Lajmi i fundit

Japonia – Korese se Veriut:Mos bej me shume provokime!

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka paralajmëruar Korenë Veriore që të përmbahet nga marrja e veprimeve të tjera provokuese dhe t’iu bindet rezolutave të OKB-së, si dhe ta braktisë zhvillimin e raketave bërthamore.

Tensionet në gadishullin korean janë shkallëzuar pas testimeve të fundit të raketave nga Veriu dhe paralajmërimeve të SHBA-së.

Abe tha sot në Parlamentin e Japonisë se do të diskutojë rreth Koresë Veriore me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në fund të këtij muaji.

Ndryshe Abe, para pak ditësh ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të jetë në gjendje që të hedhë raketa të mbushura me gaz nervor sarin në drejtim të Japonisë.

Abe i ka bërë këto komente në panelin parlamentar për siguri kombëtare dhe diplomaci dhe vijnë midis shqetësimeve në rritje për ndonjë testim tjetër bërthamor apo raketor nga vendi komunist

Japonia – Korese se Veriut:Mos bej me shume provokime! Read More »

Ministri i Jashtem i Hollandes i prere ndaj Shqipetareve.Nuk jeni te mirepritur si azilkerkues.

Tani që lista e shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet europiane rritet e rritet çdo ditë, ministri i Jashtëm holandez Bert Koenders e thotë qartë: askush të mos ta bëjë!

Ministri në një konferencë të përbashkët me ministrin tonë Ditmir Bushati argumentoi se shqiptarët janë të mirëpritur për turizëm ose punë, por jo për të kërkuar azil.

”A mendoni që është dëmtuar imazhi i shqiptarëve dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për emigrantët shqiptarë që kërkojnë azil?”, qe pyetja e gazetarit Vincent Triest për zyrtarin holandez.

”Për azilkërkuesit shqiptarë, së pari shqiptarët janë të mirëpritur te ne për turizmin, për të punuar por është e qartë që vendi juaj nuk është një vend në pozitë të tillë si azilkërkuesi, nuk jeni në statusin e azilkërkuesit, nuk jeni të mirëpritur si azilkërkues!”, theksoi prerë Koenders.

Shqiptarët renditen pas sirianëve, në vendin e dytë për azil në Holandë. Sipas të dhënave, kërkesat e emigrantëve tanë janë rritur me 40% më shumë. Këto janë të dhëna të Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë në Holandë. ”Numri i aplikimeve të para për azil ka rënë nga 43.100 në 2015-ën në rreth 18.200 në 2016-ën. Më shumë se 57% e fluksit në 2016 lidhet me aplikimet e para. Ishte 73% në 2015. Tre kombësitë e para të personave që plotësuan një aplikim të parë janë sirianët (12%), shqiptarët (9%) dhe personat nga Eritrea (8%)”, raporton Shërbimi i Emigracionit dhe Natyralizimit që varet nga kjo ministri.

Në Hollandë gjatë 2016-ës kanë kërkuar azil 1664 shqiptarë në total.

Ministri i Jashtem i Hollandes i prere ndaj Shqipetareve.Nuk jeni te mirepritur si azilkerkues. Read More »

Ilir Meta mbledh ekipin dhe ndeshet me Lefter Koken.Kush te kete fituar?

Ilir Meta ndan mendjen, mbledh ekipin dhe ndeshet me Lefter Kokën dhe ekipin që qëndron pas tij. Në fund një shtrëngim duarsh, mes kreut të LSI-së dhe ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Ndeshja është zhvilluar në volejboll te Kepi i Rodonit, teksa dy fotot janë shpërndarë nga këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi. Ekipet? Janë formuar nga të rinjtë e LSI-së.

Kreu i Kuvendit nuk i është shmangur as shërbimit, teksa Aleksi komenton: ”Kush është i fortë, nuk fiton. Kush Fiton, është i Fortë.”. Të ketë fituar kush, apo kanë dalë barazim?! Nga ajo që mësojmë pasi pyesim, nuk ka sesi të ndodhte ndryshe: Meta dhe ekipi i tij kanë fituar 10 me 7 kundrejt ekipit të Kokës.

