Opinione

Dukati ka zot ! Edhe jeta e secilit prej zotërve të tij ! Nga Edlira Gjoni

Kjo është shprehje që e përdorin së fundmi banorët e zonës më të përmendur javët e fundit në Shqipëri. Është një shprehje pronësie e  përkatësie. Është apolitike. Është mesazh i qartë komunitar dhe tregues i frikshëm i qëndrimit të fortë ndaj politikave mashtruese në dëm të njerëzve.

“Dukati ka zot” mund të zëvendësohej shumë mirë për nga forca që përcjell edhe me “shqiptari ka zot”. Dhe ky zot është vetë vetja e tij, jo politika zaptuese e mashtruese.

Po pse kaq vëmendje për banorët e luginës që shtrihet në Gjirin e Vlorës? Dhe cilat janë mesazhet e pathëna që përcillen nga sjellja dhe veprimet e kësaj mase njerëzish të indinjuar?

Protesta bëhen për njohjen e  të drejtës së pronësisë. Nga i njëjti drejtim gjeografik, vjen edhe dorëheqja nga drejtimi i Universitetit publik. Të dyja rastet tregojnë mospajtim; i pari me politikën zaptuese të pronës private fillimisht nga shteti e më vonë blerje qesharake nga njerëz të tij. I dyti tregon mospajtim me mënyrën se si ushtrohet presion mbi universitetet dhe si përcaktohen politikat e tyre.

Ky është “rebelizëm” qytetar që vjen nga njerëz që nuk paguhen nga 500 lekë për të marrë pjesë në protestë. As nuk kanë interesa karrieriste për politikë. Mospajtimet e shprehura në formë proteste janë mjeti i vetëm që kanë në dorë këta njerëz që ndjehen të dhunuar në të drejtat e tyre.

Shembujt vijnë të dy nga Vlora. Shumë mirë që vijnë.

Për vite me radhë nuk gjeja asnjë lidhje mes origjinës sime dhe stereo-tipeve që nuk rreshtin së vëni në sy në bashkëbisedimet formale apo jo-formale thëniet e përhershme: “ Aha, vlonjate qenke? Kokëfortë. Egoistë. Me gjoksin gropë. Doni të jeni gjithmonë të parët”. Këto janë kuptimet që nuk fshihen fare, edhe nëse shoqërohen me “komplimentat”  për iniciativat për të thyer akullin apo për të folur drejtpërdrejt.

Por, prej kohësh më dukej sikur cilësitë e prejardhjes ishin individuale, kishin thjesht të bënin me personalitetin dhe më tepër se të vërteta, ishin mit stereotipesh krijuar prej kush e di se çfarë arsyesh në të kaluarën.

Por ja që brenda një kohe fare të shkurtër, këmbëngulja dhe protestat e një zone të tërë në gjirin e Vlorës dhe një dorëheqje e modelit vlonjat, më ndihmojnë në arsyetimin tim për të kuptuar, pranuar dhe ndarë me vetëdije publike të qenit pjesë e një vendi që marrëdhëniet me zgjedhën nuk i ka fort të mira.

Gjërat duhen ndarë. Unë jam kundër dhunës, ashtu siç janë të gjithë familjarët e mi nga Vlora, Dukati, Orikumi apo çdo centimetër i asaj zone. Dhe nëse karakterizohemi nga mos-pajtimi me dhunën fizike, kjo vjen për një arsye të fortë; rezistenca e madhe vendase ndaj dhunës mendore apo shpirtërore. Madje jo vetëm rezistencë. Kësaj lloj dhune, gjithë zona e luginës së Dukatit ku aktualisht shteti shqiptar po mundohet të tregojë dhëmbët nëpërmjet policëve rrogëtarë, e kthen përgjigjen me urtësi. Madje aq urtë, sa shpesh është vështirë që gjuha e zotërve të çdo centimetri të Karaburunit, Orikumit e Dukatit, të kuptohet lehtë nga ardhësit.

Që të kuptohet zemërimi dhe reagimi vendas, duhet të fillimisht të njihet historia dhe prejardhja e tyre, banorë të hershëm të qytetit të përmbytur të Orikut, që pushtim pas pushtimi jetuan në Karaburun, Akrokrenaune apo Lungarë, me sytë dhe prezencën e shpeshtë në luginën e bregdetin që sot nuk paska më zot.

