Opinione

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante

Analisti Fatos Lubonja e sheh situaten e tensionuar mes opozites dhe mazhorances si nje prelud te nje situate konfliktuale dhe shperthyese, ose me e keqja do te jete nenshtrimi ndaj kesaj mazhorance.

“Dhuna bëhet mjeti i vetëm dhe ndërkombëtarët. Ka mungesë dIalogu, komunikimi. Për mua ata duhet të ishin në hetim të lirë, por problemi ëhtHë prokuroria, opozita mund t’ja hidhnin miellin Prokurorisë.

Problemi që agravoihet dita ditës, kjo mazhorancë e shoh tepër arrogante, ajo që më shqetëson është që këta janë gjithë këta deputetë që i shohin haptazi këto koncesionet që duken hapur grabitje, 2 mln ai Kastrati e do marri 400 milionë pas ca vitesh. E këta deputetë nuk thonë një fjalë. E krijohet pastaj një situatë absurde. Nëse është një grup njerëzis me Ramën në krye që kanë ndërtuar një sistem, e këta të tjerët pastaj marrin një thërrime e rrinë rehat…Nëse Arta Marku do kishte hapur procedura për këtë lloj koncesioni që sic doli ishte dhe falsifikuar, e bëhet fjalë për humbje të mëdha, unë shoh një situatë që mund të jetë shpërthyese, këto janë preludet e një situate që do ketë konflikt ose do ketë autoritarizëm të plotë të partisë në pushtet. Këta duket sikur e kanë drejtësinë të tyre ndaj edhe flasin kështu, se thotë kanë frikë se do ju fusi reforma në drejtësi në burg, ndërkohë edhe këta duhet të kenë frikë”, u shpreh analisti.

Tensionet në Kuvend, Lubonja paralajmëron: Këto janë preludet e një situate alarmante Read More »

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur

Ornela Vorpsi ishte kryelajmi i Tiranës, të një të mërkure plot lajme.Një grua e bukur u kthye në vendlindje dhe sfidoi me sharmin, delikatesën, vetëbesimin dhe fismërinë e saj, banalitetin e një tufe burrash të pakënaqur, që nuk po ngrenë dot kokë, nga kacafytja në të shara e përgojime.

Shkruan Rudina Xhunga

Ajo vajza e një Tirane tjetër, tregoi se ka një mënyrë ndryshe, për ta dëshmuar të kaluarën, veç kësaj mënyrës histerike që po jetojmë, është ai tregimi me kokën para, kokën lart, tregimi i së kaluarës , duke parë nga e ardhmja.

Ornela Vorpsi ka një jetë të tërë për të rrëfyer, një jetë prej vajze familjeje të prekur, siç quheshin familjet që regjimi iu vinte shenjë në dosje dhe në jetë.

Dhe Ornela i ka treguar të gjitha, çfarë mban mend dhe kujton se mban mend në italisht, siç i ka ardhur, në gjuhën e vendit përballë.

Mbase se në shqip nuk i themi dot të gjitha, se gjuha jote, ca sekrete t’i mban peng.

Ornela ka vite që jeton jashtë, punon, ekspozon, boton, është qytetare bote.

Por erdhi mbrëmë me modestinë e një gruaje të pjekur, që nuk i fshihet  të kaluarës, as i bërtet të tashmes.

Kush jeton bukur, nuk ka nevojë ta bërtasë dhe nuk ka gjë për të fshehur, thjesht tregon.

Siç tregon Ornela, lirshëm në libër, piktura dhe intervista, kudo shkon, ekspozon, boton, performon, si e preferuara e salloneve të artit të mirë.

Tregon Shqipërinë sipas saj, vendin ku nuk vdes kurrë.

Kështu bëri edhe mbrëmë, erdhi dhe falënderoi vendin e saj që po e priste me një ceremoni zyrtare.

Ornela me të zeza, dje ishte ylli i kësaj zymtësie gri që përcjell Tirana e saj, 27 vjet pasi e la pas.

