Lajmi i fundit

Ja kush eshte bodigardja Shqiptare me nje histori suksesi!

Dëshira për t’u bërë bodigarde i ka lindur shumë natyrshëm. Kishte mbaruar gjimnazin, kur i ra në duar një revistë që informonte për një shkollë private që përgatiste trupoja.

Ishte hera e parë, që një femër telefononte në këtë numër! E megjithatë, pavarësisht stepjes së stafit të shkollës, Denida Zinxhiria, nuk ndali së ndjekuri dëshirën e saj. Vajza me origjinë shqiptare rrëfen në një intervistë për gazetën “Shekulli” rrugëtimin që ka bërë, pasi ndoqi shkollën e parë për truprojë në Athinë (2012) me Grupin e Mbrojtjes së VIP-ave, deri më sot. Fillimisht nisi të punonte si roje sigurimi dhe paralelisht studionte Psikologji dhe Teknikë Dentare. Por, edhe pse tashmë kanë kaluar 15 vjet, nga dita që Denida është pjesë e industrisë së sigurimit, edhe pse ka udhëtuar rreth e përqark botës, prindërit e saj nuk e kanë kuptuar akoma arsyen se, përse ajo e do këtë punë, kur mund të bënte çdo gjë tjetër.

Denida, s lindi dëshira për t’u bërë bodigarde?

Më pyesin shpesh rreth kësaj çështjeje, dhe të jem e sinqertë ende nuk kam një përgjigje, pasi vendimi për t’u bërë truprojë lindi shumë natyrshëm. Kam praktikuar artet marciale që prej moshës 16-vjeçare, asokohe kisha përfunduar shkollën e mesme dhe punoja si kameriere. Një ditë ne nuk kishim shumë punë, kështu unë po shfletoja një revistë kur vërejta një lajmërim ku shkruhej rreth një shkolle që përgatiste truproja. Mora telefonin dhe formova numrin, i pyeta nëse pranoheshin femra në shkollën e tyre. E kuptova se mbetën disi të stepur pasi nuk u kishte telefonuar asnjë femër më parë. Përgjigja e tyre ishte se ata pranonin femra përsa kohë ato do të ishin në gjendje të përballonin stërvitjen e rëndë, dhe kjo ishte e gjitha. Aplikova si dhe ndoqa shkollën e parë për truprojë në Athinë gjatë vitit 2012 me Grupin e Mbrojtjes së VIP-ave, një nga shkollat për truprojë më me emër në Greqi.

Vjen nga një familje intelektualësh, si e pritën ata zgjedhjen tënde?

Ndërkohë që unë vazhdoja trajnimin, prindërit e mi nuk ishin aspak në dijeni. Ata e vërenin mungesën time gjatë orëve të tëra, si dhe kur kthehesha në shtëpi isha shumë e lodhur me trupin plot shenja prej stërvitjes së vështirë. U thosha se po luaja volejboll me një skuadër. Nuk kishte as edhe një shans në botë që prindërit e mi të mund të kuptonin apo të pranonin faktin se vajza e tyre po frekuenton një shkollë për truproja. Edhe për femrat truprojë greke ishte diçka e pazakontë. U kam treguar më vonë se isha femra e parë e diplomuar nga sektori privat. Pasi u diplomova u tregova atyre certifikatën, si dhe video nga trajnimet që kisha kryer. Ata fillimisht mbetën pa fjalë, dhe nuk e pritën fort mirë, nuk ishte ky profesioni që donin për vajzën e tyre. E megjithatë unë nuk e ndala formimin tim profesional në këtë sektor. Ndërsa, punoja si roje sigurimi në fillim, paralelisht studioja Psikologji (me bursë nga Universiteti i Teeside-s, nga Britania e Madhe) dhe si një Teknike Dentare. Edhe pse tashmë unë kam 15 vjet në industrinë e sigurimit, si dhe kam udhëtuar rreth e përqark botës, duke punuar me klientë të rëndësishëm, prindërit e mi ende nuk arrijnë ta kuptojnë arsyen pse unë e dua këtë punë ndërkohë që mund të bëja çdo gjë tjetër.

Ka pak kohë që 8 Marsin e kemi lënë pas, ndërkohë që ka pasur shumë fjalime dhe diskutime rreth çështjes së feminizmit, kemi përballë një femër, që mund të vendos jetën e saj në rrezik për të mbrojtur dikë tjetër. Një femër që mund të themi se, mund të bëjë çdo gjë, mos më shumë se sa mund të bëjë një mashkull, duke thyer dogmat? Si ndiheni ju në lidhje me këtë?