Që dokumentacioni vendas për pronësinë e gadishullit mungoka, nuk mund të jetë tërësisht faji i vendasve. Asesi jo. E gjitha hapësira tokësore që shtrihet rreth gjirit të Vlorës, si gjithë Shqipëria, iu nënshtrua shpronësimit. Arkivat e qeverisje komuniste, ashtu si edhe arkivat e sotme, nuk i kanë pasur nën kontroll dukatasit, ndaj është po aq absurde t’iu kërkosh sot dokumentacionin e vjedhur. Njëlloj siç Serbia pretendon se asnjë kosovar nuk ka dokumenta pronësie mbi tokën ku banojnë e që qenka serbe, sepse janë pikërisht ata, serbët, që kanë menaxhuar dokumentimin jo vetëm të pronësisë mbi tokën, por edhe të historive që vërtiten për përkatësinë e saj.

Në Vlorë çështja është ndryshe. Që në hyrje të Radhimës e deri në qafë të Llogarasë, që nga Karaburuni e deri në Lungarë, nuk ka asnjë centimetër tokë, kodër, mal, përrua, pyll e pemë që vendasit nuk e dinë se kujt i përket.  Prona është e tyre dhe pikë.

Jo vetëm ajo. Është foshnjore të pretendosh se paska ndonjë rrip toke pa zot në këtë vend, e në gjithë faqen e tokës. Pronar ka edhe Alaska e Greenlanda, e si nuk paska Orikumi, Dukati e Karaburuni?

Mirënjohja dhe krenaria më e madhe që ndjej për njerëzit e kësaj zone, është sipërmarrja e tyre për t’i dalë zot vetes, pronës, vendit ku kanë lindur. Nuk është patriotizëm patetik.

As ndërhyrja shtetërore për të nulifikuar pronat nuk është zbavitje se kanë ngelur njerëzit pa punë. Konflikti ka ardhur sepse banorët dyshojnë se toka e tyre do blihet, zotërohet, tjetërsohet dhe shfrytëzohet nga palë të treta, duke injoruar tërësisht të drejtën e tyre mbi të.

Po tre janë ato të shkreta liri themelore që ka njeriut. Jeta. Liria. Prona. Të tria duhen mbrojtur e siguruar maksimalisht nga shteti, me të gjitha instrumentet dhe mekanizmat e tij.

Po shteti po bën të kundërtën. Ndaj banorët e zonës së gadishullit e ndjejnë të domosdoshme t’i dalin vetë për zot mbrojtjes së pronës, meqë lirinë dhe jetën nuk e konceptojnë dot pa të (në një shtet që pretendon se operon në mënyrë demokratike, se pa to kanë jetuar, por nën diktaturë).

Mua më pëlqen ngritja në këmbë e dukatasve. Më pëlqen që ajo zonë ka nerv reagimi, drejtësie, mos-nënshtrimi ndaj pjatave të gatshme të mashtrimit. Më pëlqen që i thuhet më në fund “JO” mënyrës se si veprohet me qytetarin, me shtetasin, me pronarin.

Më pëlqen që në një protestë që prek drejtpërdrejt interesin jetik të një grupi  njerëzish, pjesëmarrja është shumë më e madhe, më e zjarrtë dhe më e vërtetë sesa në protestat falso, mercenare e të detyruara që organizon PD-ja e PS-ja.

Dhe hiqeni nga mendja. Protestat në Dukat e Orikum nuk kanë karakter politik. Asnjë parti dështake të mos e gënjejë mendja se kjo ngritje e revoltuar bëhet në emrin tuaj të ulët e qesharak. Protesta niset nga banorët për çështje prone, që prek dhe iu intereson vetëm atyre.

Bashkia e Orikumit ka një historik shumë interesant për mënyrën se si votohet aty në zgjedhjet lokale. Si në kohën kur ishte Komunë, edhe në mandatet e fundit që është Bashki, zona ka zgjedhur në mënyrë konstante kryetar që vjen nga radhët e dukatasve vendas. Zgjedhja flet vetë. Pavarësisht përkatësisë politike të kandidatit, aty nuk ka fituar asnjëherë partia, por personi që ka fituar mbështetjen më të madhe në zonë. E që të jesh i tillë, duhet patjetër të vish nga Dukati, pronat e të cilit kanë shtrirje të admirueshme gjeografike, nga Orikumi deri në Llogara.

Sigurisht që zona është e ndarë politikisht dhe palët kanë mbështetësit e tyre. Por e veçanta nga pjesa tjetër e Shqipërisë, që duket edhe në rastin më të fundit protestor, është se në rastet kur vendasve iu shkelen të drejtat e tyre primare, siç është edhe pronësia, ata të gjithë bashkë i japin një të shtyrë politikës e partive, duke dalë treguar se durimi ka një kufi.

