Opinione

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës së Monika Kryemadhit për përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Rama. Ai ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka. Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.

“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë. Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”.

Duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” ai tha në Opinion” në News24, nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti.

“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata.

Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky.

E patë këtë që ndodhi si një reagim për një gjë të caktuar apo më shumë se kaq?

Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar.

E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.

Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.

“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.

Kërkoi përjashtimin e Ramës, avokat Ngjela sulmon Monikën: Është e zhytur në korrupsion, zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka Read More »

Qëndrojini larg popullit o hajdut që fshiheni pas kostumeve!

3 mallkimet si hiena, se lënë njerëzinë të rregullojë hallet e veta! Çohen të zhyturit në korrupsion të udhëheqin protestën!

Populli shqiptar ka degraduar mes tre mallkimeve dhe nuk po arrin të ngrejë krye. Edhe protestën kundër skamjes e padrejtësisë çohet e udhëheq PD dhe LSI.

Njëri i zhytur deri në fyt , pasi grabiti 230 milionë euro të këtij aksi rrugor, tjetra zotëron gjysmat e rrugëve dhe paratë i ka në banka.

“Çohen PD e LSI të udhëheqin protestën?! Larg o Zot! Mes tre mallkimeve mbi Shqipërinë, krahasuar me ’97çit e çizmaxhinjtë 700-ësh, halli e bën PS-në të duket e keqja më e vogël (me shpresën naive se edhe mund të kthjellohet…

Mos e politizoni! Njerëzit nuk ua shohin dot më fytyrat prej burgaxhinjsh të merituar që fshihni pas kostumeve, kollarove e mikrofonave në qeveri e në opozitë. Njëri-tjetrin e shterofshi e mos ngeltë njeri pa e kapur inati i tjetrit në politikë, por popullit rrijini larg! Është në pikën e një shpirti që po del nga rrahja pa pushim!” , shkruan gazetarja Edlira Gjoni.

Koha të përfundojë protesta politike.

Qëndrojini larg popullit o hajdut që fshiheni pas kostumeve! Read More »

Paralele e frikshme: 28 maj 1996 dhe 31 mars 2018

Si rregull çdo krahasim çalon, por prapë duket se dhuna, përplasja dhe arrestimet e ditës së shtunë, datë 31 mars 2018 kanë një ngjashmëri me 28 majin e vitit 1996.

Për të rinjtë të cilët nuk e dijnë se çka ngjarë me 28 maj 1996 po sqarojmë shkurt se pushteti i Sali Berishës vodhi zgjedhjet parlamentare të 26 majit. I mori me SHIK-un, dhunën, vjedhjen, manipulim dhe më pas populli doli në rrugë me datë 28 maj 1996 për të prostestuar. Plasi druri e dajaku mbi popullin e thjeshtë. U gjakosën. Më pas filloi rrënimi i pushtetit derisa në janar-shkurt-mars 1997 nuk kishte me qeveri, shtet. Kishte kaos.

Sikur pushteti i Berishës të mos kishte vjedhur zgjedhjet, nëse nuk do të përdorte atë dhunë shtetrore të tmerrshme, pasi e bëri raprezaljen policore me një qëllim: Që opozita dhe populli të mos guxonin të dilnin më në rrugë e në protestë kundër qeverisë.

Por bëri efektin e kundërt: Mësoi popullin me dajak e dhunë, aqsa populli nuk donte t’ia dinte më për shtetin e Saliut, derisa e rrëzoi.

Edhe kjo e ditës së shtunë, ndonëse nuk ka shumë paralele, por prapë arrin në një paralele për të cilën biem të gjithë dakort: Dhuna e mëpasme nga ana e pushtetit, duke përdorur prokurorinë dhe krejt instrumentat policorë, është e pajustifikueshme. Dhunën në djegien në Rrugën e Kombit të gjithë e dënojnë, asnjë nuk do flakë e djegie në vend. Por, si kudo në botën demokratike, kur ka protesta, ndodh që vjen edhe dhuna, djegie, tym e tmerr. Kemi parë në Athinë se ç’ndodh dhe sot Greqia ka votën për Shqipërinë nëse do të pranohet si kandidate në BE. Në Francë apo Itali digjen rrugë, objekte, etj.

