Lajmi i fundit

Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një bilanc të punësimit të qytetarëve shqiptarë, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

Rama thotë se në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 persona  vetëm nga zyrat e punës dhe se aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.

Rama në Facebook:   

‘MIRËMËNGJES dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam’

Rama për 1 Majin: Punësuam 79096 shqiptarë! Read More »

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor!

[sgmb id=”1″]

Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

”Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.

Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, sqaron policia e Shqipërisë.

Gjatë këqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte goditur shtetasin R.Z. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor! Read More »

Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta!

[sgmb id=”1″]

Emigrantët në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta qëndrimi, mund të shfrytëzojnë një shans për legalizimin e tyre.

Nëse ata përmbushin disa kushte të caktuara, mund të pajisen me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.

Të drejtën aplikimit e kanë ata emigrantë që kishin dikur leje qëndrimi, edhe pse tashmë ajo leje ka skaduar.

Apo emigrantët që kanë në pasaportën e tyre një vizë hyrëse në Greqi, të lëshuar tre vjet para aplikimit. Thënë këtë një emigrant që ka hyrë me vizë në Greqi në prill 2014, mund të aplikojë për leje të jashtëzakonshme.

Ka shumë emigrantë që ndodhen në Greqi prej shumë vjetësh, po kurrë nuk mundën të marrin leje qëndrimi. Këta tashmë mund të aplikojnë, nëse vërtetojnë se ndodhen në Greqi të paktën shtatë vitet e fundit.

Në fakt, dhënia e lejes për arsye të jashtëzakonshme është një shans i cili u ofrua para dy vjetësh, por fakti se gjithë aplikimet pranoheshin në një zyrë të vetme, bëri që aty të grumbulloheshin më shumë se 100.000 aplikime, duke e vështirësuar gjithmonë e më shumë menaxhimin e tyre.

Por tani duket se procesi po hyn në binarë. Qeveria greke ka vendosur që aplikimet të bëhen në gjithë Greqinë, dhe në zyrat përkatëse të shërbimit të emigrantëve.

Sipas ekspertëve, kjo është një masë mjaft pozitive, pse do të ketë një shpërndarje proporcionale të aplikimeve, duke mundësuar përshpejtimin e porocedurave.

Por drejtori i drejtorisë së emigracionit në periferinë e Athinës, Ilias Hronopulos, thotë se në të njëjtën kohë, krijohen probleme të reja.

Ilias Hronopulos: E vetmja gjë pozitive është se tashmë nuk do të jetë nevoja që të gjithë të grumbullohen në një pikë, në Pire, por aplikimet do t’i bëjnë aty ku banojnë.

Sigurisht, fakti që ky proces fillon njëkohësisht me lejet biometrike dhe sistemin e ri kompjuterik, neve që përballojmë një fluks shumë të madh emigrantësh, do të na vështirësojë sepse, e kuptoni që për ne prioritet kanë emigrantët me dokumente, unë nuk do t’i mbyll të gjitha takimet për ata që nuk kanë letra dhe të lej të presin ata që janë me leje të skaduara duke i bërë të paligjshëm. Nuk është logjike kjo!

Gjithsesi, në momentin që bën aplikimin, emigranti fiton një far statusi që të paktën i garanton qëndrimin në Greqi, deri në momentin e përgjigjes përfundimtare. Kjo është një tjetër anë pozitive, shpjegon Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve, Athinë.

Fatos Malaj: Me vërtetimin e bardhë që do të marrë pas aplikimit nuk ka mundësi që ta kapë policia apo t’i komunikohet vendimi për largimin nga Greqia. Thjesht, këtu nuk do të jetë më si më përpara, që vonohej 4 apo 5 vjet. Këtu, me aplikimin që do të bëhet për lejen e jashtëzakonshme, brenda 3 muajve dhe të shqyrtohet aplikimi dhe në qoftë se i përmbush kushtet, do të marrë lejen e qëndrimit.

Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare.

Më konkretisht janë mbi 577 mijë emigrantët e pajisur me leje qëndrimi. Ata janë nga 150 vende të ndryshme.

Ndërkohë që nga listat zyrtare rezulton se është mbi 410 mijë numri i emigrantëve shqiptarë, që gjithashtu kanë leje qëndrimi.


Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Greqi që nuk kanë dokumente të rregullta! Read More »

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve një i ri është vënë në pranga në doganën e Kakavijës, pasi është sjellë nga policia greke si i deportuar. 30-vjeçari me inicialet E. Ç., nga Laçi ishte i shpallur në kërkim nga Italia dhe për këtë arsye ai kishte tentuar të fshihej në Greqi.

Gjatë kontrollit në doganë është zbuluar se ai ishte i kërkuar me ‘kartelë të kuqe’ për organizatë kriminale dhe trafik droge në shtëtin Italian.

“E. Ç, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arresti më datë 21 korrik 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg”, thanë burime zyrtare nga policia.

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije! Read More »

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge!

[sgmb id=”1″]

Burime nga policia thanë se një thes me 20 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bregdetin e Kallmit, rreth orës 16:20 minuta të dy ditë më parë.

Policia shprehet se pas gjetjes, thesin e ka dërguar në drejtorinë e Durrësit për të gjetur peshën e saktë.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur kjo sasi droge, të jetë hedhur nga ndonjë anije, apo më keq të jetë mbytur ndonjë gomone dhe kjo është vetëm një pjesë e sasisë së drogës që ishte ngarkuar.

Nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë sasi lënde narkotike.

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge! Read More »

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit!

[sgmb id=”1″]

Ekonomia jonë ka tregues pozitivë që po vijnë gjithnjë e në rritje. Këtë gjë e ka shprhur  The Economist Intelligence Unit, në raportin për Shqipërinë në tremujorin e parë 2017.

Ajo vlerëson suksesin e reformave të ekonomisë shqiptare, të reflektuara në shifrat tejet pozitive të treguesve kryesorë ekonomikë.

Duke e vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, raporti vlerëson se hapi tjetër menjëherë pas fillimit të zbatimit të saj, është hapja e negociatave per anëtaresimin ne BE.

“Po kështu, duke theksuar nevojën e vendit për vazhdimin e rrugës së nisur të reformave nga kjo qeveri edhe pas 18 qershorit, krahas vazhdimit të konsolidimit fiskal, EIU vlerëson se periudha afatshkurtër në vijim, do të njohë përshpejtim të rritjes ekonomike si dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik dhe deficitit fiskal”, u shpreh Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj.

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit! Read More »

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike !

[sgmb id=”1″]Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike. Janë sekuestruar baza materiale dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

 

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike ! Read More »

Pa nisur gara elektorale Rames i largohet nje kandidate!

[sgmb id=”1″]

PS zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.Por ende pa nisur gara elekorale, një prej kandidatëve të saj është tërhequr.

Etiona Hoxha, kandidate e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka vendosur të tërhiqet nga lista.
Kjo gjë bëhet me dije nga burime brënda PS-së për gazetën TemA. Sipas këtyre burimeve, Hoxha nuk ka qënë e kënaqur me rënditjen në listë.

Për këtë arsye, prefektja e Vlorës ka kërkuar të tërhiqet nga lista e deputetëve për qarkun Vlorë.
Për momentin vendimi nuk është zyrtarizuar ende.

Pa nisur gara elektorale Rames i largohet nje kandidate! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com