Opinione

Vetting politikës, Ngjela: Kush ta bëjë, Ndoc Rroku?! Basha është injorant

Për avokatin, Spartak Ngjela, ligji që propozon PD për vetting në politikë është nul.

I ftuar në Ora News, ai sfidoi demokratët që nëse e kanë seriozisht këtë punë t’ia besojnë ONM-së siç po bën me vettingun e gjyqtarëve.

Sipas Ngjelës, opozita po e përdor si pretekst për bojkotin në Kuvend, sepse ka frikë nga SPAK dhe BKH.

Ngjela: SPAK dhe BKH janë të mjaftueshme por këta kanë frikë nga SPAK dhe BKH dhe kanë nxjerrë atë hijen.Nuk ka vlerë se nuk gjen dot zbatim, një ligj që nuk gjen dot zbatim është nul.Kush do ta bëjë vettingun? Noc Rroku? Doni ta kuptoni sa frikë kanë dhe e kanë për të sabotuar reformën në drejtësi. Ok, le ta marrë dhe ta bëj edhe atë ONM, e pranojnë? Kush do e bëjë?Cilat do jenë organet, kush do jetë personi dhe ta marrim vesh. Nuk ka asnjë organ.Kryetari Basha është injorant, janë të trembur, nuk marrin vesh nga jurispudenca. Nuk dinë të bëjnë një ligj.Kanë marrë përsipër që kështu siç është, po nuk e pranuat nuk hyjnë në parlament. Po kurrë mos hyfshi në Parlament! Nëse nuk hyn në parlament tradhëton votuesit e tu.

Herën e parë që nuk hyri në parlament rrëzoi gjysmën e qeverisë.

Ngjela: Lërë more, ç’rrëzoi qeverinë.I futi hija me shkop brenda. Nëse mendojnë se me këtë mund të shkaktojnë destabilizim, është për të qeshur. Bojkoti nuk sjell asgjë, nuk heq njeri dorë nga maratona në drejtësi. Deri në dhjetor do mbushen organet ka marrë fund. Në fillim të dhjetorit fillon SPAK-u.

Vetting politikës, Ngjela: Kush ta bëjë, Ndoc Rroku?! Basha është injorant Read More »

Askush nuk po flet për vajzën/Nga Arian Galdini

Arian Galdini

Kur politika ka fytyrë njerëzore, edhe pse një grua del para Senatit e tregon lot emocioni sesi është ndjerë ajo para 30 vjetësh nga një marrëzi adoleshentësh të dendur me alkool, askush nuk ia cenon apo lëndon udhën e saj të rrëfimit. Në SHBA po ndodh tani. Madje analistët nëpër televizione as po fshehin dot lotët. Tek ne, njerëzimi ka mbaruar. Në një qytet pak kilometra pranë Tiranës, një vajzë është dhunuar e përdhunuar nga i biri i një deputeti dhe shoqëria po ndahet më dysh politikisht. Askush nuk po flet për vajzën. Vajza po përdoret si shkallë për tu gjuajtur politikisht me njëri-tjetrin palloshët e politikës sonë barbare. Sa turp! Sa turp! Sa turp! Nuk gjej dot fjalë e emocion për ta përshkruar pështjellimin dhe neverinë që ndjej për këtë politikë kaq mizore që kemi. Gënjen polici, gënjen PD, gënjen policia, gënjen Balla, këto janë të vetmet fjalë të ndyta e pashpirta që lexojmë e dëgjojmë. Mjaft, o njerëz mjaft! Mjaft përdorët e masakruat shpirtra të pafajshëm!

Ndaleni politikën vetëm për një hop e mendoni se në cilën botë a hulli po e zhysni atë vajzë. Turp edhe gazetari që rendi ta intervistojë vajzën si gestapo për përdorim përgënjeshtrimi! E si mund të bëhet kjo? A ka shpirt, mend, zemër ky soj gazetari? A mendon se po i hedh botën mbi supe vajzës për të mbyllur një vrimë politike? Sa turp! Hiqjani botën nga supet asaj vajze! Jepini mundësinë të ndihet e mbrojtur, pastaj bëni politikë apo gazetari pelivanësh. Ai polici nuk duhej të fliste me emër për vajzën. Pikë. Trimëria johumane e policit nuk e ka fare simpatinë time. Vajza dhe shpirti e jeta e saj vlejnë më shumë se çdo betejë politike apo gazetareske. Nuk mund ta trajtojmë një vajzë të pafajshme si dëm anësor. Ndonjëherë nga mënyra sesi shoqëritë zgjedhin të sillen me viktimat e dobëta përcakton edhe humanitetin apo dekadencën e këtyre shoqërive. Për mua viktima dhe heroina e vetme është vajza, sido që ta trajtojë ajo botën që ia kanê hedhur mbi supe sot. Mjaft keq e ka trajtuar bota atë! Sikur të kishim sadopak njerëzizëm do ndalnim luftën politike dhe do nisnim një betejë civile njerëzore për ta siguruar atë vajzë e shumë të tjera si ajo, se ne si shoqëri po mësojmë ta mbajmë mbi shpinë botën edhe për to. Kaq.

