Opinione

Doktor, ne kohen tende ishte me mire apo me keq?Ja pergjigja qe kthen Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka replikuar me një komentues që e ka pyetur në rrjetin social FB, se në cilën kohë shqiptarët kanë qenë më mirë, tani apo në qeverisjen e PD-së.

“Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë , sadopak ndryshimet”, i shkruan një prej komentuesve.

Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur:  Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës.

Doktor, ne kohen tende ishte me mire apo me keq?Ja pergjigja qe kthen Berisha Read More »

Te tjera fakte tronditese lidhur me dosjen e Habilajve

Të tjera fakte tronditëse zbulohen përsa i takon lidhjeve të njerëzve të besuar apo të afërt politikisht me Edi Ramën me eksponentë të trafikut të drogës. Kështu pas dosjes së Habilajve ku nën hetim është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Spartak Braho, këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, i emëruar në këtë detyrë nga Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, rezulton se ka udhëtuar disa herë jashtë Shqipërisë me Balilajt, ku Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, prej më shumë se 1 viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Madje, mësohet se ka qenë pikërisht Braho që ka ofruar Balilajt si biznesmenë pranë LSI-së.  Nuk përjashtohet që emri i Brahos, aktualisht këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, të ndodhet në fashikujt e shërbimit sekret shqiptar, gjatë përgjimeve të kryera për grupet kriminale dhe trafikantët e drogës, përfshi këtu edhe me Balilajt jashtë vendit. Duket se kjo frikë e këshilltarit të emëruar nga Rama është shfaqur edhe dje kur udhëzonte Taulant Ballën, kreun e deputetëve të PS-së, që denoncimet në lidhje me Balilajt të lidheshin me PD dhe LSI-në.

Udhëzimet e Brahos u zbatuan me përpikmëri në seancën e djeshme, kur Balla akuzoi Bashën se kishte firmosur një dokument që kampin e punëtorëve ia jepte Balilajve, ndërsa ish-ministrin e Bujqësisë së LSI-së, Edmond Panariti, për një kontratë 100 ha të dhënë me qira për Balilajt. Por të dyja akuzat e artikuluara nga Balla dhe Braçe, duket se ranë shumë shpejt, duke nxjerrë në pah lidhjet mes eksponentëve të tjerë të qeverisë Rama me Balilajt.

Në lidhje me tokën që kanë marrë me qira Balilajt në Delvinë, rezulton se ajo ka qenë tokë e shkollës bujqësore Delvinë, pra e Ministrisë së Arsimit. Pas propozimit të ministres së Arsimit, kjo tokë ka kaluar te ajo e Bujqësisë dhe më pas me vendim qeverie i ka kaluar Balilajve.

Në anën tjetër, ministrja Mirela Kumbaro rezulton se ka firmosur tendera për kompqaninë e Balilajve. Sipas OpenDATA, kompania Balili-KO ka rezultuar fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrinit. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë policisë private të Parkut.  Nga të dhënat publike rezulton se kjo kompani ka fituar disa dhjetëra tenderë dhe në drejtoritë e tatimeve, OSHE, etj. Duket interesant fakti se ndërsa deputetët e PS-së hedhin akuza në drejtim të PD dhe LSI për Balilajt, ministrja Kumbaro i beson të njëjtës kompani ruajtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit,  vlerë e mbrojtur nga UNESCO.

Te tjera fakte tronditese lidhur me dosjen e Habilajve Read More »

10 mijë $ nga bastet, shpërthen profesor Kabo: Ky kryeprokuror? Fatin ta luajmë në…

Profesori i njohur Përparim Kabo, i cili goditi me pyetjet thumbuese dhe batutat qe bene buje, me kandidatët e drejtësisë, nuk ka qendruar indiferent as sot, teksa komenton lajmin se nje nga kandidatet per kryeprokuor, ne deklaraten e tij ne ILDKP shkruan mes te tjerash edhe per shumen 10 mijë dollarë te fituar ne baste sportive.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Kabo shkruan se “Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….”.

“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”, shkruan profesor Kabo.

10 mijë $ nga bastet, shpërthen profesor Kabo: Ky kryeprokuror? Fatin ta luajmë në… Read More »

Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Ambasadori Lu e gënjen Trumpin për Shqipërinë!

Gazetari i njohur Frrok Çupi ka bërë akuza të rënda, teksa thotë se ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu gënjen “Shtëpinë e Bardhë” dhe Uashingtoni nuk e di se çfarë ndodh në Shqipëri.

“A mund të besohet se, ambasadori i Amerikës i dërgon të vërtetën Amerikës?

