Opinione

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë…

Nga Christine Steffen*

E dashur zonja Sulejmani!

Pak kohë më parë keni thënë në një TV italian, se për fat të keq ka vajza, që lidhen me futbollistët për shkak se kjo u garanton të bëhen të famshme.

Duhet ta pranoj se kam qeshur.

Të them të drejtën, kam menduar natyrisht se ju jeni një femër e tillë.

Si gruaja e Blerim Dzemailit dhe si kandidate për Miss Shqipërinë ju jeni zgjedhur si gruaja më seksi e futbollistëve në Euro2016.

Por çfarë njeriu jeni ju?

E kam bërë këtë pyetje që kur ju kam parë në krah të Dzemailit për herë të parë.

Ju e keni ndarë në rrjetet sociale fatin tuaj në dashuri, lindjen e djalit Luan, si një familje perfekte.

Fotot më krijonin një ndjesi sikur shihja ‘Kampin e xhunglës’, një përzierje mes magjepsjes dhe trembjes.

Ti dukesh si një Barbie, ai nga pas jo si një Ken, por si Blerimi i dobët, krenar dhe konfuz në sytë e tij se ka ‘peshkuar’ një bombë seksi të pabesueshme.

A jam ndjerë keq? Pak.

Por të kthehemi sërish tek ju.

Keni thënë se doni të botoni një libër, ku do tregoni gjithë ‘mutin’ që ndodh në botën e futbollit.

Për shembull, që futbollistët përpara lojës preferojnë të masturbojnë, sesa të bëjnë seks me gruan.

Kjo shpallje është shprehje e faktit se jeni e hapur në mënyrë ekstreme në mënyrën se si e karakterizoni veten.

Ju thoni në një intervistë se jeni më inteligjentja e grave të futbollistëve.

Për shkak se mund t’i rezistoni botës së artë të të famshmëve, duke e ditur se lumturia nuk varet nga pasuria.

Epo nuk jeni më një grua futbollisti, je në proces divorci dhe ish-burri yt ta ka ndaluar të përdorësh emrin e tij për projektet e tua.

Megjithatë nuk kam frikë se do të na dalësh nga sytë.

Dhe vazhdimisht do të mendoj se çfarë personi jeni (mes nesh: jo e përshtatshmja për Blerimin. E kam kuptuar prej pak kohësh).

Një vit pa shumë m…

* Letër e hapur për ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili, e cila shkaktoi shumë debat me deklaratat se do të zbulojë sekretet e futbollistëve me anë të një libri. Christine Steffen është gazetare zviceriane e Neue Zuercher Zeitung.

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë… Read More »

E njoftoi mbrëmë për largimin nga TCH, Vjollca Hoxha “hakmerret” me Ballën: Nuk u shemb Roma

Natën e Vitit të Ri, gazetari Sokol Balla konfirmoi ikjen e tij pas shumë vitesh, nga televizioni Top Channel. Kjo ishte edhe si një hakmarrje ndaj televizionit që e shkarkoi si drejtor informacioni.

balla-2

Përmes një postimi në Twitter mbremjen e djeshme, Balla njoftoi se ka ndarë rrugët me televizionin e njohur.

Ai shkruante:

Sot rrugët ndahen këtu me Top Channel.”

26196885_10215123768873384_369974944_n

Por, mesazhi i tij natën e ndërrimit të viteve nuk ka ngelur pa përgjigje. Ka qenë vetë Vjollca e cila me ironi i është përgjigjur, duke treguar se Balla nuk është i pazëvendësueshëm.

vjollca-hoxha

Në një shkrim postuar edhe në faqen e ëebit të Top Channel, ajo thotë:

Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.”

vjollca3_0

E njoftoi mbrëmë për largimin nga TCH, Vjollca Hoxha “hakmerret” me Ballën: Nuk u shemb Roma Read More »

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën

Duke folur në emisionin “Xing me Ermalin”, presidenti Ilir Meta iu përgjigj disa pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi.

Metës iu desh të jepte mendimin e tij edhe për kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?”- e pyeti Mamaqi Metën, i cili surprizoi me përgjigjen e tij. “Fashionist gjeni!”-u shpreh presidenti.

Kurse për Berishën, Mamaqi i dha si opsione: Zotni, lider, i lodhur, plak. “Edhe zotni, edhe lider, edhe i palodhur, edhe i ri!”-u përgjigj Meta.