Tirana, tani po kalon një tjetër tranzicion, jo më atë të varfërisë materiale, të post ‘91, por të bllokimit dhe zbrazjes nga vlerat. Është tranzicion edhe më i rëndë.

Tani askush nuk flet më për art, por për para.

Epo paratë nuk mjaftojnë kurrë, ndaj dje, dikujt iu duk se iu fut në pjesë edhe Ornela, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur, dikush i qëndisi fletërrufe, si ato që ajo nuk i ka harruar nga fëmijëria.

Sepse Ornela Vorpsi është e madhe për botën tonë të vogël, jo pse është e bukur, jo pse është artiste ndërkombëtare, por sepse nuk është hakmarrëse.

Ajo solli dritë në kacafytjet tona, jo për ideologji, bindje, lavdi e mëri, por vetëm për para. Me atë mënyrën e saj të pastisur.

Ornela Vorpsi ia doli prapë ta sfidojë edhe njëherë Tironën, duke i treguar një tjetër mënyrë për të dëshmuar dhimbjet e së kaluarës, me buzëqeshje, ironi, vetëpërmbajtje, dinjitet dhe lakuriq. Si çdo artist dhe njeri që nuk fshihet, as fsheh.

Ky ishte lajmi dje, jo që Ornela kishte pas dashur Ramën.dritare.net

Ornela Vorpsi e dashuruar me Ramën, Rudina Xhunga: Dje, dikush u ndje i mjerë, dikush i jargavitur Read More »

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell”

Pas seancës së tensionuar në Kuvend ku pati dhe përdorim të miellit dhe  të ujit, ka pasur reagime të shumta. Një prej reagime ka ardhur dhe nga avokati Spartak Ngjela, i cili shkruan se  ky është revolucioni i miellit Berisha.

“Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë
Revolucioni i miellit Berisha.

Ka pasur revolucion me herqe dhe shigjeta?

Po, ka pasur.

Ka pasur ndonjëherë revolucion me shpata?

Po, ka pasur.

Po revolucion me armë zjarri, a ka pasur?

Po, shumica e revolucioneve me armë zjarri janë bërë.

Po revolucion me miell, a ka pasur ndonjëherë në historinë e gjetë të shtetit?

Jo. Deri tani nuk njihet ndonjë revolucion me miell; por ka pasur disa revolucione për miell e për bukë.

Po revolucion i Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, u bë me miell. Si ndodhi?

Kjo mund jetë një risi në historinë moderne.

Ndoshta Saliu ka të drejtë, se, përderisa pretendon që ka mundur komunizmin me dy gishta; mund t’ia arrijë që të mundë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me tymosje mielli.

Dhe pastaj?

Sigurisht që pastaj shpëton nga ndëshkimi për korrupsion, të cilin po e pret me frikë dhe pagjumësi.

“Berisha pretendon se mundi komunizmin me dy gishta, por nuk rrëzon SHBA-të me miell” Read More »

Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës

A do të rikthehet pas sqarimit të ambasadorit Lu, sërisht qetësia dhe dashuria në Presidencë? Këtë nuk mund ta dijmë. E vetmja gjë që dihet me siguri absolute deri tani, është vetëm fundi i Adriatik Llallës.
Shkruan Alfred Peza

Presidenti i Republikës ka reaguar në stilin e tij të njohur tashmë për të gjithë, në mënyrën impulsive e flakë për flakë, menjëherë pas raportit të publikuar nga organizata “Freedom House” për Shqipërinë. Një reagim që me siguri e detyron të “bëhet pishman” ca kohë, duke u rikthyer në periudhat e gjata të “qetësisë dhe dashurisë”. Të cilat ndërpriten sërisht krejt parpritur, për një arësye të ngjashme me këtë të kësaj radhe, e kështu pambarimisht.

Shkak për prishjen e “qetësisë dhe dashurisë” këtë radhë u bënë ato rreshta të raportit ku flitej për të: “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Kaq ka mjaftuar për ta bërë Presidencën që ta japë komentin e saj, ende pa u lexuar dhe shpërndarë mirë lajmi rreth gjetjeve të raportit: “Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.”

