Opinione

Ngjela bën deklaratën e fortë: Ja kush po na shet tek greku

Avokati Spartak Ngjela në një analizë të gjatë flet për korrupsionin në Shqipëri një nga temat më të diskutuara.

Sipas Ngjelës historia e Shqipërisë është nëpërkëmbur nga krerët e shtetit. Këta të fundit kanë arritur deri te shitja e Shqipërisë te fqinjët, që sipas avokatit historia është përsëritur.

“Korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët”, shprehet ndër të tjera avokati.

Reagimi i plotë:

Korrupsioni i sotëm shqiptar i liderëve politikë nuk është një rastësi, por është rrjedhojë e një vazhdimësie historike antishqiptare në rajon.

Ka 100 vjet që qeverisjet shqiptare janë pagëzuar nga fqinjët pushtues, dhe kanë sunduar në Shqipëri nëpërmjet korrupsionit të brendshëm dhe padrejtësisë njëqind vjeçare.

Varfëria shqiptare është pasojë e një shkaku tragjik që ka ecur sipas kësaj filozofie: të minimizohet territori shqiptar me genocid në favor të fqinjëve ardhacakë, duke blerë krerët e korruptuar të shtetit shqiptar.

Kjo ka qenë zanafilla e trishtimit historik shqiptar, por ajo që vijon të jetë ende pezmi dhe trishtimi i sotëm shqiptar, në Shqipëri, është padrejtësia e imponuar nëpërmjet korrupsionit kryeministror shqiptar.

Blejini! Kjo ka qenë thirrma makabër e genocidit antishqiptar serb për lidershipet e korruptuar kryeministrorë shqiptarë – deri në zhdukjen e racës arbërore.

Zhdukni nga jeta aktivev gjuhën shqipe! Kjo ka qenë sokëllima e osmanëve, dhe e kishës e reaksionit grek, deri në zhdukjen e plotë të kontinuitetit historik arbër- shqiptar, e cila është rrjedhojë e zhvillimit epiroto-ilir në kohët moderne.

l.
Shqipëria dhe shqiptarët tani, pas një shekulli, kanë hyrë aktualisht në kohën e tyre për të nxjerrë në pah historinë reale të Shqipërisë, të fshehur dhe të humbur.

E gjithë kjo histori e fshehur shqiptare, ka ardhur nga përdhuna e pushtimeve dhe nga korrupsioni i vazhdueshëm i krerëve të shtetit shqiptar.
Por beteja e fundit e shqiptarëve për të rifituar historinë e tyre të fshehur, është përqëndruar sot te lufta kundër korrupsionit aktual qeveritar.
Ky korrupsion, në një sens historik njëqind vjeçar, ka qenë epiqëndra e fatkeqësisë shqiptare. Sigurisht kjo ka arsyet e veta që flasin edhe për dobësinë që ka treguar koshienca shoqërore shqiptare, por ne këtu po flasim sot për faktin dhe jo për arsyen e ardhjes së faktit: kjo që po shprehim, është pasoja; kurse shkaku është detyrë e historisë moderne shqiptare, e cila do të vijë e të shkruhet, sigurisht, pas likuidimit të korrupsionit kryeministror shqiptar.

ll.
Likuidimi i plotë i korrupsionit të sotëm shqiptar është një proces i pakthyeshëm që do të shkojë deri në fund. Në fakt, ky është një proces i strukturuar ndërkombtarisht, dhe kjo përbën edhe garancinë e procesit.

Historia e kombeve dhe shteteve ka ecur gjithmonë nën një shtysë interesash; dhe kështu do të jetë ngaherë. Shteti është rrjedhojë politike, dhe politika e një qeverie është interesi kombëtar.
Por, historia e shtetit shqiptar ka pasur gjithmonë në ecjen e saj defektin e shitjes së interesit kombëtar: kjo është edhe arsyeja kryesore e korrupsionit kryeministror shqiptar në një histori njëqind vjeçare.
Po sot?
Edhe sot korrupsioni kryeministror shqiptar ka qenë frenues i zhvillimit shqiptar, dhe njëherësh edhe tregti në funksion të interesit kombëtar të shitur te fqinjët.