Ndërsa për pyetjen se ç’mendim kishte për Lulzim Bashën, Mamaqi nuk i dha atij asnjë aletrnativë, dhe Meta u përgjigj: ‘Shumë i mirë!”

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën Read More »

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët

Deklarata e sotme të Edi Ramës, që Monika Kryemadhi i ngjan me Eleonorën, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e LSI-së.

E para ishte vetë kryetarja Monika Kryemadhi, që me një deklaratë të shkurtër, i dha përgjigje flakë për flakë Ramës. Pas tij kanë ardhur edhe reagime të tjera.

Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri.

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:

Me Botox e Detox.

Me Leonorat në shtëpi e në Qeveri…

Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai!

“Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male…

Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle!

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët Read More »

Historia e Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës me polic Gëzimin

Kjo histori mu kujtua sot kur lexova se Basha paska shtruar drekë për ish policët e shkruar nga puna. I pash me endje fotot, por nuk e pashë Gëzimin. Pash Hysni Burgajn, pash Agron Kuliçajn, pash Avenir Peken. (Këta Pekajt janë bërë si lebrit në kohen e komunizmit, që dy veta i conin me Ballin e dy me partine. Pastaj kush te fitonte bëheshe fisi). Aveniri me Lulzimin, Çimi me Shkëlzenin. E ç’vete ore!

Shkruan Ilirjan Blloshmi

Gëzimi, Lul Basha dhe ish policët.

Në kohen kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër, duke kaluar në aksin Prrenjas-QafëTthane shikon një polic që rrinte anash rrugës në shërbim.

Ndalon makinën, Gezimi merr qëndrim dhe e pershendet.

-Pse rri në diell? Pse nuk shkon tek ajo hija atje? E pyet i Olldashi. -Këtu me kanë urdheruar të rri zotri.

-Pas dy ditësh Sokoli ktheheshe nga Greqia ose Maqedonia. Në fshatin Pishkash shikon përsëri Gëzimin, në diell, në piskun e vapes. Ndalon makinen, zbret dhe e pyet si e ke emrin, i mban emrin shënim dhe para se të iki e pyet.

-Ore ndonjë lek ke bere? Jo zotri, epo pse na nxirrni namin kot. Merrni e mos na nxirrni namin.

Dy dit me vone, Gëzimit ju komunikua se qe nga ajo dite ai do të qakullonte, vetem me makinë ne Librazhd. Ne te gjithe qyetin u hap fjala se Gëzimi është mik i ministrit. Gëzimi asnje here nuk e përmendi Olldashin, pavarësisht atyre që thuheshin. Kur Lulzim Basha erdhi në atë ministri, Gëzimin e kapi “reforma” sikur nuk kishte arsimimin e duhur për polic. Pavarësisht se unë qëkur kam filluar të mbajë mend ne kete jetë, Gëzimin e mbaj mend polic.

Gëzimi nuk beri fjale, nuk kapi as mik, kurrë nuk e tradhtoj PD-në. Madje dhe kur vinte Lulzim Basha në Librazhd shikonte në takime. Gëzimi hapi nje dyqan te vogël me materiale hidraulike në Librazhd, e sot e kesaj dite aty është me ate dyqan mbahet.

Aq njeri i respektuar është Gezimi sa dhe socialistët e duan, madje nusen nuk ja hoqën nga puna.

Kjo histori mu kujtua sot kur lexova se Basha paska shtruar drekë për ish policët e shkruar nga puna. I pash me endje fotot, por nuk e pashë Gezimin. Pash Hysni Burgajn, pash Agron Kuliçajn, pash Avenir Peken. (Këta Pekajt janë bërë si lebrit në kohen e komunizmit, që dy veta i conin me Ballin e dy me partine. Pastaj kush te fitonte bëheshe fisi). Aveniri me Lulzimin, Çimi me Shkëlzenin. E ç’vete ore!

Historia e Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës me polic Gëzimin Read More »

Jepet alarmi: “Kryeprokurorja po bashkëpunon me disa njerëz të rrezikshëm”

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka folur për zgjedhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.

