Lajmi i fundit

Ja kush jane vellezrit Ekonomi,te cilet rrahen per vdekje Agim Arapin.

Këta të dy që shihni në foto janë vëllezërit Ekonomi, të cilët rrahën për vdekje Agim Arapin, personi i cili kerkonte leket e qirase, por perfundoi i pajete. Gjykata e Durresit vendosi sot që të lërë në “arrest me burg” duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tyre.

Vëllezerit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi rrahën per vdekje Agim Arapin, me te cilin kishin konflikt pronesie.

Ngjarja ndodhi mbremjen e se martes ne lagjen 1 te qytetit bregdetar ne Bulevardin Epidam.

Avokati kerkoi mase sigurie “arrest shtepie” dhe garanci pasurore, por gjykata teksa e vleresoi te ligjshem kerkesen e prokurorise, vendosi arrest me burg.

Ja kush jane vellezrit Ekonomi,te cilet rrahen per vdekje Agim Arapin. Read More »

Arrest me burg per akuzat e “Perndjekjes” dhe “Armbajtje pa Leje” per fansin e cmendur te Luana Vjollces.

Fansi i çmendur i Luana Vjollcës doli sot në gjyq dhe Gjykata caktoi masen e sigurise ‘arrest ne burg’ per akuzat e “perndjekjes” dhe “armembajtje pa leje”.

Sipas avokateve të tij: Lila nuk e ka kryer vepren penale. Ka pasur vetem simpati dhe dashuri per Luanen, por nuk e ka kercenuar ne asnje moment. Vetem i ka shprehur dashurine.

Lila vetë u shpreh në gjyq se ishte dakord me ato çka thanë avokatët, teksa për armën që mbante me vete në momentin e incidentit që ndodhi në Unazën e Re, u shpreh se nuk kishte ndermend ta perdorte per te vrare ndokend.

NGJARJA

Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh. Të njëjtin fakt ka shpjeguar në polici edhe Çoçaj, që po ashtu ka bërë kallëzim ndaj personit që tashmë është arrestuar pas incidentit që u shkaktoi. Burimet thanë se Çoçaj ka pësuar dëmtime në fytyrë, në hundë dhe në njërin sy, pas konfrontimit fizik që pati me fansin që i shqetësonte të dashurën. Nga ana tjetër, edhe personi i arrestuar ka pësuar disa dëmtime fizike, pasi po ashtu është goditur nga Çoçaj. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit i janë gjetur edhe armë në makinë, madje njërën prej tyre ishte duke e marrë ndërsa përballej me Krenarin, gjë që linte dyshime se mund ta përdorte atë.

Arrest me burg per akuzat e “Perndjekjes” dhe “Armbajtje pa Leje” per fansin e cmendur te Luana Vjollces. Read More »

Perfundon Takimi Mes Kryeministrit Edi Rama Dhe Kreut Te Kuvendit Ilir Meta.

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, takim i cili zgjati një orë e gjysëm.

Pas përfundimit të takimit, ishte kryeministri Rama i cili u largua i buzëqeshur nga hotel “Tirana” i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.

Pak momente më vonë, doli edhe kreu i LSI Ilir Meta i shoqëruar nga Klajda Gjosha.

Ndryshe nga Rama, meta dhe një deklaratë për shtyp ku citoi 3 pikat kryesore ku u bazua takimi mes tij dhe kryeministrit.

Ndryshe nga atmosfera e hyrjes në takim Meta shfaqet me serioz dhe çështjen e koalicionit duke e konsideruar jo të rëndësishëm në krahasim me dialoguan me opozitën apo me zgjedhjen e presidentit.

“Diskutuam për të garantuar paprekshëmrinë e votës së shqiptarëve. Vullnetin për të nisur një dialog pa kushte me opozitën dhe dialogun e saj, i cili është legjitim.

Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentin por nuk kemi paraqituar asnjë emër apo kanditaturë, kjo maxhorancë ka 90 vota në parlament.

Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht partisë popullore evriopiane që të asistojë sa më shpejht të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërc politik të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”-, tha Meta.

Ndërsa në pyetjen mbi koalicionin PS-LSI, Meta u shfaq gati oi nervozuar duke kërkuar që fuqitë dhe vëmëndja të fokusohet në gjetjen e një dialogu dhe zgjidhjen e krizës.

“Kjo nuk është cështja më e rëndësishme, më e rëndësishm është ajo që thashë për dialogun politik dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”-tha Meta.

Në nisje të takimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për median u shfaq me marrëveshjen e vjetër të koalicionit PS-LSI, dhe u shpreh që mbi këtë marrëveshje do të ngrihej edhe marrëveshja e re duke theksuar se mbi marrëveshjen ka pika të cilat duhen diskutuar dhe korigjuar.

Por si duket takimi mes tyre ka dështuar, duke ngritur sërish dilemën nëse PS-LSI do të vazhdojnë koalicionin edhe për një mandat tjetër.

Perfundon Takimi Mes Kryeministrit Edi Rama Dhe Kreut Te Kuvendit Ilir Meta. Read More »

17 Meshkujt me Seksi Shqiptare Sipas Revistes Amerikane”The Revue”

Revista prestigjioze “The Revue” e cila shpeshherë nxjerrë sondazhe të tilla si ai për femrat më seksi e të tjera; kësaj radhe nxori listën me meshkujt më seksi shqiptar.

Artikulli i “The Revue” kushtuar meshkujve tërheqës shqiptar, u publikua më 13 prill dhe ka renditur 17 emra të njohur të fushave të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Listën e kryeson Capital T, ndërsa e përfundon Seven Saraqi.

