Lajmi i fundit

Meta takim me vajza dhe gra te njesise administrative nr 1 Tirane.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me vajza dhe gra të Njësisë administrative 1 në Tiranë.

Të pranishme ishin edhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera Karapici, etj

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Meta ka vlerësuar rolin e grave e vajzave në familje dhe shoqëri, teksa rikonfirmoi bindjen e tij për rritur rolin e gruas në vendimmarrje.

“Fuqizimi i gruas, është fuqizimi i familjes, është fuqizimi i vlerave më të mira të shoqërisë sonë. Gruaja dhe nëna është bërthama e familjes, është bërthama e shoqërisë dhe padyshim që është edhe kolona vertebrale e atdheut. Ne besojmë te këto vlera pasi janë të rëndësishme për një shoqëri të përgjegjshme, për një familje të përgjegjshme dhe të shëndetshme dhe për t’i vënë një fre këtij egoizmi të sotëm”, – u shpreh z. Meta, duke shtuar se vendi ka nevojë për një politikë që kujdeset dhe zgjidh hallet e qytetarëve dhe jo për konflikte apo frymë përjashtuese.

“Ne duam një politikë ku shoqëria, debati, vendimmarrja të përqendrohen te çështjet dhe te zgjidhja e tyre. Nëse ne do të ecim me paragjykime dhe me frymën e përjashtimit ne do të mbetemi këtu ku jemi që diskutojmë në 27 vjet demokraci a do kemi zgjedhje apo jo, si do bëhen zgjedhjet”.

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së e vuri theksin te rëndësia që ka kontributi për paqen sociale në vend që e ka burimin te qetësia e çdo familjeje shqiptare.

“Ne do të ecim në këtë rrugë të fuqizimit të grave, të fuqizimit të vajzave dhe absolutisht që këtë mesazh pozitiv që ne japim, që kontribuon për paqen sociale në vend dhe paqja sociale fillon te paqja e çdo familjeje, te qetësia e çdo familjeje. Aty është burimi edhe i qetësisë dhe i normalitet dhe i harmonisë në një shoqëri, kërkon pikërisht këtë investim këtë fuqizim të gruas, të nënës dhe të vajzës shqiptare”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI.

Meta takim me vajza dhe gra te njesise administrative nr 1 Tirane. Read More »

Qytetaret Ndihmojne Policine Per Identifikimin E Autorit Te Vrasjes Se Artan Cukut.

Më pak se 24 orë pas publikimit nga policia të videos së atentatorit të dyshuar të ish- Drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku më tepër se 40 telefonata kanë mbërritur në Sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas tyre telefonuesit janë persona të ndryshëm që pretendojnë se njihnin apo se kishin parë drejtimin e lëvizjes së të dyshuarit, përpara apo pas atentatit ndaj Cukut.

Të gjitha këto telefonata janë duke u verifikuar nga grupi i hetuesve që po punojnë për zbardhjen e atentatit, ku mbeti i vrarë 42 –  vjeçari Cuku, ish- drejtues i policisë në disa qarqe dhe rrethe të vendit deri para vitit 2013.

Një ditë më parë, publikoi një video në të cilën shfaqej një person me veshje sportive dhe me kapele, që lëvizte me vrap. Pamjet e të dyshuarit janë regjistruar në zonën pranë vendit ku banonte Cuku, dhe dyshohet se i përkasin kohës pas realizimit të atentatit. Nëpërmjet videos policia kërkonte ndihmë për identifikimin e të dyshuarve, ndërsa vinte edhe numërin 0694110299 në dispozicion.

Për zbulimin e autorëve të vrasjes, policia e Tiranës ka angazhuar një grup hetuesish të cilët po punojnë në disa pista për zbardhjen e ngjarjes.

Po ashtu një shpërblim prej 3 milionë lekësh është vënë nga policia në dispozicion të personave që kanë dijeni mbi autorët e mundshëm të vrasjes. Cuku u qëllua mbrëmjen e të shtunës së kaluar me 8 prill, ndërsa po hynte në shtëpinë e tij në rrugën e Kosovarëve në kryeqytet. Një person qëlloi ndaj tij me dy armë të ndryshme duke i shkaktuar 4 plagë.

Qytetaret Ndihmojne Policine Per Identifikimin E Autorit Te Vrasjes Se Artan Cukut. Read More »

Policia Kufitare Godet Nje Tjeter Tentative Te Trafikut Nderkombetar Te Lendeve Narkotike.

KAPSHTICË.

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 99 tuba plastikë të mbushur me lëndë narkotike të presuar, të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 71 kg.

Në pranga drejtuesi i kamionit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Q. M., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 15.04.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës “SCANIA” me rimorkio.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë

Policia Kufitare Godet Nje Tjeter Tentative Te Trafikut Nderkombetar Te Lendeve Narkotike. Read More »

Autoriteti Kombetar I Ushqimit Bllokon 17 Dyqane mishi,Gjobe Per 241 Te Tjera.

Nga 625 kontrolle në të gjithë vendin, janë bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno­sanitare, ndërkohë që janë marrë masa “Gjobë” dhe “Paralajmërim” për 241 biznese të tjera”, ky është informacioni që jep Autoriteti Kombëtar për aksionin që ka zhvilluar me rastin e festave.

Përfaqësues të AKU-së sqarojnë se inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe te produkteve që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.

Pas inspektimit ka rezultuar se mishi që importohet nga jashtë është brenda parametrave.

Nga të gjitha inspektimet që janë bërë brenda kësaj periudhe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur 6.4 milionë lekë gjoba, kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.

