Lajmi i fundit

Ja historia e biznesmenit milioner qe e dhuron pasurine e tij pas nje aksidenti!

Njihuni me biznesmenin milioner, që e ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për të përmirësuar jetët e të tjerëve.

Gjithçka ndodhi pasi aksidentin me Ferrari-n që sapo e kishte blerë, për pak i kushtoi jetën. Mazzi Dumato, 38 vjeç, vendosi të heqë dorë nga luksi i pakuptimtë dhe të dhuronte gjithë pasurinë. Sipërmarrësi tha se e ka lënë pas jetën si playboy dhe jeton në një makinë kampingu. “Bleva një Ferrari 150 mijë dollarë dhe mendova se kisha arritur gjithçka. Nisa ta festoj dhe dy javë më vonë u përfshiva në një aksident me pesë makina. Kisha rënë gjumë dhe përfundova poshtë një kamioni”.
cxdzdcfz

Dumato, me origjinë nga Damasku në Siri, u aksidentua teksa ishte në Dubai.
“Një natë në burg, e kuptova se nuk isha më ai Mazzi i madh. Një vit pasi u largova nga Dubai, shkova në një klub në Brazil dhe dëgjova një vajzë që po fliste për Afrikën. Ishte vullnetare në një spital në Kongo. Tani ajo është gruaja ime. Quhet Milena dhe më ka frymëzuar jashtëzakonisht shumë. Njerëzit e duan shumë atë. Të gjithë në fshat në Afrikë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit e duan. Jo për shkak të parave që u jep, por për shkak të kohës që u kushton. Këtu e kuptova se bamirësia nuk është vetëm për para. Është për kohën që kalon në shërbim të vërtetë për të tjerët”.
gdsdf
Por Milena u prek nga kanceri në gji dhe Mazzi shpenzoi mbi 700 mijë dollarë për kurimin e saj. Një pjesë të mirë të pasurisë e shpenzoi edhe për vëllanë e Milenës, që po kurohet për kancer në tru. “Kur u largova nga Dubai, kisha 3 milionë dollarë,” thotë ai. Tashmë nuk ka asgjë dhe flenë në makinë ose nëpër restorante.

Ja historia e biznesmenit milioner qe e dhuron pasurine e tij pas nje aksidenti! Read More »

Aksident i rende vdes nje nga te plagosurit!

Një djalë i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

E.B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, e hënë, në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Image

I riu, pasditen e së dielës në rrugën e “Elbasanit”, pranë Policisë Ushtarake në Sauk, duke drejtuar motorin tip “Burgman”, me targa TR 594 D, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Për pasojë ai është përplasur me një shtyllë dhe është dëmtuar vetë si dhe pasagjeri që ndodhej me të në motor, Eno Meçe, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Aksident i rende vdes nje nga te plagosurit! Read More »

Itali:incidenti i trete ne 6 mua!

Shembja e urave në Itali po kthehet në një fenomen të zakonshëm! Gjatë ditës së sotme, një urë lidhëse me autostradën në Fossano është shembur duke zënë nën të një automjet të karabinierëve, që kishin ngritur një postbllok pak më tutje.

Fatmirësisht në momentin e shembjes, karabinierët nuk kanë rrezikuar të ziheshin përfund strukturës së betonit, pasi pak sekonda më parë kishin dëgjuar zhurmën e krisjes së strukturës së urës dhe ishin larguar për të shpëtuar kokën.

Për fat të mirë, nga ana tjetër, në momentin e shembjes nuk po kalonte ndonjë automjet mbi urë.

Autoritetet italiane po punojnë për të zbuluar shkaqet e shembjes. Kjo është shembja e tretë e urave në 6 muaj.

Në muajin mars, shembja e një ure në autostradën A14, në Castelfidardo shkaktoi vdekjen e një çifti, të zënë përfund strukturës së betontë. Ndërkohë, në tetor 2016, një incident i ngjashëm u regjistrua në Lecco, ku humbi jetën një drejtues mjeti.

Itali:incidenti i trete ne 6 mua! Read More »

Gjendet nje tjeter magazine droge!Cfare po ndodh??

Mat, Dibër

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike

Gjatë kontrollit të territorit sekuestrohen nga Policia në një banesë të braktisur 7,2 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e sigurimit të farërave për kultivimin e bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë ushtruar kontrolle në territor dhe ambjente të ndryshme, në njësinë Administrative Baz, në fshatin “Lek Hot”.