Askush nuk po flet për vajzën/Nga Arian Galdini Read More »

“Gruaja rrihet tre herë në ditë”, habit Elvis Naçi me deklaratën

Kemi dëgjuar shpesh në rrjetet sociale, që njerëz me ndikim në fenë islame thonë se gruaja duhet rrahur por sipas kushteve që ka vendosur Allahu. Për fat të keq kjo ide vazhdon të praktikohet edhe në kohët e sotme moderne në shumë familje shqiptare.

Por Imami i njohur i Tiranës, Elvis Naçi ka dhënë përgjigjen që nuk do ta pëlqenin shumë burra. I pyetur nga prezantuesi i një emisioni në Kosovë se a duhet të rrihet gruaja, Elvisi tha se duhet rrahur tre herë në ditë.

Ai shpjegoi:

Tani në qoftë se je njëfarë burri gruaja duhet të rrihet tre herë në ditë. Në qoftë se je njëfarë burri.”

Prezantuesi ia priti: Por s’ka burra më. Dhe Elvisi tha: Kështu që s’kemi ç’bëjmë.

Më tej imami shpjegoi se në çift duhet të ketë mëshirë dhe dashuri nga të dyja anët në mënyrë që të gëzojë e gjithë familja.

Intervista e tij është dhënë kohë më parë, mirëpo që prej ditës së djeshme është bërë virale në rrjetet sociale.

SHIKONI VIDEON KETU

“Gruaja rrihet tre herë në ditë”, habit Elvis Naçi me deklaratën Read More »

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente

Analisti Dritan Kaba, e ka cilësuar bashkëpunëtor në krim, gazetarin Muhamed Veliu, i cili detyroi të gënjente vajzën gjatë intervistës që i bëri.

Sipas Kabës, gazetari Veliu refuzoi të shihte raportet mjekësore që vërtetonin dhunën e ushtruar mbi Xhisiela Malokun, por e detyroi këtë të fundit njëlloj siç bënë kriminelët në komisariatin e policisë që të mohonte gjithçka.

Pas statusit të Kabës ka patur edhe replika mes tij dhe gazetarit Veliu.

Ja postimi i Kabës:

Mos ja vini re Metit dhe Tanit, ata jane thjesht çuna “te llastuar”! Ata nuk e shohin kete!

REAGIM PAS NJE KOMENTI !

Per ata qe e keqkuptojne ai puna e Muhamed Veliu qe nuk i pa as djegiet me cigare, nuk kerkoi te shihte as raportin mjeksor, por perkundrazi e detyroi viktimen te genjente per ngjarje qe ajo nuk ishte prezent, kjo foto eshte ilustruese.

Por intervista e Muhamed Veliut eshte reale, ne syte e te gjitheve, por eshte kriminale.

Ai duhet te merret i pandehur si bashkepunetor ne krim!

Pedagogeve te gazetarise do i keshilloja qe intervistene Metit ta fusin ne kurikul, me disa ore shpjegime dhe ushtrime, dhe me nje seminar te veçante. Me temat : Si mund te behet gazetari bashkepunetor ne krim dhe KURRE mos intervisto keshtu!

Kaba: Veliu bashkëpunëtor në krim pas intervistës që detyroi vajzën të gënjente Read More »

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka”

Nga Luan Rama

Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka?!

Si ka mundësi që asnjë shoqe prej deputeteve e ministreve rilindase nuk tha asnjë fjalë, të paktën qoftë edhe formalisht, për të dënuar dhunën e në shenjë solidariteti njerëzor me të dhunuarën Xhisiela Maloku?!…

E pastaj mburren e flasin për përqindjen e barabartë të grave e burrave në qeveri e për barazinë gjinore, për shanse të barabarta e integrim të gruas në politikë!

“Mirë që kjo partia e rilindjes socialiste nuk paska burra, po as gra nuk ka” Read More »

Artan Hoxha “plas” të radhës”: Këta janë oficerët e vërtetë të policisë

Të tjera detaje ka dhënë sot Artan Hoxha, në lidhje me nënkomisarin e arratisur, Emiljano Nuhu, teksa për vëllanë e tij thotë se është pjesë e bandës së Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit lushnjar të akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes.

Mirëpo, krahas publikimeve të Hoxhës, një prej komentuesve e ka akuzuar se është gazetari ai që sulmon oficerët e policisë.

Komentuesi shkruan:

Gazetar që sulmon oficerë policie dhe i lëpihet kryeministrit për një udhëtim falas në Stamboll. Mjerë ne ku jetojmë! Po ministri brendshëm anëtar i kujt bande është? E ke publikuar ndonjëherë Geron ( Agron Xhafën ) kështu me foto ?”.
Por, nuk ka vonuar përgjigja e gazetarit Hoxha, i cili ka zbuluar kush janë sipas tij oficerët e vërtetë të policisë.

