Lajmi i fundit

Te ardhurat ne Shqiperi ja ne cilin vend ne bote dhe ne evrope e rendisin!

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të fundit të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal (të parregulluar me inflacionin) për frymë.

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2016 ishin rreth 4200 dollarë për frymë, sipas statistikave të fundit të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me këtë nivel, Shqipëria renditet e 106-a në botë, nga 190 shtete, për të cilat raportohen të dhënat e prodhimit të brendshëm nominal (të parregulluar me inflacionin) për frymë.

Shqipëria, jo vetëm që është në njëqindëshen e dytë, por ajo klasifikohet më negativisht në raport me shtetet e tjera të Europës, por edhe me rajonin dhe për më tepër nuk ka shënuar asnjë progres në dhjetë vitet e fundit.

Më mirë nga rajon paraqitet Sllovenia, me 21 mijë dollarë për frymë (vendi 38), Kroacia me 12 mijë dollarë (vendi 61), Rumania me 9,500 dollarë (vendi 67), Bullgaria 7,400 dollarë (vendi 79), Mali i Zi rreth 6,600 dollarë (84), Serbia rreth 5,400 USD (vendi 92), Maqedonia rreth 5,700 USD (93) dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 4,300 USD, në vendin e 2015. Shqipëria vjen menjëherë pas Bosnjës (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Shqipëria nuk rezulton të ketë bërë asnjë përparim në dekadën e fundit, teksa të njëjtat të dhëna të FMN-së për vitin 2005 tregojnë se ne renditeshim edhe 11 vite më parë, po në pozicionin e 106, duke treguar që vendi ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës (rritjen më ritme të shpejta se vendet e zhvilluara në mënyrë që të kapim gradualisht mesataren e të ardhurave të BE-së). Ky proces fillimisht mendohej se do të kërkonte të paktën 30 vite, por teksa ne dukshëm kemi ngecur, do të duhet të presim shumë më tepër. Në vitin 2016, të ardhurat për frymë të Shqipërisë (4203 USD) ishin sa gjysma e mesatares së Europës Lindore (8836 USD) dhe 13% të atyre të Bashkimit Europian (32243 USD).

Edhe Serbia është përkeqësuar nga vendi i 90 në atë të 92. Bosnja gjithashtu ka zbritur në pozicionin e 105 (me tre vende).

Mali i Zi ka një përmirësim të lehtë, nga vendi i 87 në 2005 në atë të 84 në 2016. Edhe Maqedonia është ngjitur në vendin e 93, nga i 98 që kishte qenë 11 vjet më parë.

Interesante është që shtetet që kanë hyrë në Bashkimin Europian, si Kroacia dhe Sllovenia kanë parë një përkeqësim në renditje 10 vitet e fundit. Më e fortë rënia është për Kroacinë, nga vendi i 51 ka zbritur në atë të 61.

Bullgaria dhe Rumania kanë pasur përmirësim, ku më i dukshëm ka qenë për Rumaninë, me gati 10 pozicione.

Në botë kryeson Luksemburgu

Shteti me të ardhurat për frymë më të larta në botë është Luksemburgu, me 103 mijë dollarë  për frymë për vitin 2016 (këtu ndikon dhe numri i lartë i të huajve që punojnë në këtë vend), e ndjekur nga Zvicra me 79 mijë dollarë dhe Norvegjia me 70 mijë dollarë. Lista e 10 vendeve më të pasura vijon me Macao SAR, Irlanda, Katari, Islanda, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Singapori.

Ndërsa vendet më të varfra në botë janë Nigeria, Mozambiku, Madagaskar, Burundi, Sudani etj, ku të ardhurat për frymë luhateshin nga 200 deri në 400 dollarë për frymë për 2016-n./Monitor

Te ardhurat ne Shqiperi ja ne cilin vend ne bote dhe ne evrope e rendisin! Read More »

Legjenda e plakave te Prillit!

Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme. Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me “mitin e plakave”.

“Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”.Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: “Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!”.

Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar.

Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish. Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë. Kjo javë ka nisur me reshje shiu ndaj kujtoni se kanë ardhur plakat!

Legjenda e plakave te Prillit! Read More »

Edhe kete here shiu sjell probleme ne rruget e Vlores!

