Opinione

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e emisionit “Top Story”, ka komentuar gjuajtjen me çizme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se goditja me çizme ndaj tij vjen pas gjithë atyre që ai u ka bërë shqiptarëve, si dhe për shkeljen e Kushtetutës.

Kryemadhi ironizoi me zërat se çizmen Garda nuk donte t’ia kthente sepse i kërkonte si provë në gjykatë, teksa tha që jo vetëm që ia kanë kthyer por edhe të pastruara.

“Çizmet mi kthyen madje edhe të pastruara se më ishin bërë pis në protestë”, – u shpreh Kryemadhi.

Goditi me çizme Ramën.Monika zbulon se çfarë ndodhi me to dhe pse deshi t’i mbante Garda Read More »

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me një deklaratë që ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se nëse ka pasur tentativë për të vrarë Lulzim Bashën, pas tij fshihej kryeministri Rama.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu shkruan se ka dy ditë që vret mendjen për të gjetur arsyen se pse Rama duhet të vriste kreun e opozitës dhe se nuk ka gjetur një të tillë.

JA REAGIMI I NDREUT:

Kam 2 dite e nete qe vras mendjen per te gjete arsyen perse Rama duhet te vriste Lulin (sipas Berishes kjo ) e se gjej dot qe se gjej ! Zot na ruj se ne kanun se kemi pase zakon me shti ne gra e ne femije, por kushedi Saliu e ka harru !

Shokon Pjerin Ndreu: Kam dy ditë që vras mendjen, pse Rama duhet ta vriste Bashën Read More »

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj

Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka qene dje ne emisionin e Artur Zhejit ne Ora News, duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Duke i quajtur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorë të Ramës në SHBA e BE, Berisha parashikoi se Rama nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj mandatin e tij në krye të qeverisë.

Telefonata e fundit me Ramen

Zheji: Gjatë kohës që ka qenë takimi midis Bashës dhe Ramës keni biseduar me Ramën nëpërmjet telefonit të Bashës

Berisha: Hera e fundit që kam folur në telefon ka qenë kur ka ardhur Filipi i tij dhe i thoshte që unë jam shtrirë në tokë. Kjo ka qenë në vitin 2007 dhe unë po vdes këtu dhe unë i thosha në telefonin e Filipit vdis dhe aty të vdesësh.

Zheji: Një parashikim të fundit, mandati i zt.Rama do të jetë i plotë?

Berisha: Unë besoj që as 4 muaj nuk do t’i kapë. Me këtë pakënaqësi masive që shoh, me ekzekutimin që i bëri Parlamentit, le të lutet që tani deri më datë 26 t’i kapë 4 muaj dhe të thotë faleminderit

Berisha plas ‘bombën’: Nuk do i mbushë 4 muaj Read More »

Shqiptari i komenton ambasadës amerikane ne FB: Merr përgjigjen që s’e priste

Një qytetar shqiptar ka lënë një koment të pahijshëm në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në rrjetin social Facebook, por ka marrë përgjigje të menjëhershme.

Qytetari i shkruan ambasadorit Donald Lu se “nuk përfaqëson në asnjë formë presidentin Trump” dhe se është “soroist”.

Por përgjigja që ka marrë ka qenë përjashtim nga faqja, pasi atij i shpjegohet se në faqen e Ambasadës Amerikane nuk lejohen fyerje, shpifje etj…

Shqiptari i komenton ambasadës amerikane ne FB: Merr përgjigjen që s’e priste Read More »

Balla e falënderon Fatmir Xhafën, policia procedim penal për hedhësen e këpucës

Pasi dje u kap në flagrancë duke vjedhur kartat e deputetëve të opozitës, Taulant Balla sot ka dalë e ka bërë një falënderim për Fatmir Xhafën, që ka vënë në hetim 10 deputetë të opozitës dhe ka arrestuar 6 protestues.