Kjo tashmë është më pak e besueshmja që mund të ndodhë. Ambasadori Lu – thonë analizat – u hodh nga gëzimi kur i erdhi radha të “fshinte” Prokurorin e Përgjithshëm që i ishte bërë pengesë për një aferë të dyshimtë, me një kompani kanadeze të naftës.

Si zoti Lu, edhe ambasadorja e BE-së, janë bashkuar me qeverinë për të mbyllur dosjet kriminale të “peshqve” të mëdhenj, duke larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke prurë në vend të tij, një prokuror “raja”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara i përket administratës së vjetër të presidentit që u largua; grupimi i tij është angazhuar, me të gjitha forcat, kundër presidentit aktual, Trump. Zoti Lu është ambasador i Trump, por ndjek politika të Obamës.

Para dy ditësh, deklaroi se zgjedhjet kur fitoi Trump “janë hakeruar”. Asnjë ambasador në botë nuk e ka bërë këtë, që të sulmojë presidentin e tij, në emër të një presidenti tjetër… Informacioni mbi Shqipërinë, shkon në Amerikë i shtrembëruar, përderisa këtu, sy për sy, ambasadori flet ndryshe nga e vërteta që ndodh…

Më në fund, si mund të dërgojë ambasadori informacion të drejtë në dorën e presidentit që nuk e do”, shkruan Çupi për AFP.al.

Ai shkruan se edhe opozita, nuk mund ta informojë Donald Trump, se çfarë ndodh në Shqipëri, pasi është e kapur nga Soros:

“A mund të trokasë opozita në derë të Amerikës?

Sigurisht, nuk është e pamundur… Por opozita duket e pagatshme të ndërmarrë këtë hap. Nuk e ndërmerr këtë hap, sepse po të ndodhte, atëherë do të “zbulonte” qeverinë. Opozita ka marrë përsipër të bëjë opozitë të lehtë e në sipërfaqe, aq sa të mbulojë qeverinë. Nëse do të tregonte të vërteta në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të tronditej klima dhe do të niste ndryshimi. Amerika nuk mund të lejojë një shtet narkotik e kriminal, në mes të kontinentit dhe në udhëkryqin për në Lindje.

Opozita nuk troket në dyer të presidentit Trump, edhe pse i ka lidhjet me Soros dhe Hillary. Edhe fushatën elektorale ku PD u fundos, e organizoi Podesta i Hillary-së. Edhe takimet “diplomatike” të larta, PD-ja i bën me Institutin e Demokratik të liberalëve Obama – Soros, Hillary.

Opozita nuk e ndërmerr as hapin e lajmëtarit.

Po cila Amerikë duhet lajmëruar?

Politika shqiptare dhe diplomati amerikan, me qëllim, i ngatërrojnë të “dy Amerikat”.

Për ambasadorin Amerikan, thuhet: “Ore, e dini ju se ai flet në emër të Amerikës?” Në fakt, ai flet në emër të “Amerikës 2”, që përfaqësohet nga presidenti i kaluar, kandidatja e rrëzuar dhe miliarderi George Soros – të gjithë kundër presidentit Trump, “për jetë a vdekje!” . Edhe politikanët (qeveri dhe opozitë), bëjnë deklarata sublime “për Amerikën”. Por për cilën Amerikë? Askush nuk përmend liderin Amerikan, politikën e tij, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit… Jo, vetëm “për Amerikën”.

Siç po duket qartë, në këtë rajon ku ndodhemi, zhvillohet beteja mes “Amerikës një”, dhe “Amerikës së dytë”. Ashtu si edhe beteja mes elitave qeveritare të dështuara, globalizmit dhe kufijve të hapur, kundër politikave të konservatorizmit, sovranitetit, respektit për kombin e familjen, qeverinë e punëve dhe jo të fjalëve – që përfaqësohen në glob nga Trump, Brexit, populistët dhe konservatorët…

Amerikës nuk ka kush i thotë….” 

Gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Ambasadori Lu e gënjen Trumpin për Shqipërinë! Read More »

Arian Cani i bindur, ja kush do të jetë Kryeprokurori i ardhshëm

Teksa diskutimet se kush do të jetë prokurori i ri i përkohshëm i vendit, gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se burimet kanë deklaruar se do të jetë prokurorja e Shkodrës, Arta Marku. Edhe deputeti i PS-së, Alket Hyseni u shpreh se propabiliteti për të është i lartë.

Pjesë nga biseda:

Çani: Nga burimet që kemi pritet të jetë Arta Marku.

Hyseni: Probabiliteti për të qenë Arta Marku është i lartë sepse është një nga shtatë.

Çani: Shenjë e keqe shumë.

