Lajmi i fundit

Opozita bllokon rruget per nje ore:Duam qeveri teknike,nuk heqim dore!

[sgmb id=”1″]

Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.

Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin “Shqiponja”, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i  Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkohë deputeti i PD-së deklaroi se protesta e sotme ishte nisja e përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt para kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 12:00.

Ora 12:00 Mbyllet protesta, Basha: S’heqim dore nga qeveria teknike

Basha:  Zonja dhe zotërinj të rinj dhe të reja, qytetarë të lirë të republikës së re që po afron, qindra mijëra shqiptare i janë bashkuar sot në paqe dhe me kulturën më të thellë kombëtare dhe europiane në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos e dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës por të bashkohemi siç jemi bashkuar qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët nga institucionet sipas ligjit të dekriminalizimit. Që do të luftojë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshi votimin biometrik, elektronik dhe dhe numërimin elektronik të votës dhe votimin e zbatimin menjëherë të vettingut dhe reofrmës në drejtësi sipas kushtetutës dhe marrëveshjes së 21 korrikut.  Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qendrës. Ku është një paralajmërin se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ta përmbyllim këtë proteste në paqe pa asnjë provokim dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.

Ora 11:40 Spaho: Trafiku u devijua, bllokuam edhe superstradën Elbasan-Durrës

Deputeti i PD, Edmond Spaho tha nga Elbasani se protesta u vendos në dy nyje kryesore dhe kjo për shkak se trafiku filloi të devijohje në rrugë sekondare.

Spaho: Pjesëmarrja është masive, falenderojmë qytetetarët që iu bashkuan protestës. Është faza e dytë e protestës, pas 66 ditë në çadër protesta u përshkallëzua me bllokimin e rrugës. Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Deri tani nuk kemi pasur provokimi dhe shpresojmë që do vazhdojnë të jenë kështu. Për ta bërë efektive bllokimin e trafikut u detyruam të modifikojmë pozicionimin tonë për shkak se po devijohej trafiku në rrugë sekondare dhe një bllokim e bëmë në hyrje të autosdrës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrjë të superstradës Elbasan-Durrës.

Opozita bllokon rruget per nje ore:Duam qeveri teknike,nuk heqim dore! Read More »

Ne mbeshtetje te proteses bllokon rrugen me tufen e dhive!

[sgmb id=”1″]

. Ditën e sotme opozita e ka shtrirë protestën e saj në të gjithë akset krysore të vendit.

Deri më tani ende nuk është cënuar asnjë incident dhe gjithçka është mjaft paqësore.

Vetë kreu i opozitës Basha ka qenë i pranishëm te ‘’Sheshi Shqiponja’’ për të mbjatur edhe një fjalë përpara protestuesve.

Nga ana tjetër format e protestës janë nga më të ndryshmet dhe ajo që vjen nga Miloti është vërtet e pazakontë.

Një qytetar ka zgjedhur të bllokojë rrugën me tufën e tij të dhive.

Po, po ai ka mbajtur për disa minuta të bllokuar qarkullimin e makinave.

ZONAT KU U BLLOKUAN RRUGËT DHE DEPUTETËT:

1- Jugu, Rotonda e Plugut

Arben Ristani – përgjegjës politik

Deputetët: Kozma Dashi, Bedri Miha, Astrit Veliaj, Liljana Elmazi

2- Juglindja – Rotonda e Bradasheshit

Edmond Spaho – përgjegjës politik

Deputetët: Luçiano Boçi, Arbiola Halimi, Gjergji Papa, Eleina Qirici

3- Veriu, Rotonda e Milotit

Aldo Bumçi – Përgjegjës politik

Deputetët: Helidon Bushati, Irma Kopliku, Alban Zeneli, Albina Dede

4-  Tirana 1 – Sheshi Shqiponja

Edi Paloka – Përgjegjës politik

Deputetët: Gerd Bogdani, Foljon Mima, Kelti Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, GjovalinBzheta, Mimoza Hajdarmataj

5- Tirana 2 – Mbikalimi pranë Shkollës Teknologjike

Flamur Noka – Përgjegjësi Politik

Deputetët: Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, KastriotIslami, Asllan Dogjani.

