Lajmi i fundit

Berisha:Pas kercenimit ndaj Bashes qendron fiks Edi Rama.

Rama pranon se qendron ai vet me mafien e tij shteterore prapa kercenimit ndaj Bashes! Ai me pohimin e tij gazetarve u tha: mos kujtoni se e kam bere une!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat ziejne per nje atentat te mundshem kunder Bashes. Natyrisht ne kete rast gjeja e pare qe te shkon ndermend eshte nje organizim i mafies dhe krimit te organizuar qeveritar me ne krye direkt Edi Ramen, i cili e shef se Basha e ka shnderruar ate ne kryeminister te pakallur dhe rruga e vetme per tu kapur pas nje fije bari eshte eleminimi fizik i kundershtarit.

Ky arsyetim bazohet ne:
Se pari cilido qe analizon me qetesi te dhenat arrine ne perfundimin se kemi te bejme me nje piste zyrtare mafjoze.
Se dyti dy vite me pare Rama angazhoi kryebanditin e Tiranes per ti çuar Bashes direkt, nepermjet zonjes Ademi, asokohe deputete e PD mesazhin e Edvinin “mbylle gojen ose koken”! Ky kercenim u denoncua publikisht nga PD dhe media por Shullazit, te porositur nga Edvini i tij nuk i hyri gjembi ne kembe perkundrazi ju shumefishuan fuqite.

Se treti, Edi Drama, duke parashikuar fundin e tij te sigurte ne burg, te pakten 35 vjet vetem per nje çeshtje, eshte i afte te bej gjithçka per te shpetuar lekuren e tij. Prandaj ai sot, duke pohuar mori persiper autoresine e skenarit per destabilizimin e vendit, deklaroi ate qe ka pregatitur vet pasi nuk arriti nuk guxoje te mohoje skenarin e destabilizimit te vendit per te shpetuar lekuren e tij.

Se treti, cilido qe ka ndjekur me vemendje sjelljet, manierizmat, fjalet e Rames tre javet e fundit konstaton se Rama eshte jo vetem i semure por edhe i pakurueshem. Ai ka humbur jo gjumin por mendjen!

Me kete rast i themi kreut te meduzes te krimit te organizuar Edi Rama, se per cdo perpjekje kunder liderit te opozites apo anetareve te saj do perballesh me ndeshkimin me te rende personal!

Berisha:Pas kercenimit ndaj Bashes qendron fiks Edi Rama. Read More »

Presidenti Nishani takim me senatorin John Mccain,Zbardhet takimi.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Senatorin amerikan dhe ish-kandidatin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, i cili po zhvillon ditët e fundit një tur zyrtar në disa vende të Ballkanit.

Pasi i uroi mirëseardhjen dhe vlerësoi rolin udhëheqës dhe kontributin e vyer shumëvjeçar të Senatorit McCain në politikën dhe Senatin amerikan, Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributet e të përmbushë përgjegjësitë e saj ushtarake dhe financiare në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, bëjnë me dije burime zyrtare të zyrës së shtypit pranë Presidencës.

“Jemi krenarë që jemi aleatë besnikë, të denjë e të sinqertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga mbështetja e të cilave frymëzohemi edhe për lirinë e demokracinë tonë”, theksoi Presidenti Nishani, duke e siguruar Senatorin McCain se vendi ynë dhe Forcat e Armatosura shqiptare do të vazhdojnë ta luajnë këtë rol edhe në të ardhmen.

Kreu i Shtetit shqiptar dhe Senatori McCain diskutuan edhe për situatën e Ballkanit, ku u vlerësua roli dhe kontributi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar për konsolidimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit të përbashkët me orientimin dhe synimin e integrimit e të gjithë vendeve dhe popujve në rajon në bashkësinë euro-atlantike.

Presidenti Nishani takim me senatorin John Mccain,Zbardhet takimi. Read More »

E braktis e dashur,ai djeg 4 makina dhe nje motorr.

Një shqiptar dyshohet se është autori i gjegjes së 4 makinave dhe një motori në parkingun në sheshin “Pio X” në Mogliano të Italisë natën mes së mërkurës dhe të enjtes.

Alarmi u dha në dy të mëngjesit dhe për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e ekipeve të ndryshme të zjarrfikësve, nga Mestre dhe Treviso. Ata arritën që ti shuanin flakët vetëm në orën 5, ndërsa karabinierët e Mogliano kanë nisur helmet për kapjen e autorit, që përqendrohen te krimi për motive pasioni.

Autori i dyshuar është një shqiptar me precedentë të mëparshëm, i cili duke mos qenë në gjendje të pranojë fundin e lidhjes me ishin e tij, ka djegur skuterin e nënës së vajzës (që e njihte mirë), për të kërcënuar ish të dashurën dhe bashkëshortin e saj, të martuar prej disa muajsh.

Ndërkohë, djegia e makinave të tjera ka ardhur si pasojë e një gabimi të shqiptarit dhe afërsisë së mjeteve. Ai i ka vënë flakën dhe një “Pasati” me targa rumune, duke menduar se ishte e çiftit. Por, në fakt nuk rezultoi kështu. Më pas, morën flakë edhe automjetet e tjera.

