Palmat ne Lungomare!
Vazhdojne punimet me Intensitet ne Lungomare.Te tjera palma po mbillen diten e sotme.
Vazhdojne punimet me Intensitet ne Lungomare.Te tjera palma po mbillen diten e sotme.
Basha tha se Shqipëria nuk është në dorë të PS, por në dorë të trafikantëve, ndërsa Rama duhet të ishte prapa hekurave tani.
“Tha pak më parë se bota po qesh me ne, i them jo kryeministrit që sillet si klloun, nuk është momenti të hiqesh si palaco që bën për të qeshur botën, bota nuk po qesh me, bota është e shqetësuar me ne, se një vend anëtar i NATO që bllokoi trafikun e qenieve njerëzore, që futi banditët që ti po i liron në burg, u bë vend i NATO, po sot për shkak se në krye të vendit është jo vetëm një i papërgjegjshëm, por një aleat i krimit të organizuar nuk kontrollon dot as territorin, as kufijnë e vendit”- tha Basha, gjatë fjalës së tij nga cadra e protestës.
Sipas tij “drogën e ke ruajtur me Perlat Cullhajn që ka fytyrë dhe më përgjigjet mua. Nuk e arreston dot Perlat Cullajn siç nuk arreston dot Eskobarin e Ballkanit se ata janë këmbët e karriges ku ulesh përditë. Ditë për ditë kapen tonelata. Çfarë do bësh me magazinën e Manzës, çfarë do bësh me 400 ton në magazinën e Lezhës. Nuk e prek dot drogën sa ç’nuk prek dot Arben Ndokën.
Kjo është arsyeja e vërtetë sepse nuk pranon të largohesh dhe ti hapësh rrugë një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike. E ke lidhur fatin tënd me krimin, e ke lidhur fatin tënd me drogën ndaj dhe refuzon dialogun për qeverinë teknike”.
“Të kemi lënë të livadhisësh 19 vjet. E ke sunduar këtë vend me rrena e mashtrime. Sot mbushen 8 ditë që duhet ti përgjigjesh ftesës për dialog për të cilën re dakord të mërkurën e kaluar.
Ti je mësuar me pushtet në tavolinë. Në tavolinë ta sjell pushtetin krimi. Ta solli kur ishe kryetar Bashkie, ta solli në 2013, në 2015 dhe në Dibër. Ne nuk duam pushtet në tavolinë, por pushtet që e sjellin qytetarët shqiptarë. Harroje se do tua mohosh më. Ti që thua se jemi bërë gazi i botës, kur ti je bërë turpi i Europës që e shndërrove një vend anëtar të NATO-s në Kolumbi brenda një viti”.
Pas Deklarates te Kreut te Qeverise Rama,reagon Kreu i Opozites Basha. Read More »
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të beftë për shtyp pak minuta më parë në lidhje me krizën që ka kapur vendin javët e fundit, e cila sipas tij është stisur nga një tufë politikanësh, gjykatësish dhe analistësh.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka qenë gjithnjë i gatshëm për të zhvilluar dialog me opozitën për çështje që e shqetësojnë atë.
“Qeveria po i lutet për dialog, opozita po e bojkoton këtë vend
nuk ia kemi dalë të kemi një dialog që të konsiderohet i denjë për bashkëjetësën demokratike, pasi opozita nuk ka dashur të përfitojë nga hapësira në parlanment për 3 vite.
Unë jam këtu sërish për dialog dhe pa kushte, ato kërkesa janë të padëgjuara për demokracinë në 20 vite, une e kam pranuar diskutimitn e këtyre kërkesave në tryeze dhe kam pranuar zhvillimin e dialogut me ose pa median dhe pa asnjë kusht. Unë e kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me bashën por pa sukses”., – u shpreh Rama.
Vendos kushtet e dialogut,cakto vendin, oren dhe njerezit apeli i Rames per Bashen. Read More »
Krahas thirrjes që i bëri kreut të opozitës për dialog, kryeministri Edi Rama mohoi të ketë një skenar për vrasjen e Lulzim Bashës, megjithëse sipas tij ka patur infomacione për një skenar ndaj tij.