Ne mbeshtetje te proteses bllokon rrugen me tufen e dhive! Read More »

Rama:Nuk eshte koha per bllokim.Te zhbllokojme rrugen drejt BE!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është koha të bllokohen rrugët, por të zhbllokohet e ardhmja europiane e vendit.

Ky qëllim tha kryeministri arrihet duke zbatuar procesin e Vettingut për ti dhënë fund pengmarrjes së drejtësisë nga të korruptuarit.

Rama shfrytëzoi përfundimin e rikonstruksionit të parkut arkeologjik të Apollonisë për të përcjellë këtë mesazh për Opozitë.

Edi Rama: “Nuk është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, njerëzit që kanë nevojë të lëvizin, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, kompanitë, mallrat që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian duke zhbllokuar rrugën e negociatave me Bashkimin Europian. Si mundemi ne që të kapërcejmë hendekun që na ndan ende sot me vendet e Bashkimit Europian, dhe si mundet që ne të ulemi në tryezën e familjes europiane duke qenë dinjitoz qoftë në pikëpamje të shtetit, qoftë në pikëpamje të zhvillimit ekonomik dhe social, nëse ne nuk e shembim murin e ngritur nga korrupisoni në sistemin e drejtësisë, nëse ne nuk i fusim të gjithë këta gjykatës dhe prokurorë në rresht për të kaluar skanerin e vetingut dhe për të ndarë ata që janë vërtet profesionistë dhe që vërtet mund ti shërbejnë Kushtetutës, ligjit dhe popullit duke dhënë vendime të drejta, me ata që duhet të shkojnë përpara drejtësisë si pengmarrës për rreth 20 vite të sistemit të drejtësisë.”

Rama:Nuk eshte koha per bllokim.Te zhbllokojme rrugen drejt BE! Read More »

Gjenden trupat e dy peshkatareve ne afersi te grykderdhjes se Vjoses.Ja emrat !

[sgmb id=”1″]

  • Polombarët kanë nxjerrë nga ujërat e Vjosës, trupin e Elson Kerrit,  37-vjeçarit që u dyshua se ishte mbytur mbrëmjen e djeshme kur ishte duke peshkuar bashkë me shokun e tij, Lorenc Doko, 32 vjeç.

Dy shokët kishin hedhur rrjetat për peshkim mbrëmë në grykëderdhjen e Vjosës kur peshkatarë të tjerë i panë dhe njoftuan se ata kishin rënë në lumë.

Familjet e tyre njoftuan polombarët që nisën kërkimet.

Sipas burimeve nga policia polumbaret gjeten dhe trupin tjeter qe i perket peshkatarit Lorenc Doko 32-vjec  peshatarët të cilët kishin dalë për të peshkuar në afersi të grykëderdhjes së Vjosës.

Gjenden trupat e të dy  peshkatarëve

Elson Kerri 37- vjec dhe

Lorenc doko 32-vjec Ngushëllime familjarë ve !

Gjenden trupat e dy peshkatareve ne afersi te grykderdhjes se Vjoses.Ja emrat ! Read More »

Gjendet e hedhur ne det 800 kg droge midis ishujve te Fanit dhe Otrantos!

[sgmb id=”1″]

Një sasi lënde narkotike prej 800 kg është gjendur e hedhur në det , ndërmjet ishujve te Fanit dhe Otrantos.

Mjeti lundrues i pikasur nga autoritet Greke është ndjekur për disa orë .

Për të shpëtuar trafikantet e kanë hedhur në det sasinë e kanabis satives pergatitur për të trafikuar në shtetin fqinj.

Kjo është sasia me me e madhe e pikasur këtë jave nisur nga brigjet shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e së shtunes 22 Prill.

Gjendet e hedhur ne det 800 kg droge midis ishujve te Fanit dhe Otrantos! Read More »

NË MBËSHTETJE TË PRODHIMIT DHE PUNËSIMIT REAL NË KUKËS!

