Opinione

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin

Shume dyshime jane hedhur e po hidhen mbi figuren e kryeprokurores se re te pergjithshme te perkohshme, Arta Marku, e cila per shkak te menyres se zgjedhjes se saj ne ate detyre, shihet si nje person politik.

Gazetari Arian Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se kryeprokurorja Arta Marku ishte e përzgjedhura e Donald Lu, teksa shton se teori konspirative e lidhin këtë çështje edhe me vizitën e Gramoz Ruçi në SHBA.

Çani: Më në fund Donald Lu ka kryeprokuroren e vet në Shqipëri. Zheji: Është më mirë që të jetë kryeprokurorja e kryeministrit siç tha Berisha

Çani: Ka edhe një teori konspiracioni që thotë se Gramoz Ruçin një nga arsyet që e ftuan në Amerikë ishte kjo. Gramozi kishte 20 vjet që nuk kishte shkuar asnjëherë në Amerikë. I thanë zt.Ruçi se nuk duhet të krijosh asnjë problem që kjo na duhet kryeprokurore. Unë besoj që Rama e do këtë kryeprokurore dhe meqë e donte Rama e do edhe Lu-ja.

Shpërthen Çani: Akuza për Donald Lu dhe Gramozin Read More »

Ku vizitohesh ti?Komentuesit kryqëzojnë Ramën

Mëngjesin e sotëm kryeministri, Edi Rama e ka nisur me një postim në faqen e tij në FB, ku përmes një videoje mburret me arritjet e shëndetësisë gjatë qeverisjes së tij. Në videon në fjalë e cila duket qartë që është prodhuar me efekte të shumta speciale dhe e kuruar dhe e montuar me kujdes, shihen mjekë dhe pacientë “të lumtur” nga sistemi. Por e gjitha kjo duket se i ka irrituar keqas komentuesit në faqen e kryeministrit.

Shumë prej tyre e konsiderojnë postimin e Ramës reklamë të pastër dhe gjithçka që thuhet në video; fallco. Për të qenë më realistë komentuesit denoncojnë në faqen e Ramës, përvojat e tyre skandaloze në spitalet shqiptare.

Cilen shendetesi??para 3 ditesh i dergova babait tim 1 makineri qe prodhon oksigjen se ai e ka te domosdoshme..ne dogane Ne Rinas i kerkuan vellait 45 mije leke te reja
I them vellait mos ju a paguaj hajduteve..lere te vije mrapsht!!ju keni interes 0 per popull ..dhe ne qe jetojme ne mergim po ju a shohim sherrin..leri ma ato qe jetojne atje..verefikoje se eshte e fresket!!makinerin e te gjorit baba atje e ke ne dogane!!

Jam kurioze te di se ku vizitoheni ju z.KM dhe familja juaj! sepse kam pershtypjen se pervec se per te shkuar per inagurime per gje tjeter nuk shkoni ne spitale, keshtu qe nuk jetoni me realitetin! Suksese ne videot e bukura te ores 08.00 a.m.

Ku vizitohesh ti?Komentuesit kryqëzojnë Ramën Read More »

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi

Një debat për sistemin shëndetësor është hapur së fundmi në politikë. Pas akuzave të Lulzim Bashës një ditë më parë, reagoi Ministria e Shëndetësisë, dhe sot në mëngjes.

Kryeministri Edi Rama i cili poston një video dhe shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Reagimi i tij nuk ka revoltuar vetëm qytetarët e shumtë që i shkruajnë se shërbimi shëndetësor është mizerje dhe specialistët po largohen nga vendi, por edhe Ylli Manjanin.

Në një status në Twitter, ish-ministri i Drejtësisë shkruan se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”. “Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor.

Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani.

Rama flet për shëndetësinë, ish-ministri: Je i droguar se s’ka mundësi Read More »

U lirua nga burgu, Berisha zbulon kujt i mbylli gojën Edi Rama që nxori biznesmenin nga burgu

Sot biznesmeni Orest Sota i cili u kap nga Policia e Elbasanit me 863 mije euro dhe patentat e Saimir Tahirit., u lirua nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, kundrejt garancise pasurore dhe per kete ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili thote se “kete vendim Noriega e mori pasi me keshilltarin e tij Braho i mbylli gojen drejtorit te policise se Elbasanit Qato, qe te harroje se ne makinen e Orestit ishte vete Saimir Trafiku”.

POSTIMI:

Lajmi i fundit nga narko-shteti!

Noriega urdheroi sot lirimin e Orest Sotes.
Shkaku eshte se Oresti ishte i pafajshem sepse ai u arrestua vetem se po transportonte Saimir Trafikun dhe milionat euro te tij!
Kete vendim Noriega e mori pasi me keshilltarin e tij Braho i mbylli gojen drejtorit te policise se Elbasanit Qato, qe te harroje se ne makinen e Orestit ishte vete Saimir Trafiku, njeriu qe mban peng vet Ramen dhe Olsin e tij!! sb

U lirua nga burgu, Berisha zbulon kujt i mbylli gojën Edi Rama që nxori biznesmenin nga burgu Read More »

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë…

Nga Christine Steffen*

E dashur zonja Sulejmani!

Pak kohë më parë keni thënë në një TV italian, se për fat të keq ka vajza, që lidhen me futbollistët për shkak se kjo u garanton të bëhen të famshme.

Duhet ta pranoj se kam qeshur.

Të them të drejtën, kam menduar natyrisht se ju jeni një femër e tillë.