Në një intervistë për emisionin, “Repolitix”, Kryemadhi u shpreh se Arta Marku duhet të ketë kujdes, pasi po bashkëpunon me disa njerëz të rrezikshëm.Për kryetaren e LSI personat e rrezikshëm janë në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
“Po ajo duhet të ketë kujdes. Duhet të ketë sepse ajo po bashkëpunon me disa njerëz shumë të rrezikshëm. Me njerëz të rilindjes. Po bashkëpunon me deputetë të PS që kanë qenë pjesë e grupit të habiljave”,- tha Monika Kryemadhi.

Alarmi i Monika Kryemadhit: Arta Marku po bashkëpunon me disa njerëz të rrezikshëm.

Jepet alarmi: “Kryeprokurorja po bashkëpunon me disa njerëz të rrezikshëm” Read More »

Amerikën apo Turqinë, ti ke zgjedhur Erdoganin? Shpërthen Rama: Ç’është kjo pyetje

Votimi i Shqipërisë në OKB nuk ka mbetur as jashtë konferëncës së fundit mediatike të Kryeministrit Edi Rama.

Ka mjaftuar një pyetje që Rama të shpërthejë ndaj gazetarës dhe temës së shumë përfolur duke thënë se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka shumë rëndësi në sferën globale.

26145592_1757947404224639_1849942218_o

Pasi u pyet nesë mes Amerikës dhe Turqisë ka zgjedhur Turqinë, Rama u përgjigj duke thënë sese kjo ishte një pyetje e pakuptimtë dhe idiote.

Mes Turqisë dhe Amerikës është një pyetje qe më kujton një fjali të vjetër.

Britania e madhe mos zgjodhi vallë Turqinë?

Ajo është aleti më i ngushtë straetegjik i SHBA, dhe votoi njësoj si unë. Mos zgjodhi edhe ajo Turqinë?

Japonia po ashtu votoi njësoj si unë.

Na bëtë qëndrën e botës, Ç ‘është kjo pyetje idiote?

Përgjgiia ime është shumë e thejshtë, jemi në një katund politik dhe mediak.

Kemi një debat idiot që nuk po diskskutohet në asnjë nga 165 vendet që votuan kundër SHBA.

Kazani jonë zien çfarë ndodhi në Amerikë.

Ne kemi marrë vendimin të ecim përpara , zgjidhja e Shqipërisë ka qënë koherente dhe racionale.

Mbajtëm një pozicion racional!

E kam të qartë sa  e madhe është Shqipëria në glob, nuk kam asnjë iluzion për fuqinë dominante në hartën e botës.

Jemi një vend i vogël që kemi disa pozicione dinjitoze”.

26194155_1757947204224659_542638616_o

26235685_1757947187557994_1170608032_o

Amerikën apo Turqinë, ti ke zgjedhur Erdoganin? Shpërthen Rama: Ç’është kjo pyetje Read More »

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon

Nga Spartak Ngjela

Nënshtetësia shqiptare që iu dha kryepeshkopit grek të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, Janullatos; është një veprim antihstorik.

I.
Një veprim antihistorik ka qënë edhe emërimi i Janullatosit në krye të kishës shqiptare, sepse të shiturit menduan që drobitja shqiptare e kohës do ta shkëpusë besimin kristian shqiptar nga Shqipëria.

Kisha greke ka menduar gjithmonë se, në funksion të greqishtes, ortodoksët shqiptarë do të shuheshin dalëngadalë duke harruar gjuhën shqipe. Ka dy shekuj që shovinismit grek, laik dhe fetar, ortodoksët dhe katolikët shqiptarë i prishin skemën që ka ai kundër autoktonisë shqiptare.
Por ja që nuk e bënë dot.

Shumë krime ka bërë kisha greke kundër shqiptarëve ortodoksë që nuk u mposhtën kurrë për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e shkruar shqipe.

Kisha greke dhe reaksioni i grekëve të Anadollit, shqiptarët i quanin turq, por nuk kishin si t’ia bënin ortodoksëve që ishin më konservatorët për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe nacionalizmit shqiptar.
Por, edhe katolikëve, se ata i kishin vdekje fare.

Tani mund të themi se këta ua morën të keqen shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Ata madje i kanë po shqiptarë që flasin shqip edhe në Greqi arvanitasit dhe çamët ortodoksë, që i terroruzuan mbi njëqind vjet për t’iu shuar gjuhën shqipe.