E gjitha kjo u shoqërua menjëherë me botimin e një letre që ish Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dërguar në maj të 2017 Kongresit të SHBA e cila gjendet aty online prej shumë kohësh. U bë shumë kujdes që lajmi të fokusohej tek ajo pjesë ku Llalla shkruan se ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i paskërkësh kërkuar “pa prova dhe fakte” arrestimin e Ilir Metës kur ai ka qenë Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë.

E shoqëruar kjo më pas me daljet publike të drejtuesve të LSI dhe njerëzve të tjerë rrotull Metës, më shumë sesa raporti i radhës i një organizate që e realizon këtë çdo vit e për gati çdo vend të globit, të krijohet ideja se brenda rreshtave për Shqipërinë, sapo ishte zbuluar një konspiracion i madh amerikan, me bashkëpunim me njerëz të brendshëm në Tiranë, kundër kreut të shtetit dhe ish Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nëse i qëmton faktet dhe dokumentat, ndjek kronologjinë e zhvillimeve dhe rrugën se si u “mbështet” këtë radhë alarmi i shtuar i Presidentit nga mediat, atëherë kuptohet që të gjitha rrugët e intrigës fillestare, të çojnë tek burimi. I cili është ish- Kryeprokurori Adriatik Llalla. Me sa kuptohet tashmë, për të shpëtuar karriken e tij që rrezikohej nga reforma në drejtësi që po realizohet me ndihmën e SHBA dhe BE, ai ka tentuar që të bëjë atë që dinë të bëjnë më mirë gjithmonë, intrigantët turkoshakë të Shqipërisë e mendjengushtë të kësaj bote.

Duke e kuptuar se “reforma amerikane” do ta nxirrte jashtë, ka besuar se shpëtimi mund ti vinte vetëm nga politika shqiptare. Për këtë, Adriatik Llalla ka shpikur gënjështrën se Ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. “Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”,- shkruan Lu.

Në këtë rast mes Lu-së dhe Llallës, do të doja shumë që ti besoja një shqiptari. Po kur mendon se ish Kryeprokurori ka gënjyer për diplomën e shkollës së mesme dhe pas kësaj drejtoi organin e akuzës për të shpikur gjithë këtë intrigë që ka bërë lëmsh Republikën, atëherë me keqardhje, por na duhet që ti besojmë ambasadorit të SHBA.

A do të rikthehet pas sqarimit të ambasadorit Lu, sërisht qetësia dhe dashuria në Presidencë? Këtë nuk mund ta dijmë. E vetmja gjë që dihet me siguri absolute deri tani, është vetëm fundi i Adriatik Llallës.

Intriga që i prishi qetësinë dhe dashurinë Ilir Metës Read More »

Natyra ne kete vend eshte spektakolare ! Nga arben Abazaj

Natyra ne kete vend shpalos perkryerjen e nje harmonizimi spektakolar te malit, kodres, fushes, lumit, liqenit, detit, lugines, lagunes, flores se pafundme e faunes aq te vecante e shumellojshme!
Ketu Dielli lind me nje rrezellim te argjend e perendon i florinjt, e gjate kesaj udhe dhuron spektakle drite me shkelqimin e tij, me pasqyrimet e tij aq te bukura e aq shprehese sa asnje lloj arti nuk do mundej ta rrokte ne gjithe mrekulline e spektaklit qe jep thuajse pjesen me te madhe te diteve te vitit!
Ketu Hena lind vec per poete e te dashuruar, duke e bere naten diten e dashurise, kot s’thoshte Naimi : “Nate atje eshte tjater nate,edhe dita tjater dite!”
Ketu ne kete vend majat e maleve pershendesin Zotat lart ne qiej e lumenjt si me nje marsh triumfi luajne pjeset me te bukura te lavdise se natyres!
Ketu deti, thinjoshi qe edhe ne terbim qesh, duket se i ka dhene bucimen e vet historise se ketij vendi!
Ketu zor se ka nje vend ku natyra ta kete braktisur, veshtire se gjen nje vend ku te mos falenderosh Zotin per kujdesin qe ka patur duke u marre edhe me detajin e nje petali luleje apo nje cicerime zogu! Gjithshka perfekte gjithshka frymezuese!

