e Rinasit në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.

Disa burime sugjeruan të premten se vizita mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky i afërm i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetorit-fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e datës 17 nëntor drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.

Sot, Saimir Tahiri ka marrë rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, pritet që deputeti Tahiri të marrë avionin për Tiranë rreth orës 23.15, për t’u ulur pas mesnatës në orën 00.45 në aeroportin e Rinasit.

Të paktën këto janë detajet e biletës së tij të udhëtimit. Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës.

Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës.

Top Channel zbulon të vërtetën:Tahiri nuk ishte në Mynih tek babai… Read More »