Edhe kjo është pjesë e demokracisë. Nuk duhet, por ja që ndodh. Kurrsesi pas këtyre ngjarjeve nuk turret pushteti duke arrestuar sikur të ishin drogmenë apo vrasës serial.

Edhe në ngjarjen e Kukësit apo te Rruga e Kombit ishte faji i qeverisë për tarifën e lartë. E para qeveria nuk bëri fushatë ndërgjegjsuese dhe debate masive për këtë që kishte ndërmend të miratonte. Janë zona shumë të varfëra andej nga Kukësi, dhe rrugën nacionale nuk e kanë për xhiro, por si lëvizje gjatë ditës, nga një fshat në tjetrin për të punuar dhe mbajtur familjen. Imagjinoni një familje normale në ato zona, ku fjala vjen një familje me pesë veta që kanë të ardhura diku te 150 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të kaluar rrugën tashmë iu duhet 13 mijë lekë të vjetra çdo ditë! Nuk iu del as për 10 ditë. Ndaj ishte qeveria e cila e nisi sherrin e para në raport me banorët. Nuk u konsultua dhe nuk dërgoi asnjë ministër apo deputet të saj në zona që ta debatonte dhe mundet të bindej kryeministri se tarifa mund të ishte shumë më e ulët, fjala vjen edhe 1 apo 2 euro. Kjo është çështje përceptimi, edukate, pasi deri tani nuk jemi mësuar të paguajmë për rrugën siç ndodh jashtë shtetit. Dhe si rrugë e parë me pagesë ka nevojë për një kulturë të re popullore, por jo që herën e parë me çmim marramendës dhe sjell më pas kaos, djegie dhe përplasje.

Ndaj mendoj se ishte qeveria gabim dhe që ishte shkaku. Pasoja erdhi e dhunshme, por duhet gjykuar pikësëpari shkaku. Shkaku ishte qeveria. Nëse nuk do ishte tarifë e lartë nuk do të kishte as protestë, as djegie e as arrestime.

Nuk duhej të ishin krye arrestime të mëdha, në mënyrë arbitrare dhe si formë presioni ndaj banorëve të varfër të atyre zonave. Ndëshkimi ndaj kundërshtimit me gurë ndaj policisë dënohet, por prapë gjendet një mënyrë me elokuente ligjore për ndëshkime të tilla kur flitet për arësye ekonomike, mbijetese.

Kryeministri nuk kishte pse bënte paradë force në Kukës. Kjo tregon arrogancë dhe përceptimin e një dëshire për diktaturë, gjë e cila përfundon keq.

S.P.

Paralele e frikshme: 28 maj 1996 dhe 31 mars 2018 Read More »

Rudina Xhunga flet pa doreza për Ilva Taren e Sonila Meçon

Rudina Xhunga ishte e ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi.  Rudina iu bashkua një prej lojrave të programit, duke përzgjedhur rastësisht dy emra për të komentuar, teksa në mesin e tyre zgjodhi Ilva Taren dhe Sonila Meçon.

A ka pasur luftë të ftohtë mes tyre? Si kanë qënë dhe si janë sot raportet mes 3 zonjave të suksesshme të ekranit?

”Ilvën e kam mikeshë. Tani takohemi edhe prej gocave. Ilvën e pëlqej, është e vetmja, më e mira, e pa krahasueshme në lajme. Bën shumë punë, bo boo si ja bën o goce (qesh)”,-tha Rudina.

Nga Ilva Tare tek Sonila Meço, Rudina tregon një histori shumë të bukur me të.

