Lajmi i fundit

Bregu e “Shqetesuar” per te ardhmen e PD!

Nga Majlinda Bregu

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.

Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimmarrëse e jo vetëm pika të statutit.

Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.

Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hiç për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi.

Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me një gur të vetëm!

Edhe PD-në e nxori refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gjë pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar.

Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër veç asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zëri im sot mund të duket një zë në shkretëtirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.

Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!

Dhe unë jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nëse ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik për çdo paudhësi më të madhe!

Marrë nga FB e autores

Bregu e “Shqetesuar” per te ardhmen e PD! Read More »

U gjet i vrare ne perrua.Zbardhet e shkuara e viktimes ne Vlore!

[sgmb id=”1″]

Viktima e sotme, Dashamir Zeneli, që u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri e i hedhur në përrua nuk është emër i panjohur për policinë.

Në tetor të vitit 2016, ky shtetas u arrestua nga policia e Vlorës, me akuzën e kanosjes se një bashkëfshatari për motive të dobëta, raporton “Panorama”.  Aso kohe policia njoftoi se Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç me shtetasin V.L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krehër) për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti nje tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krehër).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri të llojit “Automatik model 56”,

– 1 armë zjarri të llojit “Shars model 54”,

– 2 krëhëra,

– 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse


U gjet i vrare ne perrua.Zbardhet e shkuara e viktimes ne Vlore! Read More »

Dogana e Kosovës kap 20 kg drogë në kufi me Shqipërinë!

[sgmb id=”1″]

Njësiti i Doganës në bashkëpunim me policinë, ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kilogramë lëndë narkotike.

Komunikata e dërguar për media nga Dogana e Kosovës, sqaron se në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë, është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

“Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg”, thotë në njoftim.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe”, thotë njoftimi i Doganës.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga policia derisa raste janë dorëzuar në stacion.

Njësiti i Doganës në bashkëpunim me policinë, ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kilogramë lëndë narkotike.

Komunikata e dërguar për media nga Dogana e Kosovës, sqaron se në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë, është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

“Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg”, thotë në njoftim.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe”, thotë njoftimi i Doganës.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga policia derisa raste janë dorëzuar në stacion.

Dogana e Kosovës kap 20 kg drogë në kufi me Shqipërinë! Read More »

Ndryshime te tjera ne Polici!

[sgmb id=”1″]

Mos dhënia e vizës Britanike ka qenë edhe fakti i fundit që të bindë policinë dhe ministrinë e Brendshme për shkarkimin e kreut të Policisë Shkencore, pas akuzave të shumta të ardhura në drejtim të tij kohët e fundit.

Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako ka shkarkuar drejtorin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto.

Zoto është zëvendësuar nga Xhevahir Çeloaliaj ndërsa në letrën e shkarkimit nuk ka pasur asnjë motivacion.

Vetëm para pak ditësh Policia ndryshoi drejtuesit në 10 qarqet e vendit, por lëvizje janë bërë dhe në nëndrejtori e sektorë kyç të Policisë.

Image

Ndryshime te tjera ne Polici! Read More »

Kumbaro, e cila është e renditura e dyta në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, ka vijuar takimet me drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 18 Qershorit.!

[sgmb id=”1″]

Mirela Kumbaro, e cila është e renditura e dyta në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, ka vijuar takimet me drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ajo është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Partisë Socialiste në Gjirokastër dhe anëtarë të shtabit elekotral për të nadrë punët për organizimin në këtë qark.

Kumbaro, e cila është e renditura e dyta në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, ka vijuar takimet me drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 18 Qershorit.! Read More »

Nxënësit e shkollës Industriale Pavarsia Vlorë konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në 4 prej tyre cmimin e parë .!

[sgmb id=”1″]

Nxënësit  e  shkollës Industriale Pavarsia Vlorë  konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në  4 prej tyre cmimin e parë .

Nuk është hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle nderohen me cmime të ndryshme.Kjo shkollë profesionale mëson me qindra fëmijë të Vlorës dhe rrethinave të saj.

Një meritë të vecantë e kanë dhe profesorët e kësaj shkolle ,për nga profili që kanë janë shumë të specializuar në mësimdhënjen që japin.Nuk do lemë pa përmendur dhe drejtorin e kësaj shkolle Z Gentjan Bocaj  si një drejtues i zoti dhe punëtor.  Punimet që u paraqitën në këtë konkurim janë këto ;

Veturen e montuar nga nxënësit .

Port me palosje.

2.Akuarjumi me ujvar .Linja e funizimit me uje .

3.Kompjuter i hapur .projekt i punuar nga nxenes dhe i shpjeguar ne konkurim .

4. 2y skavator te prodhuar me dru me krah te levizshem njesoj si eskavatoret e vertet .

5 . Skem elektrike me shumë lloje ndezje dritash të ndryshme me RL. Dhe shumë gjëra të tjera të  vogla estetike shumë të rëndësishme.

Gjithsej morëm 3 kupa : 1 në mekanike . 2 në termohidraulike . 3. Në informatik .

