Lajmi i fundit

Gjermania ne kerkim te personave qe kryejne keto pune.

Mbi 40 mijë infermierë llogaritet të jetë duke i kërkuar shteti gjerman.

Vetëm nga Kosova deri tash janë larguar me qindra të rinj drejt Gjermanisë dhe një numër jashtëzakonisht i madh është i interesuar të marrë rrugë.

Bashkimi Evropian ka ndarë miliona euro për të ndalur migrimin e paligjshëm dhe ku Kosova edhe në mesin e vendeve të prekura nga ky fenomen.

Drejtuesit e njërës nga kompanitë që po merret me sigurimin e migrimit legal thonë se brenda një viti nga Kosova drejt Gjermanisë planifikohet të nisen mes 450-500 infermierë, raporton KTV.

Ai ka bërë të ditur se numri i të interesuarve tejkalon 1000 sosh.

Ndërsa, pas pak kohësh do të nisin edhe trajnimin dhe dërgimin në punë në shtetin gjerman të interesuarve edhe nga disa sektorë të tjerë, ku shteti gjerman i ka kërkuar.

Derisa numri i kompanive që po merren me trajnimet dhe dërgimin e të rinjve profesionalë ka shënuar rritje, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale tek tash ka arritur të funksionalizojë Agjencinë e Punësimit.

Ministri i këtij resori, Arban Abrashi, ka thënë se deri më tani kanë arritur të identifikojnë mbi 14 mijë vende të lira pune, por për mbulimin e tyre do të nisin me trajnimet në fusha të shumta.

Një numër i madh i bizneseve ka kohë që kanë ngritur mungesën e punëtorëve të kualifikuar, pasi për një numër të madh të fushave po u duhet të angazhojnë ekspertë të jashtëm, kostoja e të cilëve është e lartë.

Gjermania ne kerkim te personave qe kryejne keto pune. Read More »

E masakruan vetem per 13 mije leke.Ja cfare thane ne gjyq.

Vetëm pak ditë më parë vëllezërit Ikonomi, shoqëruar edhe nga Jurgen Kurti, rrahën me pasojë vdekjen, biznesmenin durrësak, Agim Arapi.

Ditën e djeshme gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Ekonomi.

Ndonëse mbrojtja i kërkoi trupës gjykuese një masë më të lehtë, duke afruar garanci pasurore për ta, gjyqtarja e çështjes, Eda Kaja, vendosi t’i linte në burg dy të arrestuarit, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi.

Prokurori i çështjes, Bledar Bejko, teksa i bëri një rezyme të gjithë dinamikës së ngjarjes, kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i dy vëllezërve, Kujtim dhe Kostandin Ekonomi, dhe po ashtu kërkoi nga trupi gjykues të vendoste si masë sigurie për ta arrestin në burg.

Ndërsa avokatët mbrojtës të tyre, Edmond Saliu dhe Tritan Tabaku, pranuan dinamikën e ngjarjes që paraqiti organi i akuzës, por kërkuan si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi, ose garanci pasurore për klientët e tyre. Vetë të akuzuarit nuk pranuan të shpreheshin, duke u pajtuar me përfaqë- simin e avokatëve të tyre, shkruan Panorama.

Pasi dëgjoi të gjitha palët, trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtarja Eda Kaja vendosi për dy vëllezërit masën e arrestit në burg. Kostandin dhe Kujtim Ekonomi nuk morën përsipër të flisnin apo të jepnin detaje mbi konfliktin, si dhe as iniciativën që të kërkonin falje para trupit gjykues për krimin e kryer.

Shkurtimisht ata pohuan se ishte viktima, i cili i kishte goditur me thikën që mbante në dyqan. Sipas tyre, qëllimi nuk ishte ta vrisnin 60-vjeçarin, por vetëm ta trembnin dhe i tentuan që ai t’i kërkonte të falur dhëndrit të tyre, Jurgen Kurtit, me të cilin kishin debatuar disa minuta më parë.Albeu

Në seancën gjyqësore morën pjesë të afërm e familjarë të autorëve të dyshuar të krimit, por asnjë prej familjes së viktimës Agim Arapi. Gjithashtu, edhe Jurgen Kurti, i cili ishte molla e sherrit për këtë ngjarje të rëndë, nuk ishte i pranishëm në sallë, për të mbështetur vjehrrin e tij. Për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve të autorit dhe të viktimës, policia kishte shtuar forcat e sigurisë në sallën e gjyqit, pavarësisht se nuk u konstatua asnjë prej familjarëve të viktimës.

Dy vëllezërit, të cilët kanë një sërë biznesesh në qytetin bregdetar, akuzohen për sulmin barbar me pasojë vdekjen e shtetasit Agim Arapi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen nr. 1 të Durrësit, në bulevardin “Epidam”.
Shkak për konfliktin mes autorëve dhe viktimës është bërë një qira e papaguar prej 13 mijë lekësh nga autorët kundrejt viktimës, pas marrëveshjes që kishin bërë me njëritjetrin në lidhje me një tub aspirimi që kalonte nga piceria e tyre nëpër pronën e viktimës.

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e 60-vjeçarit, Vjollca Arapi, ajo që i ka kërkuar Jurgen Kurtit qiranë e muajit mars. Por ky i fundit, pasi është konfliktuar me çiftin, ka thirrur nëpërmjet telefonit vjehrrin e tij, Kostandinin. Më pas, në ndihmë të Kostandinit, ka shkuar edhe i vëllai, Kujtimi.