Lëvizja qytetare dhe protestat në Shqipëri kanë ngordhur. Politika i ka shpërfytyruar, me keqpërdorimin që iu bën kauzave të tyre.

Edhe kundërshtimi  i hapur ka mbaruar. Të gjithë tundin kokat e ulin sytë, duke humbur dinjitetin, integritetin dhe vlerat personale karshi një politike të ulët e zhvatëse nga të dy kahët.

Por ja që nga Vlora mesazhet filluan të vijnë ndryshe.

“Do ta kërkosh Vlorën, komandant. Do ta kërkosh e s’do ta gjesh”. Batuta e këtij filmi shqiptar mund të duket si klishe. Por është e vërtetë po aq sa në momentin kur është krijuar.

Stereotipet, sado subjektive, nuk mund të jenë krijuar kot, pa arsye. Diçka e ka karakterizuar në mënyrë të përsëritur Vlorën me banorët e saj, që iu thonë atyre “kokëfortë rebelë”, e jo myzeqarëve  apo ultësiro-perëndimorëve.

Ky shkrim nuk është për elozhe për vendin tim. Është shprehje e kënaqësisë që njerëzit në këtë vend ngrihen për të drejtat e tyre duke injoruar hapur fare politikën. Është shenjë respekti ndaj të gjithë atyre që i thonë medias “Ja, ky vend ka edhe popull, jo vetëm Ramë, viza e Berishë”.

Ky shkrim është rast i mirë për të thënë “Jo dhunës. Por JO edhe abuzimit shtetëror me dokumentacionet dhe me forcat e policisë”.

Unë admiroj integritetin e njerëzve, origjinalitetin e tyre dhe drejtësinë që shprehin me veprimet e ndërmarra, qoftë edhe kur këto veprime bien ndesh me pritshmëritë që ka një shtet, shoqëri apo media e infektuar nga krimi politik.

Ndaj i detyrohem një “Bravo” dukatasve për protestën dhe një thirrje për t’i qëndruar larg dhunës, por edhe për të mos rënë pre e përvetësimeve politike të situatës.

Sinjalet e ardhur nga Vlora, si me protestën në Dukat, ashtu edhe me dorëheqjen dhe letrën e hapur nga rektori i universitetit publik, janë të qarta: njerëzit nuk e tolerojnë më talljen dhe abuzimin politik.

Nëse palët kanë nevojë për prova të tjera, me siguri që në Vlorë do t’i gjejnë.

Dukati ka zot. Edhe jeta e secilit prej zotërve të tij. Edhe liria e tyre. Ndaj politika bën mirë të mbajë pronat e Pezës, Skelës  apo të Vucitolit. Me të tjerat, çdo shqiptar di si të merret vetë. Veçanërisht ata që jetojnë në Vlorë.

Dukati ka zot ! Edhe jeta e secilit prej zotërve të tij ! Nga Edlira Gjoni Read More »

Ambasadori Donald Lu paralajmëron Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin: Kujdes!!

Gjatë forumit që po zhvillohet sot për personat LGBTI, ku marrin pjesë ministra dhe deputetë të shumicës parlamentare, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Lu kujtoi rastin, kur tre vjet më parë ai doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.

Ambasadori amerikan në Tiranë përmendi me emra dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.

“Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo”

Më pas Lu nuk la pa përmendur me shqetësim edhe emrat e disa politikanëve, që i kanë sulmuar kohët e fundit personat LGBTI.

“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”

Paraljmërimi i përfaqësuesit të Donald Trumpit në Shqipëri.

Ylli Manjani, lidhur me nismën e komunitetit LGBTI për të zhvilluar seminare nëpër shkolla të ndryshme të vendit, kishte bërë thirrje që të rinjtë të bojkotonin ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, që e ka përkrahur gjithnjë kauzën e komunitetit vulnerabël.

Gjithashtu edhe deputeti demokrat Tritan Shehu e kishte kritikuar nismën, aq sa kishte shkaktuar edhereagimin e idinjuar të kësaj pakice

Ambasadori Donald Lu paralajmëron Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin: Kujdes!! Read More »

‘500 mijë vende pune’, Rama replikon me qytetarin: Punë ka, por jo në Facebook

Kryeministri Edi Rama u është rikthyer replikave me qytetarët në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Pas postimit të tij në rrjetin e tij social, teksa ishte i pranishëm në edicionin e 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity, lumë komentesh nisën në adresë të tij.