Autoriteti Kombetar I Ushqimit Bllokon 17 Dyqane mishi,Gjobe Per 241 Te Tjera. Read More »

Flet Drejtori I ISSH:Si Ndryshojne Kontributet Per Pensionistet Qe Punojne.

Pensionistët, të cilët janë të punësuar në sektorin privat nuk do të derdhin më kontribute të sigurimeve shoqërore”.
Lajmi për “Gazeta Shqiptare” bëhet me dije nga drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, pas mbledhjes së Këshillit Administrativ të institucionit që ai drejton.

Sipas Hados, me këtë vendim “është reflektuar akti normativ i qeverisë, për këta pensionistë, që ndonëse iu ishte llogaritur pensioni vijonin të derdhnin kontribute për punën që bënin në sektorin privat”. Nga ana tjetër, Hado thotë se ISSH është në pritje të miratimit të pagës së re minimale në shkallë vendi, e cila pritet të shkojë në 24 mijë lekë, nga 22 mijë lekë që është aktualisht. Ne jemi në pritje të miratimit të pagës minimale. “Në momentin që do të miratohet nga qeveria, automatikisht do të reflektohet edhe te kontributet shoqërore”.

Invalidët

Ndërkaq, një tjetër vendim i marrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka të bëjë me invalidët e pjesshëm, të cilët janë në marrëdhënie pune. Sipas kreut të ISSH, përveç pagës, ata do të trajtohen edhe me pagesë invaliditeti. “Për invalidët e pjesshëm të punësuar në sektorin privat është saktësuar pjesa e pagesës së invaliditetit. Vendimi i Këshillit Administrativ parashikon faktin që invalidët e pjesshëm, që punojnë 8 orë punë të lehtë, ose 6 orë do të marrin edhe pagën, edhe përfitime nga sigurimet shoqërore”, – u shpreh Hado. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ISSH mori një tjetër vendim për këtë kategori të punësuarish.

Sipas këtij vendimi parashikohej falja e debive të krijuara si pasojë e punësimit.  Pas miratimit të këtij vendimi, përfaqësues të ISSH-së shpjeguan në atë kohë për “GSH” arsyet e marrjes së tij. “Këta persona, megjithëse në kohën e komisionimit kanë sjellë dokumente që punojnë me kohë të pjesshme, nga kontrolli që është bërë tani, ka rezultuar që këta persona kanë marrë pension të pjesshëm invaliditeti dhe ndërkohë kanë marrë dhe pagën e plotë. Nga studimi që i është bërë kësaj kategorie është konstatuar se ka arsimtarë që punojnë në fshatra që nuk e kanë normën e plotë në arsim, pavarësisht se rrogën e marrin të plotë. Këta persona duhet të deklarohen se marrin rrogë për 6 orë, por faktikisht këtu kemi përplasjen që ai është invalid dhe duhet të marrë pensionin e invaliditetit, por edhe rrogën sepse punon.

Faktikisht, jemi në kushte kur përdorim fonde publike dhe natyrisht që fondet publike janë të harmonizuara me njëri-tjetrën. Kjo masë, duke u kthyer dhe në ligj ndihmon këta persona që t’iu shkarkojë debitë e momentit, por ama krijon edhe një precedent që ndihmon këtë kategori, por që nuk duhet të përsëritet në të ardhmen”, – thanë përfaqësuesit e ISSH në atë kohë.


Flet Drejtori I ISSH:Si Ndryshojne Kontributet Per Pensionistet Qe Punojne. Read More »

AKP:Farmacistet ne Provim Shteti ne 19 Prill.

Farmacistët pritet të japin provimin e shtetit në datën 19 prill. Agjencia Kombëtare e provimeve bën me dije se është vendosur që sezoni i posacëm për farmacistët të zhvillohet në 19 prill. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të farmacistit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të farmacistit do të zhvillohet në datën 19.04.2017, ora 09.00”,­ thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: ­ letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal)? ­ kopje të Kartë ID ose Pasaportë? ­ faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes? ­ në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi? ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit? Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

AKP:Farmacistet ne Provim Shteti ne 19 Prill. Read More »

Kaluan Limona Kontraband,Pranga Te Riut,Ne Kerkim Doganieri.

Sarandë ;;Policia Kufitare ka kapur në flagrancë një shtetas për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”. Shpallet në kërkim Doganieri i Kontrollit Fizik në Qafë Botë !
Arrestohet shtetasi: – Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Më datë 14.04.2017, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.
Ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë). Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, shtetasin A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Po punohet për kapjen e tij.

Kaluan Limona Kontraband,Pranga Te Riut,Ne Kerkim Doganieri. Read More »

Arrestohen 10 persona per Droge.Ja emrat.

Policia e Komisariatit Fier, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.

Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.

Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit:

1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:

-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.

Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të trajtimit dhe verifikimit të informacionit policor të marë nga qytetarët, më datën 15.04.207, u organizua kontrolli i banesës dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Memushaj.

Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime Cannabis Sativa, një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e tharë e ndarë në 16 qese e përgatitur për shitje, 7 fishekë pistolete dhe 16 fishekë automatiku.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier mbi bazën e Neneve 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Struktruat Vendore të Policisë Fier po vijojnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm duke bashkëpunuar edhe me agjensitë e tjera ligjzbatuese, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë kriminale kudo që ajo do shfaqet.

Falënderoj të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, pushtetin vendor, kryepleqësitë e fshatrave , mediaa e cila i ndihmon transparencës së procesit e këdo që na bashkohet për të kontribuuar në arritjen e këtij vizioni për një Shqipëri të çliruar nga kanabisi.

Arrestohen 10 persona per Droge.Ja emrat. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com