Kurse tani koha e solli më në fund që interesi shqiptar të konvergojë në një pikë me interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor është interes i madh në strukturën e interesit global amerikan, dhe ky interes amerikan arrihet në këtë zonë vetëm nëpërmjet botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ja, ky është fakti i sotëm historik, i cili është bashkuar me historinë e ardheshme të Shqipërisë.

Interesi amerikan kërkon çlirimin e historisë së fshehur shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe shqiptarët me forcën e politikës së madhe botërore erdhën më në fund në kohën e rishfaqjes të historisë së tyre të madhe. Ajo po rishfaqet përditë me dokumentacionin e shpërthyer nepër arkivat, pas një fshehjeje të gjatë.
Dhe ky, sigurisht që kuptohet se është sot intencioni i politikës amerikano-gjermane, i cili do të vijojë.

lll.
Kjo është arsyeja që sot po vërshojnë dokumenta të shumtë provuesë të arbërisë si histori dhe të shqiptarëve si populli më i vjetër i Gadishullit Ilirik – se edhe emri i këtij Gadishulli është ndërruar nga Gadishulli Ilirik në Gadishullin Ballkanik, për të errësuar historinë dhe heroikën historike arbërore dhe shqiptare.

Dhe normalisht që ky proces po ecën për të identifikuar personalitetin e nëpërkëmbur të të gjithë shqiptarëve të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, botë kjo që aktualisht do të provohet se është shumë më e madhe në numur nga sa paraqitet e fshehur sot nga përdhuna historike.

Identifikimi real i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është bërë sot një proces pa kthim. Por pengesa më e madhe dallon se është korrupsioni kryeministror shqiptar.
I gjithë korrupsioni shihet që është shpërndarë sot me frikë kudo, për të shkatërruar aleancën shqiptaro – amerikane. Ai punon sa në Ankara, në Moskë dhe nëpër organizmat antiamerikane që kanë dekada në një betejë sterile antiamerikane.
Por realisht, lodhen kot së koti dhe fare kot kundër kësaj aleance.

Sot, kjo aleancë, kuptohet se ka hyrë në fazën e akzekutimit të saj faktik: gjithçka që ka filluar të zbulohet në Shqipëri përditë si krim, është ekspozimi amerikan i provave që duhen për të denoncuar korrupsionin shqiptar.
Tani, këto që do shihen përditë, do të duken si pa lidhje me korrupsionin politik, por shpejt do shfaqen stekat e mëdha të korrupsionit kryeministror shqiptar. Sepse këto që po ekspozohen, dalin në pah për të identifikuar më pas krimin e organizuar, si një segment bashkëpunues i politikës së lartë me eksponentët e mëdhenj të krimit shqiptar.

Politika amerikanë kuptohet se do të punojë rregullisht tani e më tej me ekspozimin e fakteve, për shpëtimin e shqiptarëve nga zgjedha një shekullore e padrejtësisë.

Ngjela bën deklaratën e fortë: Ja kush po na shet tek greku Read More »

I ka thënë apo jo? Ja premtimet që ka bërë Edi Rama por që sot i mohon ti ketë thënë

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar shumë nga deklarimet që ka bërë më parë, duke i mohuar ato. Rama, i pranishëm në studion e gazetarit Roland Qafoku, ka mohuar shumë prej deklaratave publike, të cilat i ka bërë në formën e premtimeve gjatë fushatave elektorale.

Pjesë nga intervista

Zoti Rama është edhe një pikë tjetër që unë do doja ta ndaja me ju. Tek siguria kombëtare është për tu përshëndetur një strategji e policisë dhe e qeverisë për aksidentet. Marr shkas nga java që shkoi, në 6 ditë , 8 të vdekur. Kjo nuk lidhet me qeverinë. Kjo nuk lidhet as me policinë. Kjo lidhet me gjithë shoqërinë tonë. Por ajo që më bën përshtypje në krahasim me vitin 2012 dhe me stadegjinë që deri në vitin 2020 parashikoni të ketë 222 të vrarë mua më frikëson shumë kjo, se si mund të bësh një stradegji që disa vite më vonë ne do kemi kaq viktima. Ndërkohë nr i aksidenteve është më i lartë.

Pyetja kush është?

Unë jam duke e bërë pyetjen. Si ka mundësi zoti kryeministër që ju e proklamoni si sukses të policisë luftën për të humbur aksidentet dhe në fakt kemi më shumë aksidente.