Gratë mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë nëse punojnë me përkushtim dhe inteligjencë. Industria e sigurisë është e shumë e dominuar nga meshkujt. Duhet shumë përpjekje dhe punë e fortë për të ndërtuar rrugën tënde dhe të bësh një emër në këtë fushë. Në kemi oficere policie, gra që punojnë në ushtri, pse të mos kemi edhe gra që mbrojnë klientë atëherë? Unë u them gjithmonë njerëzve se unë jam në gjendje të mbroj veten time se edhe të mbroj ty gjithashtu. I kam të gjitha aftësitë e duhura pas vitesh të tëra stërvitjesh, pune dhe eksperience. Gratë truproja janë shumë të kërkuara për momentin, madje në shumë raste ato paguhen shumë herë më shumë sesa shumica e kolegëve të tyre. Gratë truproja sot kërkohen për të mbrojtur gruan apo fëmijën e një klienti. Disa praktikuese të reja femra mua më konsiderojnë si një mentore edhe pse unë nuk e shikoj veten si të tillë. Jam ende duke mësuar nga kolegë të tjerë në këtë biznes, e megjithatë unë u them atyre se nëse unë ia dola mbanë, atëherë mund t’ bëni edhe ju. Për këtë duhet shumë punë, edukim dhe vullnet.

Jeni gjithashtu themeluese e “Athena Academy internacional female security tranining”, përse vendosët që të krijonit pikërisht një sipërmarrje të tillë, që ka të bëjë përpos të tjerave, me vetëbesimin, vetëmbrojtjen dhe sigurinë e grave?

Unë jam pronarja e “Athena Worldwide LLC”, e cila gjendet si dhe është e regjistruar në Shtetin e Texas-it ( zonën Dallas). Kjo kompani aktualisht ka zyrat e saj në Turqi, Britani, Danimarkë dhe Australi. “Athena Worldwide LLC” është një kompani që ofron shërbime konsulence. Ne mund të punësojmë dhe t’u ofrojmë punë femrave truproja në çdo vend të botës ku një klient ka nevojë për to. Ne kemi gjithashtu “Athena Academy” që është departamenti i stërvitjes. Si femra në këtë biznes ne punojmë në pozicione të caktuara sigurie apo në grup. Kështu “Athena Academy” jo vetëm që trajnon femra truproja, duke u dhënë atyre të gjitha njohuritë e nevojshme rreth të qenit truproja, por ne bëjmë të mundur që këto njohuri të zënë vend duke i punësuar këto truproja femra në pozicione të caktuara. Kompania jonë funksionon gjithashtu si një organizatë konsultimi për punësimin e grave.

Termi Nannyguards (ShBA) në Shqipëri është shumë pak i njohur. Edhe kjo nëndegë e “Athena Academy internacional fekale security tranining” (Athinë). Por,  ku është ndryshimi i nannyguards nga një bodigarde e zakonshëm?

Termi “Nannyguards” është krijuar nga unë dhe është copyright i kompanisë sime. Kam bashkuar dy fjalët Nanny + guard (dado + roje), për të përshkruar një profesion të ri të një dadoje që është gjithashtu e trajnuar për të siguruar mbrojtjen e fëmijës duke funksionuar, edhe si truprojë e tij. Nga eksperienca ime e të punuarit me familje të ngritura dhe fëmijët e tyre unë kam vërejtur se dadot nuk kanë asnjë ide lidhur me sigurinë. Shumicën e herëve ato nuk kanë ditur se si të bashkëpunojnë me skuadrën e sigurisë së familjes dhe në disa raste kanë bërë gabime të mëdha që mund të ndikonin negativisht në sigurinë e fëmijëve. Ndaj edhe mua më lindi ideja për të krijuar një program trajnimi ( dhe më vonë të ofroja një shërbim të tillë), që mund të trajnonte dadot rreth sigurisë dhe temave të tjera që lidhen me të.

Çfarë mesazhi keni për t’u dhënë femrave?

Atyre femrave, të cilat kanë dëshirë të vazhdojnë këtë profesion mund t’iu them se nuk është e nevojshme të keni një background policor apo ushtarak, si dhe ju nuk keni nevojë për shumë lekë për t’u trajnuar. Mjafton që ju të keni dëshirën e madhe që t’ju shtyjë të bëni përpara. Gjuha angleze është e domosdoshme veçanërisht për ato gra që dëshirojnë të operojnë në mënyrë ndërkombëtare. Unë kam pasur fatin të punoj në vende të ndryshme rreth e përqark globit me kontrata që paguajnë nga 6000 në 9000 dollarë në muaj. Momentalisht ka shumë kërkesa për truproja femra dhe është e vështirë të gjesh profesioniste për të përmbushur këto nevoja. Janë të pakta gratë që janë të gatshme të jenë në këtë profesion.