Ilir Meta mbledh ekipin dhe ndeshet me Lefter Koken.Kush te kete fituar? Read More »

Basha – Rames:Falju zotit qe me ke mua perballe,por durimi po sos!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në ditën e 59 të protestës së paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar, i ka bërë paralajmërimin e fundit kryeministrit Edi Rama.

Ai i ka kujtuar protestën e madhe të 18 shkurtit, duke shtuar se tashmë njerëzit që morën pjesë aty janë shumëfishuar dhe janë bërë me qindra mijëra.

Në këtë diskurs ai  tha sa kryeministri Edi Rama duhet t’i lutet Zotit, që nuk është këputur asnjë lule gjatë protestës së PD-së por shtoi se edhe mund t’i soset durimi dhe nuk do mundet dot që t’i bindë qytetarët që të mos këpusin asnjë lule.

“E vërteta është se jemi këtu por që të siguroj që është 10 herë më e madhe, dhe falju zotit që më ke mua përballë dhe nuk është prishur një lule dhe mos shpotit dhe tall opozitën pasi mund të më mbarojë edhe mua durimi dhe mund të mos i bind të mos këpusin asnjë lule”, tha Basha. Megjithatë, nga ana tjetër, Basha siguroi edhe një herë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur, pasi protesta e opozitës është fytyra e re e Evropës.


Basha – Rames:Falju zotit qe me ke mua perballe,por durimi po sos! Read More »

I pranishem ne sheshin e Nartes Kryetari i Bashkise Dritan Leli,percjelle mesazhin e urimit.

Kryetari i bashkisë Dritan Leli i pranishëm në sheshin e Nartës ka përcjellë mesazhin e urimit duke i ftuar të gjithë te përfshihen në atmosferën e vecantë te krijuar me rastin e karnavaleve. Nderkohë koncerti live me këngëtarët Stavros Tzanis dhe Yiota Pavlou në Nartë ,
mblodhi në shesh qytetar të shumtë në ditën e parë të karnavaleve ,festimi i të cilave zgjat për tri ditë rradhazi.
Aktivitetet e larmishme janë organizuar nga Bashkia Vlorë dhe Shoqata “Narte”Ishte nje nate emocionale ,magjepse ,duke qene dhe me kohe me shi ,qe filloi pa pritur qe ne fillim dhe solli probleme. Por ne ia dolem mbane duke improvizuar nje cader mbrojtese. Mbremjen e beri interesant pjesemarja e qytetarit te pare te Vlores dhe djali i Nartes Dritan Leli ,i cili qendroi me ne dhe festoi bashkarisht. Kjo mbremje tregoi edhe nje here kulturen qe karakterizon popullin e Nartes i cili nuk pajtohet me fenomenin e lindur se fundmi qe te kujton filmin koncert i vitit 36 kur dy kengetare te diplomuara ne Itali japin koncert ne nje qytet provencial gje qe shkaktoi nje reaksion dhe trazire ne elementin konservator. Ajo nate sfidoi shiun qe re uje i bekuar dhe mundi keqkuptim.

I pranishem ne sheshin e Nartes Kryetari i Bashkise Dritan Leli,percjelle mesazhin e urimit. Read More »

Ulet me 50% perdorimi i qeseve plastike ne supermarkete.

Përdorimi i qeseve plastike të supermarketeve është ulur me 50% në Tiranë brenda një muaji që kur Bashkia e Tiranës ndërmori këtë nismë për të reduktuar ndotjen.

Qytetarët i janë bashkuar nismës së Bashkisë, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet. Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka nisur të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Për të nxitur qytetarët që të përdorin trastat dhe për t’i dekurajuar në përdorimin e qeseve, ato jepen nga marketet kundrejt një pagese prej 3 dhe 5 lekësh.