Aksidentet me pasojë humbjen e jetës janë ulur në mënyrë të konsiderueshme. Sigurisht janë akoma të larta ashtu sikundër shifrat e aksidenteve në tërësi janë të larta. Aksidentet vijnë si rezultat i projekteve skandaloze të rrugëve të shqipërisë dhe i mos respektimit të rregullave nga qytetarët. Në rrugët e shqipërisë ka shumë potencial për aksidente për shkak të projekteve jashtë cdo standardi.

Zoti kryeministër, unë kam renditur 8 fakte , 8 premtimet tuaja që i keni bërë në fushatën elektorale përpara se të merrnit detyrën e kryeministrit. Ato nuk janë mbajtur. 1. Keni thënë në 8 vite do anëtarësoj Shqipërinë në BE.

Ku e kam thënë këtë?
Gjatë fushatës elektorale të vitit 2013. Keni thënë që do zhduk krimin në familje.

Nuk e kam thënë asnjëherë këtë fjali. Nuk është fjalia ime kjo.

Keni thënë që shëndetësia do shkojë drejt të ashtëquajturës shëndetësi falas.

Patjetër i qëndroj kësaj.

Keni thënë që qeveria do funksionojë si ekip në kohën kur ishit koalicion. Do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Nëse dikush pasi përzihet nga qeveria kjo nuk ka peshën e provës në raport me fjalën time. Ju e keni për zotin Manjani por unë po shtoj edhe zotin Koka.

Keni thënë që do shkarkoj çdo ministër dhe zyrtar që përflitet.

Asnjëherë se kam thënë kshu.

E ke thënë që çke me të.

Asnjëherë. Sepse nuk hyn në mënyrën time të të kuptuarit të funksioneve dhe detyrave të njerëzve që thashethemet janë një arsye për të shkarkuar njerëz.

Do tia heq godinën e SHQUP PD-së.

Ka qenë një debat pa hyrë ende në qeveri dhe nuk besoj që ta kem thënë në këtë formë që e keni thënë ju dhe e dyta nuk ka pikë rëndësie sot.

Do ndërtoj një ishull në lumin Osum në Berat.

Po e kam thënë këtë dhe i qëndroj kësaj.

Po kur ? Në mandatin e tretë?

Nuk e di, po i kam thënë dhe i qëndroj. Dua vërtët që të krijohet mundësia që të ndërtohet ai ishull sepse nuk është një ide e imja është një ide shumë e vjetër, kemi bërë dhe një konkurs për atë, nuk janë krijuar kushtet për ta bërë por po, e kam thënë.

Dhe autostrada Tiranë–Durrës do ndrijë nga palmat.

Sështë fjalia ime kjo. Nuk hyn fare kjo tek mënyrat e mia të të kuptuarit të botës dhe aq më tepër pastaj të të folurit. Këto janë fjali që duhet ti shikoni nga i keni marrë. U mbollën palmat dhe për shkak të rënies drastike të temperaturës nuk i rezistuan dot.

Kushedi si jeni bërë kur e patë që u thanë.

Dhe ku është problemi? E përjetoj keq çdo lloj momenti kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Ishte më bukur me ato tabelat e llamarinave? U mbollën, nuk funksionoi edhe kaq. Ndodh, nuk ka asnjë çudi.

I ka thënë apo jo? Ja premtimet që ka bërë Edi Rama por që sot i mohon ti ketë thënë Read More »

Përplasen live/ Gazetarja: Mos u merr me mua se s’ja del dot. Deputeti i PS: Merrem sa…

Sekuestrimi i 613 kg kokainë dje në Durrës është bërë ‘mollë sherri’ mes deputetit të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj dhe gazetares Klodiana Lala. Teksa diskutonin në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ në “News24” lidhur me faktin nëse pas sasisë së drogës fshiheshin politikanë, Stërkaj ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë.

Ai tha se i gjithë operacioni në fjalë u krye nga Policia e Shtetit, meritë që sipas tij i takon palës shqiptare. Kaq mjaftoi që të ndërhyte nga studio Lala, e cila tha se Stërkaj nuk kishte rol në Policinë e Shtetit, ndërsa e pyeti se ku i mori informacionet, shkruan ‘BalkanWeb’.

