Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se nuk ka asnjë arsye që të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit të dërgohen në Tiranë, pasi sipas tij, kjo ka zgjeruar konfliktin.
Pjesë nga biseda:
Çipa: Nuk ka asnjë arsye që qytetarët e arrestuar të dërgohen në Tiranë, sepse është shtrirje e konfliktit dhe konflikt që prodhohet prej së drejtës që drejton shtetin.
Edhe kur nuk ka kapacitete, prokuroria e Përgjithshme dërgon grupe prokurorësh që ta hetojnë.
E treta nuk ka ngut për këtë gjë. Të administrohen provat nga dëmet atje.
Proceset janë të tilla që nuk ka arsye të prodhojnë një konflikt, që sot është kthyer në social.
Sot kemi një konflikt social, që po shndërrohet në konflikt politik dhe prishje të stabilitetit të shtetit.
Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë koncesionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit përmban një afat ligjor për rinegocimin e tarifës së kalimit.
Deputetja e PS, Evis Kushi, tha në studion e lajmeve të Ora News, se ky afat nuk ka kaluar pasi është 60 ditë.
Kushi: Po diskutohet, sepse kontrata e parashikon që brenda 60 ditëve që nga vendosja e taksës bëhen negociata për të diskutuar edhe skemën e zbritjeve.
Sipas Kushit, protesta në rrugën e Kombit ishe e dhunshme dhe në radhët e saj, janë dokumentuar me filmime persona me precedentë penalë
Kushi: Më vjen keq që një pjesë e të ndaluarve nga policia kanë rekorde kriminale, janë persona të njohur nga policia dhe prokuroria për akte të tjera vandaliste.
Deputetja e PS tha se pavarësisht qëndrimeve të tanishme politike të opozitës, negocimi dhe firmosja e kontratës është bërë dy vjet më parë.
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas kërkesës së Monika Kryemadhit për përjashtimin nga Kuvendi të kryeministrit Rama. Ai ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka. Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.
“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë. Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”.
Duke iu referuar arrestimit të dhjetëra qytetarëve që morën pjesë në protestën e së shtunës kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” ai tha në Opinion” në News24, nëse gjykata nuk i liron protestuesit e arrestuar, duhet t’i lirojë Presidenti.
“Do të keni parasysh një gjë se juridikisht ka një rregull që ligji ka karakter formal dhe jo logjik. Këta janë njerëz që kanë bërë një dëm, që do ta paguajë shteti. Kush e ka fajin? Nuk kisha bukë thotë, nuk e përballoja dot jetën. Atëherë është në nevojë ekstreme, është domosdoshmëri e nivelit juridik. Nëse ligji ka prapë karakter formal dhe nuk i lëshon gjykata, shteti ka shkelur në një gjë të paligjshme, janë përgjigjur me paligjshmëri. Do duhet t’i lirojë presidenti, me falje, nuk duhet të rrinë në burg. Se kanë shumë të sigurt nga gjykata.
Kuksianëve ua kanë paguar paratë që iu kanë përmbytur qytetin. Shteti iu ka debi të madhe që i ka përmbytur Fierza. Ua ka dhënë. Ka një debit ndaj tyre. Kjo është drejtësia, nuk është pushteti yt. Pushteti yt rrezikohet, nuk e bën dot, ikën në shtëpi. Po bën gabime shumë të rënda që të mos dorëzosh pushtetin. Ku e gjeti pronë ky.
E patë këtë që ndodhi si një reagim për një gjë të caktuar apo më shumë se kaq?
Unë kam biseduar me njerëz konkretë që i njohin. Është një qytet shumë i varfër sepse s’ka burime financiare, nuk ka punë. Kam dëgjuar që aeroportin e kërkon Uashingtoni, po ky se jep. Nuk e di sa e saktë është, kam dëgjuar.
E vetmja rrugë është ajo që thashë, meqë ligji ka karakter formal, të vejë tek Presidenti. E mira është të mos ketë vendim. Gjykata nuk duhet të vendosë masë arresti se është krimi shumë i lehtë. Por nëse gjykata nuk i liron, duhet t’i lirojë Presidenti”, deklaroi Ngjela.