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

Natyra ne kete vend eshte spektakolare ! Nga arben Abazaj Read More »

Transparencë … Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Transparencë…

Besoj se kushdo do ta ketë dëgjuar atë historinë e mbretit lakuriq. Mbretit, që më shumë nga injoranca dhe trendy, kërkoi ti qepeshin një palë rroba transparente dhe të veçanta që të mos i kish njeri jo vetëm në mbretërinë e tij por as nga mbretëritë e tjera. I desh të tejdukshme si ajri, si qelqi, si uji…pra transparente.
Ishte i dashuruar, i madhi mbret, me këtë fjalë sa s’gjente derman pa e praktikuar më parë tek vetja, të veçantën dhe pastërtinë e transparencës… Dhe historia pastaj vazhdoj siç ju dhe unë e dimë…që mbretit, bënë sikur i qepën një palë rroba transparente dhe bënë sikur ja veshën duke e lënë transparent…pra gollomesh.
Ështe e hatashme fjala transparencë edhe sot, megjithëse përdoret për kuptime të tjera por ama kur përdoret vetvetiu mendja të vete tek historia e mbretit. Si pakuptuar sapo e dëgjojmë këtë fjalë të artikuluar bukur dhe prerë nga burrat apo gratë e sotme te shtetit dhe politikës, imagjinata jonë fillon dhe vërtitet rreth historisë së mbretit. E imagjinojmë përshembull, kryetarin e opozitës, kur transparencën kërkon, njëlloj si mbretin e përalles… lakuriq mbi foltore duke u tundur i gjithi plot nerv…Po kështu e imagjinojmë edhe kryeministrin duke na “sfiluar”para nesh jo vetëm transparencën e tij por edhe të qeverisë me ministra dhe ministre gjithë nur. Ja vlen të humbasësh pak kohë më tepër para ekranit e të shikosh me sytë e mendjes “tejdukshmërinë” HD të lakuriqësisë së pastër të vipave të politikës. Ja vlen për të gjithë, dhe të mahnisin me perfeksionin e linjave dhe pandotësine e tyre. Dhe kjo, falë vetëm transparencës dhe imagjinatës njerëzore. Janë vënë në garë dhe pothuajse është kthyer në modë nga i gjithë shteti, qënia transparent para popullit. U është bërë fiksim të gjithëve se duke qenë lakuriq, pra transparent, je i pastër, i ndershëm dhe me moral të lartë, para atyre që të kanë zgjedhur…ne rast të kundërt je i papastër, i pandershëm dhe i padenjë…!
…Eh çtë bënë transparenca…por më shumë se ajo, fajin na e ka imagjinata jonë dhe historia e mbretit lakuriq.

Transparencë … Nga Genc Demiraj Read More »

Nga madhesia duket gjigant – Po te jete kapur vertet ne Vlore ky peshke nga vlonjati Malko Durmishi

Peshku i Madh humor Eshtë një cikë situata që e ndërlikon këtë titull, por s’ka as një lidhje. Bëhet fjalë për librin që më ka bërë më shumë për të qeshur në jetën time ” Tre Vetë në një Varkë ” Të Jeromë K Jeromë . Prej tij po tregoj një pjesë. Pasi kaluan me varkën e tyre një ditë të lodhshme nëper lumë, plot situata të mundimshme por tepër komike, tre miqtë, Harizi me dy shokët e tij, vajtën të darkonin në një restorant peshkatarësh, ku që jashtë të tërbonte era e qofteve…

Në tavolinat e shumta zinte zhurmë nga muhabetet me ze të lartë. I afrohen tavolinës së parë për të pyetur, por të 6 personat e kishin ngulitur vëmendjen pikërisht tek goja e një peshkatari që po tregonte zullumet e tij për të kapur peshkun e madh.