Si rezultat i kontrolleve në një banesë të braktisur, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçeje, e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe disa bimë narkotike, degë e kërcej në proçes tharjeje.

Pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 7 kilogramë e 200 gramë lëndë e bimë narkotike në proçes tharjeje.

Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjendet nje tjeter magazine droge!Cfare po ndodh?? Read More »

‘VRASËSI I FACEBOOKUT’ KRYEN VETËVRASJE!

Policia amerikane ka bërë të ditur se një person që kishte vrarë një burrë të moshuar dhe aktin e kishte transmetuar në Facebook, është vetëvrarë të martën.

Steve Stephens ishte në kërkim nga policia. Pasi ishte parë në Pennsylvania, policia e kishte ndjekur me makinë. Pak minuta më vonë, Stephens e vrau veten me armë zjarri, shkruan BBC.

Ai e kishte vrarë 74 vjeçarin Robert Godwin, derisa ky i fundit po mblidhte kanaçe nëpër bërllog. Videon e vrasjen ai e kishte publikuar në Facebook, gjë që bëri që mediat t’ia vënë nofkën ‘Vrasësi i Facebookut’.

‘VRASËSI I FACEBOOKUT’ KRYEN VETËVRASJE! Read More »

‘Prej kohesh gjendja ime psikologjike…’Keshtu nis letra qe 59 vjecari ka shkruar para se te qelloj veten me arme!

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, buzë liqenit, ku 59 vjeçari Vladimir Fezollari, banues në Pogradec, i ndodhur në kushte depresioni, ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë e markës “Ekol”, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Si pasojë e plagëve të marra i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma tip pistoletë me të cilën ka qëlluar veten, 2 gëzhoja, si dhe një letër e shkruar nga ana e tij. Në letrën e lamtumirës ai shkruan se prej kohësh gjendja e tij ishte rënduar dhe se nuk do t’i bëhet barrë askujt. Ai thotë se vendimin e ka marrë vetë dhe se nuk ka faj familja e tij.

“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë. Kur të lexoni letrën nuk dua të fajësoni askënd. As familjen time, as fëmijët e mi. Ata nuk kanë faj për asgjë. Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë. Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë. Më falni për këtë që po i bëj vetes por është më e mira për mua”, thuhej në letrën e lamtumirës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

‘Prej kohesh gjendja ime psikologjike…’Keshtu nis letra qe 59 vjecari ka shkruar para se te qelloj veten me arme! Read More »

Tentohet te merret peng i riu 2 4 vjecar!Ja cfare ndodhi.

Ditën e sotme dy persona tentuan të rrëmbenin një 24-vjeçar për shkak se e akuzonin për vjedhjen e banesës së tyre.

Sipas burimeve  L.L 22 vjeç dhe M.M 34 vjeç dhunuan me sende të forta të riun me iniciale Xh.L dhe tentuan ta fusnin me forcë në makinën e tyre. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit të qytetit të Beratit.

Policia arrestoi dy personat që tentuan të rrëmbenin 24-vjeçarin. Pas marrjes në pyetje, ata thanë se Xh.L ka dijeni për vjedhjen e banesës së tyre, ngjarje që ka ndodhur para disa muajsh.

Tentohet te merret peng i riu 2 4 vjecar!Ja cfare ndodhi. Read More »

Ja si u arratis nga ambjentet e komisariatit i riu 24 vjecar!

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për arratisjen e një të riu nga komisariati i Shkodrës.

Nga sa mësohet 24-vjeçari Kel Doçi u arrestua nga forcat e rendit dhe ishte vendosur ne dhomat e izolimit.

Pas disa orësh oficeri i krimeve kërkoi ta merrte ne pyetje. Në ato momente pjesa më e madhe e forcave të rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar si autor të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë.

Por shumë punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia- Partizani, dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shume pak policë.

24-vjecari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë ne pyetje dhe ishte pa pranga në duar, raporton Abc News.

Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdheroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit, 24-vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dalë nga rrethimi.

Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës por ka qenë e pa mundur gjetja e tij.

Dhe pse janë bërë kontrolle të shumta Mikel Doçi, nuk është kapur.

Aktualisht janë marrë masat e pezullimit ndaj dy efektivëve të policisë dhe masa disiplinore të rënda ndaj inspektorit të krimeve dhe 3 policëve tjerë. 

Ja si u arratis nga ambjentet e komisariatit i riu 24 vjecar! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com