Lajmi i fundit

Fiset Indigjene qe koha i harroi.

Fotografja nga New York, Terri Gold ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së saj në kërkim të fiseve indigjene anembanë botës. Që fëmijë ajo ëndërronte për vende të largëta dhe për misteret që fshiheshin në to.

Kështu Terri shpenzoi 10 vite të karrierës së saj për projektin e fotografisë të cilin e ka titulluar “Çështje të një bote që rrotullohet”. Me fotot e saj, Gold kërkon të gjurmojë fisët rreth globit që i rezistojnë kohës ndërsa vitet kalojnë.

Fotot e saj janë marrë gjatë një dekade dhe kërkojnë hapjen e një diskutimi në lidhje me globalizimin e zhvilluar që kërcënon kulturat indigjene.

” Më kanë tërhequr gjithmonë qoshet më misterioze të Tokës. Kam kërkuar të vizitoj njerëz që nuk i kishin harruar traditat e vjetra, që e ndiejnë të kaluarën e tyre bashkë me erën”, tregon ajo në një shkrim të Daily Mail, përkthyer në shqip nga portali Albeu.com.

“Emrat e një toke të largët më thërrisnin- Samarkand, Lhasa, dhe Timbuktu. Ëndërroja të udhëtoja me karvan në të gjitha Himalajet, për të gjetur mbretëritë e fshehura. Kur arrita moshën e duhur ndoqa ëndrrën time me tre kamera të varura në qafë, dhe aty filloi udhëtimi i jetës sime…

projekti “Çështje të një bote që rrotullohet” që tregon të vërtetat ndër kulturore të universit tonë: rëndësia e familjes, komunitetit, ritualeve tradicionale dhe një diversiteti magjepsës të këtij universi” tregon Gold.

“Unë dua të jem në cilësinë e një fotografi që e kap momentin e rrufeshëm në kohë, dhe jam në kërkim të magjepsjes rreth botës sonë dhe lidhjet që kemi me njëri-tjetrin”.

“Edhe pse të ndarë në kontinente të ndryshëm , me milje larg, me male, fusha, ishuj, pyje, dhe shkretëtira, shumica e kulturave indigjene ruajnë po njësoj mënyrën e tyre të jetesës”.

Projekti i fototgrafisë e ka çuar Terrin në Namibi, Etiopi, Nigeri, Indi dhe Kinë, ku ka vizituar fiset indigjene.

Sipas Gold, “njohuritë tradicionale të shoqërive indigjene kanë fuqinë të kontribuojnë në vizionin modern të teknologjisë, shkencës dhe mjekësisë për një jetesë të qendrueshme në planet.

“Edhe pse nuk shohim në këto foto zakonet dhe traditat tona, shpresa ime është që të njohim njerëzimin tonë të përbashkët. Nëse ne ndajmë historitë tona dhe vlerësojmë misteret në çdo fushë , mund të kuptojmë më mirë atë që shtrihet mbrapa dhe përpara nesh”-thotë Gold.

“Kulturat indigjene që po ndjekin jetesën e tyre tradicionale po zhduken me shpejtësi. Kështu rrezikohet edhe një numër i madh i njohurive dhe mjeshtërive. Megjithatë të ndryshojë në vetvete nuk e shkatërron kulturën, pasi të gjitha shoqëritë janë vazhdimisht në evolucion.

“Kulturat e ndryshme mbijetojnë kur i mbajnë zakonet e të kaluarës së tyre që luajnë rol në të ardhmen, në mënyre të tillë që të tregojnë shpirtin dhe ekzistencën e tyre pavarësisht forcave të globalizimit”.

1

Hamar në Etiopi, një fis gjysmë-nomad barinjsh. Në ritualet e tyre gjalpi përdoret si produkt bukurie. Këtu, gratë aplikojnë një përzierje të gjalpit dhe okrës së kuqe në flokët e tyre

Fiset Indigjene qe koha i harroi. Read More »

Gjigandi i teknologjise Samsung vjen ne nje tjeter forme.

Samsung Galaxy vjen me njëtjetër risi, e cila për dallim nga modelet e tanishme dallon shumë.

Prodhimi i radhës i Samsung mendohet të jetë një platformë me dy ekrane. Kjo kompani është duke punuar për dy smartphone komfortë, me ekran OLED, dhe fleksibel për të lejuar zgjerimin e tij nga 5-inҫ në pajisje me 8-inҫ.

Gjigandi i tekonlologjisë është duke zhvilluar një prototip komfort dhe që tashmë nga komponentët janë urdhëruar të prodhohen 2,000 deri ne 3,000 njësi.

52d482d4e2d315ba8d76304fea685f22

Samsung na ka çuditur shpesh po ketë herë një telefon me dy ekrane dhe që duket si  portofol, është me të vërtetë diçka tjetër.Kjo  risi ka qarkulluar që prej vitit 2008 nëpërmjet një videoje.

 

Gjigandi i teknologjise Samsung vjen ne nje tjeter forme. Read More »

Nje 40 vjecar merr peng kushuririn e tij pas nje sherri per motive te dobeta..

Një 26-vjeçar është marrë peng nga kushëriri i tij në Malësi të Madhe, pas një sherri për motive të dobëta.

