Lajmi i fundit

Deputeti i rëndësishëm i PD dorëzon mandatin, ja mesazhi për qytetarët

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.

Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht.

Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite.

Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.
Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.

Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite.

Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale.

Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi

Deputeti i rëndësishëm i PD dorëzon mandatin, ja mesazhi për qytetarët Read More »

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës

Vetëm 1 ditë pas vizitës së Kryeprokurores Arta Marku në Durrës, policia dhe prokuroria e qytetit bregdetar kanë ndërmarrë një aksion. Mësohet se aksioni është kryer për shkak të falsifikimeve të certifikatave të pronësisë.

Janë arrestuar mbi 10 persona për falsifikime. Ndërsa aksioni është bërë në zonën e Ishmit dhe të Lalzit. Sakaq, skema e falsifikimit të certifikatave të pronësisë është e njëjtë më atë që ndodhi pak muaj më parë në Spille.

Ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia e Durrësit  të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:00.

Kryeprokurorja Arta Marku në analizën që zhvilloi dje në Prokurorinë e Durrësit ka deklaruar se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive. Sipas Markut në Durrës po rritet agresiviteti i grupeve kriminale.

Arta Marku dha ultimatumin, arrestohen 10 zyrtarë pas superaksionit në Durrës Read More »

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit

Kanionet e Skraparit nuk do te preken dhe kete e ka garantuar kryeministri Edi Rama, i cili ne nje reagim ne rrjetet sociale, kerkon edhe ndjese per ata qe jane shqetesuar per lajmin e ndertimit te nje HEC-i ne kete zone.

POSTIMI:

KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet🤛

Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë🙏

Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar😊

Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut😉

Rama e nis ditën me ndjesë dhe jep lajmin e madh për Kanionet e Osumit Read More »

Taksa surprizë për shtëpitë, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve

Taksat për pronat dhe apartamentet duket se do të pësojnë një ndryshim rrënjësor duke filluar nga 1 prilli, për shkak të një projektvendimi nga ana e qeverisë.

Sipas përllogaritjes së taksës së re të shtëpive, e cila do të zbatohet nga të gjitha bashkitë, shtëpitë e ndërtuara para vitit 1993 do të paguajnë më pak me taksën e re të pronës.

Sipas “Panorama” apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizuar me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksion, çmimi i vlerës do të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

Në rast se ky apartament është shitur apo është blerë, në këtë rast taksa 0,05 për qind do të llogaritet mbi çmimin e transaksionit, pa diferencim.

Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksion, pra shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksionit.

Në rast se një qytetar disponon një shtëpi të ndërtuar para 1993 me sipërfaqe 100 m2, vlera do të llogaritet me çmimet fiskale të zonës ku ndodhet apartamenti, por për 70 m2, duke zbritur 30 për qind të sipërfaqes.

Formula e qeverisë parashikon që vlera e çmimit të shtëpisë së privatizuar të zbritet në sipërfaqe.

Taksa surprizë për shtëpitë, ja sa do të paguajnë banorët e pallateve Read More »

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma

Qeveria shqiptare ka miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave një vendim I cili përcakton se në rast se punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektorati Shtetëror i Punës), duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.

Pagesave varion nga 300 lekë për një vakt, në 500 lekë kur punonjësit rri më gjatë në punë. Sipas këtij vendimi, nëse punëdhënësi nuk krijon kushtet e duhura për ushqim, do të duhet të paguajë në muajë 6600 lekë (300 lekë për 22 ditë pune) dhe në vit 79 mijë lekë, apo gati 600 euro.

Vendimi përcakton që vlera, mënyrat dhe kriteret e dhënies së pagës në natyrë do të jenë, si më poshtë vijon:

a) Kufiri i vlerës së shpërblimit në formën e pagës në natyrë do të jetë deri në masën 300 (treqind) lekë për një vakt dhe deri në masën 500 (pesëqind) lekë kur trajtohet me më shumë se një vakt për ditë pune;
b) Në kontratën kolektive apo individuale të punës, palët mund të përcaktojnë edhe trajtime të tjera si dhe ndryshimin e kufijve të pagës në natyrë, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit;
c) Shpërblimi në formën e pagës në natyrë mund të jepet në trajtim ushqimor, kupon dhe mall. Në raste të veçanta, kur nuk ekzistojnë mundësitë për dhënien e shpërblimit në asnjë nga këto forma, punonjësit i jepet shpërblimi në para dhe ky shpërblim, për efekte fiskale, trajtohet si paga;

ç) Masa e shpërblimit në formën e pagës në natyrë përcaktohet në kontratën kolektive apo individuale të punës. Në rastet kur paga në natyrë zbritet nga paga e punonjësit, atëherë shuma e këtij shpërblimi për të gjithë muajin nuk mund të kalojë 20 % (njëzet) për qind të pagës mujore.

Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë strehim punëmarrësit, në kushtet kur ky i fundit nuk ka mundësi të kthehet në vendbanimin e tij për shkak të largësisë së vendit të punës me qendrën e vendbanimit.
Për efekt të llogaritjes së pagës për rastin e pushimeve vjetore, shpërblimi që i përgjigjet pjesës së pagës së përfituar në natyrë përllogaritet si raport i ditëve të punës, gjatë të cilave punëmarrësi ka përfituar pagë në natyrë me numrin e përgjithshëm të ditëve gjatë të cilave ka punuar, shumëzuar me ditët e punës që përfshihen në periudhën e pushimeve vjetore dhe pagën ditore në natyrë, të përcaktuara në kontratën kolektive apo individuale të punës.
Vendimi nr.139, datë 14.3.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kufijtë e përcaktimit të pagës në natyrë dhe kriteret e përllogaritjes së shpërblimit, që i shtohet pagës për leje vjetore”, shfuqizohet.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma Read More »

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri

Prokuroria thërret ish-ministrin në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Burime bënë me dije se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.

Thirrja për t’u pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga News24 tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.
“Do jap sqarimet për çështjen në fjalë”, tha Ruli.

Ai ka qenë Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Skandali i CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin si dëshmitar. Ja ç’thotë ish-ministri Read More »

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por…

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi ka mbetur ende pa një autor, ndërsa i dyshuari kryesor si ekzekutor i tij është shtetasi grek Efthymiou Efthymious.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit, kur Kasmi sapo kishte dalë për të takuar mikun e tij Mario Meshini, i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja nga dëshmia e 41-vjeçarit grek i cili gjatë arrestimit kishte me vete 25 mijë euro, shumë që mendohet se ishte shpërblim për ekzekutimin e Kasmit.

Efthymious ka pajtuar si avokat mbrojtës Saimir Vishën, por që nga momenti i arrestimit në datën 2 shkurt, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, sipas News 24.

Ish-agjenti grek ka pohuar se e njihte (Altin) Aurel Hoxhallarin, i cili dyshohet se ka qenë organizatori i bandës prej 4 vetësh, njëkohësisht dhe i vrasjes së Kasmit.

Efthymious ka deklaruar:

Aurelin e njoh që kur ishte emigrant në Greqi. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe e kam takuar. Kam qëndruar disa herë tek vila e Aurelit në Mëzez, por qëndroja edhe në shtëpinë timë që kam marrë me qira.”
Ndonëse kishte një shumë të madhe me vete kur u kap, dhe pavarësisht njohjes me organizatorin e grupit kriminal, greku ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi.

Gjithashtu në shtëpinë që ai kishte marrë me qira nuk u gjet asgjë implikuese.

Tre ditë para vrasjes, ish-ushtaraku grek u pikas nga Devi afër palestrës së këtij të fundit. Ai kishte ardhur në Shqipëri që në dhjetor dhe po përpiqej të studionte lëvizjet e Kasmit. Dyshohet se ai nuk u largua menjëherë pas ngjarjes që të mos ngjallte dyshime.

Zbardhet dëshmia e grekut që vrau Kasmin: Njihem prej shumë vitesh me Aurelin por… Read More »

Evakuohen 70 familje në Novoselë

Pas situates së perkeqësuar të mottit pas reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të lumenjëve ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga disa zona.

Në Novoselë të vlorës 70 familje u evakuuan, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Teksa nga Shtabi i Emergjencave theksohet se prurjet do të vijojnë të jenë të larta. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se në gadishmëri është pushteti vendor dhe ushtria.

Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.

Evakuohen 70 familje në Novoselë Read More »