Opinione

Sh frenon gojën Andi Bushati nnë parlament emision: ‘Përse duhet të shkoj opozita në parlament, t’i bëjë go jore Edi Ramës’

Analisti Andi Bushati duket se është tepër skeptik për fitoren e PS dhe për qeverisjen nga Edi Rama për 4 vitet e ardhshme pasi fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Bushati ka shpë rthyer në emisionin OPEN, ndërsa po komentonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se pavarësisht gabimeve të opozitës, nuk ka asnjë kusur që të Shqipëria të ketë SPAK-un, për punonjësit e të cilit thotë se punojnë si le cka pastruese e këpucëve të Ramës.

“Salianji thotë jemi vje dhur. E zëmë se PD i ka hequr të gjitha dhe këto zgjedhje nuk i vodhi askush dhe këto zgjedhje i fitoi Rilindja. Po ç’kusur kam, pavarësisht gabimeve tr ashanike të PD, të kem një SPAK që punon si lecka pastruese e këpucëve të Edi Ramës. Në qendër të shqetësimit të një media publike është fati i qytetarit, me fatin e PD fshij këpucët dhe eci përpara. Edhe kur flasim për opozitën, flasim se sa mund të japin zgjidhje për problemet e qytetarit” tha Bushati.

Bushati i kërkoi opozitës që të mos futet në parlament ‘derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për man ipulimin e këtyre zgjedhjeve’.

Pjesa nga de bati:

Dritan Hila: A vr itet njeriu për kartat?

Andi Bushati: Kjo është pyetje me vend. Unë e kam thënë që atë njeri e vr au Taulant Balla me Edi Ramën sepse ai njeri duhet të ishte në bu rg që atë ditë në 14 mars me gjërat që bëri dhe do i shpëtonin jetën.

Dritan Hila: Unë kam info që ishte opozita që e kërkoi she rrin.

Andi Bushati: PD duhet që të mos shkojë në parlament derisa të nxjerrë të gjitha faktet dhe të zbardhet e gjithë skema e pushtetit për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Duhet të ndërpresi komunikimin me çdo ambasador të pa guar që janë të pa guar nga Edi Rama dhe sa herë bën një status Sali Berisha i çon Rama këta ambasadorë t’i bëjnë presion Lulzim Bashës.

Eni Vasili: Prova?

Andi Bushati: Çfarë provash do më? Unë t’i dhashë. Kur kapet drejtori i po licisë së shtetit duke gënjyer për provat në mbrojtje të kam ikazëve të PS, s’ka nevojë për provë tjetër. Gjithë pol icia është vënë në dispozicion të Taulant Ballës. Nëse Gjinushi nuk merr dot asnjë vote,Tom Doshi merr 3 mandate, nëse babai i merr votat si çam dhe djali i tij i merr si tirons në Tiranë, këtu është hedhur lekë. Duhet të mos shkojnë në parlament.

Eni Vasili: E ka provuar njëherë PD të bra ktisë parlamentin.

Andi Bushati: Po përse duhet të shkoj? T’i bëjë go jore Edi Ramës në parlament? Më pl asi mua se çfarë do të bëjë PD-ja. Ne kemi këtu një njeri që po na përdh unon të gjithëve.

Sh frenon gojën Andi Bushati nnë parlament emision: ‘Përse duhet të shkoj opozita në parlament, t’i bëjë go jore Edi Ramës’ Read More »

A do të jetë ai pasuesi i Bashës në krye të PD-së?/ Agron Shehaj flet për rezultatin pas zgjedhjeve

Një ndër kandidatët më të votuar nga PD-ja, Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Shehaj është përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për marrjen e drejtimit të PD-së, megjithatë, ai në reagimin e tij, ka folur për rezultatet që ka arritur PD-në në njësitë 5 dhe 7, duke thënë se do të përfaqësojë denjësisht në Kuvend çdo qytetar që i ka besuar votën.

Reagimi i plotë i Agron Shehaj:

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët.

Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.

A do të jetë ai pasuesi i Bashës në krye të PD-së?/ Agron Shehaj flet për rezultatin pas zgjedhjeve Read More »

Nuk mori mandat, reagon ERvin Bushati: ‘Punova fort për objektivin e Partise Socialiste: pastër drejt dhe suksesshëm’

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste, pastër, drejt dhe suksesshëm.

“TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partise Socialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.”

“Në cilesine e Kryetarit të PS të Tiranës ndjeja se kisha pergjegjegjësine për të gjithë përfaqsuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12Falenderoj mbështetesit e mi për gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjese po përseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës për pritshmeritë individuale: më e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret një punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’- shkruan Bushati. /NOA.al

Nuk mori mandat, reagon ERvin Bushati: ‘Punova fort për objektivin e Partise Socialiste: pastër drejt dhe suksesshëm’ Read More »

Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë

Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë, por nuk dihet nëse ky vendim, do të thotë, se ajo është tërhequr përfundimisht nga politika.