Për sa i përket rolit të kryeprokurores Arta Marku në këtë çështje, Ngjela tha se ajo nuk ka çfarë të bëjë.
“Nuk ka çfarë të bëjë. Ajo është si kalë, ajo është akuza. Ajo do vazhdojë të hetojë. Është tronditje shoqërore. Ajo nuk di si ta zgjidhë, ose di si ta zgjidhë por nuk është në kohën e saj”, deklaroi Ngjela.
3 mallkimet si hiena, se lënë njerëzinë të rregullojë hallet e veta! Çohen të zhyturit në korrupsion të udhëheqin protestën!
Populli shqiptar ka degraduar mes tre mallkimeve dhe nuk po arrin të ngrejë krye. Edhe protestën kundër skamjes e padrejtësisë çohet e udhëheq PD dhe LSI.
Njëri i zhytur deri në fyt , pasi grabiti 230 milionë euro të këtij aksi rrugor, tjetra zotëron gjysmat e rrugëve dhe paratë i ka në banka.
“Çohen PD e LSI të udhëheqin protestën?! Larg o Zot! Mes tre mallkimeve mbi Shqipërinë, krahasuar me ’97çit e çizmaxhinjtë 700-ësh, halli e bën PS-në të duket e keqja më e vogël (me shpresën naive se edhe mund të kthjellohet…
Mos e politizoni! Njerëzit nuk ua shohin dot më fytyrat prej burgaxhinjsh të merituar që fshihni pas kostumeve, kollarove e mikrofonave në qeveri e në opozitë. Njëri-tjetrin e shterofshi e mos ngeltë njeri pa e kapur inati i tjetrit në politikë, por popullit rrijini larg! Është në pikën e një shpirti që po del nga rrahja pa pushim!” , shkruan gazetarja Edlira Gjoni.
Si rregull çdo krahasim çalon, por prapë duket se dhuna, përplasja dhe arrestimet e ditës së shtunë, datë 31 mars 2018 kanë një ngjashmëri me 28 majin e vitit 1996.
Për të rinjtë të cilët nuk e dijnë se çka ngjarë me 28 maj 1996 po sqarojmë shkurt se pushteti i Sali Berishës vodhi zgjedhjet parlamentare të 26 majit. I mori me SHIK-un, dhunën, vjedhjen, manipulim dhe më pas populli doli në rrugë me datë 28 maj 1996 për të prostestuar. Plasi druri e dajaku mbi popullin e thjeshtë. U gjakosën. Më pas filloi rrënimi i pushtetit derisa në janar-shkurt-mars 1997 nuk kishte me qeveri, shtet. Kishte kaos.
Sikur pushteti i Berishës të mos kishte vjedhur zgjedhjet, nëse nuk do të përdorte atë dhunë shtetrore të tmerrshme, pasi e bëri raprezaljen policore me një qëllim: Që opozita dhe populli të mos guxonin të dilnin më në rrugë e në protestë kundër qeverisë.
Por bëri efektin e kundërt: Mësoi popullin me dajak e dhunë, aqsa populli nuk donte t’ia dinte më për shtetin e Saliut, derisa e rrëzoi.
Edhe kjo e ditës së shtunë, ndonëse nuk ka shumë paralele, por prapë arrin në një paralele për të cilën biem të gjithë dakort: Dhuna e mëpasme nga ana e pushtetit, duke përdorur prokurorinë dhe krejt instrumentat policorë, është e pajustifikueshme. Dhunën në djegien në Rrugën e Kombit të gjithë e dënojnë, asnjë nuk do flakë e djegie në vend. Por, si kudo në botën demokratike, kur ka protesta, ndodh që vjen edhe dhuna, djegie, tym e tmerr. Kemi parë në Athinë se ç’ndodh dhe sot Greqia ka votën për Shqipërinë nëse do të pranohet si kandidate në BE. Në Francë apo Itali digjen rrugë, objekte, etj.
Edhe kjo është pjesë e demokracisë. Nuk duhet, por ja që ndodh. Kurrsesi pas këtyre ngjarjeve nuk turret pushteti duke arrestuar sikur të ishin drogmenë apo vrasës serial.
