Lajmi i fundit

Akt terrorist ne Paris,nje i vdekur,nje i plagosur!

Parisi vazhdon te mbetet i targetuar nga terroristet.Mbremjen e sotme nje person eshte vrare dhe nje tjeter ka mbetur i plagosur rende.Mediat Franceze shkruaj se personi qe ka hapur zjarr eshte vrare!Behet fjale per dy persona dhe ishte nje akt terroriste.Nje deshmitare e identifikuar si Ines i tha stacionit televiziv BFM se kishte degjuar te shtena,nje person te shtrire dhe policine qe ka evakuuar zonen!Policia ka njoftuar qytetare te mos dalin ne Avenue Des Champs Elyees!

Akt terrorist ne Paris,nje i vdekur,nje i plagosur! Read More »

Policia sekuestron 20 kg kanabis sativa,arreston tre person,nje shpallet ne kerkim!

Diten e sotme 3 persona nga Durresi jane arrestuar ne Librazhd ne kuader te operacionit’Parkingu’ ku u sekuestrua nje sasi kanabisi.Sipas informacioneve te arrestuarit jane Albert Terziu 30 vjec,Xhimi Hoxha 35 vjec,Sokol Hamataj 37 vjec,te tre nga Durresi.Ne makinen Reno AA 648 JO ne pronesi te Terziut e parkuar ne parkingun e spitalit te Librazhdit u gjet sasia e lendes narkotike.Gjithashtu u shpall ne kerkim 45 vjecari nga Durresi me inicialet A.L

Policia sekuestron 20 kg kanabis sativa,arreston tre person,nje shpallet ne kerkim! Read More »

Pas mbylljes së “Njerëz të Humbur” çfarë ka ndodhur me Aida Shtinon ?

Vite të tëra i është përkushtuar emisionit të saj investigativ “Njerëz të Humbur”, një emision që ka bërë shumë zemra bashkë, pas vitesh e vitesh të humbura. Por, pavarësisht sukseseve, Aida Shtino është larguar prej gati dy vjetësh nga ekrani. Një vit më parë, marrëveshja e saj për të risjellë “Njerëz të Humbur” në “Ora Neës” dështoi, por pas asaj, gazetarja e njohur nuk bëri asnjë tentativë tjetër për t’iu rikthyer ekranit.

Por çfarë ka ndodhur me Aida Shtinon gjatë kësaj kohe? Moderatorja ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, duke refuzuar çdo përpjekje të gazetarëve për të marrë përgjigje prej saj mbi projektet e ardhshme. Gazetarja, e cila vetëm pak kohë më parë u përball me divorcin i është përkushtuar djalit të saj adoleshent, Brendon, me të cilin siç ka treguar më herët Aida, ka një marrëdhënie shumë të veçantë.

Sa i takon karrierës, gazetarja bëri një tentativë për t’u përfshirë në politikë, madje ka marrë edhe një ofertë nga PDIU-ja për t’u bërë pjesë e saj, ofertë për të cilën gazetarja ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.  

Pas mbylljes së “Njerëz të Humbur” çfarë ka ndodhur me Aida Shtinon ? Read More »

Ja si do te jete moti per diten e sotme!

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të përqendruara do të jenë në zonat veriore e verilindore duke gjeneruar shira të dobët.

Orët e pasdites duke përfshirë edhe mbrëmjen, pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokale. Më të theksuar shirat paraqiten në zonat veriore e qendrore. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Ttemperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.

Ju sjellim disa nga qytetet kryesore :

Ja si do te jete moti per diten e sotme! Read More »

Aksident i frikshem ne vlore,fatmiresisht pa viktima!

Aksident i  frikshëm në Vlorë,fatmiresisht pa viktima. Nje aksident i ndodhur rreth orës 23 e 15 minuta te mbremjes se te merkures jane perfshire gjashte  automjete,tre prej te cilave thuajse jane demtuar  krejtesisht. Nje automjet tip Porch ,i cili ishte duke levizur me shpejtesi mjaft te madhe ne bulevardin kryesor Vlorë-Skele  prane zones se Fabrikes se Orizit filimisht ka goditur nje automjet tip Alfa Romeo me  targa AA678 FO dhe me pas ka perplasur dhe tre mjete te tjera te cilat ishin te parkuara ne zone,ne ane te rruges kryesore. Si pasoje e perplasjes mjaft te forte jane demtuar edhe tre mjete te tjera,dy prej te cilave thuajse plotesisht. Automjeti TIP PEUGEOT me targa AA 315 EC dhe automjeti me targa AA 643 KF jane demtuar mjaft rende,ndersa ne to nuk ndodheshin persona ne brendesi te automjetit,pasi ishin te parkuara ne zone. Shakë  i  aksidentit eshte bere mjeti tip PORCHE ,per shkak te levizjes me shpejtesi,duke humbur kontrollin dhe shkaktuar aksidentin e rende dhe te frikshem ne zone. Ne vendngjarje ka mberriture dhe policia e cila ka nisur hetimet per aksidentin e ndodhur ne oret e von ate se merkures prane Fabrikes se Orizit,ndersa ka shoqeruar edhe drejtuesin e automjetit tip PORCHE qe shkaktoi edhe aksidentin.

Aksident i frikshem ne vlore,fatmiresisht pa viktima! Read More »

Rama zbulon’identikitin’ e Presidentit te ri:I kemi votat ne kuvend per ta miratuar!

Pas përfundimit të seancës plenare të ditës së sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama tha se votat në Kuvend për ta miratuar nuk mungojnë, por se janë të duruar për të zgjedhur një President të paanshëm.