Po pse gjithë ky mllef kriminal kundër gjuhës shqipe? Sepse gjuha shqipe është magjia e gjuhëve ballkanike; dhe është tmerri i të ardhueve në Ballkanin Perëndimor – sllavëve dhe grekëve të Anadollit që kanë pushtuar territoret shqiptare.

ll.
Vetëm një president që nuk e do vendin e tij dhe shkel mbi krimet e shëmtuara që ka bërë kisha greke kundrejt figurave të ndritura të kishës ortodokse shqiptare, dhe kundrejt ortodoksëve të mëdhenj që luftuan për afirmimin historik dymijë vjeçar të kombit shqiptar – vetëm një i tillë, i jep shtetësinë shqiptare një peshkopi grek që prej 25 vjetësh nuk ka pranuar ta japë meshën në gjuhën shqipe.

Jo vetëm kaq.
Janullatosi është autori i denigrimit të figurës së peshkopit Fan Stilian Noli; autorit direkt të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare dhe figurës së madhe të formimit intekektiv të botëkuptimit real shqiptar.

lll.
Peshkopi grek Janullatos, ka punuar që të anashkalojë dhe t’i humbë rëndësinë e autoqefalisë kishës ortodokse shqiptare.

Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar nga Reforma në Drejtësi, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon ndihmë sa nga Gruevski në Shkup, aq dhe në qarqet reaksionare greke në Athinë. Mund të vejë edhe në Beograd.

Po përse e ka kërkuar këtë nënshtetësi shqiptare një peshkop grek?
Nuk bie kjo si një kërkesë jashtë qëllimit real të një peshkopi kristian?
Ku ka kombësi prifti dhe peshkopi kristian! Ai duhet të jëtë internacionalist – se ky është thelbi i krishtërimit.
Gjithë kjo kërkesë me ngulm për shtetësinë shqiptare e Janullatosit është frikë nga Reforma shqiptare.

Deri tani është shkelur autoqefalia e Kishës Ortodokse shqiptare me një kryepeshkop jo shqiptar. Ai ka ardhur në krye të kishës autoqefale shqiptare si i përkohshëm – kush ia dha përjetësinë?

Vendosja e ligjit dhe krijimi i një shteti realisht shqiptar, nuk mund ta lejonte më Kishën Autoqefale të Shqipërisë me një peshkop jo shqipëtar.

Është frikë në një krah, por edhe ligësi në krahun tjetër.
Ortodoksia shqiptare është kristiane minimumi pesë shekuj përpara grekëve që janë grekë, se këta që kanë ardhur nga Anadolli që të mposhtin shqiptarët në trojet e tyre, as që mund të llogariten.

Autoqefalia ka qenë një nga veprat më të mëdha të mendjes shqiptare; dhe vlerë direkte e Fan Stilian Nolit, sepse elita ortodokse shqiptare është vlerë e madhe e nacionalizmit shqiptar në funksion të gjuhës shqipe dhe autoktonisë shqiptare në Ballkan.

Shihni se çfarë tmerri ka kisha greke nga gjuha shqipe; derisa e ka quajtur atë “gjuhë të mallkuar” dhe ka vrarë, në bashkëpunim me osmanët një numur të madh atdhetarësh e krijuesish të gjuhës së shkruar shqipe.
Dhe, e dini Pse?
Sepse shqipja është gjuha që është folur që në kohë të Jezu Krishtit, dhe me këtë gjuhë është pritur Shën Pali në Durrës, dhe në të gjithë Arbërinë. Se këtu ka mbërritur ai së pari.
Dhe shqiptarët janë krenarë për këtë fakt historik.

Por koha fatmirësisht po punon për shqiptarët. Vazhdimisht po dalin dhe do të vijojnë të dalin dokumentat e fshehura me kast të historisë së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.

Procesi agresiv për zhdukjen e gjuhës shqipe në Ballkan ka marrë fund. Dinjiteti ndërkombëtar i shqiptarëve dhe gjuhës së tyre të lashtë, tani është në ngritje të pandërprerë. Një peshkop nuk i bën dot më asgjë gjuhës shqipe, le t’i japë sa të dojë meshat në greqisht; por pyetja është: kur je dhe ke qenë kundër gjuhës shqipe dhe,kundër Fan Nolit, lëvruesit më të madh të gjuhës shqipe – përse të duhet shtetësia shqiptare?

“Nëse Ilir Meta ndihet i kërcënuar, hapi i hedhur është i kotë, por kuptohet që ai po kërkon Read More »