“Motori ishte i nënës sime. Unë dhe bashkëshorti erdhëm në Mogliano për Pashkë. Nuk kemi dyshime se kush është autori, dhe këtë ia kemi thënë dhe karabinierëve. Ai na përndjek prej kohësh”, citohet 25-vjeçarja rumune Bianca Cobzaru nga “Corriere della Sera”.

“Ai” është një i ri shqiptar me të cilën Bianca ndenji e fejuar gjatë, para se ta linte një vit më parë për shkak të problemeve të shqiptarit me drejtësinë, lidhur me shpërndarjen e drogës. Që prej atëherë, për të renë nisi makthi.

“Fillimisht fyerje, më pas kërcënime me vdekje në celular, Facebook dhe fizikisht. Jam zhvendosur në Adria për ti qëndruar larg, por edhe atje na ndoqi, madje kam pakë kohë që e kam denoncuar”, tregon ajo.

E braktis e dashur,ai djeg 4 makina dhe nje motorr. Read More »

Arrestohet shqiptari per droge ne gjermani.

Sipas mediave Gjermane një sasi prej 53 kg drogë është sekuestruar së fundmi në Gjermani dhe një shqiptar është arrestuar.

Në një banesë në qytetin verior gjerman Hamburg-Hinschenfelde, konkretisht në rrugën Lomerstraße, autoritetet e policisë gjermane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan “Focus”.

Qiradhënësi kishte lajmëruar zjarrfikësen, për shkak se nga çatia e shtëpisë pikonte ujë. Arsyeja ishte një defekt me lavatriçen. Por, gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpi, u gjetën 37 pako me marihuanë me peshë 52 kilogram marihuanë dhe një kg amfetamin.

Shtëpinë e kishte marrë me qira 40-vjeçari shqiptar, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë edhe dy persona që jetonin me të, një 49-vjeçar tunizian dhe një 44-vjeçar algjerian.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg vetëm për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat gjermane.

Arrestohet shqiptari per droge ne gjermani. Read More »

Perfundojne punimet e rruges prane Shkolles”Ismail Qemali”

Ne kuader te asfaltimit te disa rrugeve ne qytetin e Vlores, kete te premte ka perfunduar puna ne rrugen prane shkolles “Ismail Qemali ne Vlore.
Per te ndjekur procesin e perfundimit te kesaj rruge, gjate paradites ka qene vete kryetari i bashkise se Vlores Dritan Leli.
Kryetari i bashkise se Vlores ka garantuar punime cilesore ne zbatimin te projektit per asfaltimin e disa rrugeve te qytetit te Vlores.

Perfundojne punimet e rruges prane Shkolles”Ismail Qemali” Read More »

Njoftim i Policise se Shtetit!

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku.

Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

Njoftim i Policise se Shtetit! Read More »

Policia e Shtetit:Sqarim ne lidhje me sasine narkotike te kapur ne Itali.

Policia e Shtetit:

Sqarim në lidhje me lajmin e dalë sot në mediat Italiane dhe mediat vendase në lidhje me një sasi për narkotike të kapur rreth 60 milje larg Barit në Itali.

Gomonia me 590 kg Cannabis Sativa ku u arrestuan dy shtetas Shqiptarë e dhënë sot në media është ndaluar më datë 1 Prill 2017 gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative , gjatë mbrëmjes së datës 31.03.2017 shërbimet e Policisë së Shtetit kanë sinjalizuar për një mjet lundrues të dyshimtë.

Për ndjekjen dhe kapjen e gomones u organizua operacioni i përbashkët i Policisë së Shtetit me shërbimet e Policisë italiane në Shqiperi, Guardia di Finanza në Durrës dhe Guardia di Finanza në Bari. Si rezultat, rreth orës 05:00 të datës 01.04.2017, rreth 60 milje larg Barit – Itali u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi në det të hapur i mjetit lundrues tip gomone, 10 m e gjatë, me dy motorë Yamaha x 350 kf.

Në bordin e saj ndodheshin dy skafistë shtetas shqiptarë:

R.H., 36 vjeç nga Vlora dhe B. D. , 25 vjeç nga Kavaja, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.

Pas rekuperimit të lëndës narkotike në det nga GdF rezultoi një sasi prej 590 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Informacioni për këtë ngjarje jepet sot më datë 14.04.2017 pas dhënies së miratimit nga Gjykatësit e çështjes pasi ngarja ishte ende në hetim.

Rastet e fundit janë dëshmi e një veprimtarie të përbashkët policore të dy vendeve edhe në hetimin tyre.

Dy skafistët kishin hedhur drogën në det dhe u desh një kohë e gjatë për dokumentimin e provave para gjykatësit Italian për konvalidimin e urdhër-arresteve.

Policia e Shtetit:Sqarim ne lidhje me sasine narkotike te kapur ne Itali. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com