Rreshjet e shiuit rikthejne problematiken e permbytjeve ne qytetin e Vlores. Rreshjet prej oreve te para te mengjesit ka qene me intesitet,duke sjelle probleme ne shume rruge te Vlores,por edhe ne disa blloqe banimi. Me problematike,situata ka qene prane rruges se portit,i pari segment rrugor qe permbytet ne dite me rreshje,por edhe prane lagjes 28 nentori,neRrugen Kosova ,ne lagjen Pavaresia dhe disa blloqe banimi,te cilat jane permbytur thuajse krejtesisht . Levizja e automjeve eshte kryer me mjaft veshtiresi,madje ne momente te caktuara ka patur edhe bllokim te rruges per shkak te ujit,nderkohe qe veshtiresi ka patur edhe tek qytetaret e shumte . Nderkohe rreshjet nuk kane sjelle problematika te medha sa i perket shkarrjes se dherave,apo permbytje ne banesa,sic dhe ka ndodhur ne raste te tjera,nderkohe qe edhe nje here tjeter Vlora ka rishfaqur me reshjet e shiut problematikat e saj ne shume lagje dhe rruge te qytetit.Nje rruge problematike eshte dhe ajo te shkolla Qemal Ataturku ,sa here bie shi mbyten dhe oborret e shtepive ,merni masat sa me shpejt te jet e mundur

 

Edhe kete here shiu sjell probleme ne rruget e Vlores! Read More »

Digjet makina e biznesmenit1Zjarrvenia duket e qellimshme!

Gjatë natës  digjet makina e biznesmenit Spiro Paço në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake makina ishte e parkuar dhe zjarrvënia duket si e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet duke hetuar gjithë pistat por duke e lidhur zjarrvënien së pari me detyrën që kryen bashkëshortja e Paços, drejtoreshë e FSDKSH-së.

Digjet makina e biznesmenit1Zjarrvenia duket e qellimshme! Read More »

Ekstradohet nga Athina nje shtetas Shqiptar i denuar per vrasje!

Interpol Tirana ka sjellë nga Athina, të dënuarin me burgim të përjetshëm Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Marku është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Lezhë më datë 20 maj 2002 për “Vrasje me dashje” si dhe nga Gjykata e Lartë me 16 vjet dhe 8 muaj në burg për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”

Më datë 6 tetor 2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Lagjia e Spitalit, Lezhë, Marku ka vrarë me automatik shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe Marku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ekstradohet nga Athina nje shtetas Shqiptar i denuar per vrasje! Read More »

Kanos me sopate kunatin e tij!Policia ben te mundur arrestimin !

Petrit Begaj 61 vjeçari , banues në fshatin Mbyet të Fierit ka rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje. Blutë kanë arrestuar shtetasin e sipërpërmendur.

Sipas burimeve nga policia“arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me sëpatë kunatin e tij, shtetasin G.D, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, si edhe ka dëmtuar disa vazo lulesh në banesën e tij”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dhunimi i banesës”.

Kanos me sopate kunatin e tij!Policia ben te mundur arrestimin ! Read More »

Babai:Ja pse i akuzoj mjeket,nese vajza do te ishte shtruar nga mjeket ajo do te ishte gjalle sot!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të së hënës, pasi prindërit e një foshnje vetëm 15-muajshe e kishin gjetur të vdekur në krevat teksa e kishin lënë duke fjetur.

Ata kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal në Durrës rreth orës 02:30 të mëngjesit, por sipas mjekëve, vogëlushja ka arritur pa shenja jete.

Prindërit fajësojnë mjekët për vdekjen e vogëlushes së tyre, pasi vetëm tri ditë më parë, ata e kishin dërguar në Pediatri në Spitalin e Durrësit për kontroll, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Kujdesi Aga, babai i foshnjes tregon se pasi e kanë vizituar, i kanë rekomanduar që ta marrin në shtëpi dhe të ishte nën kujdesin e mjekut të familjes, por sipas tij, nëse mjekët do ta kishin shtruar në spital, foshnja e tyre do të kishte shpëruar.

“Pak ditë më parë, vajza kishte shfaqur shqetësime shëndetësore, kishte probleme me frymëmarrjen. Menduam se do të ishte diçka kalimtare, sikurse ndodh shpesh me fëmijët e vegjël.

Në datën 14, pra tri ditë më parë, babai im ishte pa qejf dhe meqë po sillnim për të vizituar babain, thamë të sillnim edhe vajzën për një vizitë. Erdhëm këtu në Spitalin e Durrësit, babai u vizitua në urgjencën e spitalit, ndërsa vajza në pediatri.

Vajzën e vizitoi një doktoreshë, dhe pas vizitës mjekësore na dha një recetë dhe na rekomandoi të kishim kujdes dhe vajza të ishte nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes.

