Lajmi i fundit

Meta – Rama ne zgjedhje bashke,konfirmon Ruci.

Kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur sot për krizën politike nga Fieri. Ai është shprehur se koalicioni do të vazhdojë të jetë së bashku edhe në zgjedhje.

Lidhur me protestën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, Ruçi tha se “qeveria aktuale largohet vetëm me mocion mosbesimi. Të gjithë thonë që ka krizë mazhoranca, por që nuk ekziston.”

Lidhur me zgjedhjet elektorale dhe ato për zgjedhjen e Presidentit, Ruçi vërejti: “Ka qarqe dhe forca të caktuara që nuk duan zgjedhje, që ta duan ta destabilizojnë vendin dhe ta lënë pa president.

Duan të përsëritet viti ’97. Por, Presidenti do të zgjidhet sipas kushtetutës. Më 24 korrik do të kemi presidentin e ri. Ne jemi të hapur dhe opozita të vijë të negociojë.

Meta – Rama ne zgjedhje bashke,konfirmon Ruci. Read More »

Dy skafiste Shqiptare arrestohen nga Guardia di Financa ne Bari.

Sipas mediave Italiane guardia di Finanza në Bari ka zbuluar në ujërat ndërkombëtare, një barkë të dyshimtë që po i drejtohej bregdetit të Pulias.

Në bord janë parë dy persona që deklaruan se kishin disa ditë në det sepse iu ishte prishur motorri.

Në afërsi të varkës u gjetën megjithatë, 21 pako që përmbanin 590.95 kg marihuanë.

Droga ishte hedhur në det nga skafistët sapo ata kishin vërejtur ardhjen e Guardia di Finanza.

Kjo drog nëse  do të ishte hedhur në treg, organizata kriminale do të kishte fituar prej saj 6 milionë euro.

Varka ishte 10 m e gjatë me dy motorë të fuqishëm. Ajo u nxor në breg dhe u konfiskua.

Të dy, H.R. 35 vjeç dhe D.B. 26 vjeç, ishin shqiptarë. Ata janë arretsuar për trafik ndërkombëtar droge me vendim të Gjykatës së barit.

 

Dy skafiste Shqiptare arrestohen nga Guardia di Financa ne Bari. Read More »

Papa Francesku puth kembet e te burgosurve,midis tyre dhe te nje te denuari Shqiptar.

Papa Françesku udhëtoi në burgun e “Paliano”, në krahinën e Frosinone, për të festuar Meshën e “Darkës së Zotit”.

Papa Françesku ka mbajtur sot një meshë në Koena Domininë, në burgun e famshëm, ku vuajnë dënimin kriminelë të rrezikshëm, shkruan “IL GIORNALE”.

Gjatë ceremonisë, Papa Françesku lau këmbët e 12 të burgosurve, përfshirë tre gra dhe një mysliman, një argjentinas, një shqiptar dhe një italian.

Papa Françesku u ka puthur këmbët 12 të burgosurve që kërkojnë faljen e perëndisë.

Midis tyre, dy janë dënime të përjetshme, dhe për gjithë të tjerët duhet të përfundojë dënimi në mes të 2019 dhe 2073, midis tyre është edhe një shqiptar.

“Zoti do kështu, nga fillimi në fund”, mësohet t’u ketë thënë Papa të burgosurve. /bw/

Papa Francesku puth kembet e te burgosurve,midis tyre dhe te nje te denuari Shqiptar. Read More »

Tashme eshte zyrtare,nderhyn ushtria per te luftuar kultivimin e Kanabisit ne Shqiperi.

Tashmë është zyrtare. Ushtria do të ndërhyjë për të luftuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Këtë fakt e konfirmon komandanti i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Tonin Marku.

Në një intervistë për Top-Channel, ai thotë se për parandalimin e kultivimit të kanabisit do të angazhohen helikopterët dhe anijet.

Ne nuk do të cënojmë operacionalitetin e Forcës Ajrore. Por gjatë fluturimeve që do të kryejmë për arsye nga më të ndryshmet, në bazë edhe të informacioneve që mund të kemi, ne do të bëjmë monitorimin, fotografimin e zonave të caktuara ku mendohet që mund të ketë kanabis, pasi na e krijojnë këtë mundësi helikopterët që kemi dhe këto filmime do iua dorëzojmë autoriteteve përkatëse për të proceduar më tej.

E njëjta gjë do të jetë edhe për Forcën Detare, e cila do të lajmërojë nëse konstaton trafik të lëndëve narkotike nga zonat që ne patrullojmë përgjatë hapësirës detare”, deklaron Marku.

Për këtë qëllim janë orientuar pilotët, që të sinjalizojnë për çdo zonë ku dyshojnë apo kanë të dhëna nga strukturat e tjera që mund të jetë mbjellë lëndë narkotike.

Tashme eshte zyrtare,nderhyn ushtria per te luftuar kultivimin e Kanabisit ne Shqiperi. Read More »

Skandal me tenderat ne Policine e Shtetit,7 zyrtar nen hetim.

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar në radhët e Policisë së Shtetit shkelje të mëdha në përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit dhe të mënyrës se si janë zhvilluar tenderat gjatë periudhës janar 2014 deri në gusht të 2016-ës.

KLSH ka gjetur se në plot 43 prokurime publike, firmosja e kontratës është bërë duke shmangur tenderin. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një pjesë të mirë të dokumenteve të auditit, ku rezulton se në 3 kontrata të firmosura drejtpërdrejt me kompanitë, Policia ka shkelur ligjin e prokurimeve publike dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik 1.5 milion euro.

