Lajmi i fundit

DRITAN LELI: PROJEKTI I IMPIANTIT TË PËRPUNIMIT TË UJRAVE TË ZEZA PËRFUNDON NË GUSHT.

[sgmb id=”1″]

Nje nga investimet strategjike me te rendesishme per  qytetin e  vlores  Stabilizimi i rrjetit te ujerave te zeza ne qytet , nje  inevstim  Me vlere 21 milion euro  qe do ti sherbeje vlores turistike  per nje bregdet te paster dhe nje qytet te paster. Keshtu eshte shprehur kryetari i bashkise Dritan Leli teksa ka inspektuar punimet te impianiti  i perpunimit te ujerave te zeza, sipas Lelit punimet  po ecin me ritme te kenaqshme.

Se bashku me investimin ne rrjetin e kanalizimeve pegjate rruges Sazani ose rruges se Plazhit te Vjeter  do te behet bashkimi i tyre ndersa ky  invetsim pritet te permiresoje problematiken e   derdhjes se ujerave te zeza  te cilat me pare derdheshin ne det pa u filtruar dhe perpunuar.

Leli foli edhe  per rivitalizimin e projektit te shumerfolur nga qytetaret si ai i kamataqis avavntazhet qe do te perfitoje qyteti nga ky invetsim jane te shumta tha Leli

Investimi ne impiantin e perpunimit te ujerave te zeza  pritet te perfundoje ne muajin gusht ndersa  do ti ti japi fund problematikes se derdhjes se pakontrolluar te ujerave te zeza ne det

DRITAN LELI: PROJEKTI I IMPIANTIT TË PËRPUNIMIT TË UJRAVE TË ZEZA PËRFUNDON NË GUSHT. Read More »

JA SE ÇFARË HANË SHQIPTARËT! DOMATE TË LYERA E ME HORMONE DHE SHALQINJ ME STIMULANTË!

[sgmb id=”1″]

Fiks Fare zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve.

Në një vëzhgim në Lushnje dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e Fiksit zbuluan se dora e parë e domateve ishte me hormone, madje fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë.

Ndërkohë, bima e shalqirit shartohet me një bimë kungulli, me qëllim që kokrra të jetë sa më e madhe. Më pas, kjo bimë, gjysmë shalqi dhe gjysmë kungull, stimulohet me plehra kimikë, me qëllim rritjen e kokrrës dhe pjekjen sa më të shpejtë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e Fiksit shkuan direkt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte se jo, madje treguan edhe “bëmat” e tyre.

Shalqiri me kungull dhe rritet me stimulantë
Fiks Fare zbuloi se bima e shalqirit fillimisht shartohet me kungullin. Dy bimët, mbillen veç e vet. Pasi rriten disa centimetra, ato shkulen nga kubikët dhe bashkohen me njëra tjetrën, duke i prerë të dyja në kërcell.

Zakonisht, bimës së kungullit i priten sythët dhe rrënjët, duke lejuar që, në trupin e saj, të zhvillohet vetëm bima e shalqirit. Të dyja bimët e bashkuara mbillen në të njëjtin kubik, duke formuar një bimë të vetme. Pas disa javësh, bima bëhet gati për t’u mbjellë në fushë.

Fiks Fare udhëtoi në zonën e Divjakës, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin për shalqirin. Fillimisht, gazetarët takojnë disa fermerë në një traktor të mbushur me shalqi dhe i kërkojnë disa kokrra të mira.

“Kanë ushqim, dje i hodha, ka ilaç nuk hahet. Nuk ta jap dot”, thonë fermerët. Më pas, gazetarët shkojnë edhe në tregun e shumicës në Divjakë, duke pyetur direkt fermerët se çfarë përdorin.

“Nuk e hamë vetë shalqirin, se ne ble diçka hidhi, ble hidhi, se dimë ça ka brenda. Nuk është si më përpara fosfati në fillim, vetëm me nitratin dhe bëheshe kishe qejf, të ngjiste dora”, thotë fermeri, ndërsa shton se bima është e ushqyer dhe e ndikuar me substanca të ndryshme.

“Unë për vete s’ha as domate, as trangull, as shalqi” vijon fermeri.
Një tjetër thotë se shalqi pa stimulant, vetëm me vaditje, hajet vetëm në muajin gusht. “Jo, nuk ha për vete, edhe fëmijëve nuk u çoj, se këta u hedhin 100 % plehra” vijon ai.

Domatja me hormone
Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fika Fare” mbërritën dhjetëra ankesa për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone.

Nisur nga këto ankesa, gazetarët e Fiksit bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar direkt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?