Mes komenteve pikante spikat ajo e një qytetareje akuzon qeverinë për shifra të fryra të punësimit.

“Kur thoni ka 500 mije vende pune, e pune ska”, shkruan qytetarja, ndërsa Rama ia ktheu se: “500 mijë nuk kemi thënë ndonjëherë, po punë ka qe c’ke me atë punë për ata që duan te punojne ne sektorin privat e jo ne fejsbuk”

‘500 mijë vende pune’, Rama replikon me qytetarin: Punë ka, por jo në Facebook Read More »

Mos e humbisni, shikioni si u tensionua intervista e Ramës në Opinion (video)

Nuk duhet ta humbisni këtë video që tregon momentet e tensionit mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu ne Opinion.

Biseda fillimisht ka nisur me tone të qeta, por shpejt është tensionuar.

Kryeministri ka pranuar përgjegjësinë lidhur me tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit, por është shprehur ndër të tjera se kjo ka ndodhur edhe për mospasje të dijenisë lidhur me problematikën, duke qenë se kjo është një përvojë e re për Shqipërinë.

Gazetari  Fevziu e ka kundërshtuar këtë përgjigje, duke u shprehur se Rama ka marr shumë letra nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët prej vitit 2016 në fakt i kanë shkruar për të kërkuar bisedime lidhur me këtë çështje.

Mos e humbisni, shikioni si u tensionua intervista e Ramës në Opinion (video) Read More »

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams

George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,

Kaos është hapsi, hapësira;

Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;

Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;

Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;

Athena është E thëna, me thënë fjalën;

Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;

Muse, Mosois, është mësuesi;

Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,

Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;

Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;

Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;

Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;

Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;

Ithaka, i thak, idhnak;

Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

Prejardhja e shqiptarëve sipas amerikanit George Fred Williams Read More »

Qytetarja i çon letër Edi Ramës: Ke një ministër që po të turpëron

Darina Zeqiri, anëtare e shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Parma të Italisë, “Scanderbeg”, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Në shqetësimet e saj si përfaqësuese e shoqatës së shqiptarëve, Zeqiri shpreh shqetësimin për Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.
Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, Zeqiri  i thotë kryeministrit në kabinetin e tij ka një ministër si Pandeli Majko që është i paaftë, që nuk njeh problemet e emigrantëve dhe që nuk e ka idenë e asaj çfarë kërkon e ku e kërkon.

Më poshtë letra e plotë që i është dërguar Kryeministrit për ministrin e tij:

Nga Darina Zeqiri

I nderuar Kryeministër, Edi Rama,

Më lejoni me këtë letër të prezantohem e t’ju shpjegoj arsyen për të cilën po ju shkruaj.

Quhem Darina Zeqiri, jam gazetare e banoj në Parma të Italisë. Jam gjithashtu anëtare e shoqatës më të mirënjohur e më aktive në Itali, Scanderbeg Parma që organizoi tour-in 2 ditor, 25- 27 Mars, të ministres Nikolla e ministrit Majko në rajonin Emilia Romagna.

Kjo letër është me cilësi personale, po ju shkruaj në emrin tim.

Kam ndjekur hap pas hapi organizimin e kam dhënë kontributin tim personal, kohor, intelektual, aftësitë e njohjen e sistemit universitar në Parma për të mundësuar në pak ditë paralajmërim ditarin e vizitave të ministrave në Parma e rajon.

Së bashku me Bajram Hila, presidentin e shoqatës, me Vojsava Tahiraj, një ndër figurat më të mirënjohura në Parma si nga istitucionet lokale ashtu dhe nga komuniteti, me Marion Gajda, këshilltar i jashtëm i qeverisë bashkiake e shumë e shumë të tjerë, krejtësisht vullnetar, mundësuam një tour de force të pa parë ndonjëherë, me cilësi të lartë e prezencë masive të komunitetit e institucioneve.

Pikërisht, gjatë këtyre dy ditëve gjeta fatkeqësisht material me bollëk për t’ju nisur këtë letër.

Përse?

Pasi Majko, ministri pa portofol, për fat të keq të gjithëve nuk është i denjë për rolin e tij. Përtej papagallit, d.m.th disa fjali mësuar përmendësh, nuk arriti të na nderoj as ne e as Shqipërinë. Madje, vuri jo pak në siklet të gjithë që në heshtje përtypëm mbroçkullat e tij.