Meqënese aty s’ua varën u drejtuan tek tavolina përbri , por edhe tek ajo e njëjta Tek tavolina e tretë ngrihet një barkalec në kembë dhe u drejtohet atyre të tavolinës :

– E shikoni atë peshkun e madh? ,dhe tregoi drejt oxhakut me dorë

– Fi -fiuuuuu- fërshelleu njëri prej shokëve i cuditur nga ai alamet peshku që qëndronte i balsamosur në aquarumin mbi oxhakun e lokalit. niset drejt tij, por i tërhoqi vemendjen një thatanik që po tregonte me sa mjeshtëri e kishte kapur ate peshk të madh.

U bëne shenjë shokëve të afroheshin sepse ndodhej aty ai që e kishte kapur peshkun e madh. Dy shokët nuk levizën nga vendi fare se po degjonin plot cudi njërin, që hiqej si autori i kapjes së peshkut të madh.

Cudi e madhe në cdo tavolinë ndodhej dikush që tregonte me krenari se si e kishte kapur atë peshk kaq të madh. Drejtohen tek pronari të mësonin të vertetën. – Në lokalin tim – i sqaroi -cuditerisht sikur mblidhen të gjithë mashtruesit e mburavecet e Botës…të gjithe genjejnë për kapjen e Peshkut të Madh. – Po kush e ka kapur në të vertetë !? ketë dreq peshk ?!- pyet Harizi – Kush e kapi ? Kush e kapi ?- përserit pronari i restorantit të peshkatarëve Po une or une, kush tjetër…. Ishte një nate e errët qe sa vinte dhe nxihej.

Unë kisha hedhur grepin e madh dhe po prisja. Dallgët hidheshin mbi molin ku po peshkoja e më bënë qull. Pa pritur ndjej që peshkun ra në grep. E kapa fort fillispanjën, por nuk mundesha. Po më terhiqte fort s’ kisha ku të mbahesha thashë ta lëshoja fare, në djallë të vinte, para jetës sime…Po i afrohesha majës së molit, edhe pak e bija në det, kur për fat me ngeci xhupi në metalin ku vozitesit lidhnin litarët e varkave. U mbështolla fort pas saj dhe vendosa të prisja mos më vinte ndonjë ndihmë ose thashë këtu do presë i mbeshtjellë si gjarfpëri pas metali, sa të lodhet peshku fundja fuqi sa unë …

Tregimin ja ndërpreu një zhurme e fortë që erdhi nga oxhaku Harizi, si kurioz që ishte , kishte vajtur të kapte tek aquariumin, por pa dashje e rrëzoi në shesh duke e bërë copë.

-Uaaaa- klithen të gjithë të cuditur kur panë që bashkë me akuariumin u bë thërime edhe Peshku i Madh.S’kishte qenë gjë tjetër vec një punim në qeramik i ngjyrosur bukur…

Nga madhesia duket gjigant – Po te jete kapur vertet ne Vlore ky peshke nga vlonjati Malko Durmishi Read More »

Protesta për skemën e TVSH, reagon deputeti biznesmen: Goditja fatale për 11,500 biznese

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, i cili vjen radhet e biznesit, ka reaguar lidhur me protestën që zhvilluan sot bizneset e vogla.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehaj u doli në mbrojtje bizneseve që ulën sot qepenat në shenjë kundërshtie për TVSH-së. Ai tha se TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese.

REAGIMI I SHEHAJT
Rama dhe qeveria e tij janë problemi dhe shqetësimi kryesor i bizneseve në Shqipëri.
Iu bashkohem sot bizneseve të vogla në protestën kundër TVSH-së.
Prej ditësh jam i pamundur për arsye të një problemi shendetësor, por unë jam sot me ata biznesmenë të vegjël që protestojnë kundër Taksidarit Rama. Kam qenë edhe vetë biznes i vogël dhe i njoh peripecitë…
Ahmetaj thotë që TVSH nuk do të rrisë taksat mbi biznesin e Vogël.
Ahmetaj gënjen!

TVSH-ja është goditja fatale për 11,500 biznese!

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/206819359912109/?t=0

Protesta për skemën e TVSH, reagon deputeti biznesmen: Goditja fatale për 11,500 biznese Read More »