Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka thënë sot në emisionin “Radar” se i qendron deklaratës që ka bërë dikur, kur tha se “valët e muzikës përhapin virusin”.
Klosi tha se në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë njerëzit do të detyrohen të flasin me zë të lartë dhe të përçojnë spërkla pështyme. “I qendroj asaj që kam thënë. Unë i kërkova ndjesë komunitet të artistëve, që u ndjenë keq pas atyre lajmeve në media, por nuk të v ret muzika, muzika e lartë në ambiente të mbyllura. Valët e muzikës, njerëzit flasin me zë të lartë, lëshojnë më shumë spërkla. Në vende të mbyllura me mzuikë të lartë nuk duhet të qendrojmë. Ajo vala krijon një energji të brendshme. Unë kam studiuar për elektronikë dhe i di këto gjëra. I kërkova ndjesë njerëzve të muzikës, qesha me ata që bënë humor ndërsa me ata që u futën në teknikalitete i refuzova”, tha Klosi.
Duke kujtuar kurën e covid, Klosi tha se mori një recetë normale, me trajtim të përgjithshëm kundër koronavirusit, sipas protokollit. Ai tha se nuk përdori oksigjen pasi nuk ishte e nevojshme, dhe se u kujdes nga diabeti.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se është kundër një karantine të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ Kryemadhi tha se Shqipëria është e dërrmuar nga karantina e parë dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale. Zgjidhja për të shmangur karantinën e dytë u shpreh Kryemadhi është rritja e testimeve. “Mendoj që jemi të dërrmuar nga karantina e parë, jemi të dërrmuar ekonomikisht, jemi të dërrmuar psikologjikisht, jemi të dërrmuar në shëndetin mendor dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për ekonominë, për biznesin, për arsimin e për çdo gjë tjetër. Por mendoj që duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë problematike që po kalon sot Shqipëria, por jo vetëm Shqipëria, por e theksoj për shkak të keq menaxhimit.
Mendoj që karantina është një nga momentet i cili kërkon përveç se një bashkëbisedim total dhe angazhim jo vetëm të strukturave shtetërore, por të gjithë njerëzve që dinë dhe kuptojnë nga situata në të cilën jemi, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht egove personale, mendoj që është e domosdoshme për të gjithë ne që të japim një vendim dhe një zgjidhje.
Mendoj që politikisht sa më pak të flasim për këtë situatë do të jetë shumë më mirë dhe të harrojmë sa më shumë k onfliktet politike për t’i dhënë zgjidhje çështjes së situatës që po kalon sot Shqipëria. Jam kundër një karantine të dytë. Karantina e liminohet totalisht nëse kemi testime në masë të të gjithë popullatës. Sepse sot është bërë një tender për të marrë gjasme disa mjete anti covid, nuk ka shpallur fituesin Ministria e Shëndetësisë, Kryeministria ka shpallur të trembëdhjetin, që është 3 herë më i shtrenjtë se ai që ka fituar tenderin për maska, dorashka e gjëra të tjera. Kur ndërkohë këto para që s’janë gjë tjetër veçse një tender sekret që trefishohet buxheti i tij, këto para mund të ishin marrë për tamponë që të bëhej testim masiv i popullatës, në mënyrë të tillë për të eliminuar një karantinë të dytë, e cila do të sh katërronte dhe do të dërrmonte ekonominë shqiptare, do të humbnim vende pune, do të largoheshin shqiptarët tashmë jo me avion, por nga kufiri.”, -tha Kryemadhi.
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së koronavirusit në vend.
Propozimet e Presidentit Meta vijnë pak ditë pas takimit me një grup mjekësh.
Propozimet e Presidentit Meta:
Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre.
Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.
Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij i nfeksioni në spitalet tona.
Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.
Të s hfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.
Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor.
Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.
Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.
Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.
Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.
Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative./NOA.al
Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar një turp dhurimin e 200 palëve këpucë për forcat RENEA.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Kikia shkruan se qeveria shqiptare duhet të ketë një fije turpi për keto ‘dhurime’ e jo më që të bëhen lajm.
Ai shton se siç duket vendi është kaq i mbaruar dhe i ngjan asaj familjes më të varfër në lagje që të gjithë fqinjët bëhen bashkë për t’i falur opinga.
“Po një fije turpi a nuk keni? Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë. Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart po licie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot. Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni: -Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë? E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur l uftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’lu ftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e po licët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”- shkruan Kikia krah fotove të këpucëve të dhuruara.
Lejla Gorishti
KORONA VIRUSI NUK E VRET SHPIRTIN E FESTES SE FLAMURIT.
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjeve,
nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh,
janë kujtime vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.
Me madhështi epike eshte paraqitur Flamuri Kombetar nga FAN NOLI ;
…. O FLAMUR GJAK , O FLAMUR SHKABE ,
O VEND E VATR’, O NEN’ E BABE
LAGUR ME LOT , DJEGUR ME FLAGE
FLAMUR I KUQ , FLAMUR I ZI …..
GËZUAR FESTËN E FLAMURIT!
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen në kuadër të projektit të rindërtimit.