Rama tha qeveria i ka lënë të gjitha hapësirën e nevojshme Partisë Demokratike, por se këta të fundit nuk kanë paraqitur një kandidat.

“Sot ishte një tjetër shprehje, ne sikundër e kemi thënë më parë, për t’i dhënë të gjithë hapësirën brenda kornizës kushtetuese, brenda rregullave të lojës demokratike të PD, dhe atyre që bashkë me të që janë , nuk paraqitën një kandidat se duam të krijojmë mundësinë që të gjejmë me atë pjesë që na mungon në parlament një konsensus për një figurë presidenciale.

Unë jam i duruar se besoj te durimi kur është kufiri i durimit, përsa i përket Presidentin duam t’i kthejmë atij institucionin dinjitetin, figurë që të ngrihet mbi palët, dhe të ketë paanshmëri, dhe jo figurë të anshme si kjo që kemi. Ne do presim, më mirë një President i duhur e i pranuar nga sa më shumë. Ne nuk e kemi kuptuar asnjëherë fuqinë tonë, si motiv për të qenë arrogant, por për të qenë të duruar,” tha Rama.

Rama zbulon’identikitin’ e Presidentit te ri:I kemi votat ne kuvend per ta miratuar! Read More »

SHKENCËTARËT RUSË THONË SE KANË GJETUR KURIMIN PËR SËMUNDJET E KANCERIT

Shkencëtarët rusë pretendojnë se në bashkëpunim me kolegët evropianë kanë gjetur një mënyrë që në të njëjtën kohë të diagnostikojnë dhe të trajtojnë kancerin, ndërsa metoda e re përfshin përdorimin e nanogrimcave të silikonit për të zbuluar dhe shkatërruar qelizat e kancerit me ndihmën e ultrazërit.

Në këtë rast, metoda e re e trajtimit nuk do të dëmtojë qelizat e shëndetshme, raporton Sputnik.

“Ne kemi gjetur një regjim të ‘butë’ me efekt terapeutik në qelizat e kancerit, të cilat nuk çojnë në shkatërrim masiv të qelizave, por siç duket, vie deri te shkatërrimi kryesisht brendaqelizor të organeleve me nanogrimca”, thotë Andrej Sviridov nga Universiteti Shtetëror “Lomonosov” në Moskë.

Ai theksoi se kjo metodë çon në një efekt të fortë terapeutik. Fizikanët, kimistët, biologët, dhe madje edhe nanoteknologët në vitet e fundit kanë filluar të zhvillojnë metoda të reja për kryerjen e operacioneve kirurgjikale dhe terapive që janë kryer pa hapjen e trupit dhe shkaktimin e dëmtimit të indeve dhe organeve.

Për shembull, ekspertët kanë zhvilluar grimca që janë futur në tumor dhe pastaj i kanë nxehur duke përdorur një laser, i cili e shkatërron kancerin por nuk dëmton qelizat e shëndetshme, ndërsa ngjashëm vepron edhe terapia e gjenve dhe barnat e veçanta që pengojnë rritjen e enëve të gjakut dhe tumoret dhe kështu “ngulfasin” qelizat e kancerit.

Sviridov dhe kolegët e tij, të cilët punojnë nën drejtimin e profesor Victor Timoshenko, kanë krijuar tashmë nanogrimca të veçanta të silikonit të veshur me një përbërje të veçantë polimeri, të cilat njëkohësisht mund të përdoren për studimin dhe për “vrasjen” e kancerit, me ndihmën e ultrazërit.

Problemi kryesor i këtyre metodave në trajtimin e kancerit, thonë shkencëtarët, deri më tani ishte se me ultratinguj dhe nanogrimcat që absorbohen shpesh veprojnë pa dallim dhe shkatërrojë jo vetëm tumoret, por edhe qelizat e shëndetshme.

Përveç kësaj, këto nanogrimca me shpejtësi shpërbëhen në trup, që nuk i lejon shkencëtarët që t’i hulumtojnë për shkak të jetës së shkurtë dhe toksicitetit të tyre.

Ekspertët rusë nga “Lomonosov” tashmë e kanë zgjidhur këtë problem, dhe në atë mënyrë që nanogrimcat e silikonit poroz i kanë veshur me një shtresë të dekstranit, biopolimerit nga molekulat e glukozës.

Grimca të tilla, siç vënë në dukje biologët, jo vetëm që shpërbëhen më ngadalë në krahasim me homologët e tyre të “zhveshur”, por edhe ndriqojnë kur rrezatohen me rrezet ultravjollcë, e cila mundëson që indet dhe qelizat të studiohen.

Këto grimca shkencëtarët i shqyrtuan në kulturat e qelizave të kancerit në fytin e njeriut, dhe në atë mënyrë që e rrezatuan me ultrazë në prani dhe në mungesë të nanogrimcave.

Eksperimentet kanë treguar se ultratingulli “i pastër” nuk vepron në qelizat e kancerit, ndërsa në kombinim me nanogrimcat i vret me kujdes.

Përveç kësaj, këto nanogrimca, theksojnë shkencëtarët, mund të përdoren për shpërndarjen e ilaçit dhe të molekulave të tjera në qelizat e shëndetshme dhe qelizat e kancerit.

Nxemja duke përdorur ultratingujt apo radio valët do t’i bëjnë molekulat e ilaçit më të lëvizshme, dhe me këtë ato do të forcojnë efikasitetin e tyre

SHKENCËTARËT RUSË THONË SE KANË GJETUR KURIMIN PËR SËMUNDJET E KANCERIT Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com