Ulet me 50% perdorimi i qeseve plastike ne supermarkete. Read More »

Polici qellon me grushta dhe prangos burrin ne sy te femijeve.

Një person u prangos në sy të gruas në Elbasan, teksa ishte duke lëvizur me biciklete.

Ngjarja ka irrituar shumë të pranishëm, që e quajnë të arrestuarin një person hallexhi.

Gjithçka ka ndodhur tek ura e Zaranikës, në afërsi të doganës në qytetin e Elbasanit.

Personi që ka parë gjithçka bën me dije se burri me bluzë të bardhë që po i vë prangat hallexhiut të pambrojtur, është polic i krimeve të rënda dhe jashtë orarit të punës, raporton ‘Jeta Osh Qef’. E quajnë Ajet. Mbiemrin nuk ia di.

Ai është i krimeve të rënda e nuk ka lidhje fare me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë.

Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe kalamajtë, polic Ajeti e gjuajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, – thotë qytetari. Edhe sikur personi të cilit po i vihen prangat të jetë me të vërtetë në faj, a ka të drejtë një punonjës policie ta ndalë në këtë mënyrë? Teksa ecën me familjen e tij në makinë, të zbresë, ta dhunojë e më pas t’i vendosë prangat? Kush është krimineli i vërtetë në këtë rast?

Polici qellon me grushta dhe prangos burrin ne sy te femijeve. Read More »

Ja kush jane ata qe e “pushtojne ” Shqiperine per…

Shqipëria duket se është kthyer në një vend të preferuar për të punuar për turqit dhe italianët. 

Të dhënat zyrtare për vitin 2016 tregojnë se shtetasit me origjinë turke zunë 28% të të huajve që kanë zgjedhur të punojnë në vendin tonë vitin e kaluar, ndërsa italianët rreth 23%. Kjo lidhet kryesisht me aktivitetin e shërbimeve apo edhe të ndërtimit që përbëjnë edhe fushat më të preferuar nga të huajt.

Të dhënat e siguruara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ( Shërbimi Kombëtar i Punës) tregojnë se listën e të huajve të punësuar në vend në 2016-n e pasojnë shtetasit shqiptarë të Kosovës (7%), por edhe ata Kinezë ( 6%) e grekë (5%). Më të paktë në numër janë ata kanadezë, egjiptianë, maqedonas apo edhe indianë.

Në total për vitin 2016 u llogaritën 3,326 leje të reja për shtetas të huaj, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë.

Pjesa më e madhe e lejeve (rreth 40.5%) janë në rajonin e Tiranës, por ka dhe në Durrës (10% e Totalit), Lezhe (7%), etj. Nga 3.326 shtetasit e huaj të punësuar për 2016, rezulton se 1,825 janë pajisur me leje  pune dhe 1,501 të tjerë me vërtetime deklarimi për punësim.

Sipas ligjit shqiptar, shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri para fillimit të punës pajisen me një leje pune, ku të përjashtuar nga ky detyrim janë vetem shtetasit e Bashkimit Europian,  shtetasit e zonës Shengen, shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shtetasit e Republikës së Kosovës dhe ata të Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, të cilët para fillimit të punës pajisen me një Vërtetim deklarimi për punësim.

Në rritjen e numrit të të huajve të punësuar në Shqipëri ka ndikuar padyshim ndërtimi i veprave të mëdha në sektorin e energjisë, siç është gazsjellësi TAP, apo edhe hec-et mbi lumin Devoll.

Sipas këtyre të dhënave aktiviteti që tërheq më shumë të huaj mbetet ai i ndërtimit (20% të totalit), e më pas shërbimet (18%),  industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese me nga 6%, aktivitetet profesionale dhe teknike me nga 9%, telekomunikacioni me 7%. Akomodimi dhe shërbimi ushqimor mbeten më pak të preferuara, pasi të huajt që punojnë në këtë sektor zënë vetëm 1%. /Monitor/

Ja kush jane ata qe e “pushtojne ” Shqiperine per… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com