Një ministër arrogant e që shprehet hapur që se ka idenë e jetës së emigrantëve, që jep mësim se si këta ta përmirësojnë jetën e tyre, (pa pyetur se si ia arritën deri sot), që shprehet se është e kot që presin nga qeveria, që IOM – Organizata Ndërkombëtare e Migrimit- e AICS -Agjencia Italiane për kooperim e zhvillim – s’është asgjë. Një ministër që ka hatërmbetje me qeverinë e nuk stepet të shprehet me sipërfaqësi e pa vizion. Një ministër që takon dekanen e universitetit e cila në vetëm dy ditë paralajmërim u tregua e disponueshme, e në pritje të na nderonte prania e ministrit me mua morri impenjimin e një bashkëpunimi me universitetet shqiptare e me ofrimin e shkëmbimit të studentëve, por, zoti ministër ishte në astinencë të kafes e as dorën nuk i dha dekanes kur iu desh të largohesh. Një ministër që përçmoi punën e kryer nga të gjithë organizuesit e nuk i la mundësi të fliste figurës më të përshtatshme në atë sallë universiteti, ministres Nikolla.

Një ministër që morri pas studentët e çoroditur nga ç’po ndodhte dhe i përcolli në kafene. Student që lanë punën e leksionet për të qënë të pranishëm e nuk kuptuan asgjë nga projekti i IOM e AICS i mbështetur nga qeveria për të cilin ishin ftuar.

Një ministër që në sallën e Konfederatës nacionale të artizanatit italjan (CNA), pranë presidentit e drejtorit për inovacion, që ka ndërmarrë një iniciativë të madhe për të organizuar investimet në Shqipëri nga anëtarët e saj e që shkëmben informacione me Dhomën e Tregtisë në Tiranë, shprehet se nuk i intereson nëse këta investojnë në Shqipëri por kërkon një listë (tekstualisht: “pa nxitim, shifni e bëni, gjykoni e flasim”) të firmëtarve shqiptar në rajon. Listë, që po tu kishte dhënë vëmendje organizuesve do të dinte që egziston e mbi të ka punuar komuniteti ynë ndërvite në rajon.

Një ministër që i kërkon komunës së Parmës të vendosi njohjen e rolit të mësuesve të gjuhës shqipe në sistemin e pensioneve italiane. Pra një ministër që nuk e ka idenë e asaj çfarë kërkon e ku e kërkon.

Një ministër që urdhëron “hajde ikim” duke e mimuar dhe me dorë, kur të pranishmit e këshillit bashkiak i shpjegojnë se Bashkia e Parmës ka bërë gjithçka mundet të bëjë; dhënien e ambjenteve e promovimin e aktiviteteve të shkollës por njohja që kërkon ministri vjen nga parlamenti jo nga bashkia. Të mos kishte qënë ministria Nikolla turpësia do kishte marrë dhenë. Fal saj takimi shkoi më mirë e u përqëndrua në raportet e mira mes dy popujve e qytetit të Parmës me Tiranën. Një ministër, zoti Kryeministër, që iu drejtua si popullit ashtu dhe intelektualve në të njëjtën gjuhë, si të fliste me një kope e pa dhënë asnjëherë një mundësi diskutimi, ballafaqimi, krijime ideshë nën vizionin e një të ardhmeje. Sinqerisht, të mos dija kush ishte Majko do mendoja se këshilltari i tij, tjetër person i pacilësueshëm, mund të ishte ai. Një çift i përsosur për të groposur çdo nismë me vlerë të komunitetit dhe të shtetit.

Vërtetë Majko ishte figura e vetme e mundshme për rolin e ministrit për diasporën? Kuptoj që është pa portofol, (e kjo cilëson mirë peshën e tij) kuptoj që qeveria ende nuk di se sa influencojnë shqiptarët jashtë shtetit në politikën e saj e duhet të analizoj mirë çdo projekt që mos ta dëmtoj atë e të ndihmoj Shqipërinë, por Majko z.Kryeministër ju garantoj se është figura më e papërshtatshme. As neve s’na duhet e as juve ju ndihmon. Pra askujt. Pavarësisht përshtypjeve të mia mbi qeverinë, si të jenë një herë të mira e një herë jo, sipas nismave që ndërmerr, bashkëpunimi me IOM e AICS e shoh si diçka të vyer e ku Shteti mund të përfitoj të krijoj një rrjet produktiv të shkëmbimit ekonomik e intelektual që automatikisht do të ndikojë në përmirësimin e situatës në Shqipëri. E nëse drejtohet si duhet dhe komunikohet si duhet mundet vetëm të përmirësoj përshtypjet mbi nismën. Ndërsa ministria e diasporës me figurën e Majkos, ju garantoj, se shkul rrënjët pa u formuar ende. Përshtypjet që po ju përcjellë janë të marra nga përgjithësimi i përshtypjeve të komunitetit e si anëtare e shoqatës e promuovuese e kulturës shqiptare e si gazetare më duhet të mbrojë mundin e madh vullnetar të të gjithëve që investuan fuqitë, paratë e njohuritë e tyre. Por, figura si Majko janë figurat që përcjellin një imazh të rëndomtë mbi Shqipërinë.