Sipas Hoxhës:

Oficer policie eshte Erzen Brecani dhe Osman Levanaku qe jane perballe gjithe jeten me krimin, i kane hedh ne rruge e perballen cdo dite me Edi Ramen e Rilindjen dhe nuk ikin per azil politik si ata spurdhjaket tuaj qe mbyllin deren e guzhines me dryn dhe shesin trimeri ne facebook”.

 

Artan Hoxha “plas” të radhës”: Këta janë oficerët e vërtetë të policisë Read More »

Shpërthen Ylli Rakipi, media sot ne shok: ‘Erion Veliaj bën një pordhë dhe të gjithë televizionet e japin Live’

Ka shpërthyer kundër asaj që ai vetë ka krijuar, medias dhe asaj që sot të gjithë shohim në televezione. Është Ylli Rakipi i cili teksa ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC Neës, ka folur për gjendjen e medias në Shqipëri. Rakipi tha se televizionet janë në shërbim të pushtetit dhe bombardojnë shikuesin me propagandë.

Ja si e përshkruan Rakipi një ditë në televizionet shqiptare/ “Shiko çfarë ndodh këtu. Fillon dita, del në fillim Erion Veliaj. Ja jep ky, mender, një pordhe dhe e transmetojnë LIVE të gjithë televizionet, sepse nuk kanë asgjë tjetër. Televizionet kombëtare e ambalazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve. Mbaron Erion Veliaj dhe del Lul Basha. Nëse nuk është në Bruksel, në Gjermani apo Hollandë, del dhe bën një deklaratë. Ka një sfond të bukur mbrapa dhe flet për përgjimet. Nëse nuk është ai, del Flamuri ose Vokshi. Mbaron kjo. Del pastaj, Edi Rama dhe ha një drekë në një fshat të Përmetit.

Transmetohet e gjithë dreka, ha sallatë, jep sallatë, pi ujë Edi Rama, të gjithë japin këtë gjë. Kur nuk ka drekë, ka dëgjesë publike. Të gjithë këto televizione japin vetëm këto gjëra dhe ka një shok psikologjik vrasës. Nuk ka qenë kështu. Ne kemi qenë në media që në fillim, media ka qenë e politizuar apo gjysëm e politizuar në vitet 90′, por nuk ka qenë kaq vrastare. Nuk ka qenë ky ekzekutim i njeriut. Nuk ka qenë kjo goditje, ky presion psikologjik.

Sipas Rakipit, pas transmetimit të kronikave të gatshme të partive politike dhe propagandës qeveritare, në mbrëmje televizionet shqiptare vazhdojnë agresionin ndaj publiket me emisionet politike. “Pastaj Muçi, dalim ne. Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë. Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë. Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”.

Shpërthen Ylli Rakipi, media sot ne shok: ‘Erion Veliaj bën një pordhë dhe të gjithë televizionet e japin Live’ Read More »

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato”

Shoqëria jonë ka arritur në një pikë që vetëm mjerimi i fëmijëve e prek dhe e mallëngjen, jo më i të rriturve, por vetëm kaq, na vjen keq nëpër rrjetet sociale, sepse për t’u ngritur që të ndryshojmë diçka as që bëhet fjalë.

Rasti i fundit ishte ai i familjes Shima në Kashar, ku tre fëmijët e mitur mblidhnin kanaçe, pasi në shkollë nuk shkonin dot nga përbuzja, dhunimi dhe paragjykimi i moshatarëve të tyre.

Ata folën para kamerave dhe thanë me buzët që mezi i mblidhnin se në shkollë askush nuk donte të rrinte me ta.

Mes lotësh njëri prej fëmijëve shprehej:

Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”
Gëzimi, Arbeni dhe Ergysi kanë ëndrra që për ta është më e madhja: të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të ndjekin shkollën.

Është gazetari Edi Oga që e ka rikthyer sërish vëmendjen tek ky rast, ku para disa orësh ka shpërndarë një status prekës në Facebook.

Oga shkruan:

Ka tre ditë që ka ndodhur, por mua nuk më hiqet nga mendja “zhulsi”! Më duket si reflektim në pasqyrë i dështimit tonë, i hipokrizisë dhe i ligësisë sonë të pariparueshme!
Ai nuk lyp, nuk vjedh. Ai mbledh kanaçe për të ngrënë bukë ndërsa i ati kërkon punë, çfarëdo lloj pune!
Ky djalosh nuk është zhuls, zhulsat që njoh unë vishen me rroba firmato dhe ngasin makina të shtrenjta!”

“Nuk më hiqet nga mendja ‘zhulsi’! Por zhulsat që njoh unë vishen me firmato” Read More »