Arian Cani i bindur, ja kush do të jetë Kryeprokurori i ardhshëm Read More »

Kryeprokurori të jetë i përgatitur edhe që t’i hidhet makina në erë.Shokon gazetari

Gazetari Mentor Kika i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora Neës, thotë se Prokurori i Përgjithshëm  duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet edhe makina në erë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgatitur të jetë jo tabelë qitje por poligon. Prokurori i Përgjithshëm jo thjesht duhet të ketë 15 vite punë, por të jetë edhe trim. Duhet të kesh këllqe dhe ta ndash mendjen se do të përballesh qoftë me ministra, qoftë me klane kriminale. Duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet makina në erë nesër’, deklaroi ai.

Hila: Llalla nuk ia doli?

Kikia: Nuk ka lidhje fare me këtë punë.

Kryeprokurori të jetë i përgatitur edhe që t’i hidhet makina në erë.Shokon gazetari Read More »

O Sali harroji prokurorët, nuk ke shpëtim

Sa më afër fundit, aq më shumë gabojnë bandat.
Kështu është sot i gjithë korrupsioni shqiptar. Po flet me vetë.

l.
Saliu sot iishte në makthni e tij maksimal.
E tmerroi ambasadori amerikan Lu dje kur i tha se nuk do ketë më prokuror që të mbrojë krimin. Kurse Saliu pastaj iu thotë shqiptarëve se, meqë ambasadori amerikan ka shkuar te prokurori shqiptar për të mbrojtur interesin e një kompanie amerikane, është i krruptuar. Kurse Saliu që ka shitur si kryeministër shqiptar interesin e Shqipërisë është i pakorruptuar.

Po pse ponshkon, O Sali, në një rrugë pa krye? Nuk ka dhe nuk do të ketë më prokuror në mbrojtjen tënde.
Dhe mos i sill më dëm shqiptarëve me gjithë hordhinë tënde, se nuk iu bën dot më asgjë.

Krimi shqiptar, në një spektër të përgjithshëm, është sot në dekadencë të plotë dhe drejt rrugës së asgjësimit.

Askush nuk e merr dot me mend sesi është bashkuar krimi më prokurorinë.
Konstatohet tani se ka pasur një ligjësi të brendshme në këtë çështje: prokuroria e korruptuar, pasi shpëton pushtetarët dhe i lejon që të vjedhin shtetin; marrin lejen nga pushtetarët që të paguhen nga krimi i rrugës ose krimi i organizuar, që edhe ky të vijojë rrugën e vet.
Ky quhet Krim i Përgjithshëm që sundon një shoqëri. Dhe sigurisht që i gjithë faji historik bie mbi prokurorinë se nuk ngre asnjë akuzë për krimin që paguan. Domethënë që shteti nuk funksionon.
Kjo është Shqipëria e sotme: një shoqëri e drejtuar nga krimi ku Prokurori i Përgjithshëm ka qenë Kryetari i Krimit të Përgjithshëm.

ll.
Kjo është gjendja, dhe pikërisht këtë gjendje kërkon të mbajë ende në forcë Berisha.
Por dhe Ambasadori Amerikan ia hoqi dje, me gjuhë të drejtpërdrejtë, thelbin e mbrojtjes për të fshehur antiamerikanizmin e tij me pretekstin e Ramës.
Kjo është arsyeja e çthurjes mendore të Saliut.

Po pse, o i mjerë! ende nuk e ke kuptuar që, të gjithë bashkë, duhet ta dorëzoni qetësisht dhe pa fare zhurmë gjënë e vjedhur?

Nga Spartak Ngjela

O Sali harroji prokurorët, nuk ke shpëtim Read More »

Përplasje në gjyqin e Shullazit për ‘dhurimin’ e Vollgës

kontratën për dhurimit të 20% të hotel Vollgës, Shullazit.

Noterja Aida Spahiu deklaroi se i qendron deklarimeve të saj se kontrata për shitjen e hotel Vollgës ishte bërë me vullnet të plotë dhe pa kërcënime. Por biznesmeni Beqja ka reagur duke thënë se e siguronte Gjykatën se zonja po gënjente dhe kishte prova për këtë. “Po gënjen, kam provat, se jam takuar me të në Rinas”.

Avokati i Shullazit iu është drejtuar prokurorëve me fjalët: “Jeni në ditën tuaj të zisë”. Vetë i akuzuari Emiljano Shullazi deklaroi se “është gjykata e ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë.”

HISTORIA I akuzuari Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të hotel Vollgës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” , administrator i së cilës ishte Beqja, është detyruar t’i japë 20 për qind të pronës Shullazit për të përfunduar gjithë problemet e pronësisë.  Kësisoj, pasi ato u zgjidhën, rezultoi se në dhjetor 2014, Beqja në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers” i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish-hotel Vollga.

Përplasje në gjyqin e Shullazit për ‘dhurimin’ e Vollgës Read More »