“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës ka patur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të mëdha.
Edhe pse ekspertizat tregojnë që informacioni nuk ishte tërësisht i besueshëm, janë marrë të gjtha masat sikur të ishte realisht e vërtetë janë marrë të gjitha masat për sigurinë e kreut të opozitës.
Pavarësisht asaj që gatuhet në katundin mediatik, kreu i opozitës është më i sigurtë se kurrë”., – tha ndër të tjera Rama.
Policia ka sekuestruar 22.5 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva !
Në pranga, pronari i një hoteli !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
– Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dyshohej se posedonte lëndë narkotike në hotelin e tij, menjëherë u organizua puna me qëllim kontrollin e objektit dhe kapjen e autorit.
Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Policia sekuestron 22.5 kg lende narkotike.Arrestohet ne flagranc shtetasi. Read More »
Policia e Shtetit njoftoi se ka forcuar masat në të gjithë vendin kundër akteve terroriste në ditët e festimit të Pashkëve.
Policia ka hartuar një plan masash të veçantë në bazë të së cilit do të shtohen prezenca policore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale, në objektet fetare si dhe në ambientet ku do zhvillohet festa e pashkëve.
Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore. Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata. Shtimi i masave të sigurisë është bërë dhe për të parandaluar ngjarjet me karakter terrorist.
Policia e Shtetit:Masa kunder terrorizmit ne Diten e Festimit te Pashkeve. Read More »
Vlorë : Rritet performanca e hiptekës . Trajtohen 3000 leje legalizimi dhe 5000 gjendje juridike Performanca e zyrës vendore të pasurive të paluajtshme ka njohur përmiresime , arritje në shifra e reflektuar në rritjen e cilesisë së sherbimit ndaj qytetarëve.
Deri më tani rreth 1500 fermerë janë pajisur me celtifikatë pronesie, nëpermjet rivleresimit janë trajtuar rreth 2000 kërkesa , ndërsa janë rregjistruar 3000 leje legalizimi dhe mbi 5000 gjendje juridike dhe 120 blloqe kadastrale .
Janë keto shifrat e deklaruara nga kryeregjistruesi Vlorës , Rezart Elmazi . Tashmë zyra vendore e pasurive të paluajtshme ka nisur edhe një serë investimesh në godinën e institucionit duke krijuar një ambient të posacëm për sistemimin e arkivës .
“Kolegji Universitar Pavarësia” Startoi sot dita e parë kampionatit të shahut. Me një traditë 6 vjecare në mjediset e Kolegjit Universitar “Pavarësia” Vlorë ,filloi gara e shahistëve të rinj.
Në këtë turne dy ditor u përfaqësuan ekipet e ardhur nga Klubi i sportit Flamurtari,shkolla e mesme “Ali Demi”,”Jani Minga”,”Mustafa Qemal Ataturku”, si dhe nga dy Universitete:Universiteti “Ismail Qemali’ Vlorë dhe Kolegji Universitar Pavarësia-Vlorë.
Morën pjesë edhe mjaftë qytetarë dashamirës të këtij sporti inteligjentë të cilët shprehën aftësit e tyre .
Mjeshtri i sportit të shahut, shahisti i shquar vlonjat,Ferdinand Bezhani në fillim organizoi një simultante me rreth 23 pjesmarrës e cila u ndoq nga dhjetra studentë dhe të pranishëm të tjerë. Më pas 27 pjesmarrësit e këtij evenimenti filluan ndeshjet sipas shorteut.
Dita e parë e aktivitetit shahistik në mjediset e “Kolegjit Universitar Pavarësia ” zgjati rreth 5 orë. Nesër priten takimet gjysmë finale si dhe takimi final.
Në perfundim të aktivitetit fituesit do të shperblehen me 3 cmime.Cmimi i parë me 10.000 Lek,cmimi dytë me 5000 Leke dhe cmimi karrieres,me 3000 leke te reja.
Vlore:Startoi sot dita e pare e Kampionatit te Shahut. Read More »