Drejtoria e Policisë së Shtetit Drejtoria Vendore Policisë Vlorë Vlorë, më 27.04.2017
Njoftim për shtyp Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë për “Ndërtim të paligjshëm” shtetasin: – Berti Çakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.
Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Partizani” Vlorë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt (banesë) pranë zonës së quajtur “Tregu i Orizit”, pa lejet përkatëse ligjore.
Ish-kryeministri Sali Berisha nga “çadra e lirisë” i ka përcjellë një mesazh kreut të qeverisë Edi Rama.
Berisha ka përsëritur kërkesën që Rama të mos bëjë hapa hapa drejt zgjedhjeve parlamentare pasi nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.
Berisha tha se qytetarët janë gati të japin jetën dhe jo votën, duke paralajmëruar kështu edhe përshkallëzim të reagimit qytetar opozitar.
“Mos guxo të bësh hapa drejt zgjedhjeve sepse do kesh fundit fatal që meriton. Mos mendo se mund të përfaqësosh votën e qytetarëve. Jetën janë të vendosur ta japin, por votën jo. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë.
I keni orët e numëruara, do ikni nga Shqipëria me fustane grash si Gramoz Ruçi në ’96-ën. Të jesh i bindur që ata që ke përreth dhe nuk të lejojnë ty të japësh dorëheqjen, nuk kanë asnjë hall tjetër vetëm milionat që kanë vjedhur bashkë me ty. Nuk kanë asnjë dashuri tjetër, përveçse
mundësisë për të vjedhur më shumë. Ata do tia mbathin, midis tyre edhe me rroba grash siç bëri Gramoz Ruçi në 1996. Tani nuk është 1996, por Revolucioni Demokratik, i cili do tu krehë me rradhë.
Paralajmërimi së fundmi është ky, mos imagjino se do shkosh në zgjedhje duke u përvetësuar votën shqiptarëve. Mjerë ti po vazhdove në këtë rrugë”, – paralajmëroi Berisha.
Lajmi për lirimin e Ramush Raradinajt ka zënë vend në disa nga ballinat e shumë mediave botërore.
Mediat e njohura si CNN, Washington Post, Reuters, Deutsche Welle, Fox News, RFI e shumë të tjera kanë raportuar për lirimin e Haradinajt.
Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe prej asaj kohe ka qëndruar në qytetin e Strasburgut.
Dhe, këtë të enjte përfundimisht Gjykata e Colmar, ka dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e thirri sot në mëngjes, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt, ka reaguar mjaftë ashpër, duke thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.
Vuçiq ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.
“Nuk e kemi ftuar për çokolata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiq, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.
Gjykata në Colmar të Francës e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, megjithëkëtë, pas një kohë mjaftë të gjatë që Haradinaj qëndroi atje.
Vjen arrestimi i parë për vrasjen e Kujtim Prengës, ish-oficer i Policisë Ushtarake, në Visselhövede të Gjermanisë, në 9 Janar të këtij viti.
Siç raportojnë mediat gjermane, policia e Rotenburger në bashkëpunim me atë të Hanoverit, arrestuan këtë të martë një 22-vjeçar, i dyshuar si bashkautor në vrasjen e 46-vjeçarit Prenga. I riu, rreth të cilit nuk bëhet me dije detaje të tjera, ka pranuar para agjentëve të policisë pjesëmarrjen ne vrasje, shkruan gjermania “Kreiszeitung”.
Sipas Prokurorisë gjermane që po merret me hetimet, pista kryesore e vrasjes së 46-vjeçarit shqiptarit është gjakmarrja. Kujtojmë se gjashtë vite më parë, më 30 dhjetor, Prenga që asokohe punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente Armando Frrokun.
Në një aksion të përbashkët nga ana e policëve gjermanë, holandezë dhe shqiptarë, një total prej 24 pronash janë kontrolluar në rajonin e Hanoverit si dhe në Holandë dhe Shqipëri të martën, shkruan media gjermane. Ndërkohë që nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me aksionin.
Në Gjermani, 105 efektivë policie kanë marrë pjesë në aksion.
Në Holandë, është ndaluar një tjetër i dyshuar në Amsterdam, një 24-vjeçar shqiptar, por është liruar sërish.
Kujtim Prenga është ekzekutuar me armë zjarri përpara syve të vajzës së tij, gjatë paradites së 9 janarit. 46-vjeçari u qëllua pranë një shkollë fillore.
Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.
Policia ka gjetur më pas të braktisur, motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen.
Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.
Vrasja në 2011
Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamzë. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamzë.