Ish-kryeparlamentarja e cila garoi me partinë e re që krijoi, “Lëvizja për Ndryshim”, nuk ia doli dot të merrte asnjë mandat për në Kuvend.

“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje”, tha Topalli.

“Por unë dëshiroj të falendëroj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falenderoj të gjithë ata që besuan” – u shpreh më tej ish-numri dy i PD-së.

“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pako rruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”, mbylli mesazhin e saj Jozefina Topalli.

/NOA.al

Jozefina Topalli pranon hu mbjen në zgjedhjet e 25 prillit, largohet nga drejtimi i partisë Read More »

Rudina Hajdari: ‘Ne hu mbëm një be tejë por jo lu ftën, lu ftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë’

Ka reaguar për herë të parë Rudina Hajdari,e cila garoi në qarkun e Elbasanit, por nuk mori dot një mandat për në Kuvend.

Në mesazhin e saj, Rudina Hajdari falënderon votuesit, pranon hu mbjen, por thotë se l ufta vazhdon. “Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me kr imin e organizuar kanë triumfuar”, thotë Rudina Hajdari, në reagimin e saj.

Reagimi i plotë:

Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ata qytetarë të Qarkut të Elbasanit të cilët më mbështetën dhe votuan në zgjedhjet e datës 25 Prill.

Fatk eqësisht nuk arritëm të prodhonim një mandat përfaqësues në Parlament, por premtimi im se do të jem me ju dhe pranë jush në 4 vitet e ardhshme, mbetet i pandryshuar.

Do mundohem që me gjithë forcat që kam të mobilizoj sa më shumë energji pozitive për të artikuluar publikisht problemet akute që ka Qarku i Elbasanit, duke nisur nga insfrastruktura e rrë nuar me rrugë pa rrugë, pa ujë të pijshëm apo për va ditje, pa kanalizime e pa akses në energji.

Do mundohem mbi të gjitha të flas më qartë e të shpjegoj më mirë dëmin që i shkaktohet Qarkut të Elbasanit e gjithë vendit nga kr imi i organizuar dhe politikanët e lidhur me të.

Ajo që unë lexoj nga rezultati i zgjedhjeve është se politikanët e lidhur me kr imin e organizuar kanë triumfuar.

Personazhe anonimë, të cilët nuk njihen në publik, nuk kanë artikuluar kurrë asnjë ide politike, nuk kanë asnjë vlerë përveç lidhjes me botën e kr imit, po rezultojnë si njerëz të votuar nga qytetarët.

Unë refuzoj të besoj se shqiptarët duan të drejtohen nga organizata kr iminale, por e di se shumë shqiptarë nuk votojnë dot të lirë për shkak të v arfërisë apo presionit e sha ntazhit.

Ky është problemi më i madh që ka vendi sot dhe ne të gjithë duhet ta shohim në sy e të bëjmë gjithë çka mundemi për ta zgjidhur.

Duhet të flasim më shumë me qytetarët, duhet të tregojmë më qartë me fakte realitetin, duhet të presojmë më shumë gjyqësorin, duhet të luf tojmë më fort e më bindshëm.

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe shqiptarët njerëz të mirë e punëtorë, por kr imi i mbështetur fort nga politikanët e vjetër e të ko rruptuar ka hedhur rrënjë të thella.

Ne hu mbëm një be tejë por jo lu ftën.

Lu ftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë.

Do të vazhdojmë!

Faleminderit sërish dhe rishihemi shumë shpejt

Rudina Hajdari: ‘Ne hu mbëm një be tejë por jo lu ftën, lu ftën do e fitojmë me shqiptarët e për Shqipërinë’ Read More »

Tjetër deklaratë b omb nga Xhelal Mziu: Do t’ju mallkojnë fëmijët që shitët votën, a shitën shpirtin ‘she jtanit’

Kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, iu është drejtuar me një mesazh falënderues qytetarëve, të cilët e votuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa thekson se “Mendja Dibrane triumfoi dhe shkërmoqi ba ndën e Rilindjes…!”, Mziu ak uzon mazhorancën për blerje votash, teksa thekson se “u përdorën para të pista pafund dhe segmente të caktuara të Po licisë së Shtetit”.

Mes të tjerash, Mziu befason sërish në mesazhin e tij, teksa iu drejtohet atyre që nuk kanë votuar opozitën, duke iu thënë se do i ma llkojnë fëmijët e tyre, që u shitën për 5 mijë lekë.

“Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të va rfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…! Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë! Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit. Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”. Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…!”, shkruan Mziu.

Tjetër deklaratë b omb nga Xhelal Mziu: Do t’ju mallkojnë fëmijët që shitët votën, a shitën shpirtin ‘she jtanit’ Read More »

Artan Fuga: Ku gaboi opozita?

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek 25 prilli dhe ajo çka prodhuan këto zgjedhje vendore, akademiku Artan Fuga ka bërë një përshkrim të situatës së deritanishme.