Te pika 2y te eskavatoret eshtë  edhe një  torrno e prodhuar komplet me dru dhe e kryen funksionin njësoj si torrno e madhe prej hekuri .

Nxënësit e shkollës Industriale Pavarsia Vlorë konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në 4 prej tyre cmimin e parë .! Read More »

Shkarkohet nje tjeter drejtor kufiri per arsye kalimi te paligjshem te kanabisit!

[sgmb id=”1″]

Pas heqjes së Perlat Çullhajt nga Policia e Durrësit, më në fund është larguar edhe drejtori i Policisë Kufitare në këtë qark, njëkohësisht edhe drejtori i Kufirit në Portin e Durrësit.

Boke Budini është shkarkuar nga detyra pas kalimit të tonelatave të drogës nëpër portin e Durrësit, që është përgjegjësia e tij direkte.

Boke Budini i emëruar në këtë detyrë që në vitin 2013, është shkarkuar 2 ditë mnë parë në datën 29 prill.

Në vend të tij është emëruar Lindita Nushi

Shkarkohet nje tjeter drejtor kufiri per arsye kalimi te paligjshem te kanabisit! Read More »

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”!

[sgmb id=”1″]

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjise të QSUT, organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Znj. Elona Gjebrea, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Nazira Artykova si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, referues në këtë Konferencë.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj theksoi se fenomeni i Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është problem vetëm i shoqërisë sonë, por i kalon kufijtë duke u bërë një problem global, ndaj konferenca e sotme dhe studimi i përgatitur janë një vlerë e shtuar në ndihmë të Policisë së Shtetit për frenimin e këtij fenomeni.

Bilbil Memaj:

Më lejoni që në emër të Akademisë së Sigurisë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” organizuar dhe përgatitur nga Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit.

Depresioni dhe vetëvrasja është një problem global ndaj Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë përgatiti këtë studim për të dhënë ndihmesën e vetë në frenimin dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë.

Për të bërë të mundur këtë studim grupi i punës i Qendrës Studimore dhe Shkencore të Akademisë së Sigurisë u ndihmua nga disa institucione të tjera si: Insituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Instituti i Mjekësisë, Laboratori Qendor i Kriminalistikës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën në mënyrë të veçantë e falenderojmë për bashkëpunim, shoqëria “Albsig” dhe kompania “Security Pelican”.

I falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë pasi ky studim nuk i përket vetëm Policisë, nuk i përket Akademisë po i përket mbarë shoqërisë.

Ndaj më lejoni që dhe një herë t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe ta deklaroj të hapur konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi rëndësinë që ka ky studim në rastet e trajtimit të këtij fenomeni, duke vënë në pah se konferenca e sotme do të ndihmojë në mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit si dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave për parandalimin e kësaj dukurie.

Çako:

Përshëndetje të gjithëve.

Një falenderim të veçantë për të gjithë miqtë tanë që ndodhen sot në këtë konferencë sa të rëndësishme dhe të veçantë, për partnerët tanë strategjikë dhe të kudondodhur në punët tona dhe për Dr. Artykova përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të nderuar pjesëmarrës.

Së pari do të doja të falenderoja edhe studiuesit, Akademinë e Sigurisë, Komitetin Organizator, Komitetin Shkencor dhe koordinatorët e konferencës për organizimin dhe mundësimin e këtij aktiviteti shkencor, që trajton një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet sot jo vetëm shoqëria Shqiptare.

Ky problem delikat dhe me ndjeshmëri të gjerë kombëtare e kapërcen kufirin e Shqipërisë dhe gjendet i shpërndarë në mënyrë globale.

Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

Nisur nga përmasat e fenomenit përballja e vazhdueshme dhe vëmendja e strukturave policore në të, përballja e vetë shoqërisë Shqiptare me raste të tilla si dhe nga mungesa e studimeve të mirëfillta në këtë fushë u propozua dhe u realizua nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë një studim mbi depresionin dhe vetëvrasjen, i cili nëpërmjet kumtesave do të prezantohet përpara këtij auditori të nderuar.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe eksplorimin në thellësi, trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të dukurisë së vetëvrasjes, të tendencës së saj sidomos në 10-vjeçarin e fundit analizën shumë dimensionale të kësaj dukurie për të evidentuar problematikat faktorët që e nxisin e mundësojnë e që krijojnë terren për zhvillimin e saj, ndikimin e tyre në fushën e sigurisë si dhe për dhënien e rekomandimeve për hartimin e politikave për parandalimin e reduktimit të kësaj dukurie.

Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta.

Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo i shërben edhe punës si institucion Policisë, për monitorimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë shkencore dhe jo shtetërorë, grupe potenciale të rrezikuara nga kjo dukuri si dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke uruar që institucionet pjesëmarrëse të gjenden përsëri bashkë në këtë bashkëpunim shkencor të mëtejshëm, uroj që punimet e kësaj konference të sjellin rezultate pozitive nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve të saj për të ardhmen . I uroj konferencës punë të mbarë.

Në vijim të konferencës, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e kësaj konference e cila organizohet për herë të parë në vendin tonë duke nënvizuar se çështja e fenomenit të Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është një çështje vetëm e Evropës por ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com