A ka pasur momente të vështira gjatë karrierës suaj? Apo momente që mund të keni rrezikuar edhe jetën ?

Sigurisht, ky nuk është një profesion për njerëz me zemër të dobët. Mund të gjendesh në vende ku shikon njerëz të uritur që lypin ushqim dhe ujë ndërsa ti je i izoluar në një makinë luksi duke mbrojtur klientin tënd. Ti shkon në vende ku të pish ujë apo të hash fruta nuk është aspak e sigurt, në vende që duhet të vaksinohesh përpara se të shkosh. Duhet të mësohesh dhe të jetosh në të njëjtin kompleks me kolegët e t’u, të ndash të njëjtin apartament me kolegë meshkuj. Të jesh 24 orë në gatishmëri të klientit. Të punosh 12 deri në 16 orë në ditë, duke ngrënë në këmbë apo duke fjetur shumicën e kohës i veshur për shkak se nuk e di asnjëherë se kur mund të të thërrasin për të dalë në rrugë apo për të lëvizur. Ka pasur kontrata ku edhe jam sëmurë për një apo dy javë për shkak se organizmi im nuk e pranonte ushqimin e tyre lokal, apo për shkak të ndryshimeve të mëdha mjedisore.

“Si profesionistë duhet të qëndrojmë larg nga opinionet që përfshijnë politikën apo fenë”

Çfarë raporti keni me njerëzit që ruani dhe trajnoni?

Në punën tonë përdoret një shprehje që thotë se nuk mund të jesh mik me personin që firmos chek-un tuaj. Megjithatë ju duhet të keni parasysh se do të kaloni një kohë të gjatë me klientin tuaj. Do të jeni i pranishëm gjatë disa nga momentet e tyre më të bukura apo më të dhimbshme. Do t’i shikoni ata të lumtur, të trishtuar, të zemëruar, të pirë apo edhe të droguar. Ti nuk mund të jesh mikja e tyre, pasi nëse diçka e tillë do të ndodhte atëherë ata nuk do të shikojnë më si një profesioniste. Por ti nuk mund të jesh 100 për qind strikte dhe serioze gjatë gjithë kohës, pasi ata nuk do të ndiheshin rehat nga prezenca juaj. Kështu që unë u them përherë studenteve të mia të vlerësojnë gjithmonë sjelljen e tyre me klientin. Të mbajnë një pozicion të mesëm dhe të përshtaten sa herë u duhet të bien dakord me klientin. Jo të gjithë janë njësoj dhe jo të gjithë e pranojnë të njëjtën sjellje.

Sa i rëndësishëm është arsimimi për dikë që dëshiron të ndjekë këtë profesion? Po studimet në psikologji, si ju kanë ndihmuar në këtë drejtim?

Ky është një profesion që kërkon formim të vazhdueshëm profesional. Unë trajnimin e parë për truprojë e kreva në vitin 2002 në një kompani greke dhe më pas frekuentova një shkollë tjetër izraleliane në vitin 2009. Në 2010-ën ndoqa një shkollë amerikane, ndërsa më vonë në 2016-ën kreva një trajnim në një kompani Britanike. Edhe pse unë jam në këtë profesion prej shumë vitesh ende nuk resht së mësuari rreth tij. Ne duhet të dimë edhe se si punojnë me profesionistë të tjerë dhe të njohim metodologjinë që ata përdorin. Formimi profesional nuk përfundon as me një apo 10 trajnime. Duhet të ndiqni kurse të ndryshme trajnimi, kurse për armët e zjarrit, kundër-terrorizmit, kurse për vlerësimin e kërcënimeve, për sigurinë kibernetike etj. Ky profesion kërkon shumë specializime. Studimet e mia në psikologji më kanë ndihmuar shumë. Unë tashmë e di se si t’i bëj fëmijët që janë nën kujdesin tim të ndihen rehat dhe të ndjekin udhëzimet e mia. Më kanë ndihmuar gjithashtu për të ndërvepruar me klientët. Nuk është e lehtë të mbrosh dikë që kërcënohet, ndërkohë që është i rrethuar me njerëz ngado që shkon.