Ajo tha se është fat që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet.
“Në dijeninë time janë 3400 shtëpi individuale që po ndërtohen. Këtë më duhet ta verifikoj. Ka kaluar vetëm një vit që nga ngjarja. Edhe vende të fuqishme që kanë pësuar dëme të tilla, nuk kanë dhënë shtëpi falas, por vetëm kredi të buta.
Falë zoti që ishte Rama kryeministër që mori përsipër që të ndërtonte shtëpitë, shkollat dhe lagjet se të ishte ai gjumashi që keni ju për kryetar partie dhe ajo e maskës, ata jo projekte e buxhete që nuk do të kishte, por do të mbeteshin si ata të Shkodrës që nuk ju dhanë as dëmshpërblimet”, tha Spiropali.
Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, gjate prezantimit te reformes ne Administrate dhe Sistemin Antikorrupsion./r/n/r/nDirector General of Customs, Elisa Spiropal, during the presentation of reform in Administration and System against Corruption.
Në këtë përvjetor të t ërmetit të Durrësit, gjeologu Sazan Guri ka folur rreth fenomenit të lëkundjeve sizmike në vendin tonë. I ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, Guri cilësoi zonat më të rr ezikuara nga një t ërmet i mundshëm në të ardhmen.
Sipas tij Shkodra, Durrësi, Dibra, Fieri, Elbasani, Saranda, Borshi dhe Tepelena janë zona ku ka shkëputje të mëdha tektonike tërthore, të cilat mund të gjenerojnë t ërmete. Kryeqyteti i Tiranës sipas gjeologut është një zonë e sigurtë sidomos në pjesën veri-lindore drejt Dajtit, ku përbërja gjeologjike është më stabile.
“Kjo është harta që parashikon zonat ku mund të ketë aktivitet sizmik. Zona e Shkodrës, zona e Durrësit, zona e Dibrës, Elbasanit dhe Fierit janë zona të mëdha tektonike. Zona e Borshit, Tepelenës dhe Korfuz-Sarandës që janë shkëputje të mëdha tërthore tektonike siç i quajmë ne, janë po ashtu zona me aktivitet të lartë sizmik. Këto shtresa kanë qenë motër e vlla përpara 10 milionë vjetëve, sot këto shtresa janë zhvendosur dhe njëra është më poshtë tjetra më lartë. Prandaj dhe kodrat e Durrësit janë 3000 m më lartë me vllaun e tyre në fushë.
Sa më e madhe të jetë kjo shkëputje tektonike aq më e madhe është dhe fuqia e të rmetit.
V ullkani dhe t ërmeti nuk janë më f atkeqësi natyrore, kur dihen cila zona janë ato që mund të gjenerojnë të rmete. Nëse unë njoh zona të tilla, duhet që ndërtesa do të ndërtohet të jetë gjysëm shkalle rihter më shumë se lëkundjet sizmike që mund të gjenerojë zona.
Tirana u lëkund po nuk ra, me përjashtim të vendeve ku nuk kanë zbatuar parametrat e ndërtimit ku u regjistruan dëmtime në banesa.
T ërmet quhet kur t ërmeti çan tokën 2 deri në 3m si në Kaliforni. Herën e parë quhet f atkeqësi në momentin që ti e di që kjo lloj toke lëngëzohet sin ë rastin e Golemit, duhet të merren masa për të llogaritur koeficientin e këtij fenomeni.
Zona e Tiranës është zonë e qëndrueshme dhe nuk prodhon tërmete me 6 ballë si zona e Durrësit. Gjysma lindore e Tiranës drejt Dajtit është shumë e qëndrueshme”, tha Sazan Guri.
Olti Curri ka reaguar a shpër lidhur me lajmin për surprizën që Ansambli i Këngëve dhe Valleve, që drejtohet nga Zana Çela, realizoi sot tek spitali “Covid 2”.
Reagimi i tij erdhi, pasi Ansambli i Këngëve dhe Valleve zhvillojnë një koncert në spitalin Covid 2, në mbështetje të të sëmurëve, por edhe mjekëve të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte.
Koncerti u zhvillua në ambientet e jashtme të spitalit, ndërsa pacientët dhe mjekët e ndoqën nga ballkoni.
Reagimi i Olti Currit:
“Sa të p ështira jargët e Zana Çelës që përpiqen me kot te llustrojnë me shkëlqim, këpucët e p ërgjakura dhe të përbaltura të Edi Ramës, me të cilat kërkon të marshojë mbi trupat e shqiptarëve edhe një mandat të tretë”.
“Përdori si të duash artistët “e mjerë” rrogtarë për parakalimet dhe propagandën e Rilindja SH.P.K ku përfiton edhe ti, por jo kësi skenash ma kabër në vende ku njerëzit l uftojnë me v dekjen, mjekët janë të sfilitur po aq sa pacientët, ku familjaret po hyjnë në b orxhe për mjekime”.
“Si mund të kendohet në atë oborr ku f atkeqë i kanë dhënë fund jetës, të shkatërruar psikologjikisht nga stresi i Kovidit!”, – ka qenë reagimi i Olti Currit./NOA.al