Në fshatin Qerret të Lushnjes, një fermer thotë se asnjëri se ka të saktë, do kenë çik bojë, çik helm. “Nuk të japin, ata që mbjellin pak për vete s’të japin”, ndërsa shton se ai vetë nuk i konsumon fare domates, pasi do jetë e kuqe jashtë, brenda s’ka shije domatet, do jetë e athtë.
Gazetarët shkojnë te një fermer tjetër, duke i kërkuar të blejnë domate për shtëpi. “Nuk janë për shtëpi, them kot merri. Mua s’më dhimbsen, se janë një hektar atje. Nuk janë për shtëpi, më mirë të jem i qartë, të them kot unë ty. Ne i çojmë te tregu” thotë ai.

Një fermer thotë se domatja e lashtë, lyhet me qëllim skuqjen e saj. “Tani s’ka nevojë tani, në fillim i lyejmë me leckë neve këtu (tregon vendin ku e lyen kokrrën e domates). Tani në qershor është gjynah ta lyejmë. I kam kapur me 700 me 800 lekë kilogramë. Përdorim helme shumë, atë seren andej e mbarova në prill unë. Unë nuk haja vetë. Sera e merr hormonin, nga këtu deri andej matanë. I lyejmë me acid. E fërkon. Ka lloj-lloj mënyre, e bën të bukur domaten. Duket brenda që ka hormone, s’ka fara” përfundon ai.

“Domate ‘bio’ vetëm ajo zemërkau”

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në fshatrat e Beratit. Një fermer thotë se “s’ka sot domate të mira, janë të tëra me hormone. Nëse do domate, merr domate vendi, zemërkau, ajo po u bë me hormone prishet. Unë nga ajo blej vetë, merre haje dhe jepja kalamajve”.

Një tjetër thotë se nuk ha për vete në serën e tij. Për të gjetur domate të mira, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në tregun e fruta-perimeve në Lushnje.

Sipas fermerëve dhe tregtarëve, me ilaç bëhen në prill dhe më parë. “Zëmërkau është e mirë, s’duron ajo. Është e mirë ajo. Më përpara i kanë bërë, ata që i kanë shitur. Tani i pjek vapa”, thonë ata./Top Channel

JA SE ÇFARË HANË SHQIPTARËT! DOMATE TË LYERA E ME HORMONE DHE SHALQINJ ME STIMULANTË! Read More »

Lajm i keq për shqiptarët, ja cfarë po ndodh me euron!

[sgmb id=”1″]

Euro po zhvlerësohet me shpejtësi në tregun vendas duke shënuar një tjetër rekord të ri të ulët. Sot, një euro këmbehej me 133.18 lekë, 0.10 lekë më pak se fundi i javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 2009.

Leku është forcuar edhe përkundrejt dollarit, duke u këmbyer me 119.05 lekë, 0.28 lekë më pas se të premten, duke reflektuar kështu zhvlerësimin e dollarit në bursë ndaj monedhës së përbashkët, e cila ka reflektuar besim tek investitorët pas fitores absolute të maxhorancës nga partia e Macronit në Francë.

Në bursat ndërkombëtare, euro ka fituar pikë sot, duke u këmbyer me 1.12 USD, e nxitur nga fitorja bindëse e presidentit francez Macron.

Megjithatë, pavarësisht forcimit në bursë, monedha e përbashkët nuk ka mundur të devijojë nga trendi rënës në vend. Sipas ekspertëve nivele të tilla të ulëta të euros ishin parashikuar për sezonin veror, por duket se fushata zgjedhore ka qenë një nxitës për përshpejtimin e zhvlerësimit të euros në tregun vendas.

Euro, pritet të zhvlerësohet më tej në fund të këtij muaji dhe javën e parë të muajit korrik, pasi me përfundimin e muajit të Ramazanit pritet të shtohet fluksi i turistëve nga Kosova.

Pas trysnisë së efekteve sezonale, ekspertët thonë që euro do të vijojë të zhvlerësohet edhe gjatë gushtit me rikthimin e emigrantëve për pushime.

Teprica e madhe në valutë, sipas tyre, përveç efekteve sezonale, është ndikuar më së shumë për shkak të investimeve të huaja si TAP, por edhe prej aktiviteteve të jashtëligjshme, duke bërë kështu që euro të kapë nivelet më të ulëta të 9 viteve.

Lajm i keq për shqiptarët, ja cfarë po ndodh me euron! Read More »

Ndryshoni bindjet njerëz:Kjo parti shqiptare dhe emri i saj habitës do iu ndryshojë mendjen.

[sgmb id=”1″]

Emisioni humoristik i realizuar nga Cmendina Dublim realizon prej kohësh me emrin e cuditshem VK, ose së gjati Vështrim Kritik ku dublojnë politikanët me forma humori.