DEBATI

Stërkaj: S’ka lidhje politike. Mund të ketë garanci financiare, kamuflim dhe garanci. Se mendoj se ka pasur suport politik, se po të kishte pasur do kishte kaluar. Lëreni të hetojë prokuroria. Përgëzoj policinë. S’ka pasur informacion as nga një aleat i joni. Unë kam informacione se jam deputet.
Lala: Po ju nga e keni këtë informacion zoti Stërkaj, sepse nuk jeni më në Policinë e Shtetit?!
Stërkaj: Po ju bëni hetuesen. Po ju ça profesioni keni? Jeni gazetare. Ju kam parë dhe nëpër emisione, je e kthjellët dhe e saktë por…
Lala: Unë që jam gazetare se kam këtë informacion. Dhe rri tërë kohës në drejtorinë e Policisë dhe se kam këtë informacion. Mos më intimido zoti Stërkaj se sja del dot me mua…
Stërkaj: Unë ja dal saa..Më këdo më shkon
Lala: Mos ta kthejmë personale
Stërkaj: Jo spo e kthej.

Përplasen live/ Gazetarja: Mos u merr me mua se s’ja del dot. Deputeti i PS: Merrem sa… Read More »

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri: E vërteta e miqësisë me Ramën dhe Berishën

Zamir Mane, njeriu më i pasur në vend në disa renditje në vite radhazi ka qenë përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në TCH. Ai mohoi të ketë influencë në vendimet e politikës. I pyetur për lidhje të tij me qeveritarët pavarësisht partisë që ndodhet në pushtet, Mane tha se ka pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të biznesit, por nuk është mik me ta.

“Mik me Berishën dhe Ramën? Nuk është e vërtetë. Unë kam pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të mia në biznes, por nuk mund ta them që jam mik me ta” – tha Mane.

Ai pranoi se është mik me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, por mohoi që me të të ketë biznese të përbashkëta.

“Jam mik me të. Njihem me të që përpara 20 vitesh, por nuk besoj se i intereson publikut se si jam njohur me të. Me Frangajn nuk kam asnjë biznes të përbashkët” – tha Mane.

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri: E vërteta e miqësisë me Ramën dhe Berishën Read More »

Flet vëllai i Izet Haxhisë: Berisha njeriu më i pabesë, ja si ia shpëtoi kokën në 97. Ky është sherri me ish kreun e SHISH

Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një replikë me Fatos Klosin, dhënë gazetës “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi i vëlezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.

PJESE NGA INTERVISTA

Ju në këtë mënyrë i keni shpëtuar dhe jetën Sali Berishës, jua njeh këtë nder?

Ai është njeriu më i pabesë që mund të ketë! Njeri më mosmirënjohës nuk ka. Im vëlla ia ka shpëtuar kokën në 13- 14 mars 1997, kur donte t’ia mbathte nga Presidenca.

Kur jeni takuar herë tjetër me Fatos Klosin?

Jemi takuar përsëri më 17 janar 2001, por ai nuk e përmend këtë takim se është burracak. Ka qenë dy ditë pas arrestimit të vëllait tim, Isamedinit, i cili doli i pafajshëm. Në atë takim, i kam kërkuar Fatos Klosit që të heqë dorë nga skenarët kundër familjes tonë. Kam bërë çerek ore debat të ashpër me të, në lokalin Red Bull përballë Ministrisë së Drejtësisë që është sot.

Flet vëllai i Izet Haxhisë: Berisha njeriu më i pabesë, ja si ia shpëtoi kokën në 97. Ky është sherri me ish kreun e SHISH Read More »

Bushati ia thotë në sy Manes: Veliaj tradhtoi votuesit, sepse e kapën peng oligarkët si ju!

Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, mes analistit Andi Bushati dhe biznesmenit Samir Mane.

Kanë qenë kullat në Tiranë tema e debatit, ku Bushati u shpreh se kryetari Veliaj, premtoi zero ndërtime dhe tradhëtoi qytetarët të cilëve u mori votën, sepse u kap peng nga oligarkët, një prej të cilëve është edhe Mane.

Ai tha:

Politika është skllave e oligarkëve. Një kryetar bashkie thotë më jepni votën se do keni zero ndërtime. Kur kapet peng, nga ologarkët, ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave. Nëse ju keni një kullë në Tiranë, atëherë ju jeni pjesë e këtij sistemi.”
Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla.