[sgmb id=”1″]

Në fabrikën e re të pasurimit të kromit në Kalimash të Kukësit ku janë investuar 3.5 milionë euro për vendosjen e teknologjisë më të fundit dhe në këtë fazë të parë janë punësuar 35 punonjës për përpunimin e avancuar të kromit dhe eksportin e drejtpërdrejtë të tij.

Ky investim i rëndësishëm për zonën do të rritet më tej me 1.1 milionë euro duke rritur kapacitetin e prodhimit dhe numrin e të punësuarve në zonë me 150 punonjës të tjerë, pagat e të cilëve janë nga 400 mijë në 2.2 milionë lekë.

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

NË MBËSHTETJE TË PRODHIMIT DHE PUNËSIMIT REAL NË KUKËS! Read More »

POLICIA E SHTETIT – ALTIN QATO;DEKLARATË PËR SHTYP, MOS BLLOKONI RRUGET, DO SHKONI NE BURG !

[sgmb id=”1″]

Drejtor i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Drejtues i Larte Altin Qato

Partia Demokratike e Shqipërisë ka lajmëruar se në datën 24 Prill, ditën e hënë, do të zhvillojë një protestë publike, e cila do të shoqërohet me bllokimin e disa rrugëve kryesore kombëtare.

Të nderuar qytetarë,

Policia e Shtetit njofton se nuk ka dhënë lejen për zhvillimin e kësaj proteste. Ky vendim i Policisë së Shtetit është në përputhje të plotë me nenin 8 të Ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet” i cili përcakton se:
“Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit.”

Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik.

Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Zhvillimi i kësaj proteste cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve.

Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë.

Policia e Shtetit është plotësisht e ndërgjegjshme për detyrimin që ka për të siguruar mbarëvajtjen e çdo proteste paqësore, e cila nuk cënon interesat publike, por ajo nuk do të tolerojë aspak, këdo që me veprimet e tij shkel ligjin në lidhje me tubimet dhe manifestimet.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve që synojnë kaos, konflikt, destabilizim, ashtu sikundër u bën thirrje të mos i bashkohen manifestimeve të paligjshme që cënojnë lirinë e qytetarëve të tjerë dhe të drejtën e tyre për të qarkulluar lirshëm.

Të gjithë ata që do të marrin përsipër t’u shkojnë pas politikanëve të kujtdo subjekti politik për të cënuar rendin publik, penguar qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave, dëmtuar bashkëjetesën shoqërore dhe ekonominë e bizneseve, do të përballen me ligjin.

Në përputhje me parashikimet e nenit 21 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 ”Për tubimet” Policia e Shtetit do të regjistrojë çdo shtetas dhe çdo automjet që i vihet në dispozicion një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’i paraqesë organit të Prokurorisë kallzimin penal përkatës.

Kodi Penal, përkatësisht neni 262 dhe 274 të tij sanksionojnë dënime të rënda deri me burgim për ata shtetas që marrin pjesë në manifestime të paligjshme dhe/ose prishin rendin dhe qetësinë publike.

Organizatorët dhe udhëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë dhe të kenë përgjegjshmëri politike dhe qytetare për pasojat që mundet të vijnë. Do të jenë ata përgjegjësit ligjorë për çdo pasojë të ardhur si rrjedhojë e prishjes së rendit publik dhe/ose destabilizimit të tij.

Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet.

Ndaj ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të tilla të paligjshme, të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për vendndodhjen e tyre, si dhe të tregojnë kujdes të madh, nëse gjenden pranë këtyre tubimeve të paligjshme.

Policia e Shtetit ka gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo shkelës të ligjit në këtë rast.

Policia e Shtetit gjithashtu, siç ka dëshmuar në gjithë këto vite, është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo

POLICIA E SHTETIT – ALTIN QATO;DEKLARATË PËR SHTYP, MOS BLLOKONI RRUGET, DO SHKONI NE BURG ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com