Përveçse stërvitjes që ua imponon profesioni. Çfarë bëni tjetër që ta mbani veten në formë?

Të jem e sinqertë, koha ime e lirë është kaq e limituar saqë rrallëherë gjej kohë të shkoj në palestër apo në stërvitje. Megjithatë unë sigurohem që të ushtrohem dhe të mbaj trupin në formë të mirë kudo që të jem, qoftë edhe në një dhomë hoteli. Gjithashtu shumica e klientëve të lejojnë të përdorësh palestrën e shtëpisë së tyre apo në hotelin ku qëndrojmë.

Sa kujdeseni për ushqimet, mënyrën e jetesës, për të qenë gjithmonë në formë?

Është me të vërtetë e vështirë t’i kushtosh vëmendje të veçantë dietës kur gjendesh në këtë biznes. Shumicën e kohës të duhet të hash sanduiç në këmbë pasi nuk ke kohë për t’u ulur në një tavolinë për të ngrënë vaktin tënd. E megjithatë edhe në një situatë të tillë unë përpiqem të ushqehem shëndetshëm. Gjithashtu nuk konsumoj duhanin apo alkoolin.

Mund të konsideroheni pa frikë një femër e suksesshme. A mundet që të na zbuloni disa sekrete që juve ju kanë ndihmuar për të ecur përpara në këtë drejtim?

Ka disa gjëra që unë i di e të tjera që nuk i di, kështu kur unë nuk kam njohuri rreth diçkaje pyes të tjerët dhe përpiqem të mësoj. Unë nuk mjaftohem asnjëherë me trajnimet profesionale. Jam gjithmonë në kërkim të kursit tjetër për të përmirësuar veten, dhe për të që njëkohësisht më i mirë se sa kolegu im qoftë mashkull apo femër. Pra më duhet të perfeksionoj portofolin e karrierës sime. Unë jam gjithashtu shumë e vendosur. Nëse ka diçka të cilën e vlerësoj atëherë do të bëj një plan për ta arritur atë dhe do të punoj fort në drejtim të saj pa u trembur nga pasojat.

Cila është lidhja jote me Shqipërinë, a do të jetoje këtu nëse do të jepej mundësia?

Shqipëria është vendi im i lindjes. Vendi ku kalova 8 vjet të jetës sime. E dua vendin tim dhe njerëzit e tij gjithashtu. Këto 8 vitet e fundit e vizitoj Tiranën 2 apo 3 herë në vit. Gjyshja ime jeton aty ndaj edhe unë  vij me shumë dëshirë për ta vizituar atë. Sigurisht që do të dëshiroja të jetoja në vendin tim nëse do të krijoheshin mundësitë e duhura në të ardhmen.

Dhe së fundmi, nëse do të ekzistonte kjo mundësi, bodigardja e cilit politikan të njohur do të dëshironit që të ishit?

Si profesionistë ne duhet të qëndrojmë larg nga opinionet që përfshijnë politikën apo fenë. Në këtë biznes nuk jemi ne që zgjedhim klientin, por ai që zgjedh ne kështu që do të punoja për këdo, politikan, të famshëm apo ekzekutiv që do të kenë nevojë për shërbimet e mia.

Ja kush eshte bodigardja Shqiptare me nje histori suksesi! Read More »

Nje i moshuar gjendet i pajete ne burgun e Shenkollit!

Një i moshuar në burgun e Shënkollit, është gjetur i pajetë brenda ambienteve të burgut. Dyshohet që ai të ketë ndërruar jetë gjatë natës, ndërsa është gjetur vetëm në mëngjes.

I burgosuri është identifikuar si Mark Lekani 75 vjeç, i cili vuante dënimin prej disa kohësh. Burime të burgut shprehen se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale, për shkak se vuante nga tensioni.

Do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes të të moshuarit të burgosur.

Ai ishte i dënuar me 30 vite burg për veprën penale të vrajes, ndërsa mësohet se i kishin mbetur dhe 5 vite nga shlyerja e dënimit.

Nje i moshuar gjendet i pajete ne burgun e Shenkollit! Read More »

Nje linje edyte pritet te filloj fluturimet nga Tirana per ne kryeqytetet eBashkimit Europian!Ja sa do te jete bileta!

Një linjë e dytë loë cost pritet të fillojë fluturimet nga Tirana për një kryeqytet të Bashkimit Europian duke ulur edhe më tej çmimet e biletave, nga të cilat shqiptarët kanë vuajtur prej vitesh, shkruan Albeu.com.

