Lajmi i fundit

Sherbimet e Policise Kufitare Vlore godasin nje tjeter rast per trafik te lendeve narkotike me rruge detare.

Policia Kufitare Vlorë parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafik me rrugë detare të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një sasi prej rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni Vlorë

Në vijim të operacionit u kap dhe u sekuestrua gjithashtu edhe një mjet lundrues “Skaf”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, në Novoselë të Vlorës.

Drejtoria Vendore e Kufirit Vlorë, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën nr.33 Kallënga, në Akërrni-Vlorë, po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone, ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm të zonës ku ishte informacioni.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën 19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pakot me lëndë narkotike u gjetën të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.

Në vazhdim të operacionit ku në zonën e Hidrovorit u kap një sasi lënde narkotike për tu trafikuar drejt Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në vazhdim të operacionit, rreth orës 16:00 bënë të mundur kapjen e një skafi ngjyrë bardhë e blu, me një motorr “Mercury 200hp”, i fshehur në anë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan, Novoselë, Vlorë.

Mjeti po bëhej gati për të trafikuar lëndën narkotike.

Për transportimin e sasisë dhe mjetit lundrues u bashkëpunua me GdF

Ndërko Specialistët e Sektorit për Narkotikët në D.V.P Vlorë po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore.

Operacioni po vazhdon për kapjen e autorëve.

Sherbimet e Policise Kufitare Vlore godasin nje tjeter rast per trafik te lendeve narkotike me rruge detare. Read More »

Takim ne Njesine Administrative te Orikumit.

Ne kuader te programit te ujesjellsave ruralë, ne Njesine Administrative te Orikumit, eshte zhvilluar kete te enjte nje takim me grupet e interesit dhe specialiste te ujesjellesit e zbatues e financues te projektit.
Gjithcka synon furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë të Jonufrës, Radhimës dhe Dukatit.
Aktualisht gjithcka eshte ne fazen e fizibilitetit, ndersa projekti eshte i Qeverisë Shqiptare, Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe KFW Gjermane.

Takim ne Njesine Administrative te Orikumit. Read More »

Zhvillohet Turneu i Shahut ne Universitetin Pavarsia Vlore.

U zhvillua ne ambjentet e Kolegjit Universitar Pavaresia ne Vlore turneu I shahut .
Me nje pjesmarrje te konsiderueshme te shahisteve profesioniste por edhe te shahiste te rinje , te apasionuar pas ketij sporti , nder ta edhe kampione , ky turne ka marre gjithe rendesine , duke e bere ate nje gare te madhe , me lojtare te forte dhe ne fund me fitues.

Zhvillohet Turneu i Shahut ne Universitetin Pavarsia Vlore. Read More »

Pergjate shetitores se bregdetit kane nisur te mbillen mbi 200 palma.

Mbi 200 palma te llojit Uashington kane nisur te mbillen pergjate shetitores se bregdetit .Kryetari i bashkise se Vlores Dritan Leli ka inspektuar punen qe po behet ne drejtim te mbjelljes se palmave.
Leli eshte shprehur se me mbjelljen e ketyre palmave synohet qe Vlores ‘ti rikthehen serish palmat, kesaj here ne nje nga zonat me te bukura sic eshte shetitorja e bregdetit ne Vlore. Kryebashkiaku Leli tha se ky investim do t’i jap nje zhvillim edhe me te madh turizmit ne Vlore.

Pergjate shetitores se bregdetit kane nisur te mbillen mbi 200 palma. Read More »

Cfare po ndodh ne Orik ? Ja kush jane dy personat qe ngriten Flamurin Kombetar !

E ku ka me bukur se valvitja e flamurit tone kombetare ne Parkun e Orikut nder Parqet Arkeologjike me te vecanta dhe me plote objekete e”gjurme” te gjalla qyteterimi i cili keto dite pergatitet te pres 18Prillin te shpallur nga ICOMOS dhe UNESCO si Dita Nderkombetare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike.Tani mbi kodrinen e bukur te Orikut,aty ku fryjne ererat qe vijne prej qafes se LLogorait valvitet flamuri yne!

Cfare po ndodh ne Orik ? Ja kush jane dy personat qe ngriten Flamurin Kombetar ! Read More »

Ja pse duhet te vizitoni Shqiperine!Nje pershkrim i bukur per Shqiperine sipas Hammcoks and Hangovers.