Nikë Volaj mori peng kushëririn e tij, F.Volaj 26 vjeç, banues në fshatin Broj.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe fatmirësisht parandaloi këtë ngjarje.

Uniformat blu arrestuan 40-vjeçarin Volaj dhe sekuestruan kallashnikovin me karikator me fishekë.

Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë.

Nje 40 vjecar merr peng kushuririn e tij pas nje sherri per motive te dobeta.. Read More »

Zhduket nje jave pa lene gjurme e perjashtojne nga shkolla pas rikthimit.

Brisilda Mana është adoleshentja 17-vjeçare, e cila u zhduk për një javë rresht pa lënë gjurmë. Për vendndodhjen e saj nuk dinte gjë familja në Librazhd, por edhe në shkollë miqtë e shokët e saj nuk kishin informacion.

Pasi u bë e gjallë dhe iu rikthye jetës normale, Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” kanë përjashtuar nga shkolla nxënësen Brisilda Mana. Fakti bëhet i ditur nga tre burime, shkolla, familja dhe drejtoria arsimore.

Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësja ka mbushur numrin e mungesave dhe ka braktisur mësimin. Sipas të njëjtit burim, me veprimet e saj ajo ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve, transmeton infoelbasani.al.

Para dy ditësh, 17 vjeçarja u kthye pranë familjes. Brisilda Mana u largua nga banesa të premten e 7 prillit. E frikësuar për fatin e vajzës, nëna e saj Nexhmije Mana, depozitoi një kallëzim në polici dhe pas disa ditë kërkimesh policia gjen vajzën.

Nga deponimet dhëna në polici ajo është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.

Nëna e vajzës ka deklaruar se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon vajzën. Përkundrazi. Ky vendim mund të ndikojë negativisht në gjendjen aktuale dhe në të ardhmen e saj.

Zhduket nje jave pa lene gjurme e perjashtojne nga shkolla pas rikthimit. Read More »

Aksident i rende ne itali vdes 17 vjecari,dy persona te tjere ne spital.

Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident tragjik në Piacenza të Italisë. Makina tip “Golf”, doli nga rruga në Rivergaro në mesnatë dhe më pas u përplas me një pemë në oborrin e një shtëpie.

I riu ndërroi jetë sot në spital ndërsa dy personat e tjerë që udhëtonin në makinë kanë shpëtuar.

Të tre të rinjtë që ishin në makinën e aksidentuar janë shqiptarë, por me banim në Rivergaro, shkruan media italiane. Dy prej të plagosurve janë të moshës 19-vjeç dhe 20-vjeç. Identiteti i viktimës dhe të plagosurve nuk bëhet ende me dije.

Aksidenti i fikshim ka ndodhur pak para mesnatës, në rrugën “Roma”, pranë qendrës së qytetit të Rivergaro-s.

Drejtuesi i makinës tip “Volksëagen Golf”, teksa dilte nga kthesa ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur dhunshëm me një pemë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të aksidentuarit nga makina. Autoritet italiane vijojnë hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Aksident i rende ne itali vdes 17 vjecari,dy persona te tjere ne spital. Read More »

Ditet me Diell kane bere qe bregdeti i Vlores te frekuentohet keto dite nga Qytetare vendas dhe te huaj.

Bregdeti i Vlores , ka nisur te frekuentohet ne mase .
Edhe pse sezoni veror nuk ka nisur zyrtarisht , ka shume qytetaret te cilet nuk duan te humbasin asnje nga ditet me diell te plote , por duke inaguruar edhe ujerat tona qe te pakten ne zonen e tunelit ne Uje te Ftohte jane me te vertete fantastike .
Ata na tregojne se vec te tjerash , plazhimi ne keto kushte eshte edhe kurues per shendetin .

Ditet me Diell kane bere qe bregdeti i Vlores te frekuentohet keto dite nga Qytetare vendas dhe te huaj. Read More »

Kremtohet e Premtja e Zeze.Rituali i Epitafit ne Kishen Orthodokse.

Besimtarë ortodoksë të qytetit të Vlores kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Gjatë pasdites, nga kisha e Shen Theodhorit ne Vlore është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlores .
Me një marshim të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rruget kryesore të qytetit.
Epitafi ka dale nga kisha per te vijuar me pas me ritualin ne rruget e qytetit te Vlores, te shoqeruar edhe nga banda muzikore e qytetit.
Gjate kryerjes se ceremonies jane rritur masat e sigurise nga policia e vlores.Por sonte arrihet edhe kulmi i riteve dhe pjesemarrjes masive te besimtareve.

Kremtohet e Premtja e Zeze.Rituali i Epitafit ne Kishen Orthodokse. Read More »

Vlore:Policia ka arrestuar nje person te shpallur ne kerkim.

Vlorë

Policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestohet shtetasi:
– R B, 30 vjeç, banues në fshatin Kuç, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim si autorë i ngjarjes së ndodhur më datë 01.09.2015, ku janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, në qytetin e Vlorës.

Vepër penale për të cilën shtetasit B i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Vlore:Policia ka arrestuar nje person te shpallur ne kerkim. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com