Në një lidhje skype për News24 Fuga tha se ky rezultat nuk është vullneti i qytetarëve.

Mes të tjerash profesori tha se në këto zgjedhje, 8 vite me të njëjtën mazhorancë, kemi një bojkotim dhe një zhvlerësim të politikës në masë nga qytetari shqiptar.

“Në këto zgjedhje ajo që është më kryesorja, jashtë këndvështrimit të politizuar, është se qytetari nuk ishte në këto zgjedhje. Nuk është vullneti i qytetarit. Në këto 3-4 vite janë me qindra mijëra shqiptarë që janë larguar, kjo vetëm nga politika por dhe nga vendi.

Janë qytetarët shqiptarë që kanë gjykuar se është e pamundur qe me vullnetin politik të ndryshojnë diçka. Unë nisem nga shifra, s’dua të bëj opinione.

S’jam as opinionist e as analist. Shifrat janë këto që afërsisht madje rreth 59% e votuesve se kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Një pjesë e tyre, 10-15 % nuk kanë qenë në Shqipëri, nëse kemi të regjistruar 3.6 milionë, dhe në kuti kemi 1.6 milionë, ne na mungojnë 2 milionë. Nuk mendoj se nga vendi kanë ikur 2 milionë. Ka njerëz që thonë se nuk do votojnë, por edhe shkojnë.

Por kemi një bojkotim, një zhvlerësim të politikës në masë nga qytetari shqiptar. Ne do të shikojmë që nëse kanë votuar 50%, PS ka marrë 74 vende për deputetë, ka më shumë se PD dhe opozita në përgjithësi, do të qeverisi vetëm me 25 % të vullnetit të shqiptarëve. Kështu do të ndodhte dhe me PD.

Të dyja pakët mendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, por fakti nuk përputhet me këtë propagandë, me këtë narcizëm të partive që flasin në emër të kombit shqiptar. Ata kanë 1/5 e vullnetit të shqiptarëve. Ka shtresa shoqërore që kanë pakënaqësinë e tyre, është 30-40 % e shprehur me një distancimi”, tha Fuga.

Duke u ndalur tek problemet e opozitës, Fuga tha se ajo nuk arriti që të shkonte tek qytetari i gjerë, ai që nuk merret me politikë. Fuga tha se opozita qëndroi në bu nkerin e militantizmit politik, ndërsa mazhoranca mori vetëm votat e saj dhe jo më shumë.

“Ajo që është problem, është se dhe opozita nuk arriti dot që të shkojë tek qytetari i gjerë, i cili nuk është i angazhuar si militant. Ai bën jetën e vetë si qytetar, dhe dihet që fatin e zgjedhjeve e përcakton ai qytetar që është indiferent ndaj politikës. PD nuk arriti dot të hyjë tek ky elektorat. Mazhoranca nuk arriti që të merrte më shumë vota. Se 8 vite në pushtet për çdo forcë politike, krijon pakënaqësi dhe njerëzit e duan ndryshimin, në parim. Mazhoranca vjen në një farë mënyrë e drobitur politikisht.

Vinte me një Parlament kukull prej dy vitesh për faktin se opozita u largua nga parlamenti, por mazhoranca, në vend që të shkonte në zgjedhje, gjeti të arsyeshme të vijonte me një parlament kukull. Shkuan tek një palë zgjedhje ku opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Si erdhi dhe pse? Këto janë çështje të tjera që nuk dua të hy. Opozita qëndroi për mua në bunkerin e militantizmit politik, duke menduar se dinamika që do të jenin militantët dhe ky elektorali aktiv do të tërhiqte elektoratin e gjerë. U fut në atë teknikë që kandidatët për deputetë si të thuash, mendoi se do t’i zgjidhte nga baza. Pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë ishin të nxjerrë nga militantët, ishin figura lokale dhe s’kishin mundësi që të shkonin drejt qytetarit. Madje disa nga figurat kanë qenë të ezauruara. Disa figura të reja marrin më shumë vota se sa figurat që kanë një lloj ezaurimi që ta jep koha në politikë. Opozita nuk pati guximin që të emanciponte dhe modernizonte sistemin politik shqiptar. Partitë politike duhet të hapeshin me një program qytetar”, theksoi akademiku.

Artan Fuga: Ku gaboi opozita? Read More »

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’

Përpara se Shqipëria të shkonte në zgjedhje, Presidenti Meta doli me një deklaratë të fortë duke thënë se do të jepte dorëheqjen nëse mazhoranca do të merrte 71 mandate, në mënyrë demokratike.

Sot, që Edi Rama u konfirmua si Kryeministër me 74 mandate, Ilir Meta thotë se nuk do të japë dorëheqjen.

Fillimisht këtë e tha vetë, dhe më pas zëdhënësi i tij e përforcoi.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”, shkroi Tedi Blushi në Facebook. /noa.al/

Zëdhënësi i Presidentit: ‘Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën’ Read More »