Vendasit miqësore dhe mikëprites

Shqiptarët janë miqësore dhe shumë të hapur ndaj të huajve që vizitojnë vendin e tyre. Nëse jeni me fat për të vizituar shtëpinë e një shqiptari, ju do të trajtoheni si mbretër. Siç shkruhet në Kanun, mysafiri do të ketë respektin më të lartë, duke i’u ofruar të ulet në krye të vendit. Mysafiri është i rëndësishëm për shqiptarët, pastaj me të mirë familja ka për të ofruar raki shtëpie, një pije tradicionale.

Cmimet                     

Kjo nuk është vetëm e përballueshme – kjo është e lirë. Kur ju vizitoni Shqipërinë, cmimet janë të paktën sa gjysma e pjesës tjetër të Evropës, duke e bërë të lehtë për të kursyer paratë tuaja.

Një udhëtim me autobus gjashtë orë do të kushtoj vetëm $ 7 USD, dhe kafenetë janë të lira.

Ushqim i shijshëm

Kombinimi i lidhjeve kulturore me fqinjët e tyre kanë kulmuar në një kuzhinë moderne që është edhe e larmishme dhe e thjeshtë. Mish dhe perime janë lëndë e parë, së bashku me lakër turshi, djathë feta, oriz dhe mish i tymosur. Disa lokale shqiptare ju ofrojnë të provoni: Fërgesë, Tavë kosi, Perime ne sgare, byrek dhe Speca me Gjizë.

Kohë e mirë për të shkuar

Në Shqipërinë e bukur, do shijoni një klimë të përsosur mesdhetare dhe plazhe të shkreta, por jo vetëm, pasi aty mund të eksploroni edhe malet e mrekullueshme.

Lord Byron: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh të mrekullueshëm në botë … Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur, më të fortë se fortesat e tyre.”, e mbyll shkrimin

Ja pse duhet te vizitoni Shqiperine!Nje pershkrim i bukur per Shqiperine sipas Hammcoks and Hangovers. Read More »

Akademiku i njohur Francez:Shqiptaret,nje prej kombeve me te vjeter ne bote.

Shqiptarët, një prej kombeve më të vjetër të botës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez Maurice Druon, duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas.

Druon ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare. Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha). Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës. Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma. Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978 më 1981-in.

Sipas Druon, baballarët e shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës. Në këtë përfundim ka dalë akademiku i njohur francez duke studiuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë i Pellazgëve Athinas

“Të kërkojmë etimologjinë e emrit të parë që përcaktojnë Pellazgët Athinas: Cranaens. Dihet se Athinasit ishin më të fuqishmit e Grekëve, dihet se Perëndesha Minervë ishte ajo që i ka dhënë emrin e vet Athinës, se kjo Perëndeshë kishte dalë e armatosur nga koka apo kafka e Jupiterit

Në Cranaens ne i gjejmë dy rrënjë Shqiptare «Kry» që në të shumës do të thotë «Krena» dhe ens mbrapashtesa e rrënjës «gjins» ose «gjens» siç edhe shqiptohet në disa zona të Shqipërisë. «Kréna», do të thotë Kokë, Shef, «gjins» ose «gjens», njerëz, burra ose banorë. Crenaens ishin pra drejtuesit, kokat e burrave, njerëzit e Greqisë apo të preferuarit e Perëndeshës Minerve.

Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia, dhe baballarët e Shqiptarëve morën pjesë në luftën e Trojës, të sunduar nga Hektori në njërën anë dhe nga Akili në anën tjetër.”/INA

Akademiku i njohur Francez:Shqiptaret,nje prej kombeve me te vjeter ne bote. Read More »

Deshmitaret tregojne tmerrin e vrasjes.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë parë ngjarjen e rëndë e cila ndodhi dy ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar, ku 58-vjeçari Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave që vrau babanë, por më pas u lirua.

Dëshmitarët tregojnë se gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe skena ishte e tmerrshme.

“Ishim duke kaluar këtu dhe dëgjuam që po debatonin me njëritjetrin. U afruam për të parë çfarë po ndodhte dhe u përpoqëm t’i ndanim. Nuk e kuptuam se për çfarë po rriheshin, por pamë që e kishin vënë për fund dhe e godisnin pa pushim”- thonë dëshmitarët për “Panorama”.

Sipas tyre, gruaja e viktimës kërkonte ndihmë.

“Bashkëshortja e tij, ndërkohë po kërkonte ndihmë, pasi i shoqi ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë. Erdhi policia i mori të tre, ndërsa autoambulanca transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili nuk u mbijetoi plagëve”, tregojnë dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes.

Deshmitaret tregojne tmerrin e vrasjes. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com