Kompania loë cost Transavia do të fillojë fillojë udhëtimet nga Tirana në Amsterdam më datë 10 maj dhe pritet të kushtojë shumë më lirë krahasuar me kompanitë e tjera, të cilat e bëjnë me një tranzit.

Ccmimet ndryshojnë në varësi të datave të nisjes dhe kthimit, por nëse nisja bëhet më datë 10 maj dhe kthimi pesë ditë më vonë për shembull, bileta kushton 170 euro.

Ndërkohë, nëse nisja bëhet me datë 17 maj dhe kthimi më datë 19, çmimi i biletës ulet deri në 86 euro.

Në datat e tjera gjatë majit, çmimi biletave është disi më i shtrenjtë.

Nje linje edyte pritet te filloj fluturimet nga Tirana per ne kryeqytetet eBashkimit Europian!Ja sa do te jete bileta! Read More »

Veteplagoset me arme,shkaqet ende te paditura!

Një person në Pogradec ka tentuar ditën e sotme vetëvrasjen. Për shkaqe ende të paditura, ai ka qëlluar veten me armë në kokë.

Nga të dhënat e deritanishme, 60-vjeçari, i identifikuar si Vladimir Fezollari, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Detaje të Policisë së Korçës:

Më datë 18.04.2017, rreth orës 11:50, jemi njoftuar se buzë liqenit në  lagjen nr 1 në Pogradec është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi V.F, 59 vjeç, banues në Pogradec.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Ambulanca.

Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë tip “Mini-Zastava” dhe dy gëzhoja.

Shtetasi i mësipërm u transportua në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

U ngrit grupi hetimor dhe  po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Veteplagoset me arme,shkaqet ende te paditura! Read More »

Lajm i mire per blektoret Shqiptare!Produktet e tyre blektorale drejt Ukraines!Mos e humbisni kete shkrim!

Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas, duke nisur kështu eksportet e prodhimeve blegtorale “made in Albania” në Ukraninë.

Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare në një deklaratë për median bëri të ditur heqjen e të gjitha barrierave nga qeveria e Ukrainës, të cilat pengonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe qumështi, përcjell KosovaPress.

“Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre si djathëra etj, mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit”, tha Zusi.

Me gjithë problematikat dhe defiçencat që vijojnë, është fakt, theksoi ai, që kryesisht në sajë të sipërmarrjes private Shqipëria, ka bërë progres të fortë në drejtim të zbatimit të sistemeve të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore. Ndërkohë që kapacitetet prodhuese (stoku i bagëtive sidomos i të imtave) janë të larta e madje ka rezerva edhe për më shumë.

Zusi shpjegoi se, për të konkretizuar mundësinë e eksporteve shqiptare, gjatë vizitës së zhvilluar në Ukrainë në Dhjetor 2016 të një grupi biznesi, u arrit nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe Dhomës së Tregtisë së Doneskut në Dhjetor 2016, një prej pikave e të cilit ishte edhe heqja e të tilla barrierave.

“Në sajë të përpjekjeve vijuese tashmë Qeveria e Ukrainës ka hequr çdo barrierë, të cilat ndalonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe kafshëve të gjalla përfshi produkte me bazë qumështi, të cilat plotësojnë standardet bazë të sigurisë ushqimore””tha Zusi.

Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, nga Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetërorë të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftohemi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale.

Me këtë zhvillim Ukraina kthehet në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara këto 27 vite në asnjë treg botëror.

Për ta konkretizuar këtë mundësi për eksportet shqiptare, Qendra e Eksporteve Shqiptare në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Doneskut, organizojnë në Tiranë më 28 dhe 29 Prill, forumin e parë të biznesit Shqipëri Ukrainë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për prodhuesit, fermerët dhe eksportuesit shqiptarë, për tu takuar dhe lidhur kontrata të drejtpërdrejta për eksport të produkteve drejt këtij tregu 42 milionësh.

Ndërkohë jemi në kontakt me autoritetet e institucionet qeveritare në vend për të realizuar marrëveshje dy palëshe teknike (model certifikatash etj.) si dhe për të intensifikuar përpjekjet për hapjen e tregjeve për eksport të produkteve tona blegtorale dhe jo vetëm në vende të tjera

Ndërsa Elvira Sevostianenko, presidente e Dhomës së Tregtisë të Doneskut e cila është njëkohësisht edhe sekretare e përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare deklaroi se “Produktet ukrainase janë prezentë në tregun shqiptarë por përmes personave të tretë. Përmes këtij forumi synojmë të eliminojmë pikërisht këto palë të treta dhe produktet shqiptare apo apo ukrainase të shkojnë në tregjet përkatëse përmes marrëveshjeve direkte të kompanive”.