“Kur bëra librin nuk dija ta botoja ose jo. Ja tregova 3 gocave në Top, Sonila më shkruajti natën, më shkruajti ‘një libër’ tjetër se i kishte pëlqyer. Më shtyu ta botoja. Sonila? E jashtezakonshmë. I mungon ekranit pafund”.

Rudina Xhunga flet pa doreza për Ilva Taren e Sonila Meçon Read More »

Opinion nga Spartak Ngjela: Pse nuk jep dorëheqjen kryeministri?

Nga Spartak Ngjela.

Ajo që ndodhi në kufirin e Rrugës së Kombit, është një mënyrë politike që ka për shkak kryeministrin aktual shqiptar. Por shkaku kryesor në këtë ngjarje është fakti që qeveria shqiptare nuk ka më pará që të drejtojë shtetin.

I.

Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë? Pyetjet që duhen ngritur janë këto: Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?

E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë. Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje? Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi. Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?

Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës. Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen? Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.

II.

Në fakt kjo ishte arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa. Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen. Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará? Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.

Po , përse e kërkon destabilizimin? Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë. Asnjë arsye tjetër nuk ka.

Opinion nga Spartak Ngjela: Pse nuk jep dorëheqjen kryeministri? Read More »

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog

Mbi debatin e LGBTI-së, andrologu Evin Dani deklaron se janë bërë një sërë studimesh që në fillim të shekullit 20 për të zbuluar shhkaqet e orientimit seksual të njerëzve.

Sipas tij, edhe pas shumë vitesh, ende nuk është provuar një lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bëhen gjatë jetës.

”Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet.

U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron. Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet. Nuk patën sukses.

Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Gay lind apo bëhesh? Flet mjeku androlog Read More »

Rama publikon shifrat mbi punësimet në mars, irritohen qytetarët: Mashtrues, gënjeshtar …

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm të dhënat mbi vendet e punës që janë hapur në muajin mars.

“Me këtë rezultat domethënës të Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës për muajin mars, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjet.

Por duket se shifrat e publikuara nga Rama kanë irrituar ndjekësit e tij në rrjet që nuk ngurojnë ta quajnë mashtrues, gënjeshtar, madje edhe budalla.

Rama publikon shifrat mbi punësimet në mars, irritohen qytetarët: Mashtrues, gënjeshtar … Read More »

Homoseksuali kundër LGBTI: Duhet të jenë më të pjekur, njerëzit…

Në emisionin ”Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, në një debat për nismën e komunitetit LGBTI në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për të zhvilluar disa takime mes komunitetit dhe fëmijëve në shkolla me temë kundër bullizmit, sipërmarrësi Elton Ilirjani deklaroi se ishte kundër kësaj nisme.

Në një debat me dy aktivistet e të drejtave të njeriut, Ilirjani i cili pushtoi portalet me deklaratën se është homoseksual, kundërshtoi thënien e tyre se ai merr guximin ta pranojë prirjen e tij publikisht sepse është i pasur, por shumë të margjinalizuar në rrethinat e Tiranës e Shqipërisë.

”Kjo gjë nuk merret me kaq nxitim sa e kanë marrë Xheni dhe shoqja e saj. Unë e kam deklaruar prirjen time homoseksuale që kur kam qenë.

Ne nuk duhet të jemi agresivë, ne duhet t’ua thjeshtësojmë jetën të tjerëve jo t’i vendosim në pozita armiqësie. Nuk duhet t’i mendojë pjesën tjetër të shoqërisë si armiq, ne duhet t’i mendojmë prirjet e tyre po aq natyrale sa prirjet tona.

Kjo çështje duhet marrë më me pjekuri sepse kështu duhet ua bëjmë më të lehtë jetën edhe atyre që nuk jetojnë në qendër të Tiranës por në zona rurale. Nuk ka lidhje të qenit i pasur me mundësinë për ta deklruar publikisht prirjen seksuale. Unë e kam deklaruar edhe kur isha i varfër”,-u shpreh Ilirjani.

Homoseksuali kundër LGBTI: Duhet të jenë më të pjekur, njerëzit… Read More »