17 Meshkujt me Seksi Shqiptare Sipas Revistes Amerikane”The Revue” Read More »

Ja kush eshte Rambo qe trajton specialet Shqiptare per dyluftime.

Shpesh herë ai vjen në Shqipëri për të trajnuar edhe repartet speciale të Policisë së Shtetit.

“Close combat, ose luftim në distancë të afërt, është një domosdoshmëri sepse bart njëfarë sigurimi tek polici dhe shpëton jetën e tij, të kolegut dhe të personave të tjerë pranë”, thotë Gjonaj.

Por çfarë mendimi ka instruktori Gjonaj për policinë shqiptare?

“Policia shqiptare është shumë e përgatitur, por jo vetëm ajo por gjithë policitë në mbarë botën kanë nevojë për trajnime të ndryshme për të rritur nivelin e profesionalizmit dhe shkallën e sigurisë. Unë tani jam instruktor i instruktorëve, trajnoj dhe certifikoj instruktorët e policive dhe shoh se programet e reja janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për çdo polici, edhe për atë shqiptare”,- nënvizon Gjonaj.

Përveç Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, instruktori Gjonaj ka zhvilluar trajnime edhe me repartin RENEA dhe njësinë Shqiponja.

Ja kush eshte Rambo qe trajton specialet Shqiptare per dyluftime. Read More »

Mjekja i Dergon SMS Rames.

Gjykata e Tiranës ka deklaruar fajtor për “korrupsion” një ish-mjek të spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, i njohur edhe si Sanatoriumi.

Sipas Gjykatës, ai kishte marrë shuma nga 1-6 mijë lekë nga pacientë, të cilëve u kishte ofruar shërbim mjekësor, në zbatim të detyrës së tij funksionale, shkruan “Panorama”.

Hetimi ndaj mjekut Albert Leka nisi në shkurt të vitit 2015, pas një denoncimi të bërë në postën elektronike të Kryeministrit, Edi Rama, nga ana e një ish-mjekeje të këtij spitali.

Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Leka, i gjykuar në gjendje të lirë, u fajësua për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 2 vjet burg, dënim që u ul në 1 vit e 4 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Leka nuk do të shkojë në qeli, pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbimin e Provës për një periudhë 3-vjeçare. Referuar vendimit, në shkurt të vitit 2015, në e-mailin e Kryeministrit është përcjellë një ankesë e një ish-mjekeje të spitalit “ShefqetNdroqi”, ku denoncohej një rast korrupsioni nga mjekë të këtij spitali. Pas këtij momenti, e-maili i është dërguar Seksionit Kundër Korrupsionit, në rrugë elektronike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga deklaratat e ish-mjekes, ka rezultuar se: Shtetasit P. H. dhe Albert Leka, me profesion doktorë të imazherisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë abuzojnë me detyrën, pasi kryejnë dhe ofrojnë shërbimin e skanerit, grafisë dhe ekos, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, të cilët në të vërtetë duhet të paguajnë për këtë shërbim në buxhetin e shtetit, me mandatpagesat përkatëse.

Në lidhje me këtë fakt, Gjykata e Tiranës, më 25 shkurt 2015, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për lejimin e përgjimit të bisedave me mjete teknike, audio ose video, në ambientet e Imazherisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, me afat 15 ditë.

“Nga procesverbalet e transkriptimit të përgjimit, pamjeve filmike të personit nën hetim, Albert Leka, është provuar se pacientët nxirrnin kartëmonedhat e prerjeve të ndryshme dhe ia linin në tavolinë të pandehurit, që më vonë ky i fundit i fuste në sirtar, pastaj në xhepin e tij.

Po sipas këtyre procesverbaleve të transkriptimit, ka rezultuar se në këto ambiente janë zhvilluar vizita nga doktori, i pandehuri Albert Leka, dhe në përfundim të tyre, qytetarët kanë paguar shuma të ndryshme parash nga 1000 deri në 6000 lekë, secili rast”, thuhej në vendimin e gjykatës. Më tej, gjykata arsyetonte se nisur nga këto të dhëna, rezulton se i pandehuri Albert Leka u ka kërkuar përfitime të paligjshme në funksion të detyrës së tij pacientëve të ndryshëm, të cilëve u ofron shërbimin.

Mjekja i Dergon SMS Rames. Read More »

Laboratori i Droges:Zbulohen Emra e te arrestuarve,njeri punonjes i OSHES.

Pas zbulimit të një laboratori droge në Shkozë, policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona, midis tyre edhe një punonjës i OSHEE-së.

Të arrestuarit janë:

-Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë
– Gjergji Duro, 63 vjeç, banues në Tiranë
-Kristi Duro, 26 vjeç, banues në Tiranë
-Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë
-Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjes OSHEE.

Një tjetër tunel me drogë është zbuluar sot, pas atij në Skrapar. Vetëm 5.4 km nga qendra e Tiranës, policia ka zbuluar në Shkozë një laborator të përpunimit të drogës brenda një tuneli që ndodhet mes banesave.

Pas konstatimit, policia ka mësyrë në zonë dhe ka shoqëruar disa banorë që kishin shtëpitë pranë tuneleve.  Në hyrje të tunelit ndodhej një bot me ujë, ndërsa në brendësi të tunelit ishte instaluar një rrjet elektrik në tavan ku ishin vendosur edhe llamba për ndriçimin e ambientit.

Brenda janë gjetur thasë me drogë por nuk dihet sasia e saktë. Sipas të dhënave në tunel droga thahej dhe përpunohej dhe bëhej gati për shitje. Këtë aktivitet të kundraligjshëm, autorët e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastik

Laboratori i Droges:Zbulohen Emra e te arrestuarve,njeri punonjes i OSHES. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com