Lajmi i fundit

KAPET SASI E MADHE DROGE NE VLORE!POLICIA KUFITARE GODET SERISH!

Policia Kufitare gotet një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë ! Sekuestrohen 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në Gjirin e Karaburunit. Më datë 17.04.2017, në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”. Në bashkëpunim me DVP Vlorë, Delta Force dhe Gdf, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Në total, 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga DVP Vlorë.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

KAPET SASI E MADHE DROGE NE VLORE!POLICIA KUFITARE GODET SERISH! Read More »

33 te arrestuar ne Milano mes tyre 6 Shqiptar!

Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh duke vënë në pranga 33 persona, 27 italianë dhe 6 shqiptarë. Ata importonin dhe shisnin sasi të mëdha droge në Milano.

Hetimi nën emrin e koduar “Old story-Eden”, i drejtuar nga skuadra mobile e Milanos, nisi pas monitorimit të një grupi kriminale që kishte tentuar të investonte të ardhurat e disa grabitjeve në tregun e drogës. Analizimi i lëvizjes së parave ka bërë të mundur që policia të arrijë tek grupi i trafikantëve, italianë dhe shqiptarë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 22 kg kokainë, 30 kg marijuanë, 1.5 kg hashash, një pistoletë pa leje, një armë lufte me municione dhe rreth gjysmë milioni euro para Cash.

Gjithashtu është marrë vendosur edhe sekuestroja preventive për 11 automjete, 10 prona të paluajtshme, 32 llogari bankare. Operacioni përveçse në zonën e Milanos, ka prekur edhe Triesten dhe Varesen.

33 te arrestuar ne Milano mes tyre 6 Shqiptar! Read More »

Nje grua i jep fund jetes!Policia shkon ne vendin e njgarjes.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Manol Konomi” në  Tiranë.

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte.

Burim nga policia thanë se 62-vjeçarja Luljeta M., është hedhur nga kati i 3 i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë krim.

Nje grua i jep fund jetes!Policia shkon ne vendin e njgarjes. Read More »

Ngjarje e rende,perdhunohet nje vajze e mitur!

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën Teksas në Kamzë.

Sipas burimeve një vajzë e mitur është përdhunuar në Tiranë nga një 21-vjeçar i cili mësohet se është vënë në pranga.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Saimir K., 21 vjeç nga Kamza.

I riu akuzohet se mbrëmë ka përdhunuar të miturën, 11-vjeçaren me iniciale A. Z., banuese në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Ngjarje e rende,perdhunohet nje vajze e mitur! Read More »

Beji nje nder Shqiperise vetvritu!Ja si ja kthen Rama!

Pas një dite shumë intensive me takime, siç ishte ky i sotmi me ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmark Gabriel, kryeministri Edi Rama ka gjetur dhe pak kohë për replika me komentuesit në ‘Facebook’.

Teksa ai njoftonte për intervistë televizive sot në media, ku në foks do jenë zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i qeverisë nuk ka nguruar t’u kthejë përgjigje qytetarëve. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i kërkon Ramës një nder: “Edi Ramaaaaaa bëji nji nder Shqiperise, vetëvritu!!!”.

E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e kryeministrit, ku i shpjegon se këtë veprim ekstrem e bëjnë ultrasit dhe se ai nuk ishte i tillë. Ndërkohë, një tjetër komentues i kërkon Ramës që ta bëjë Shqipërinë si Gjermania, ndërsa kryeministri i kthen përgjigje tërë humor.

Beji nje nder Shqiperise vetvritu!Ja si ja kthen Rama! Read More »

Shqiptari qe humbi jeten naten e Pashkeve ne nje aksident!

Humb jetën në një aksident në shqiptar në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktima është 31 vjeçari Dorian Alikollari 30 vjeç, i cili jeton në Udine bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë aksidenti ndodhi natën e së dielës, kur makina me të cilën udhëtonte ai doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Ai kishte humbur kontrollin e mjetit Volkswagen Golf dhe përplasja me pemën ishte fatale, pasi humbi jetën menjëherë.

Shqiptari qe humbi jeten naten e Pashkeve ne nje aksident! Read More »

Basha:Ja kur do te kthehemi ne kuvend.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se opozita do të heqë dorë nga bojkoti kur kryeministri Edi Rama të kthejë sërish në Kuvend paktin që ka shkelur, duke votuar kështu më pas dhe 6 ligjet për reformën në drejtësi.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmark Gabriel, i cili i bëri thirrje që opozita të rikthehet në Kuvend, Basha tha se vettingu do të bëhet sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Shqipëria është bërë shpërndarësi kryesor droga. Injorimi i tonelatave të drogës është ndëshkim për Shqipërinë, është inkurajim për të dëmtuar vendin. Ne bëjmë gjithë këtë lëvizje për fatin e Shqipërisë, për vlerat europiane. Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Rasmës se ne nuk duam vettingun. I thash se ne e duam vettingun siç e votuam në korrik. Vettingu nuk do bëhet siç do Rama, apo Nëna Terezë, por siç e do ligji. Pata rastin ta çmontojë gënjeshtrën e Ramës dhe kjo me gënjeshtra, PD do të kthehet për të votuar 6 ligjet kur Rama të c’thyejë paktin. Ne do t’i votojmë të 6 ligjet kur marrëveshja e shkelur të rikthehet dhe këto ligje të mbrojnë qytetarët ”, nënvizoi lideri i PD-së.

Nga ana tjetër ai i qëndroi strikt vendimin të tij se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveria teknike dhe nuk sigurohen standarde. “Ky është një vendim që e kanë marrë shqiptarët. Zgjedhje pa qeveri teknike, pa luftuar drogën dhe pa reformë zgjedhore, zgjedhje fasadë të dituara nga krimi, në Shqipëri nuk ka për të pasur, pasi do sillnin situatë eksplozive në Shqipëri”, tha ai.

Basha:Ja kur do te kthehemi ne kuvend. Read More »

Mbreteresha e Britanise se madhe kerkon sherbetor.Ja sa eshte paga!

Keni ëndërruar gjithmonë që të punoni në shtëpinë mbretërore më të famshme në botë? Jeni të rinj dhe keni shumë dëshirë për të mësuar?

E ndjeni veten të gatshëm për të qenë kryeshërbëtor (mazhordom)? Ky është rasti juaj, por kujdes ndaj rrogës.

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, po kërkon një shërbëtor me mundësi për të bërë karrierë dhe me një kontratë të papërcaktuar.

Oferta duket tunduese, por siç lexohet në lajmërimin e publikuar në sajtin e Royal Household, ka disa gjëra që nuk janë pëlqyer fort. Ndër të tjera pushimet janë të paguara, ashtu sikundër është i përshirë edhe qëndrimi në Buckingham Palace.

Megjithatë nuk kanë munguar kritikat ndaj kësaj oferte, pasi mes kritereve spikat aftësia për të shërbyer me elegancë dhe klasë, ndaj krerëve të shteteve apo mysafirëve të zakonshëm si dhe kërkohet përshatje ndaj çdo dhurate që vjen në pallatin mbretëror, që nga ato të shtrenjta e deri tek më të zakonshme.

Por polemikën më të madhe e shkaktoi rroga, 18 850 sterlina në vit, ose thënë ndryshe rreth 22 mijë euro, shkruan noa.al. Kjo shifër është cilësuar si shumë e ulët për nivelin e punës, ndonëse në lajmërim specifikohet se do të rritet me kalimin e kohës.

Mbreteresha e Britanise se madhe kerkon sherbetor.Ja sa eshte paga! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com