Lajmi i fundit

E pazakont kerkesa:Dua 6 vjet jo 6 muaj burg!

kuzohej se nuk kishte paguar dritat për disa vjet, në shtëpi i shkojnë 7 policë a thua se ishte baroni i drogës… rrëfimi rrënqethës i romit që jeton në mjerim e diskriminim

“Jo gjashtë muaj, dua gjashtë vjet burg”. Ky është apeli i pazakontë e romit drejtuar gjyqtarit kur ky i fundit vendosi për të dënimin me gjashtë muaj burg për shkak se romi i papunë nuk kishte mundur të paguante dritat. Ai kërkonte të dënohej me 6 vjet burg pasi atje brenda në qelitë e burgut të paktën do të kishte tre vakte ushqim, gjë që i ka munguar e vazhdon t’i mungojë prej vitesh.

Është kryefamiljar dhe jeton në kushte të tmerrshme ekonomike. E bija ka përfunduar studimet e  larta me shumë sakrifica, por shteti nuk gjen dot asnjë vend pune për të, ndërkohë që i ati ka 20 vjet që është punëkërkues. Ndihma ekonomike gjithashtu i mungon.

Ndërkohë, me mijëra euro fonde qarkullojnë nëpër shoqatat e shumta që janë ngritur në emër të luftës kundër diskriminimit të komunitetit rom e egjiptian. Asnjë cent nuk mbërrin tek romët, as shteti nuk përgjigjet për ta dhe ndaj ky rom që shihni në videon më poshtë kërkon gjashtë vjet burg e jo gjashtë muaj, sepse atje ka garanci për copën e bukës.

Shihni videon ku shfaqet problematika e madhe me komunitetin  rom dhe egjiptian në Shqipëri.

E pazakont kerkesa:Dua 6 vjet jo 6 muaj burg! Read More »

POLICIA GREKE KAP SHQIPTARIN ME 98 KG KANABIS, PO PARAROJA I IKËN NGA DUART

Policia greke ka arrestuar në dy operacione të ndryshme dy shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Të tre ata akuzohen për transportimin e një sasie të madhe kanabisi, me qëllim trafikimin në tregun grek, raporton ora news.  Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua një shtetas i moshës 29 vjeç, pas kontrollit që u ushtrua në afërsi të Kosturit, në automjetin që drejtonte. U gjetën katër çanta udhëtimi, që përmbanin 98.2 kg kanabis, të ambalazhuar në 90 paketa.

Para këtij automjeti ndodhej një tjetër, në rolin e pararojës, që nuk ndaloi për kontroll nga policia, por rriti shpejtësinë dhe u gjet më pas i abandonuar në një zonë të qytetit të Grebenesë. Pas verifikimit, rezultoi se drejtues i këtij mjeti ishte një shtetas shqiptar i moshës 34 vjeç, që tashmë është shpallur në kërkim.

Ndërsa mjeti ishte në pronësi të një shtetaseje po shqiptare, 34 vjeç, që u gjet dhe u arrestua të mërkurën në mesditë në Selanik.

Policia sekuestroi drogën, të dy mjetet, dy telefona celularë, si dhe një shumë prej 120 eurosh, që i arrestuari i parë kishte me vete.

POLICIA GREKE KAP SHQIPTARIN ME 98 KG KANABIS, PO PARAROJA I IKËN NGA DUART Read More »

LIROHET SHEFI I RENDIT TË VLORËS, U ARRESTUA PËR TRAFIK KANABISI

Ish-Shefi i Rendit në policinë e Vlorës, Gani Abazi, i arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve në Tepelenë e Vlorë për llogari të grupeve kriminale ka mundur të fitojë lirinë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj Abazit, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit në shtëpi.

Abazi u prangos më 3 shkurt për llogari të hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Tepelenë e Vlorë

LIROHET SHEFI I RENDIT TË VLORËS, U ARRESTUA PËR TRAFIK KANABISI Read More »

ESKORTA E KRYEMINISTRIT SHKAKTON AKSIDENT!

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.

Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Në videon e xhiruar nga KosovaPressi, shihet se përveç bllokimit të rrugës, eskorta  e kryeministrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.

Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme. /KP/

ESKORTA E KRYEMINISTRIT SHKAKTON AKSIDENT! Read More »

Furgoni me pasagjer perplaset me trafikndaresen!

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fier – Ballsh.

Një furgon me pasagjerë i linjës Fier – Ballsh është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë ka pësuar dëme materiale.

Fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar dëmtime. Shkak i aksidentit ka qënë terreni i lagësht në rrugë, njofton Neoalb.

Furgoni me pasagjer perplaset me trafikndaresen! Read More »

Gjykata jep ‘arrest me burg’ per doganieret dhe shefin e policise se portit per transport droge drejt italise!

Lajmi për arrestimin e 18 doganierëve në Durrës dhe Qafë-Thanë tregon edhe njëherë tjetër se problemi i drogës është një problem real në vend.

Dy ditë pasi Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, pasi akuzohen se kanë lejuar transportimit e drogës drejt Iaalisë, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për disa nga të arrestuarit, ndërsa ndaj disa të tjerëve vijon procesi gjyqësor.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë. Policia e Portit Durrës, Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.

Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

18 Të arrestuarit janë:

  1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
  2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
  3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
  4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
  5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
  6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
  13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
  14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
  15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
  16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
  17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
  18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës (E.K/SHUPLAKA)

Gjykata jep ‘arrest me burg’ per doganieret dhe shefin e policise se portit per transport droge drejt italise! Read More »

Vijojne kontrollet e territorit per parandalimin dhe kultivimin e bimeve narkotike!Shpallet ne kerkim per droge kryeplaku i fshatit…

Malësi e Madhe, Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 168 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Xhaj.

Procedohet në gjendje të lirë Inspektori i Shërbimit Pyjor.

Me datë 18.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në Planin e Veprimit të D.V.P Shkodër nr.61, datë 20.03.2017, “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga informacionet e marra në rrugë operative është ushtruar kontroll territori në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm.

Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, shtetasi:

D. D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe.

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin:

Rr. P, 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i fshatit Xhaj, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

U kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme

Vijojne kontrollet e territorit per parandalimin dhe kultivimin e bimeve narkotike!Shpallet ne kerkim per droge kryeplaku i fshatit… Read More »

Duke fotografuar rreshket ne Kanionet e Skraparit!

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, kur gruaja ishte duke fotografuar vendin e quajtur “Legjenda e nuses” dhe papritmas ka rrëshqitur 3 m poshtë.

Si pasojë ka pësuar fraktura dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes, është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranës për mjekim të mëtejshëm.

Grupi i turistëve ku bënte pjesë edhe 73-vjeçarja nuk kishte pasur guidë.

Duke fotografuar rreshket ne Kanionet e Skraparit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com