Largohet nga shtepia,e kerkojne prej 6 ditesh.
Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur në rrethana misterioze dhe familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.
Sipas InfoElbasani, B.Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” ka humbur kontaktin me familjen që prej gjashtë ditësh.
E shqetësuar, nëna e saj N.Mana ka bërë një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.
Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem që ta detyronte të ikte nga shtëpia. Po ashtu edhe shoqet dhe shokët e shkollës pohojnë se nuk e kanë parë që nga dita e premte.
Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e vajzës kanë shpërndarë foton me qëllim që të gjendet sa më parë.