Në vend që policia të kapte dhe ndalonte deputetin Balla për vjedhje dhe shpërdorim detyre, policia me urdhër nga Fatmir Xhafaj ka dalë dhe ka arrestuar protestuesit, shqiptarët që kërkonin të mos shkelje Kushtetuta e Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur sot se ka vënë nën hetim 10 deputetë të opozitës.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Ervin Salianki., I.B., Kejdi Mehmetaj, Fjoida Kërpaçi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.

Për shtetasin Eno Bozdo, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Balla e falënderon Fatmir Xhafën, policia procedim penal për hedhësen e këpucës Read More »

Basha i përgjigjet ambasadorit të SHBA: Protestuam si çdo vend kur i shkelet Kushtetuta

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ambasadës së SHBA-së në lidhje me protestën e djeshme dhe kauzën e opozitës për të mbrojtur kushtetutën e vendit.

Basha thotë se ‘protestuam si çdo vend kur shkelet kushtetuta’.

Ja çfarë shkruan Basha:

‘Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç’do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia.

E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin.

Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci #Drejtësi’, shkruan Basha në Facebook, ndërsa e shoqëron me një galeri fotosh

Basha i përgjigjet ambasadorit të SHBA: Protestuam si çdo vend kur i shkelet Kushtetuta Read More »

Vasili: Vettingu vdiq, sot kryeministri është edhe kryeprokuror

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se sot vettingu vdiq dhe se kryeministri është edhe kryeprokuror, shkruan Ora News.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Sot VETINGU vdiq.

69 deputete te kapur te Edi Rames zgjedhin kryeprokurorin e partise pa veting.
Kryeministri eshte sot edhe kryeprokuror.
Demokracia ne rrezikun me te madh.

Vasili: Vettingu vdiq, sot kryeministri është edhe kryeprokuror Read More »

Narkotrafikanti që po urdhëron policinë e Shkodrës sipas Berishes…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në faqen e tij në Facebook. Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili deklaron se një person në Shkodër, i cili është në kërkim udhëheq policinë.

Postimi i Berishës

Narkotrafikanti, famozi ne kerkim Bardhok Plani, lidhje direkt e Norieges, udheheq policine e Shkodres!

Lexoni mesazhin e inspektorin dixhital. sb

“Mirmrama doktor,te uroj t’jesh mire. un qe po te shkruaj jam nje punonjes policie te qytetit Shkoder. dua te denoncoj nje rast qe ka ndoshur ne qytetin e shkodres sot ku esht vrare nje person ne makine.me te shkuar ne vend ngjarje morme cdo mase nga ana ligjore per shoqerimin e deshmitarve ne vend ngjarje deri ketu esht krejt mire.por pas pak kohesh vume re ne vend ngjarje ishte shtetasin Bardhk Plani nje kontigjent policie i njohur ne mbar vendin per trafik lendesh narkotike si lidhje e Mark Mark Frrokut,i cili ka qen ne automjet me ate kur i shpetoj arrestimit dhe u lirua me urdher dirket te Edi Rames.Megjithse gjoja ishte ne kerkim nga policia,sot ai po rrinte me telefon ne dore dhe shum i shqetsuar,madje duke kerkuar informacion tek shefat e policise,dhe duke bere ekspertin ne vend ngjarje.ne si punonjes policie nuk arrijme me ba detyren pasi ky person asht lidhje e fort e politikes,si dhe ka aktivitet kriminal ne trafikun nderkombetar te droges.ketij shtetasi sot ne vend ngjarje ju bahte sehir nga shefat e policis,duke mos mundur me marr mundimin as per ta shoqeruar si deshmitar ne vend ngjarje, ose person qe tregon rrethanat e ngjarjes,pasi asht lidhje direkte ose indirekte me viktimen.po ti dergo dhe 2 foto qe vertetojn se ky person kontigjent i krimit qendronte ne vend ngjarje me punonjes policie.”

Narkotrafikanti që po urdhëron policinë e Shkodrës sipas Berishes… Read More »