Si gruaja e Blerim Dzemailit dhe si kandidate për Miss Shqipërinë ju jeni zgjedhur si gruaja më seksi e futbollistëve në Euro2016.

Por çfarë njeriu jeni ju?

E kam bërë këtë pyetje që kur ju kam parë në krah të Dzemailit për herë të parë.

Ju e keni ndarë në rrjetet sociale fatin tuaj në dashuri, lindjen e djalit Luan, si një familje perfekte.

Fotot më krijonin një ndjesi sikur shihja ‘Kampin e xhunglës’, një përzierje mes magjepsjes dhe trembjes.

Ti dukesh si një Barbie, ai nga pas jo si një Ken, por si Blerimi i dobët, krenar dhe konfuz në sytë e tij se ka ‘peshkuar’ një bombë seksi të pabesueshme.

A jam ndjerë keq? Pak.

Por të kthehemi sërish tek ju.

Keni thënë se doni të botoni një libër, ku do tregoni gjithë ‘mutin’ që ndodh në botën e futbollit.

Për shembull, që futbollistët përpara lojës preferojnë të masturbojnë, sesa të bëjnë seks me gruan.

Kjo shpallje është shprehje e faktit se jeni e hapur në mënyrë ekstreme në mënyrën se si e karakterizoni veten.

Ju thoni në një intervistë se jeni më inteligjentja e grave të futbollistëve.

Për shkak se mund t’i rezistoni botës së artë të të famshmëve, duke e ditur se lumturia nuk varet nga pasuria.

Epo nuk jeni më një grua futbollisti, je në proces divorci dhe ish-burri yt ta ka ndaluar të përdorësh emrin e tij për projektet e tua.

Megjithatë nuk kam frikë se do të na dalësh nga sytë.

Dhe vazhdimisht do të mendoj se çfarë personi jeni (mes nesh: jo e përshtatshmja për Blerimin. E kam kuptuar prej pak kohësh).

Një vit pa shumë m…

* Letër e hapur për ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili, e cila shkaktoi shumë debat me deklaratat se do të zbulojë sekretet e futbollistëve me anë të një libri. Christine Steffen është gazetare zviceriane e Neue Zuercher Zeitung.

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë… Read More »

E njoftoi mbrëmë për largimin nga TCH, Vjollca Hoxha “hakmerret” me Ballën: Nuk u shemb Roma

Natën e Vitit të Ri, gazetari Sokol Balla konfirmoi ikjen e tij pas shumë vitesh, nga televizioni Top Channel. Kjo ishte edhe si një hakmarrje ndaj televizionit që e shkarkoi si drejtor informacioni.

balla-2

Përmes një postimi në Twitter mbremjen e djeshme, Balla njoftoi se ka ndarë rrugët me televizionin e njohur.

Ai shkruante:

Sot rrugët ndahen këtu me Top Channel.”

26196885_10215123768873384_369974944_n

Por, mesazhi i tij natën e ndërrimit të viteve nuk ka ngelur pa përgjigje. Ka qenë vetë Vjollca e cila me ironi i është përgjigjur, duke treguar se Balla nuk është i pazëvendësueshëm.

vjollca-hoxha

Në një shkrim postuar edhe në faqen e ëebit të Top Channel, ajo thotë:

Natyrisht që ikja e Sokol Ballës është një goditje, por nuk është fundi. Ka plot të tjerë në tregun mediatik që mbushin boshllëkun e krijuar, bile edhe mund të jenë më të mirë. Kjo nuk do të thotë se Sokol Balla nuk është gazetar VIP dhe me një zgjuarsi e nuhatje te lindur për gazetar. Por nuk u shemb Roma se iku Koli.”

vjollca3_0

E njoftoi mbrëmë për largimin nga TCH, Vjollca Hoxha “hakmerret” me Ballën: Nuk u shemb Roma Read More »

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën

Duke folur në emisionin “Xing me Ermalin”, presidenti Ilir Meta iu përgjigj disa pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi.

Metës iu desh të jepte mendimin e tij edhe për kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?”- e pyeti Mamaqi Metën, i cili surprizoi me përgjigjen e tij. “Fashionist gjeni!”-u shpreh presidenti.

Kurse për Berishën, Mamaqi i dha si opsione: Zotni, lider, i lodhur, plak. “Edhe zotni, edhe lider, edhe i palodhur, edhe i ri!”-u përgjigj Meta.

Ndërsa për pyetjen se ç’mendim kishte për Lulzim Bashën, Mamaqi nuk i dha atij asnjë aletrnativë, dhe Meta u përgjigj: ‘Shumë i mirë!”

Ilir Meta:Ja ç’mendim ka për Ramën, Berishën dhe Bashën Read More »

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët

Deklarata e sotme të Edi Ramës, që Monika Kryemadhi i ngjan me Eleonorën, kanë sjellë reagime të shumta nga ana e LSI-së.

E para ishte vetë kryetarja Monika Kryemadhi, që me një deklaratë të shkurtër, i dha përgjigje flakë për flakë Ramës. Pas tij kanë ardhur edhe reagime të tjera.

Një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri.

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook:

Me Botox e Detox.

Me Leonorat në shtëpi e në Qeveri…

Edhe një Eleonor që e kishin ca të tjerë, tani e ka ai!

“Bora” i ka zbardhur tej për tej, zyra, shtëpi, fusha e male…

Viti i ri do ta gjejë, Ed Ram Beun plot me halle!

Deklarata bombë për Ramën: Eleonorën e ke grua, pasi ta përdorën të tjerët Read More »