Në Parma së shpejti do të vendosim, me autorizim të sapoardhur nga Bashkia, bustin e Skënderbeut në një nga parqet e qytetit. Urojmë të jetë një vepër origjinale e që promovon jo vetëm historinë shqiptare por dhe artit e saj. Por si shoqatë vullnetare e pa të ardhura që jemi, na duhet të arsyetojmë gjatë mbi ku do gjejmë paratë për derdhjen e bustit, struktura, transporti etj. Vazhdojmë të impenjohemi si gjithnjë në maksimum për të krijuar një Shqipëri të vogël dhe këtu që të mund ta njohin të gjithë. Ndërkohë që Shqipëria ka ambicie evropiane komunitetet shqiptare jashtë kufijve kanë hedhur baza të mëdha për praninë e saj në Evropë ndaj duhet vlerësuar dhe përfaqësuar nga figura që njohin punën e tyre e kanë një vizion të përbashkët bashkëpunimi.

Shqipëria ka plot probleme e askush nuk pret mrekullinë që të zgjidhen në një ditë por problemet më të mëdha i shkaktojnë përfaqësuesit e saj që jo vetëm nuk japin zgjidhje por dhe dëmtojnë me arrogancën dhe injorancën e tyre punën e kryer ndër vite nga komunitetet shqiptare në botë, mbi të gjitha në Itali e akoma më shumë në Parma ku jemi komuniteti më i integruar e i përfshirë dhe në institucionet vendase. Me keqardhje e me shpresën se “lufta” juaj kundra kujt bën qimen trà kur flet për një të metë në Shqipëri, apo nuk analizon mirë situatën, apo thjeshtë shprehet se i vjen për të thënë diçka pa logjikuar mbi pasojat që ka, të nisi nga ky pseudo ministër. E duke uruar që kritikat e përshtypjet që po ju përcjellë të konsiderohen një akt i pastër që nuk duhet të injorohet pasi për çfarë ju shkruaja kam fakte e dëshmitar

Ju uroj punë të mbarë!

Për ç’do sqarim të mundshëm mbetem në dispocion.

Darina Zeqiri

Qytetarja i çon letër Edi Ramës: Ke një ministër që po të turpëron Read More »

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës

Grida Duma gjatë protestës së opozitës ka bërë një konstatim mjaft pikant. Deputetja demokrate tha se kur i ngrihet popullit, “i ulet kryeministrit Edi Rama”, duke nënkuptuar organin gjenital.

Këto nuk janë politika. Të provojmë sa mban populli. Të tallemi me atë fjalor në parlament se populli s’ngrihet dhe pasi populli ngrihet, tregon që ulesh ti”,shprehet Duma që mesa duket ka parë ndonjë detaj tek kryeministri Rama që e ka nxitur për të reaguar.

Godet sërish Grida: Kur i ngrihet popullit, i ulet Ramës Read More »

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e…

Sot nis mosbidja civile, por cfare pritet te ndodhe nderkohe qe protesta e opozites nuk eshte e ligjshme se nuk ka leje ne Polici?

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, i pyetur nëse do të ketë dhunë nga policia ndaj protestuesve, tha se çdo lloj marrëzie mund të ndodhë.

Hila: Juve mendoni që do të ketë dhunë nga ana e policisë?

Vasili: Çdo lloj marrëzie mund të ndodhi. Siç ndodhi në Kukës mund të ndodhë prapë. Nëse policia e ka zgjidhur që të hyjë në konflikt me të gjithë qytetarët le të hyjë. Nëse e mendon se me 8 mijë trupa t’u kundërvihet mijëra qytetarëve le t’u kundërvihet. Kjo polici ka rekorde negative. Në rast se kjo polici me këtë moral të kompromentuar rëndë hyn në konflikt me popullin, le të hyjë.

A do ketë dhunë në protestën e opozitës sot? Deklarata frikësuese e… Read More »