Mane tha:

Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”
Nga ana tjetër, Bushati u shpreh se Tirana, nuk duhet të ndërtohet sepse është e mbipopulluar.

Ai argumentoi:

Tirana nuk duhet të ndërtohet sepse është më e mbipopulluar se kudo. Qyteti me gjelbërim më pak se kudo. Sot Brukseli është me 6 mijë banorë për kilometër katror, ndërsa Tirana 24 mijë. Këtu bëhen disa kulla që të fitojnë 6-7 njerëz dhe prishet jeta e qindra mijëra njërëzve të tjerë. Elektorati ka votuar me premtimin zero. Kur hyn pushteti i parasë dhe oligarkëve, ata tradhëtojnë njerëzit dhe bëhen me ju”

Bushati ia thotë në sy Manes: Veliaj tradhtoi votuesit, sepse e kapën peng oligarkët si ju! Read More »

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës

Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i ndihmon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, rreth kësaj ideje.

Disa forca në Serbi, nën ndikimin e fortë të Rusisë – sikurse ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç – duan ndarjen e Kosovës në dy pjesë – atë “serbe” dhe atë “shqiptare”, ka shkruar FR.

Daçiç, ka theksuar e përditshmja nga Frankfurti, madje e ka quajtur këtë “zgjidhjen e vetme realiste afatgjate”.

Gazeta gjermane ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk është kundër kësaj ideje.

“Një ndarje e shtetit të Kosovës, i cili ka shpallur pavarësinë më 2008, jo vetëm që do të binte ndesh me kushtetutën kosovare, por edhe me të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit të 25 vjetëve të fundit, që shtetet e Ballkanit të mos organizohen në vija etnike”, thuhet në shkrimin e FR.

Florian Bieber, shef i Qendrës për Studime Evropianojuglindore, në Universitetin e Gracit, ka thënë për të përditshmen nga Frankfurti se “vënia e kufijve në bazë të etnisë do të rrezikonte të krijonte një efekt dominoje, ku grupet nacionaliste do të inkurajoheshin për krijimin e kufijve të rinj”.

Sipas Bieber, “kjo nuk do të ishte vetëm triumf i etnonacionalizmit dhe palëve ndërluftuese të viteve 90, por edhe do të destabilizonte Ballkanin, e mbase edhe Evropën”.

Deri më tani, Bashkimi Evropian, ndërmjetës në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk ka dhënë indikacione se ku duhet të jenë vijat e kuqe të një marrëveshjeje, dhe nëse mundësia e ndarjes do të përjashtohet, shkruan FR.

Sipas gazetës gjermane, “kartën e etnisë”, në lidhje me Kosovën, po vazhdon ta luajë në mënyrë kundërproduktive kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E përditshmja nga Franfurti ka kujtuar sugjerimin e Ramës, në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që Shqipëria dhe Kosova ta kenë në të ardhmen një president të përbashkët, “si shenjë të unitetit kombëtar dhe të politikës së përbashkët të sigurisë kombëtare”.

Deklaratat, si kjo e Ramës, nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe”

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës Read More »

Gazetari bën deklaratën e papritur: Mund të ketë laborator për përpunimin e kokainës

Droga e kapur sot në Portin e Durrësit ka hapur debat të madh në media për shkak të shifrës që do të kishte ajo nëse shitej, e cila arrinte mbi 180 milionë euro.

Kjo ishte një shifër dhe një sasi rekord e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Andi Qosja, një prej gazetarëve televizivë tha në emisionin “Byro Politike” se ka ende shumë pikëpyetje se ku do të bëhej përpunimi i kokainës.

Ai tha:

Nisur nga deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, rreth fitimit që ishte rreth 180 milionë euro kjo është një pikëpyetje e madhe se ku do të bëhej përpunimi i kësaj lënde narkotike. Sepse nëse do të bëhej këtu, ku është ky laborator droge? Ndoshta trafikantët mund ta kenë pasur më të lehtë për ta dyfishuar apo trefishuar sasinë e drogës nga Shqipëria. Në këtë aspekt duhet gërmuar me faktin që duhet të ketë një laborator tjetër.”

Gazetari bën deklaratën e papritur: Mund të ketë laborator për përpunimin e kokainës Read More »