Sevostianenko foli edhe për nevojën e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Një prej qëllimeve kryesore të Dhomës së Tregtisë së Doneskut në bashkëpunim me Qendrën e Eksporteve Shqiptarë është nevoja e pasjes së një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Mospasja e një marrëveshje të tillë nuk i ndihmon bizneset e dy vendeve tona të bëjnë tregti me njëri tjetrin. Të tilla tarifa doganore duhet të hiqen. Detyra jonë është të nisim negociatat për bërjen realitet të një marrëveshje të tillë mes dy qeverive”, tha ajo.

Ndërkohë në Tiranë në datën 28 prill 2017, do të organizohet Forumi i Biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’. Ky event i rëndësishëm, i pari i këtij lloji mes dy vendeve, organizohet nën kujdesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Albanian Food Industry, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Doneskut, Ukrainë dhe me mbështetjen e AIDA-s.

Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompanitë tona. Tregu ukrainas, i llogaritur në rreth 42 milion banorë, është një treg potencial i rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë.

Gjatë forumit të biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’ do të organizohen prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e krijimit të një Marrëveshjeje të Përbashkët Tregtare (FTA), takime mes bizneseve të të dyja vendeve në formatin B2B, vizita në kompani të ndryshme në Shqipëri etj.

Lajm i mire per blektoret Shqiptare!Produktet e tyre blektorale drejt Ukraines!Mos e humbisni kete shkrim! Read More »

Itali:Ja ku e kishin fshehur drogen,ne vend te sigurt per ta,por…

Sipas mediave Italiane  nisi si një kontroll normal nga agjentët e komisariatit Dora Vanchiglia, Torino, u kthye në një arrestim të trefishtë. Në pranga ranë: Një senegalez 29 vjeçar, një shqiptar 29 vjeçar dhe një algjerian 28-vjeçar.

Gjatë kontrollit  tek senegalezi  janë gjetur disa doza droge, një shpatull për ta ndarë dhe para. Droga ishte në shtëpinë e tij, e fshehur brenda jastëkëvë të krevatit.

Në ngarkim të dy të tjerëve në fakt ishin lëshuar dy urdhra kërkimi: shqiptari duhet të vuajë një dënim prej 4 vjet e 5 muaj burg për vrasjen në tentative dhe kundërshtim të policisë, ndërsa alegjeriani duhet të vuajë 1 vit e 5 muaj për veprën penale të zhvatjes

Itali:Ja ku e kishin fshehur drogen,ne vend te sigurt per ta,por… Read More »

Kercenon me vdekje gruan ne sy te femijve te tyre!

Sipas mediave Italiane  karabinierët në Savona kanë arrestuar për lëndime trupore dhe kërcënime serioze për jetën, një shqiptar 43 vjeç me iniciale P.G.

Policia ndërhyri në rrugën Untoria në Savona, ku ishte sinjalizuar për një mosmarrëveshje familjare, kur një person u shfaq i armatosur.

Burri, pas debateve me gruan e tij C.R. 41 vjeçe, pasi e kishte rrahur, e kishte kërcënuar me vdekje me një hanxhar rreth 50 cm të gjatë në sy të fëmijëve të rritur.

Hetimet e karabinierëve nxorën në shesh që dhuna kishte qënë e vazhdueshme për shumë vjet. Nata e fundit kishte qënë vetëm episodi më i fundit. Burri së pari e kishte rrahur gruan duke i shkaktuar plagë ( gruaja u dërgua në spitalin San Paolo dhe iu dha raport mjekësor për 25 ditë) dhe më pas ai e kishte kërcënuar për vdekje me një hanxhar.

Fatmirësisht gruaja qe në gjendje të kërkonte ndërhyrjen e policisë. Hanxhari u sekuestrua. I arrestuari u dërgua në burgun  Genova Marassi deri sa të dalë para gjyqit.

Kercenon me vdekje gruan ne sy te femijve te tyre! Read More »

Aksident me dy te plagosur!

Pasditen e djeshme, Kadri Bali, 23 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Ofiçinë e Vjetër”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Honda ” me targë FR 5159 D, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjerja A.L, 19 vjeçe, banuese në fshatin Drizë, Fier.

Sipas burimeve dy të rinjtë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Balit i’u komunikua arresti në spital, ndërsa ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Aksident me dy te plagosur! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com