Ata e kanë dhunuar 60- vjeçarin brenda në dyqanin e tij. Për pasojë, Arapi ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti. Ai kishte bërë një ndërhyrje në zemër tetë muaj më parë, dhe nuk e ka përballuar dot sulmin e agresorëve.

E masakruan vetem per 13 mije leke.Ja cfare thane ne gjyq. Read More »

Renea blindon sheshin”Nene Tereza”,kontrolle me qen anti-eksploziv.Cfare po ndodh…

Policia e Shtetit ka marrë masa maksimale sigurie dhe eshte vene ne gatishmeri te plote qe prej dites se djeshme dhe sot ne Tirane.

Pranë kishave dhe institucioneve me rëndësi të vecantë, jane shtuar masat e sigurise dhe kontrollet. Si dje, ashtu edhe sot, forca të shumta policia jane vene re në sheshin ‘Nënë Tereza’, gjatë aktivitetit që po zhvillohet me rastin e Pashkëve.

Renea blindon sheshin”Nene Tereza”,kontrolle me qen anti-eksploziv.Cfare po ndodh… Read More »

Vdes ne gjume vajza e re.Me pare nuk kishte shfaqur asnje shqetesim.

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Cyrih të Zvicrës studentja 25-vjeçare nga Kumanova Blondina Zimberi. Vdekja tragjike vajzën e re e ka gjetur në gjumë, në banesën e familjës Limani në Cyrih, ku po qëndronte për vizitë familjare.

Pjesëtarë dhe miq të familjes kanë thënë për agjencinë e lajmeve INA se Blondina nuk ka shfaqur më parë probleme shëndetësore.

Vdes ne gjume vajza e re.Me pare nuk kishte shfaqur asnje shqetesim. Read More »

Si i shpetoi vrasjes nga dy klientet 26-vjecari.Sherri per makinen me qira.

Ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në rrugën e “Durrësit”, tek zyra e një shoqërie që jep automjete me qira, dy persona për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti, janë konfliktuar me pronarin e firmës.

Policia bën me dije se pas debatit me pronarin e shoqërisë, situata ka agravuar më tej dhe një prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, L.Sh., 26 vjeç.

Ky punonjës gjatë përleshjes fizike, ka arritur t’i kapë armën e zjarrit pistoletë njërit prej autoreve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Policia ka arritur të identifikojë dy autorët e kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre:

– D. I., 24 vjeç, banues në Tiranë

– S. T., 26 vjeç, banues në Tiranë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me silenciator, tip “Zastava”, me 5 (pesë) copë fishek kalibër 7.65 mm.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të  “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”.

Si i shpetoi vrasjes nga dy klientet 26-vjecari.Sherri per makinen me qira. Read More »

Nje tragjedi ne familje eshte parandaluar diten e sotme ne Vlore.Tentoi te vriste bashkejetuesen.

Një tragjedi në familje është parandaluar ditën e sotme në Vlorë. Policia bën me dije se pasi është sinjalizuar për një konflikt në familje, ka ndërhyrë duke ndaluar një 33 vjeçarë të qëllojë me armë zjarri bashkëjetuesen e tij 29 vjeçare.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë Qeriman Maraj, 33 vjeç banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon një vrasje në familje !
Sekuestrohet arma e zjarrit, kapet dhe arrestohet autori !
Arrestohet në flagrancë shtetasi:

– Qeriman Maraj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës pas sinjalizimit për një konflikt në familje menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, shtetasi Qeriman Maraj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip Pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh., 29 vjeçe, në banesën e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur për motive të dobëta brenda në banesë, në prezencë të dy fëmijëve të mitur.

Policia bëri të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Nje tragjedi ne familje eshte parandaluar diten e sotme ne Vlore.Tentoi te vriste bashkejetuesen. Read More »

Kengetarja Shqiptare ne Top Listat e Danimarkes.Ja kush eshte.

Këngetarja 20-vjeçare Argjentina Aslani me origjinë nga Tetova publikon hitin e saj “Deadline” dhe për një kohë të shkurtër ka arritur majat e top listave ne Danimarkë.

Në moshën 16-vjeçare Argjentina pati mundësinë për t`u regjistruar në qendrën e komunitetit lokal në “Ghettområdet Folehaven” në periferi të Valby, ku ajo u rrit, dhe pastaj filloi të përqëndrohet në një karrierë si këngëtare.

Që atëherë, ajo ka gjetur një bazë solide me produksionin “CFE”, i cili është gjithashtu përgjegjës për prodhimin e kënges “Deadline”.

Dëgjoni më poshtë projektin e saj:

Kengetarja Shqiptare ne Top Listat e Danimarkes.Ja kush eshte. Read More »

Aurela Gace publikon kengen me te re me nje mesazh te fuqishem.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e saj të re.

“S’mundem” quhet kënga e re e Aurelës e cila sjellë një mesazh të fuqishëm.

Kënga është realizuar nga kompozitori Adrian Hila.

 

“Këtë këngë, këtë tekst dhe këtë melodi të ndjerë e kam kërkuar vetë, personalisht sepse doja të përcillja emocion dhe ndjenjë tek publiku. Doja të komunikoja direkt me dëgjuesit. Është reale e gjitha! Fjalët janë të thjeshta që t’i kuptojnë të gjithë. Fundja, këto janë fjalë që ne ia themi personit të zemrës!”, – tregon artistja.

Aurela Gace publikon kengen me te re me nje mesazh te fuqishem. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com