Sipas hetimeve, në datë 30.12.2011 rreth orës 20.30, Sokol L., me detyrë punonjës policie në IEVP Fushë-Krujë së bashku me të pandehurin Kujtim Prenga ka shkuar tek disko “Om…” në Kamzë ku Sokol L. kishte disa ditë që kishte filluar punë si badigard. I pandehuri Kujtim Prenga ka vajtur së bashku me shtetasin Sokol L. me qëllim për të filluar punë edhe ai si badigard.
Pasi kanë vajtur në disko, kanë takuar pronarin e lokalit, pikërisht të pandehurin Kastriot Balla, ku së bashku me të janë ulur në një tavoline dhe kane pire kafe. Gjatë kohës që po pinin kafe shtetasi Sokol L. Ka parë se është futur në parkim një mjet tip “Renault” ku ka parë që nga ky automjet po zbrisnin tre persona. Shtetasi Sokol ka komunikuar me këta persona dhe u ka thënë të parkonin automjetin në një vend ku mos të pengonin parkimin e makinave të tjera.
Biseda mes tyre është acaruar dhe kanë filluar të godasin njëri-tjetrin. I pandehuri Kastriot Balla ka ndërhyrë duke i ndarë dhe pas kësaj të tre djemtë janë larguar duke lënë mjetin ne parkim.
Shtetasi Sokol L. pas kësaj është larguar nga lokali dhe në këtë kohë në lokal ka ardhur shtetasi Ismet C. me detyrë polic i qarkullimit rrugor dhe njëkohësisht i afërm i njërit nga tre personat që ishte konfliktuar me shtetasin Sokol L.
Në bisede e sipër shtetasi Ismet C. iu ka kërkuar ndjesë për sjelljen që kanë kryer të njohurit e tij e lokal duke iu ka premtuar se një situate e tillë nuk do të ndodhte më. Në këtë kohë në lokal janë futur të tre personat që ishin larguar më parë ku së bashku me ta ka qenë dhe një person tjetër, ku përsëri janë konfliktuar me shtetasin Sokol L., ku i pranishëm ka qenë dhe shtetasi Ismet C. Shtetasi Sokol L. ka njoftuar forcat e policisë dhe në këtë moment grindja në mes grupeve është ndërprerë.
I pandehuri Kujtim Prenga ka qenë duke qëndruar i vetëm në oborrin e lokalit ku pas 78 min ka parë 78 persona, ku ka dalluar dhe katër personat që kishin ardhur dhe më përpara që ishin grindur me shtetasin Sokol. Këta 78 persona kanë dashur të hyjnë brenda në lokal. Ata janë sulur drejt derës dhe me problematiku ka qenë viktima Mand Prenga.
I pandehuri Kujtim Prenga ka ndërhyrë në 23 raste për të mos lejuar viktimën dhe shokët e tij te futen ne lokal por viktima se bashku me shokët e tij kane filluar duke e goditur te pandehurin ne pjese te ndryshme të trupit. I pandehuri Kujtim Prenga në këto kushte ka nxjerrë armën që e mbante me leje të organeve kompetente dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Armand Frroku i cili ka gjetur vdekjen ne moment.
Kujtim Prenga pas kësaj është futur me shpejtësi në tualet për t’iu shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme. Nga lokali kanë filluar të largohen klientët që ndodheshin brenda dhe menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë marrë kontakt me të pandehurin Kastriot Balla. Ai nuk ka treguar të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur dhe në këto kushte shtetasi L.H., S.D. dhe D.Xh. kanë kontrolluar në dhomat e lokalit dhe gjatë këtij kontrolli kane gjetur në një dhomë që shërbente si magazinë të pandehurin Kujtim Prenga.
Nga atentati i dyfishtë që ndodhi dje në Sukth ku mbetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kanë dalë në pah të tjera detaje.
Gazetari i “Panoramës” Leonidha Musaj, raporton se janë identifikuar vajzat që janë takuar me dy të ndjerët para atentati dhe janë marrë në pyetje nga policia. Ata mësohet se janë nga Tirana dhe kanë pohuar se kishin një miqësi të vjetër më dy të rinjtë.
Sipas vajzave ata janë takuara me Dautajn dhe Dalipajn, në një kafe afër një pikë karburanti në autostradë, ku kanë qëndruar rreth 40 minuta.
Vajzat më tej janë shprehu se nuk ishin në dijeni të atentatit dhe se ngjarje e kanë marrë vesh nga mediat sociale, shkruan “Panorama”.
Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk ishin në dije nëse viktimat kishin probleme me ndonjë person. Pas kafes sipas tyre të dy djemtë janë larguar me mjetin e tyre ndërsa vetë vajzat janë larguar me makinën e tyre.