Sipas doktoreshës, vajza nuk kishte virozë stine, sikur pretendonim ne, por bronkopneumoni, që është ftohje mushkërish. Për pasojë ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Pasi përfunduam me vizitën mjekësore, doktoresha na dha një recetë për të marrë ilaçe dhe na tha të largoheshim në shtëpi”, ka rrëfyer babai i foshnjes, për “Panorama”.

Ai tregon se vogëlushja vuante prej pak ditësh, por që kishi meduar se ishte thjesht virozë stine që kalojnë të vegjlit.

“Mirëpo vajza vazhdonte të kishte të njëjtat shqetësime me rrugët e frymëmarrjes. Nuk kishte gjë tjetër, as temperaturë dhe as diarre. Menduam se ilaçet do ta jepnin efektin më pas.

Kur pasi kaluan tri ditë, vajza ndërroi jetë. Bashkëshortja e gjeti të pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:00. Tentuam ta sillnim me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por më kot, ajo kishte ndërruar jetë”, ka thënë më tej ai.

Babi i foshnjes fajëson bluzat e bardha për vdekjen e vajzës së tij.

“Sigurisht që përgjegjësia për vdekjen e vajzës bie drejtpërdrejti mbi mjekët, pasi duhet ta kishin shtruar vajzën në spital dhe jo ta kalonin thjesht me një vizitë dhe me një recetë ilaçesh”, ka thënë Aga.

“Neve nuk këmbëngulëm për ta shtruar vajzën, sepse nuk menduam se situata do të ishte alarmante. Ne nuk jemi mjekë, që të dinim shkallën e sëmundjes së vajzës. Duhet të jenë mjekët ata që të rekomandojnë prindërit, madje edhe të këmbëngulin për ta shtruar pacientin, nëse e shohin të nevojshme. Prandaj ne fajësojmë mjekët për vdekjen e vajzës”, vazhdon ai.

Kujdesi Aga kërkon që të nisin hetimet për rastin në fjalë nga policia. Të gjenden shkaktarët e vërtetë të vdekjes së vajzës. Përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë.

“Ne kemi humbur vajzën, dritën e syve, dhe jemi mjaft të hidhëruar. Është jetë njeriu dhe mjekët duhet të jenë më të kujdesshëm në raste të tilla, pasi nuk është hera e parë që në spitalin e Durrësit ndodhin të tilla raste.

Siç thashë më lart, nuk e dimë ende cili ishte shkaku i vdekjes së foshnjës, por jemi të sigurt se po të ishte nën vëzhgimin e mjekëve, nuk do të kishte vdekur. Si prindër ne kërkojmë të hetohet ngjarja dhe të vihen para përgjegjësisë autorët.

Sigurisht kemi edhe ne përgjegjësit tona dhe për këtë nuk jemi fare krenarë. Por theksoj se nëse mjekët do ta kishin shtruar, vajza do të ishte gjallë sot”, ka thënë ai.

Babai:Ja pse i akuzoj mjeket,nese vajza do te ishte shtruar nga mjeket ajo do te ishte gjalle sot! Read More »

Ja kush jane ushtrite me te fuqishme ne bote!Ne cilin vend renditet Shqiperia!

Në rangimin e fundit të “Global Firepower Index“ janë analizuar ushtritë më të fuqishme të botës sipas 40 kritereve, kryesisht të fuqisë ushtarake, armatimeve, prodhimit të derivateve të naftës dhe shpenzimeve ushtarake

Në Top 10 renditen shtetet: SHBA, Rusia, Kina, India, Franca, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Gjermania dhe Italia.

Por në cilin vend rënditet Shqipëria dhe Serbia?

Sipas “GFI” Shqipëria rënditet e 90 në listën me 126 shtete. Forcat ajrore kanë 22 aeroplanë luftarakë, ndërsa forcat detare 31 anije luftarake. Me buxhetin e mbrojtjes 110 milion dollarë Shqipëria ka 14.450 ushtarë aktivë dhe 5000 rezervistë.

Serbia në anën tjetër ndodhet në vendin 83 prej 126 shteteve. Forcat ajrore kanë 123 aeroplanë luftarakë, ndërsa forcat detare 19 anije luftarake (përkundër që Serbia nuk ka dalje në det). Me buxhetin e mbrojtjes 830 milion dollarë Serbia ka 52.000 ushtarë aktivë dhe 170.000 rezervistë.

Përndryshe, sipas të njëjtit kriter, Greqia ndodhet në vendin e 28, Bullgaria e 67, Kroacia e 68, Sllovenia e 111 dhe Bosnja në fund e 120.

Ja kush jane ushtrite me te fuqishme ne bote!Ne cilin vend renditet Shqiperia! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com