“PORTHALE”, BASHA VAZHDON SULMIN KUNDËR MEDIAVE
[sgmb id=”1″]
Ju a e dini se çfarë është Forbes apo jo? Ja çfarë thotë Forbes: Edi Rama e ka kthyer në një vend kriminal. Reporter i Francës, çështja Zagani që mori dhenë në të gjithë Europën, këtu kalon me një retush të vogël.
Duke folur në ‘çadrën e lirisë’, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish për mediat “fake news” dhe faktin se marrin e bëjnë një portal anonim si një organ zyrtare të BE-së.
Sipas Bashës, Top Channel merr dhe riqarkullon këtë lajm sot.
“Kapja e media dhe shfrytëzimi që i bëhet gazetarëve është ekzistencial për vazhdimin e republikës së vjetër.
Dje morën TCH, prap sot TCH. Sot ky televizion riqarkullon lajmin e një porthale evropiane dhe këta oturakët e kryeministrit na e kanë shpallur edhe portal zyrtar të BE.
E këto portale marrin deklaratat e Ramës dhe amplikojnë për 1997.
Ju a e dini se çfarë është Forbes apo jo? Ja çfarë thotë Forbes: Edi Rama e ka kthyer në një vend kriminal. Reporter i Francës, çështja Zagani që mori dhenë në të gjithë Europën, këtu kalon me një retush të vogël.
Asnjë taktikë e politikës së vjetër që merr zhagen dhe e çon në media nuk vazhdon më. Kush nuk e sheh drogën dhe krimin është ose i papërgjegjshëm ose merr zhagen që vjen me paratë e drogës dhe korrupsionit. Drogës që vazhdon nga mëngjesi deri në darkë”.