Edhe në ngjarjen e Kukësit apo te Rruga e Kombit ishte faji i qeverisë për tarifën e lartë. E para qeveria nuk bëri fushatë ndërgjegjsuese dhe debate masive për këtë që kishte ndërmend të miratonte. Janë zona shumë të varfëra andej nga Kukësi, dhe rrugën nacionale nuk e kanë për xhiro, por si lëvizje gjatë ditës, nga një fshat në tjetrin për të punuar dhe mbajtur familjen. Imagjinoni një familje normale në ato zona, ku fjala vjen një familje me pesë veta që kanë të ardhura diku te 150 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të kaluar rrugën tashmë iu duhet 13 mijë lekë të vjetra çdo ditë! Nuk iu del as për 10 ditë. Ndaj ishte qeveria e cila e nisi sherrin e para në raport me banorët. Nuk u konsultua dhe nuk dërgoi asnjë ministër apo deputet të saj në zona që ta debatonte dhe mundet të bindej kryeministri se tarifa mund të ishte shumë më e ulët, fjala vjen edhe 1 apo 2 euro. Kjo është çështje përceptimi, edukate, pasi deri tani nuk jemi mësuar të paguajmë për rrugën siç ndodh jashtë shtetit. Dhe si rrugë e parë me pagesë ka nevojë për një kulturë të re popullore, por jo që herën e parë me çmim marramendës dhe sjell më pas kaos, djegie dhe përplasje.
Ndaj mendoj se ishte qeveria gabim dhe që ishte shkaku. Pasoja erdhi e dhunshme, por duhet gjykuar pikësëpari shkaku. Shkaku ishte qeveria. Nëse nuk do ishte tarifë e lartë nuk do të kishte as protestë, as djegie e as arrestime.
Nuk duhej të ishin krye arrestime të mëdha, në mënyrë arbitrare dhe si formë presioni ndaj banorëve të varfër të atyre zonave. Ndëshkimi ndaj kundërshtimit me gurë ndaj policisë dënohet, por prapë gjendet një mënyrë me elokuente ligjore për ndëshkime të tilla kur flitet për arësye ekonomike, mbijetese.
Kryeministri nuk kishte pse bënte paradë force në Kukës. Kjo tregon arrogancë dhe përceptimin e një dëshire për diktaturë, gjë e cila përfundon keq.
Ajo që ndodhi në kufirin e Rrugës së Kombit, është një mënyrë politike që ka për shkak kryeministrin aktual shqiptar. Por shkaku kryesor në këtë ngjarje është fakti që qeveria shqiptare nuk ka më pará që të drejtojë shtetin.
I.
Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë? Pyetjet që duhen ngritur janë këto: Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?
E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë. Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje? Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi. Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?
Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës. Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen? Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.
II.
Në fakt kjo ishte arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa. Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen. Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará? Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.
Po , përse e kërkon destabilizimin? Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë. Asnjë arsye tjetër nuk ka.
Mbi debatin e LGBTI-së, andrologu Evin Dani deklaron se janë bërë një sërë studimesh që në fillim të shekullit 20 për të zbuluar shhkaqet e orientimit seksual të njerëzve.
Sipas tij, edhe pas shumë vitesh, ende nuk është provuar një lidhje e qartë nëse njerëzit lindin gay ose lesbike apo bëhen gjatë jetës.
”Studimet e andrologëve ka qenë shumë të gjera për të përcaktuar me saktasësi nëse është patologji e lindur apo e fituar. Kanë qenë pro dhe kundër. U matën njëherë për sistemin androkin, hormohet.
U matën u bënë studime në vitet 40-45, ku i kuronin dhe me testosteron. Pas shumë studimesh, nuk kanë sjellë asnjë lloj rezultati nëse këta janë të lindur. U bënë studime në drejtim të trurit, jo me skaner, duke matur kromozohet. Nuk patën sukses.
Nuk mund të themi që ka lindje, por nuk mund të themi që është i fituar”, deklaroi andrologu Evin Dani gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm të dhënat mbi vendet e punës që janë hapur në muajin mars.
“Me këtë rezultat domethënës të Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës për muajin mars, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjet.
Por duket se shifrat e publikuara nga Rama kanë irrituar ndjekësit e tij në rrjet që nuk ngurojnë ta quajnë mashtrues, gënjeshtar, madje edhe budalla.