Vetëm në tenderin për blerjen e sistemit të kamerave të trupit për patrullat e policisë, KLSH ka evidentuar se çmimi që ato janë blerë ka qenë 7 herë më i lartë se çmimet ndërkombëtare, duke rritur faturën me 1.4 milion euro.

Në procedurën e tenderit me objekt “Sistemi multifunksional i kamerave të trupit për patrullat e Policisë së Shtetit” me vlerë rreth 541 milionë lekë, u konstatua se procedura ishte klasifikuar “sekret” në nivel sigurie “I kufizuar”, në kundërshtim me kërkesat e Urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar pranë prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për konsumimin e veprës “shkelje e barazisë të pjesëmarrjes e tendera” për 7 zyrtarë të policisë së shtetit.

“Pasi përfundimet e raportit të auditimit u shqyrtuan nga Drejtoria Juridike e KLSH, u përcoll kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm në datë 10.01.2017.”

Kontrolli i KLSH ka gjetur parregullsi të theksuara edhe në mënyrën e përdorimit të fondeve për zërin e shpenzimeve për investime. Në 2014-ën janë shpenzuar 88% më shumë se planfikimi, ndërsa në vitin 2015-të shpenzimet janë rritur me 143%.

“Gjatë auditimit të zbatimit të buxhetit dhe ndryshimeve gjatë vitit për shpenzimet e investimeve, rezultoi se këto shpenzime janë rritur në vlera të konsiderueshme, duke vënë në diskutim hartimin e Projekt Buxheteve Afatmesme të miratuara për këtë Institucion.”

Pavarësisht debateve që përfshinë Ministrinë e Financave përpara dy viteve për përdorimin e letër kredive, KLSH ka evidentuar se Policia e Shtetit ka vijuar të njëjtën praktikë në vitin 2015-të dhe 2016-të në 5 raste, ku fondet i janë dhënë kompanive private, pa përfunduar punimet. /Tv Klan/

Skandal me tenderat ne Policine e Shtetit,7 zyrtar nen hetim. Read More »

Qendra Rinore e Vlores shpall thirrjen per pjesemarrje ne edicionin e trete te kesaj akademie.

Pas suksesit të dy edicioneve të mëparshme të Akademisë së Liderave të Rinj në Vlorë, Qendra Rinore e Vlorës shpall thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e tretë të kësaj Akademie.
Ekspertë të spikatur në fushën e Medias, Politikës dhe Shoqërisë Civile nga e gjithë Shqipëria do të trajnojnë pjesëmarrësit mbi lidershipin, demokracinë, teknikat e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse, median, barazinë gjinore, etj.
Je një i ri me vetëbesim dhe kërkon të rritësh aftësitë e tua në vendimmarrje dhe lidership?
Ke dëshirë, potencial dhe ambicie për të qenë nesër aktor i ndryshimit?
Nëse je në Vlorë, nxënës në shkollën e mesme, student në Universitet, anëtar në forumet rinore të partive politike apo i ri i interesuar, atëherë Akademia e Liderave të Rinj është për ty…
Nxito të aplikosh duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm: goo.gl/35fVTX deri në datën 23 Prill 2017.
ëndërro më shumë… vepro më shumë… bëhu lider!
….së shpejti…
Akademia e Liderave të Rinj zhvillohet nga Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center me mbështetje të Olof Palme International Center dhe financim të Suedisë.

Qendra Rinore e Vlores shpall thirrjen per pjesemarrje ne edicionin e trete te kesaj akademie. Read More »

Na tregoni kush kultivon droge dhe do t’ju shperblejme.

Policia e Shtetit ka nxjerrë në shërbim të publikut një numër telefoni dhe u kërkon që të denoncojnë rastet e kultivimit të kanabisit nëse kanë dijeni, kundrejt shpërblimit monetar.

“Në këtë kuadër, Shërbimi ka vënë në dispozion të publikut linjën e gjelbër 0800.90.90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës Policie dhe jo vetëm.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë”, tha nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Altin Qato.

Policia ka bërë edhe bilancin e aksioneve të saj për rastet e kapjes së zbulimit të drogës.

Sipas Qatos, në periudhën Janar-Prill 2017 janë sekuestruar gjithsej 28 ton kanabis, 1 kg kokainë dhe 12 kg heroinë. Gjithashtu janë arrestuar 379 persona dhe janë referuar materialet në prokurori për 243 persona të tjerë.

Na tregoni kush kultivon droge dhe do t’ju shperblejme. Read More »

Rama mesazh per Meten nga sheshi “Skenderbej”.

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në një miting në afërsi të Sheshit “Skënderbej” me të rintjë që votojnë për herë të parë.

Ai ka sulmuar ashpër PD-në dhe kreun e saj, Lulzim Bashën. Rama dha edhe një mesazh për Metën me këtë rast.

“Ata nuk kanë fituar kurrë kur ne nuk kemi qenë të ndarë. Ata kanë përçarë dhe kanë sunduar, por ajo kohë ka ikur. Ashtu sikurse ka ikur edhe koha, kur pushteti i popullit merrej dhuratë.

Sepse sot kryetari i PD-së, ka një parti që e ka marrë dhuratë. Mbasi drejtoi për 4 vjet bashkinë, e drejtoi fjala që bie. Pasi e ktheu bashkinë në konvikt për militantët e tij. E mori dhurat nga ata që e grabitën për të.

Përpara se të vinte në bashki, mori dhuratë Ministrinë e Jashtme dhe u fali Greqisë detin. Pastaj mori Ministrinë e Transportit ku e bëri një zullum.

Dhe pastaj Ministrinë e Brendshme ku vrau 4 persona aty ku ka ngulur çadrën”, tha Rama.

Rama mesazh per Meten nga sheshi “Skenderbej”. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com