Këto ditë ato kanë ideuar një ‘parti’ ku sërisht i kanë vendosur emrin e cuditshëm VK, por kësaj rralle me emrin Vrulli Kombëtar. Këto cuna janë mjaft të zotë në zanatin që bëjnë dhe ndaj dhe këtë punë mund ta bënin më mirë se ‘artistët’ tonë të parlamentit.

Motoja e kësaj partie është:’ Do ta bëjmë me një këmbë’, madje madje ato kanë dhe një foto me Donald Trumpin. Një alternative mjaft e mirë apo jo? Për fat të keq nuk është në listat zgjedhore.

 

Ndryshoni bindjet njerëz:Kjo parti shqiptare dhe emri i saj habitës do iu ndryshojë mendjen. Read More »

2 milionë shqiptarë panë Ramën tek Ermali, por askush nuk e di që …!

[sgmb id=”1″]

Më shumë se dy milionë shqiptarë kanë parë Edi Ramën në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e së shtunës vetëm përmes rrjeteve sociale, një intervistë që siç duket nga të dhënat mori vëmendjen e të gjithëve.

Intervista e liderit të qeverisë, veç personave që e kanë parë në Prime Time në TV Klan, është ndjekur me interes masiv në livestream në rrjetet sociale.

Më saktësisht, kjo intervistë, ka shënuar plot 1 milionë e 200 mijë reach në faqen e Ermal Mamaqit dhe 1 milion në faqen e Edi Ramës, ndërsa në total, në të dyja faqet e Facebook ka arritur plot 11500 shares (shpërndarje).

Por ajo që nuk dinit është që me keto të dhëna rezulton si intervista më e suksesshme dhe me audiencën më të lartë të realizuar ndonjëherë në “Xing me Ermalin”, e ndoshta në televizionet shqiptare.

Për rreth 1 orë e 45 minuta njerëzit kanë qënë të mbêrthyer para ekranit të tv, celularëve apo tabletit, duke parë batutat që kanë shkëmbyer gjatë emisionit Edi Rama dhe Ermali Mamaqi, të cilat janë komentuar gjatë në rrjetet sociale, por ka qenë gjithashtu edhe një nga ngjarjet më të komentuara mediatike kohët e fundit.

Por, interesi për deklaratat e Edi Ramës në “Xing me Ermalin” e pyetjet “ngacmuese” të Ermal Mamaqit ka qenë edhe më i madh se kaq.

Mbrëmjen e së shtunës, lajmet dedikuar pikërisht kësaj interviste në kohë reale në “Xing.al” kanë thyer gjithashtu rekord klikimesh./xing

2 milionë shqiptarë panë Ramën tek Ermali, por askush nuk e di që …! Read More »

Këngëtarja shqiptare kontaktohet nga “Balena blu”: Gjendja është alarmante.

[sgmb id=”1″]

Balena Blu, loja vdekjeprurëse e cila ka marrë deri tani ka marrë jetën e disa adoleshentëve në botë prej disa ditësh është regjistruar edhe në vendin tonë.

Por përveç faqes origjinale kanë nisur në rrjete sociale si Instagram apo Facebook të happen faqe të rreme nën logon e Balenës Blu.

E kontaktuar nga këto faqe në gjuhën shqipe ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Xhesika Polo. Përmes një mesazhi në Instagram ajo është ftuar të jetë pjesë e lojës, të cilën menjëherë e ka publikuar në rrjete sociale duke bërë apel për adoleshentët që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e kësaj loje, e cila ka 50 nivele dhe përveç dëmtimit të vetes si vizatimi I balenës blu në lëkurë,a po prerjes së damarëve ka si nivel të fundit, për të fituar lojën vetëvrasjen me mashtrimin se më pas personat do të ringjallen sërish.

“Sot me erdhi ne mesazh nga nje faqe e vetquajtur Balena Blu…Kujtdo qe i duket argetuese te perhapi nje loje vdekjeprurese tek brezi i ri, tek femijet e pafajshem i duhet te kalbet ne burg sepse eshte KRIM!!

Miq, te aferm e kolege, bejini report kesaj faqeje, cdo faqeje te tille te ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja eshte alarmante,”-ka shkruar Xhesika në profilin e saj në Facebook duke publikuar edhe mesazhet.

Deri tani në vendin tonë janë pikasur në qytete të ndryshme disa raste të fëmijëve që kanë nisur të luajnë balenën blu, por janë kapur në kohë duke e ndërprerë atë.

Këngëtarja shqiptare kontaktohet nga “Balena blu”: Gjendja është alarmante. Read More »